Balli Kombëtar në luftë kundër pushtuesit

Balli Kombëtar në luftë kundër pushtuesit

1944-1990, Aktualiteti, Dokumente, Historia 0 Comment

1. Beteja e Gjormit (28 dhjetor 1942 – 3 janar 1943).Forcat nacionaliste, gjithësej 1600, ishin nën komandën e Hysni Lepenicës; forcat armike, mbi 3000, ishin të përforcuara me artileri të rëndë dhe makina të blinduara. Të vendosur në pozicione të forta rreth Gjormit, forcat tona luftuan armikun dhe pas katër ditë luftimesh të ashpra e detyruan atë të dorëzohet; pas kësaj atij i erdhën përforcime të reja dhe arriti të tërhiqet duke lënë pas 186 të vrarë, të plagosur dhe robër, 3 topa, 29 mitraloza, 318 pushkë, 22 arka me municion dhe shumë materiale të tjera, së bashku me komandantin, kolonel Franco Clementi.

2. Beteja e Greshicës (5 shkurt 1943). 200 forca nacionaliste ishin nën komandën e Hysni Lepenicës; forcat armike përbëheshin nga një batalion dhe 2 tanke. Armiku
u zu në befasi dhe pas disa orë luftimesh u tërhoq duke lënë pas 93 ushtarë, 10 mitroloza, 150 pushkë, 13 arka me municion.

3. Beteja e Ruzhdijes (11-13 mars 1943) 300 forca nacionaliste të Mallakastrës, vendosën të mbrojnë shtëpitë e tyre nga një operacion armik që po kërcënonte jetët e tyre; forcat armike përbëheshin nga një regjiment “M” me artileri, mjete të blinduara dhe aeroplanë. Mbrojtësit u ngulën në pozicione të forta dhe i zmbrapsën sulmet e përsëritura armike, deri sa e detyruan të tërhiqet duke lënë pas më se 250 të vrarë (siç u konfirmua nga vetë italianët më vonë). Ne humbëm Jashar Cakranin, komandant i një njësiti gueril.

4. Beteja e Selenicës (1 prill 1943) 150 forca nacionaliste, nën komandën e Isuf Luzajt dhe Hasan Lepenicës, rrethojnë dhe sulmojnë në befasi 136 karabinierë dhe 116 bersalierë, që u dorëzuan pas disa orësh luftim së bashku me 18 mitraloza, 250 pushkë, dhe 21 arka me municion.

5. Beteja e Luarit. 400 forca nacionaliste nën komandën e Kadri Cakranit shfarosin bandën e Isa Toskës dhe një kompani italiane të përforcuar me artileri të rëndë. Kapet një sasi e madhe plaçke lufte. Ne humbëm Selfo Hekalin, komandant i një njësiti gueril (20 maj 1943). II. Forcat italiane rivendosen në Luari dhe zënë pozicione mbrojtëse. Forcat nacionaliste vendëse i rrethojnë dhe i shfarosin këto forca duke zënë një sasi të madhe plaçke lufte (5 gusht 1943).

6. Beteja e Giinoqarit (18 qershor 1943) Forcat italiane të përbëra nga një regjiment përpiqen të bëjnë një operacion të ri në zonën e Mallakastrës. çetat nacionaliste vendëse nxitojnë për atje për t’u përballur me armikun. Detashmenti i Vlorës, nën komandën e Hysni Lepenicës, u nis për t’i ardhur në ndihmë forcave nacionaliste vendëse. Italianët në fillim pushtojnë dhe djegin tre fshatra dhe avancojnë deri në Gjinoqar, ku hasin një rezistencë të fortë dhe u zmbrapsën të çorientuar, duke pësuar dëme të rënda.

7. Beteja e Vasjarit (Qershor 1943) Çetat nacionaliste vendase sulmuan një skuadër xhenioje italiane që po përpiqej të riparonte linjën e telefonit. Pas një beteje prej tetë orësh, italianët u mundën dhe humbën 65 të burgosur, 12 të vrarë, 8 mitraloza, 2 mortaja, 11 mushka të ngarkuara me municione dhe ushqim.

8. Beteja e Kiçokut dhe e Rrapit të Kuqarit (1-3 korrik 1943) Për të mos i lejuar kolonat armike të vinin nga Gjirokastra dhe Berati për të ndihmuar garnizonin e Përmetit që ishte rrethuar nga partizanët, çetat nacionaliste, nën komandën e majorit Karafil Xheporës dhe Veli Qamil Zheushës i bënë pritë kësaj kolone në afersi të Kiçokut dhe Rrapit të Kuqarit dhe në betejën që vijoi, kolonat armike pësuan dëme të rënda, me 100 të vrarë e të plagosur, 8 kamionë të djegur, 2 tanke të shkatërruar, 8 mitraloza, dhe 150 pushkë dhe shumë municione të kapura.

9. Beteja e Humelicës (fillim gushti 1943) Në fillim të gushtit 1943 forca të konsiderueshme italiane ishin përqendruar në krahinat e Lunxhërisë dhe Zagorisë dhe ishin gati të fillonin një operacion. Aty u sulmuan nga forcat guerile të kapiten Golemit dhe u detyruan të tërhiqen prapa fortifikimeve të tyre afër Virvit.

