Lufta Civile 1943-1944 : Vazhdon t r a t h ë t i a

Historia, Lufta 1939-1944, Lufta civile Comments Off

Popull’ i Beratit. – E famëshmja Nacional-Çmëndimtare, e cila në trimërin’ e luftrave me daulle kapërxen edhe Don Kishotin, i dha mbrëmë popullit të Beratit sihariqin se ushtrit’ e saj trime kishin vrarë në Lapardha 11 Shqiptarë nasionalistë. Dhe pikërisht këtë lajm gazmor i a dha popullit në kohë mbrëmjeje që t’i hapte oreksin e bukës me disa pika gjak Shqiptari !

Të themi që shokët t’anë të Nacional Çmendimtares gënjejnë, është banale, se tani edhe pulat e morën vesh që ata gënjejnë më shumë nga gënjeshtra vetë. Por gjer tani gënjenin për gjëra që zhvilloheshin pak larg, kurse mbrëmë dhanë një gënjeshtër që u përgënjeshtrua mbas dy orëve. Si qëndron e vërteta ?

Popull’ i Beratit ! E vërteta qëndron kështu : disa dit më parë një kamjon i ynë me ushtarë vente te shokët në Kuçovë. Në post-blokun e Kuçovës roja partizane i preu udhën dhe s’deshi t’a linte të kalojë në asnjë mënyrë; më në fund, duke përfituar nga numuri shum i pakët i tanëve, Niazi Çepani me guxim luani !!! hap zjarr. Ushtarët t’anë të shkretët, të cilët s’kanë pasur kurrë për qëllim të zbrazin në gjak vëllai, të goditur, të paktë nga numuri, të rrethuar nga të gjitha anët, u shtrënguan të përgjegjen edhe ata me armë. Lufta vazhdoi tërë natën dhe përfundimi qe ky : një i vrarë dhe një i plagosur nga t’anët, 7 të vrarë dhe s’ dimë se sa të plagosun nga partizanët ; d.m.th mbas thënies së partizanëve neve duallëm trimfonjës se vramë më shumë!! O tmerr! O gjë e shëmtuar ! Sado që shkaktarët qenë partizanët, ne as që deshëm t’a zinim me gojë këtë vëllavrasje të dobët dhe e kaluam në heshtje. Ky qe episod’ i parë i kësaj epopeje partizane !

Episod’ i dytë : Bataljoni partizan paska marrë urdhër të marshojë në Lapardha kundra ushtarëve t’ onë. Tani muarëm vesh se këta urdhëra për vëllavrasje ja u dhënka qendra e Beratit ; kurse kjo qendër neve na thotë që i bën komanda e Kuçovës me kokën e saj. Bataljoni partizan, pra, merr urdhër të marshojë mbi Lapardha kundra t’ anëve, e përse? Sepse t’ anët janë Nasionalistë Shqiptarë dhe s’kanë hyrë në kuadrin e Shokut Stalin.

Tani po e kupton edhe bufi se Nacional-Cmendimtarja paska për qëllim të luftojë Nasionalizmin Shqiptar dhe jo armikun okupator, siç na lodh veshët dit’ e natë. Kështu, me urdhër të qendrës bataljoni partizan lëshohet mbi Lapardha me hov dragoi ashtu siç lëshohet kur vret ndonjë arixhi udhëve. Mirë po s’mendoi i shkreti bataljon partizan se në Lapardha kishte burra dhe jo pula. Ushtarët t’anë që ndodhen atje, një batare ju apin dhe partizanët s’e panë njeri tjetrin. Tani partizanët e shohin Lapardhanë për së largu, nga bregu i Sheqezes, kur guxojnë të nxjerrin sytë fshehtazi nga ndonjë vrimë. Të vrarët nga an’ e t’onëve janë : Një grua në Lapardha dhe një lopë; nga ana e partizanëve nuk dijmë as që dëshërojmë të vriten dhe urojmë të mos kenë as një dëm.

Ku janë, o shokë të Nacional-Çmendimtares 11 të vrarët t’ anë dhe 33 robërit ? Nga i nxorët këta ? Nga ëndërat Don Kishjoteske? Përse na goditët në Lapardha? Apo edhe atje ju provokuam me anën e ajrit ?

Dëgjoni: Ne s’ kemi zakon të flasim shumë, prandaj ju a presim shkurt: Nuk kemi menduar, as që mendojmë kurrë të bëhemi ne shkaktarët e një vëllavrasjeje dhe për këtë kemi duruar sa jemi lodhur nga dëngëlat dhe provokimet t’uaja. Me gjithë këtë, ju s’po pushoni së lozuri me zjarr; pra, n’e keni për të zbrazur, zbrazeni një orë e më parë dhe do t’a shifni se ç’ përgjegje jep baruti i ynë.

Berat 10 Tetor 1943

Author

Back to Top