Te ura e Gjormit

Dokumente, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944, Pushtimi fashist 0 Comment

 

Ku po ven’k’ta italjanë
Ku po vene k’ta mercenarë
Thonë venë lumit parë.
– Le të venë pa te Ura
I pret Burri përmbi burra.

Shkon kollona me nxitim
Gjithë zhurm’ e gjithë tym
Shkojnë larot për rrëmbim
– Le të venë pa te Ura
I pret Burri përmbi burra.

Kërcet pushka, dridhet zalli
Gjëmon topi, tundet mali
Ulërin Selim Gjetani:
– Ikni bre, se na griu Ura
Paska burra përmbi burra !

Dit’e nat gjer n’agim
Vazhdon lufta me tërbim
Mbahu Hysni Abaz o trim;
– Mbahu se përposh te Ura
Lufton Burri përmbi burra.

Shih, pa shih si po trazohen
Shih pa shih si shpartallohen
Dhe për pak do t’dorzohen.
– Se i griu që nga Ura
Hysni Lepenica mbi gjith’burra.

Author

Leave a comment

You must be logged in to post a comment.

Back to Top