{"id":985,"date":"2022-05-21T17:31:08","date_gmt":"2022-05-21T15:31:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=985"},"modified":"2022-05-21T17:31:08","modified_gmt":"2022-05-21T15:31:08","slug":"florida-nderon-viktimat-e-komunizmit-nderkombetar-dhe-cakton-7-nentorin-si-diten-e-kujtimit-te-viktimave-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/05\/21\/florida-nderon-viktimat-e-komunizmit-nderkombetar-dhe-cakton-7-nentorin-si-diten-e-kujtimit-te-viktimave-te-komunizmit\/","title":{"rendered":"Florida nderon viktimat e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe cakton 7 n\u00ebntorin si Dit\u00ebn e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Nd\u00ebrsa Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb refuzon t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr denimin e gjenocidit serb n\u00eb Srebrenic\u00eb !<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Governatori republikan i shtetit Florida, Ron DeSantis n\u00ebnshkroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi (9 Maj, 2022), legjislacionin p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe kujtuar 100-milion\u00eb viktimat e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb kan\u00eb vdekur dhe vuajtur n\u00ebn regjimet diktatoriale komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Un\u00eb kam shkruar disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Kanada, gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara, si nj\u00eb fenomen interesant, tipik amerikan, p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe kujtuar viktimat e regjimeve totalitare, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Amerika nuk ka vuajtur kurr\u00eb nga komunizmi dhe si rrjedhim nuk kishte as viktima t\u00eb komunizmit, por natyrisht, se Amerika ka pranuar me miliona refugjat\u00eb anti-komunist\u00eb nga mbar\u00eb bota \u2013 p\u00ebrfshir shqiptar\u00eb, viktima t\u00eb komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Por, ndaj k\u00ebtyre shtetasve t\u00eb vet, ky vend ndjen\u00eb se ka nj\u00eb obligim moral p\u00ebr t\u00eb kujtuar dhe nderuar miliona viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb komunizmit n\u00eb vendet nga e kan\u00eb origjin\u00ebn miliona amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, Florida \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb miratoi ligjin p\u00ebr caktimin e 7 N\u00ebntorit, si dit\u00ebn e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit duke iu bashkuar k\u00ebshtu shteteve Alabama, Teksas, Utah dhe Virxhinia t\u00eb cilat kan\u00eb miratuar tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebrkujtimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 8 shtete t\u00eb tjera: Arizona, Arkansas, Idaho, Illinois, Missouri, New Jersey, Pennsylvania dhe South Carolina jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, sipas Fondacionit p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit (Victims of Communism memorial Foundation) n\u00eb Washington DC.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNderimi dhe kujtimi i viktimave t\u00eb regjimeve komuniste dhe t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb student\u00ebt tan\u00eb rreth atyre mizorive, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar se ajo histori nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Governatori DeSantis me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb shpallur 7 n\u00ebntorin si dit\u00ebn e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, n\u00eb shtetin e tij. Governatori i Florida-s shtoi se nep\u00ebrmjet ligjit HB-395 t\u00eb miratuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi, \u201c\u2026ne po garantojm\u00eb se historia e atyre personave q\u00eb jan\u00eb arratisur nga regjimet komuniste si dhe p\u00ebrvoja e tyre e tmershme, t\u00eb ruhet dhe t\u00eb mos harrohet kurr\u00eb nga student\u00ebt tan\u00eb. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00eb mod\u00eb q\u00eb n\u00eb disa qarqe t\u00eb mos i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi historis\u00eb s\u00eb komunizmit, Florida do t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe do t\u00eb mbetet mbrojt\u00ebse e liris\u00eb\u201d, tha Governatori i shtetit Florida, nd\u00ebrsa n\u00ebnshkroi legjislacionin q\u00eb p\u00ebrcakton 7 Nentorin si Dit\u00ebn e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit. N\u00eb legjislacionin e miratuar n\u00eb Florida autorizohen fonde p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nx\u00ebnsit dhe student\u00ebt e brezit t\u00eb tanish\u00ebm dhe brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm \u2013 duke filluar nga viti shkollor 2023-2024 &#8212; p\u00ebr barbarizmat dhe krimet e komunizmit, ashtuq\u00eb liria t\u00eb mos shuhet kurr\u00eb n\u00eb shtetin Florida, u shpreh Zevend\u00ebs-governatorja e atij shteti, Jeannette Nunez.<\/p>\n\n\n\n<p>Me 9 Maj, 2022, Governatori i shtetit Florida, Ron De Santis n\u00ebnshkroi legjislacionin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar 7 Nentorin si Dit\u00ebn e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit \u2013 n\u00eb nder dhe kujtim t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb vdiqen dhe vuajtjen tmerin n\u00ebn regjimet diktatoriale komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Governatori i shtetit Florida, DeSantis e mbylli ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb legjislacionit n\u00eb fjal\u00eb, duke thene\u00eb se, \u201cSot vendosa q\u00eb 7 Nentori t\u00eb jet\u00eb Dita e Kujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, n\u00eb nder t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb vuajtur n\u00ebn komuniz\u00ebm dhe p\u00ebr tu kujtuar njer\u00ebz\u00ebve shkat\u00ebrrimet q\u00eb ka shkaktuar komunizmi an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir t\u00eb pak\u00ebn 100-milion t\u00eb vdekur e t\u00eb vrar\u00eb nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb Florida, ne do themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sa i p\u00ebrket komunizmit\u201d, p\u00ebrfundoi Governatori Ron Desantis i shtetit Florida.