{"id":978,"date":"2022-04-30T17:02:23","date_gmt":"2022-04-30T15:02:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=978"},"modified":"2022-04-30T17:02:23","modified_gmt":"2022-04-30T15:02:23","slug":"dy-kombe-qe-jane-sakrifikuar-per-mbrojtjen-e-europes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/04\/30\/dy-kombe-qe-jane-sakrifikuar-per-mbrojtjen-e-europes\/","title":{"rendered":"Dy kombe q\u00eb jan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr mbrojtjen e Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>E gjith\u00eb bota ka ndjekur me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier habije, tmerri dhe neverie sulmin e Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs m\u00eb 24 shkurt 2022. Por edhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb admirimi p\u00ebr Ukrainasit q\u00eb mbrojn\u00eb me aq guxim dhe vendosm\u00ebri vendin dhe tok\u00ebn e tyre ndaj nj\u00eb ushtrie agresore shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pajisur me arm\u00eb nga m\u00eb t\u00eb fuqishmet dhe moderne, e cila mendonte t\u00eb siguronte fitoren vet\u00ebm n\u00eb disa dit\u00eb. Por u b\u00ebn\u00eb mbi dy muaj q\u00eb Ukrainasit i rezistojn\u00eb me sukses nj\u00eb ushtrie disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe duke ngjallur habi dhe simpati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht q\u00eb Ukraniasit kan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb drejt\u00ebn sepse mbrojn\u00eb vendin e tyre. Por ata po b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq: po mbrojn\u00eb edhe Europ\u00ebn, vlerat demokratike europiane dhe per\u00ebndimore, modelin shoq\u00ebror per\u00ebndimor dhe modelin e demokracis\u00eb ndaj nj\u00eb Rusie q\u00eb i sulmon k\u00ebto vlera dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb me an\u00eb t\u00eb forc\u00ebs nj\u00eb model diktatorial dhe imperial t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb ish-Bashkimit Sovjetik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror q\u00eb synon Rusia ajo do t\u00eb shtypte vendet europiane dhe do t\u2019iu impononte regjime diktatoriale.<br>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye Ukraina nuk po lufton vet\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb e saj, por p\u00ebr at\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs demokratike. Por kjo luft\u00eb ka nj\u00eb \u00e7mim tejet t\u00eb lart\u00eb: me mij\u00ebra viktima civile, tortura, p\u00ebrdhunime, shkat\u00ebrrime. Pamjet q\u00eb vijn\u00eb nga qytetet dhe fshatrat e bombarduar t\u00eb Ukrain\u00ebs jan\u00eb t\u00eb padurueshme dhe tregojn\u00eb nj\u00eb munges\u00eb respekti total p\u00ebr jet\u00ebn e njerzve, karakteristik\u00eb e regjimeve diktatoriale. K\u00ebto pamje na kujtojn\u00eb agresionin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999 : t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebllime, t\u00eb nj\u00ebjtat metoda, t\u00eb nj\u00ebjtat pasoja. Sht\u00ebpi t\u00eb djegura, viktima gjithandej, kolona t\u00eb gjata refugjat\u00ebsh q\u00eb detyrohen t\u00eb ikin nga vatrat e tyre. Shihet qart\u00eb se sakrificat e Ukrain\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe do t\u00eb mbahen mend gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb komb sakrifikohet jo vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij, por edhe p\u00ebr Europ\u00ebn. Rezistenca e Shqiptar\u00ebve me Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbeun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr ku nj\u00eb komb m\u00eb i vog\u00ebl lufton me sukses kund\u00ebr nj\u00eb perandorie t\u00eb fuqishme, me nj\u00eb ushtri 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, me armatimin m\u00eb modern t\u00eb koh\u00ebs, dhe arrin fitore t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme ndaj saj. Lufta e Sk\u00ebnderbeut ndaj perandoris\u00eb otomane, jo vet\u00ebm q\u00eb i mbajti t\u00eb lira trojet shqiptare p\u00ebr mbi 25 vjet, por edhe ndaloi p\u00ebrparimin turk drejt Italis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb e \u00e7muar p\u00ebr kontinentin e vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb kritik. Sigurisht q\u00eb historia e Europ\u00ebs do t\u00eb kishte rrjedhur krejt ndryshe pa rezistenc\u00ebn dhe sakrificat e m\u00ebdha t\u00eb Shqiptar\u00ebve, t\u00eb cilat ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: vendi i shkat\u00ebrruar dhe i djegur, me mijra t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb, me mijra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb marrin rrug\u00ebn pa kthim t\u00eb emigrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Europa dhe Per\u00ebndimi nuk duhet t\u2019i harroj\u00eb kurr\u00eb k\u00ebto sakrifica, sepse pa ato nuk do t\u00eb ishte kjo Europ\u00eb q\u00eb shikojm\u00eb sot, me arritjet shoq\u00ebrore dhe teknologjike q\u00eb g\u00ebzon sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ashtu si n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs ton\u00eb n\u00eb vitin 1999, edhe Ukraina do t\u00eb fitoj\u00eb, sepse Ukrainasit kan\u00eb vendosur ta mbrojn\u00eb vendin e tyre dhe t\u00eb mos n\u00ebnshtrohen. Megjith\u00ebse p\u00ebrballen me nj\u00eb fuqi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, Ukraina do t\u00eb fitoj\u00eb sepse ka n\u00eb an\u00ebn e saj t\u00eb drejt\u00ebn, e cila mund t\u00eb vonoj\u00eb, por gjithmon\u00eb triumfon, sepse adhurimi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ndjenjat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb qenies njer\u00ebzore. G\u00ebnjeshtrat dhe skenaret ruso-serbe sot po i sheh e gjith\u00eb bota n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit dhe nuk iu beson m\u00eb njeri. Rusia p\u00ebfundimisht do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb por edhe Serbia do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse tenton p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>E ka th\u00ebn\u00eb dikur poeti yn\u00eb i madh Naim Frash\u00ebri:<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00ab Se mbret\u00ebron e v\u00ebrteta,<br>S&#8217;del kurr\u00eb g\u00ebnjeshtr&#8217; e shkret\u00eb<br>T&#8217;ish ashtu, qe prishur jeta,<br>S&#8217;kish mbetur gj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E gjith\u00eb bota ka ndjekur me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier habije, tmerri dhe neverie sulmin e Rusis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[188,145,190,189,144,163],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":979,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/978\/revisions\/979"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}