Luftëtarët e maleve

Dokumente, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944 0 Comment

 

Përmbi malet e Shqipnisë,

Kërcet pushka përsëri

Flamurtarë të Shqiptarisë

Po luftojnë për Liri.

Thonë ma mirë plumbin në ballë

Se sa robër dhe të gjallë.

Kështu thotë Abaz Ermenji

Malet djema mos i leni.

Thotë Jakova djal herue

Rroft Shqipnija dhe pa mue.

 

Amanetin e të parvet

Ne nuk duhet t’a harrojmë

“Shqipërinë e Shqiptarëvet”

Nga të huajt t’a shpëtojmë.

Kështu thotë Kazazi trim

Bini burra me tërbim

Jup BIna u thotë në male

Kan Kosovën ideale

Lahe Nure thotë në Vlorë

Mbani djema pushkët n’dorë.

 

Nëpër bjeshka të qëndrojmë

O Ushtarë të Lirisë

Kuq e Ziun që t’a mbrojmë

Nga çdo sulm i trathëtisë.

Sali Zhuri n’Prizren thotë

Pa Shqipni s’jetoj n’kët botë.

Vllash Harapi zogu i pyllit

Vini djema pushkën yllit

Kështu thotë Abaz Ermenji

Malet djema mos i leni.

 

Author

Back to Top