Përvjetori i vdekjes së Safet Butkës

Beteja të Ballit Kombëtar, Personalitete Comments Off
Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 19 Shtator
All Day

Categories


Prof. Safet Butka i edukon nxënësit dhe i përgatit kundër rrezikut që e kërcënonte atdheun nga Italia, udhëheq demonstratat e prillit të 1939-ës dhe me elokuencën e tij ushqen urrejtjen që duhet të ndjejnë shqiptarët për italianët. Organizon demonstratat e nxënësve, më 28 nëntor 1939 në Tiranë, kundër italianëve. E arrestojnë dhe e internojnë në Itali për rreth 3 vjet, pas të cilëve kthehet në Shqipëri dhe merr malin në vitin 1942, në krye të lëvizjes nacionaliste në zonën e Korçës. I duhet të organizojë dhe në të njëjtën kohë, të luftojë. Që në fillim i detyron italianët të tërheqin xhandarët, policët dhe milicët e tyre nga fshatrat, dhe të mblidhen në fortifikime nëpër qytete. Kështu bëhet një pengesë e madhe për komunistët, që dëshironin ta kishin për vete të gjithë zonën. Drejtoi personalisht aksionin kundër divizionit italian që po largohej nga Korça. Kishte kontakte me misionin britanik dhe u përpoq t’i bindte për nevojën e një qeverie jashtë Shqipërisë të njohur zyrtarisht, për shkak të sakrificave të popullit shqiptar. U vuri në dukje punën djallëzore të Partisë Komuniste dhe faktin që ajo ishte rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë Evropën. I dëshpëruar nga vëllavrasja dhe lufta civile që po shpërthente në Shqipëri, vrau veten në 9 nëntor 1943.

Author

Back to Top