{"id":989,"date":"2022-06-05T18:15:42","date_gmt":"2022-06-05T16:15:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=989"},"modified":"2022-06-05T18:15:42","modified_gmt":"2022-06-05T16:15:42","slug":"sfidat-e-presidentit-te-ri-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/06\/05\/sfidat-e-presidentit-te-ri-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Sfidat e Presidentit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"\n
Dje n\u00eb dat\u00ebn 04\/06\/2022 u zgjodh nga Kuvendi Presidenti i ri i Shqip\u00ebris\u00eb, z. Bajram Begaj. Natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb president konsensual, sepse opozita nuk e votoi p\u00ebr arsye q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me probleme t\u00eb ndryshimeve kushtetuese t\u00eb para disa viteve q\u00eb e kan\u00eb hequr obligimin q\u00eb Presidenti t\u00eb jet\u00eb konsensual. Por nuk e votoi edhe sepse mendon se, i zgjedhur nga pozita socialiste, Presidenti i ri nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ve\u00e7se n\u00ebnshkruaj\u00eb vendimet e partis\u00eb socialiste, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pushtetin absolut n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.
Por le t\u00eb mos paragjykojm\u00eb kaq shpejt, dhe t\u00eb presim veprimet konkrete t\u00eb Presidentit t\u00eb sapo zgjedhur. Dhe sfidat nuk do t\u00eb mungojn\u00eb. Q\u00eb tani pes\u00eb prej tyre jan\u00eb rreshtuar n\u00eb pritje t\u00eb zgjidhjes.
N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb aventura e nism\u00ebs s\u00eb \u00ab Ballkanit t\u00eb hapur \u00bb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrkrah fuqish\u00ebm kryeministri Rama. Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb nga Kosova, e cila e shikon at\u00eb si nj\u00eb mjet q\u00eb Serbia p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb minuar Pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Serbia ka deklaruar dhe vazhdon t\u00eb deklaroj\u00eb se nuk do ta njoh\u00eb kurr\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb donte ta shihte Kosov\u00ebn brenda \u00ab Ballkanit t\u00eb hapur \u00bb si nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb absolutisht e papranueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse do t\u00eb ishte fundi i Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb arritur me aq mundim e sakrifica.
Pjes\u00ebmarrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nism\u00ebn e \u00ab Ballkanit t\u00eb hapur \u00bb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb edhe nga opozita n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila konsideron se kjo nism\u00eb p\u00ebrve\u00e7se d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb Kosov\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare shqiptare, ajo d\u00ebmton keqas edhe ekonomin\u00eb shqiptare. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i largon shqiptar\u00ebt nga rruga euro-atlantike duke i \u00e7uar drejt ndikimeve ruso-serbo-kineze.
Shum\u00eb shpejt Presidentit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb sfida e tij e par\u00eb, sepse nj\u00eb nga kompetencat q\u00eb i parashikon Kushtetuta \u00ebsht\u00eb lidhja e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
Sfida e dyt\u00eb do t\u00eb jet\u00eb \u00ab Marr\u00ebveshja p\u00ebr Detin \u00bb me Greqin\u00eb, e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kufirin detar midis dy vendeve, t\u00eb cilat kan\u00eb vendosur ta \u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb e ka mbajtur t\u00eb fsheht\u00eb se cilat jan\u00eb pikat e mosmarr\u00ebveshjes midis dy vendeve, duke shtuar dyshimet se ka pranuar disa k\u00ebrkesa t\u00eb Greqis\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb shpien n\u00eb humbje t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb e cila para pak koh\u00ebsh ka vendosur ta zgjeroj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj detare nga 6 n\u00eb 12 milje.
Kjo do t\u00eb jet\u00eb sfida e dyt\u00eb p\u00ebr Presidentin e ri, i cili si Kryetari i Shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi num\u00ebr nj\u00eb i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale, tok\u00ebsore apo detare, t\u00eb shtetit shqiptar.
Sfida e tret\u00eb e Presidentit t\u00eb ri do t\u00eb jen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn, t\u00eb cilat sot jan\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kur ajo u \u00e7lirua nga sundimi serb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb obligim kushtetues mbrojtja e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb edhe e Kosov\u00ebs q\u00eb ka mbi 90 p\u00ebrqind Shqiptar\u00eb. Por politika e ndjekur sot nga qeveria shqiptare shkon kund\u00ebr interesave jetike t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb \u00ab Ballkanin e hapur \u00bb por edhe me q\u00ebndrime kund\u00ebrshtuese ndaj rezolutave q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb krimet serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.
I takon Presidentit t\u00eb ri t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja, t\u00eb ngrohta dhe v\u00ebllaz\u00ebrore me dejtuesit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb rikthej\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb mir\u00ebbesimit e cila vitet e fundit \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar.
Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb edhe tek sfida e kat\u00ebrt, e cila k\u00ebrkon nj\u00eb bashk\u00ebpunim dhe bashk\u00ebveprim t\u00eb koordinuar ushtarak midis Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtjen nga nj\u00eb sulm i mundsh\u00ebm i Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs. Serbia koh\u00ebt e fundit ka marr\u00eb armatime t\u00eb reja dhe, me p\u00ebrkrahjen e Rusis\u00eb, mund t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb sundimin e saj n\u00eb Kosov\u00eb.
Presidenti i ri, si ushtarak q\u00eb \u00ebsht\u00eb, duhet ta kuptoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo situat\u00ebn aktuale dhe masat q\u00eb duhen marr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrballuar at\u00eb.
Dhe s\u00eb fundmi, sipas Kushtetut\u00ebs Presidenti p\u00ebrfaq\u00ebson unitetin e popullit. \u00cbsht\u00eb sot nj\u00eb moment historik ku fatkeq\u00ebsisht shqiptar\u00ebt ndodhen t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy grupime t\u00eb papajtueshme. Pozita dhe opozita jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe mbizot\u00ebron nj\u00eb munges\u00eb totale i besimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb si pasoj\u00eb e lojrave ekstreme politike dhe pervertimit t\u00eb institucioneve demokratike. Presidenti i ri mund t\u00eb loz nj\u00eb rol me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb rikthimin e besimit t\u00eb institucioneve demokratike, n\u00eb vendosjen e ekuilibrave pozit\u00eb-opozit\u00eb dhe qet\u00ebsimin e klim\u00ebs politike, i cili \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrballimin e sfid\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe gjeo-politike q\u00eb po kalon kombi shqiptar q\u00eb nga Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912.<\/p>\n\n\n\n
Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Dje n\u00eb dat\u00ebn 04\/06\/2022 u zgjodh nga Kuvendi Presidenti i ri i Shqip\u00ebris\u00eb, z. Bajram Begaj. Natyrisht […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67],"tags":[197,121,199,47,198,200,196,166],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/989"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=989"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":991,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/989\/revisions\/991"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}