Abas Ermenjit

1990 - Pas rënies së komunizmit, Aktualiteti, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944, PBK - Partia "Balli Kombëtar" Comments Off

 

Profesor Abas Ermenji
Shkrive jetën për Shqipëri
As u trembe as u stepe
Zemër-hekuri si Ti!

Në Korçën e diturisë
Kur erdhi pushtim’ i zi
Ngrite në këmbë djalërinë
Profesor goj’ëmbëli.

Këmish-zinjtë të syrgjynosën
Larg në ishuj n’Itali
Por ti nuk u dorëzove
Prapë erdhe në Shqipëri.

Në udhën e Mit’hat Frashërit
I vendosur shkove Ti
Ishte udhë me sakrifica
Por ish udhë për Shqiptari’ !

Në dy anët e Tomorricës
Baba Tomorri karshi
Ngrite popullin në këmbë
Të luftojë për liri!

Dhe Beratin e bekuar,
Me rrëmbim çlirove Ti
Në Ballin e djalërisë
Profesor o djal’i ri.

Shqipërinë dot s’e shpëtove
Nga kuçedr’e kuqe parti
U detyrove dhe shkove
Në të hidhurën arrati.

Shumë vjet në mërgim kalove
Në atë kurbet të zi
Për Shqipëri me penë luftove
Për Kosovë e Çamëri.

Kur u shporr kuçedr’e kuqe
U ktheve ti përsëri
An’e mbanë Shqipërisë
Fole ti për Shqiptari’ !

Por koha kishte kaluar
Nuk ishe më djal’i ri
Një ditë zemra jote ndali
Nga e shkreta pleqëri.

Profesor Abas Ermenji,
Të kërkon vatani tija
Të presin t’i bësh bashkë
Kosova dhe Çamëria!

Author

Back to Top