10. Beteja e Beratit (10 gusht 1943) Rreth 1000 forca nacionaliste nën komandën e prof. Abaz Ermenjit bëjnë një sulm kundër qytetit të Beratit dhe e detyrojnë armikun të tërhiqet brenda mureve të kalasë, por pastaj u detyruan ta braktisin rrethimin për shkak të mungesës së artilerisë së rëndë.

11. Sulmet në zonën e Barmashit (Ersekë-Leskovik, 13 gusht 1943) Çetat guerile nacionaliste të Dangëllisë, Devollit dhe Kolonjës sulmuan një kolonë gjermane dhe shkatërruan një top, dogjën katër kamionë, vranë 26 gjermanë, kapën 50 pushkë, 5 mitraloza, 6 arka me municion dhe shumë granata dore.

12. Beteja e Kamias (Mokër, 21-24 gusht 1943) Për ta ndëshkuar popullatën për shkak të sulmit të bërë nga çetat nacionaliste në rrugën Pogradec-Qafe Thanë, komandanti i divizionit italian në Korçë ndërmori një reprezalje kundër Mokrës, duke përdorur këmbësorinë, artileri dhe aeroplanë. Forcat nacionaliste të vendosura në Kamia hynë në luftime me armikun dhe pas dy ditë luftimesh e detyrojnë atë të tërhiqen përsëri në Korçë.

13. Beteja e Reçit (Malësi e Shkodrës, 30 gusht 1943) 200 forca nacionaliste nën komandën e Jup Kazazit dhe të majorit Dilaver Dine sulmuan forcat italiane të përbëra nga një batalion i rregullt plus disa karabinierë dhe milicë. Armiku që po përpiqej të spastronte çetat guerile në rajon, u detyrua të tërhiqet duke lënë 17 të vrarë, 3 mitraloza, 4 arka me municion. Nga 100 italianët e plagosur që u dërguan në spitalin e Shkodrës, më se një e katërta vdiqën nga plagët.

14. Sulmet në zonën e Vlorës gjatë muajit gusht 1943. Nën komandën e Hysni Lepenicës forcat nacionaliste:
a) sulmuan në Dukat një kolonë armike me 42 kamionë që shkonte drejt Llogorasë. Armiku la 96 të vrarë, 130 rob, 8 mitraloza, 226 pushkë, 17 arka me municion.
b) Sulmuan 4 kamionë në qafën e Dushkut: 20 rob, 12 të vrarë, 32 pushkë, 2 mitraloza dhe 5 arka me municion.
c) Sulmuan në Mavrovë një forcë armike me 20 kamionë: 18 të vrarë, 85 të zënë rob, 130 pushkë, 7 mitraloza, 8 mushka të ngarkuara me ushqime dhe municione.
d) Sulmuan në Vajzë një kolonë me 15 kamionë: 76 të vrarë, 81 të zënë rob, 13 mitraloza, 203 pushkë, 13 arka me municion.

15. Beteja në zonën e Tiranës dhe Krujës (gusht 1943) Operacione të përbashkëta pas marrëveshjes së Mukjes:
a) 300 forca nacionaliste dhe 40 partizanë, nën komandën e majorit Abaz Kupi sulmuan regjimentin italian “Guido” që po shkonte në ndihmë të gamizonit italian të Burrelit, që ishte i rrethuar nga forca të tjera nacionaliste. Beteja u zhvillua në Qafë Shtamë dhe armiku u detyrua të ikë duke lënë: 250 të vrarë, 14 të zënë rob, 32 mitraloza, 42 arka me municion, 3 mortaja, 300 pushkë.
b) Forcat nacionaliste dhe partizane nën komandën e togerit Ibrahim Farka sulmojnë detashmentin Belotti afër urës së Brarit dhe shkatërrojnë tri zyra të mëdha, centralin elektrik, depon e gomave, tri ura, tre kompresorë të mëdhenj, 20 kamionë, dhe marrin këtë plaçkë lufte: 6 ton ushqime dhe veshje, 200 kg dinamit, 8 pushkë dhe 2 arka me municione.

16) Sulme giatë muajit shtator 1943

a) Në zonën e Gjjirokastrës:
1. Hysni Lepenica sulmon një kolonë gjermane në afërsi të qytetit dhe i shkakton disa humbje.
2. Kapiten Golemi sulmon një kolonë gjermane, vrasin 3 ushtarë dhe shkatërrojnë 2 kamionë.
3. Çetat guerile e Shtëpezit dhe Picarit sulmojnë një kolonë gjermane dhe vrasin 15 gjermanë e djegin 7 kamionë.
4. Forcat nacionaliste të Dishnicës, Dangëllisë, Skraparit, Gllavës, dhe Tepelenës, nën komandën e Ali Këlcyrës sulmojnë në afërsi të Këlcyrës një regjimet armik që po tërhiqej. Pas disa orë luftimesh armiku dorëzohet: 30 oficerë të zënë rob, 3500 oficerë të ulët dhe ushtarë të zënë rob, 17 topa, 35 mortaja, 60 mitraloza, 4250 pushkë, 29 kamionë, 30 mushka, 500 arka me municion, 3500 predha, 4400 predha mortajash, 50 tonë ushqime dhe veshje.

