Tragjedia e Grihotit dhe rënia e Hysni Lepenicës

Beteja të Ballit Kombëtar, Personalitete Comments Off
Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 14 Shtator
All Day

Categories


Hysni Lepenica. Kaloi një pjesë të jetës duke luftuar dhe në burg. Luftoi italianët më 1920. Ishte i pari që iu ngjit malit së bashku me Skënder Muçon kundër italianëve në vitin 1942. Drejtoi dhe luftoi në betejën e Gjormit, Greshicës, Ruzhdijes, dhe shumë të tjera dhe u dallua për trimëri të rrallë, guxim të patundur dhe vetëmohim. Luftoi gjermanët në Gjirokastër. U caktua komandant i forcave të Ballit Kombëtar për jugun. U vra pabesisht nga italianët në Grihot (Gjirokastër) së bashku me 38 komandantë çetash në 14 shtator 1943. Njerëzit e tij morën hak, por për Ballin Kombëtar kjo ishte një humbje e pazëvendësueshme. Komunistët grisën edhe lajmërimet e vdekjes që kishte shpërndarë Balli Kombëtar nëpër Tiranë!

Author

Back to Top