<\/p>\n\n\n\n<p>Po Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend q\u00eb ka vuajtur m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr nga barbarizmat e komunizmit sllavo-aziatik, kur do ta thot\u00eb t\u00eb V\u00cbRTET\u00cbN p\u00ebr krimet e regjimit barbar komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Po presim p\u00ebr 30-vjet\u00eb tanim\u00eb. Deri kur m\u00eb? Kjo dhe t\u00eb tjera pyetje q\u00eb un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb dhe do vazhdoj t\u2019ia bej\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs shqiptare, p\u00ebr derisa Shqip\u00ebria nuk u bashkohet vendeve t\u00eb tjera ish-komuniste ( por edhe shteteve t\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb komuniste, si Amerika dhe Kanadaja), t\u00eb cilat kan\u00eb denoncuar komunizmin dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb krimet e k\u00ebtij regjimit totalitar barbar, n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, me k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb Florida shpall\u00eb Dit\u00ebn e Viktimave t\u00eb Komunizmit, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb bejn\u00eb edhe shtete t\u00eb tjera n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; si shqiptaro-amerikan ashtu si edhe dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u2013 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit \u2013 detyrohemi gjithnj\u00eb t\u00eb pyesim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po na hidhet pluhur syve, nga t\u00eb dy pal\u00ebt, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor festimi t\u00eb \u201cvlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, dhe \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d \u2013 Shqip\u00ebria me Amerik\u00ebn. Na thon\u00eb se jan\u00eb pro-amerikan\u00eb. P\u00ebrpiqen t\u00eb na bindin se ndajn\u00eb me ne vlerat amerikane. Un\u00eb si shtetas amerikan nuk kam asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me njer\u00ebz q\u00eb mohojn\u00eb ose jan\u00eb indiferent ndaj krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe me njer\u00ebz q\u00eb nuk d\u00ebnojn\u00eb krimet e komunizmit ose t\u00eb cil\u00ebs do ideologji ose regjimi diktatatorial qoft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball turp\u00ebrimit komb\u00ebtar t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb enj\u00ebte n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendimit t\u00eb shtetit Florida k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke caktuar nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb tyre &#8212; pyetjet e mia p\u00ebr Tiran\u00ebn zyrtare kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk \u00ebsht\u00eb distancuar Shqip\u00ebria, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste e Enver Hoxh\u00ebs?<br>Pse nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur Shqip\u00ebria, seriozisht, me t\u00eb kaluar\u00ebn e mjeruar t\u00eb saj komuniste enveriste?<br>Pse Tirana zyrtare, deri m\u00eb sot, nuk ka d\u00ebnuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<br>Dhe pse Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka caktuar ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebrkujtimore, kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Rusis\u00eb dhe Serbis\u00eb. PSE?!<\/p>\n\n\n\n<p>Po p\u00ebr krimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, po p\u00ebr dhjetra mij\u00ebra viktima anti-komuniste shqiptare q\u00eb u torturuan dhe vdiq\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb OZNA-s s\u00eb ish-regjimit komunist jugosllav n\u00eb bashkpunim me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi? Po p\u00ebr masakr\u00ebn e Tivarit, jo pak por deri n\u00eb 4000 shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga dy regjimet komuniste si motra t\u00eb koh\u00ebs? Po masakra(t) \u00c7ame?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe t\u00eb tjera krime e masakra, kush do flasi, n\u00ebqoftse jo Shqip\u00ebria? Mir\u00eb se opozita shqiptare tentoi t\u00eb paraqiste t\u00eb \u00ebjnt\u00ebn nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar gjenocidin serb n\u00eb Srebrenic\u00eb dhe mir\u00eb b\u00ebri, po kur do flas\u00eb opozita shqiptare p\u00ebr krimet edhe gjenocidet e shekullit t\u00eb kaluar an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebrfshir krimet e Enver Hoxh\u00ebs? Viktimat shqiptare dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj shqiptar\u00ebve, shekullin e kaluar, meritojn\u00eb vem\u00ebndjen e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me mij\u00ebra viktima shqiptare &#8212; aq sa edhe p\u00ebr \u00e7do krim e gjenocid kund\u00ebr cilitdo popull n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir viktimat e shkreta boshnjake n\u00eb Srebrenic\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse vota e shumic\u00ebs socialiste n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn &#8212; q\u00eb hodhi posht rezolut\u00ebn e cila do t\u00eb d\u00ebnonte krimet dhe gjenocidin serb n\u00eb Srebrenic\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb tregues se si do veproj\u00eb Shqip\u00ebria, tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb lidhje me historin\u00eb e viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me krimet e regjimeve terroriste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb mos prisni gj\u00eb t\u00eb hajrit prej k\u00ebtyre \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u201d t\u00eb popullit. K\u00ebta nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb as krimet e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, as krimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, as masakr\u00ebn e Tivarit as masakrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, e shum\u00eb t\u00eb tjera masakra t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoq\u00eb ta shikosh, akti i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dit\u00ebn e \u00ebnjt\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebnuar gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb &#8212; ishte nj\u00eb akt posht\u00ebrues komb\u00ebtar para bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku edhe sot 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb num\u00ebr shtetesh amerikane kan\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb solidaritet me viktimat e gjenocidit komunist nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb kujtojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb, zyrtarisht, krimet e komunizmit \u2013 ashtu si\u00e7 b\u00ebri Florida k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. KURR\u00cb NUK \u00cbSHT\u00cb VON\u00cb P\u00cbR T\u00cb D\u00cbNUAR T\u00cb KEQ\u00cbN!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb refuzon t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr denimin e gjenocidit serb n\u00eb Srebrenic\u00eb ! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[194,195,166],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/985"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=985"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/985\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":986,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/985\/revisions\/986"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}