b) Në zonën e Korcës:
1. Rreth 1000 forca nacionaliste, nën komandën e prof. Safet Butkës, sulmojnë
bazat e divizionit italian të Korçës gjatë gjithë rrugës Korçë-Pogradec, duke ia bërë kështu të pamundur tërheqjen. Humbje të shkaktuara: 23 të vrarë, 37 të zënë rob, 16 kamionë të djegur. Materiale të zëna: 3 mitraloza, 65 pushkë, 7 mushka.
2. Në rrugën Qafe Thanë-Strugë, çetat guerile nacionaliste të Mokrës, Gorës dhe Malit të Thatë sulmojnë një kolonë të madhe gjermane që u shkatërrua: 100 kamionë të dëmtuar, 100 të vrarë, 8 të zënë rob. U kapën 12 mitraloza, 165 pushkë 8 arka me municione dhe ca ushqime.

c) Në zonën e Beratit:
1. 1500 forca nacionaliste nën komandën e prof. Abaz Ermenjit sulmojnë Beratin dhe detyrojnë një detashment kavalerie të dorëzohet. Kapen: 15 mitraloza, 60 mushka, 50 arka me municione, 4 kamionë, 5 ton me karburant, 12 ton ushqime dhe materiale të tjera.
2. 500 forca nacionaliste të Mallakastrës sulmuan Fierin dhe detyrojnë garnizonin të dorëzohet. Kapen 485 oficerë dhe ushtarë, 700 pushkë, 60 mitraloza, 100 arka me municione, 32 mushka, 500 palë rroba.
3. Forcat nacionaliste së bashku me ca njësite partizane sulmojnë një kolonë të përzier me gjermanë dhe italianë afer fshatit Zhar, por u detyruan të tërhiqen pas një 1 dite luftimi.

d) Në zonën e Vlorës:
Forcat nacionaliste nën komandën e Azis Çamit lufiojnë me gjermanët për dy javë rresht; gjatë këtyre sulmeve nacionalistëve u erdhën në ndihmë Forcat Ajrore Aleate. Armiku pësoi humbje të rënda.

17) Sulme në afërsi të Prezës (9-10 tetor 1944) Batalioni Skënder Muço nën komandën e prof. Abaz Ermenjit sulmon një kolonë të motorizuar gjermane që po lëvizte drejt Shkodrës duke shkatërruar 48 kamionë, duke vrarë 9 gjermanë dhe duke kapur 15 pushkë dhe 4 mitraloza

18) Sulme në Borizane (13-14 tetor 1944) Regjimenti i tretë dhe i katërt nën komandën e majorit Abaz Kupi dhe prof. Abaz Ermenjit sulmojnë respektivisht një kolonë gjermane të motorizuar që shkon drejt Tiranës. 9 kamionë të djegur dhe shumë gjermanë të vrarë.

19) Sulme mbi kolona armike në rrugën Tiranë-Shkodër (Shtator-Tetor 1944) Njësi të regjimenteve të tretë dhe të katërt bënë sulme thuajse të përditshme kundër kolonave armike, hodhën në erë ura, prisnin linjat e telefonit dhe shkatërruan shumë kamionë të armikut.
Në betejat e Kiçokut, Beratit, Barmashit, Vlorës në shtator të vitit 1943 dhe të Qafë Thanës, Prezës, e Borizanës morën pjesë edhe oficerë dhe ushtarë të Misioneve Ushtarake Aleate në Shqipëri duke ndihmuar me udhëzime e materiale.

20) Në Veri (verë 1944)
a. Çeta nacionaliste guerile e Dukagjinit (në zonën e Shkodrës) nën Pjetër Mehmet Shpendin dhe së bashku me forcat e Gani Kryeziut sulmuan gjermanët afër Pukës në fund të qershorit 1944. Ata dogjën disa kamionë dhe morën shumë municione.
b. Në gusht të vitit 1944, 300 nacionaliste të Kosovës nën Ejup Binakun, në bashkëpunim me forcat e Gani Kryeziut, sulmon gjermanët në qytetin e Gjakovës. Pas dy ditësh luftime të ashpra dhe pasi i kishin shkaktuar shumë humbje armikut në njerëz dhe materiale, ata u tërhoqën që qyteti të mos shkatërrohej nga gjermanët të cilët kërcënuan se do ta bombardonin.

Listë e humbjeve të shkaktuara armikut (italianëve dhe giermanëve) në të vrarë, plagosur, të zënë rob dhe materiale :

 

 

Burimi: “Rreth aktivitetit të Ballit Kombëtar kundër okupatorit”, botim i Ballit Kombëtar në Emigracion, Shkurt 1945

Author

Leave a comment

You must be logged in to post a comment.

Back to Top