{"id":75,"date":"2016-11-25T21:48:59","date_gmt":"2016-11-25T20:48:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=75"},"modified":"2016-11-25T22:37:48","modified_gmt":"2016-11-25T21:37:48","slug":"abas-ermenji-nje-jete-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2016\/11\/25\/abas-ermenji-nje-jete-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Abas Ermenji &#8211; nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<table class=\"contentpaneopen\">\n<tbody>\n<tr>\n<td colspan=\"2\" valign=\"top\">\n<p class=\"p1\">Abas Ermenji lindi m\u00eb 12 dhjetor 1913 n\u00eb Ermenj t\u00eb Skraparit ku kalon edhe vitet e para t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Shk\u00ebputja e Kosov\u00ebs dhe Cam\u00ebris\u00eb nga trungu shqiptar ishin t\u00eb fresk\u00ebta dhe kishin shkaktuar nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe tek shqiptar\u00ebt. M\u00ebsuesi i fshatit do t&#8217;i p\u00ebrcillte k\u00ebto ngjarje edhe tek Abas Ermenji i ri, t\u00eb cilit kjo padrejt\u00ebsi i b\u00ebn aq shum\u00eb p\u00ebrshtypje saq\u00eb me nj\u00eb zem\u00ebrim f\u00ebmij\u00ebnor thot\u00eb: &#8220;nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb do ta ribashkoj Kosov\u00ebn dhe Cam\u00ebrin\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb!&#8221;. K\u00ebt\u00eb pik\u00ebsynim tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nuk arriti dot ta realizonte, por q\u00eb nga ajo dit\u00eb e deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit jeta e tij u kusht\u00ebzua prej atij q\u00ebllimi.<\/p>\n<p class=\"p1\">Familja e Abas Ermenjit ishte e njohur n\u00eb krahin\u00eb \u00a0p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe ushtronte funksionin jo-zyrtar t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe konflikteve t\u00eb ndryshme. I ati, Fejziu, ishte i rrept\u00eb por gjithmon\u00eb e dinte se cila ishte e drejta. Dhe banor\u00ebt e krahin\u00ebs i b\u00ebnin besim dhe e pranonin gjykimin e tij pa m\u00ebdyshje. Nga i ati Abazi i ri trash\u00ebgoi ndjenj\u00ebn dhe pasionin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn. &#8220;E drejta \u00ebsht\u00eb instinktive&#8221;, &#8211; do t\u00eb thoshte vite m\u00eb von\u00eb, &#8220;njeriu instiktivisht e ndien se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb jo&#8221;. Dhe do t\u00eb shtonte se &#8220;njeriu e adhuron t\u00eb drejt\u00ebn prandaj ndikimi i saj \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh&#8221;.<\/p>\n<p class=\"p1\">K\u00ebto dy ide, Shqip\u00ebria dhe drejt\u00ebsia, do ta p\u00ebrcaktonin t\u00eb gjith\u00eb fillin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Shkoll\u00ebn fillore e p\u00ebrfundon n\u00eb Berat, kurse studimet e mesme n\u00eb gjimnazin e Shkodr\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebria dhe adoleshenca i japin rastin t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe ta njoh\u00eb mir\u00eb at\u00eb, duke e ndezur m\u00eb shum\u00eb &#8220;pasionin e tij mistik&#8221;, si\u00e7 do ta quante ai m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar. Ritueli i udh\u00ebtimeve n\u00eb tok\u00ebn amtare do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe m\u00eb s\u00eb fundi pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb vitin 1933, me nj\u00eb burs\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, shkon p\u00ebr studime n\u00eb Franc\u00eb. Regjistrohet n\u00eb Universitetin e njohur t\u00eb Sorbon\u00ebs n\u00eb deg\u00ebn e Letrave (let\u00ebrsi) me specializim historin\u00eb. P\u00ebrfundon studimet me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera dhe n\u00eb vitin 1938 kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri ku em\u00ebrohet profesor n\u00eb liceun e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb lice fiton respektin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe rinis\u00eb kor\u00e7are. Pushtimi fashist e tronditi rinin\u00eb e at\u00ebher\u00ebshme e cila ishte tejet nacionaliste. Profesori, si\u00e7 do ta th\u00ebrrisnin tashm\u00eb, nuk mund t\u00eb rrinte duarkryq p\u00ebrpara k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie dhe dhunimi q\u00eb i b\u00ebhej Shqip\u00ebris\u00eb. Me ndihm\u00ebn e koleg\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb liceut, organizon manifestimin e par\u00eb kund\u00ebr pushtimit fashist n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1939. Manifestim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohej paturp\u00ebsisht m\u00eb von\u00eb prej komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt as q\u00eb l\u00ebviz\u00ebn fare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb dhjetorit 1939 Abas Ermenji arrestohet nga autoritetet fashiste dhe internohet s\u00eb bashku me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb ishullin e shkret\u00eb t\u00eb Ventotenes n\u00eb Itali. &#8220;Kurse komunist\u00ebt nuk i trazoi njeri&#8221;, do t\u00eb kujtonte ai m\u00eb von\u00eb &#8220;sepse fashizmi nuk e merrte seriozisht komunizmin.&#8221; Enver Hoxha, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb l\u00ebvdohej p\u00ebr &#8220;demostrat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs&#8221;, pas saj shkoi n\u00eb Tiran\u00eb ku hapi nj\u00eb dyqan cigaresh dhe ushtroi qet\u00ebsisht aktivitetin e tij. &#8221; Komunist\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb luft\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1941, at\u00ebher\u00eb kur u fut n\u00eb luft\u00eb atdheu i tyre i \u00a0v\u00ebrtet\u00eb, Rusia sovjetike, me prishjen e paktit Molotof-Ribentorp&#8221;, do t\u00eb kujtonte m\u00eb von\u00eb Ermenji.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb vitin 1941 patriot\u00ebt e d\u00ebnuar m\u00eb 1939 lirohen nga Ventotene dhe kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri. Abas Ermenji kthehet n\u00eb vendlindje dhe vihet t\u00eb riorganizoj\u00eb rezistenc\u00ebn e filluar m\u00eb 1939. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Mithat Frash\u00ebrin, Hysni Lepenic\u00ebn, Sk\u00ebnder Mu\u00e7on, Safet Butk\u00ebn dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb organizojn\u00eb Ballin Komb\u00ebtar, nj\u00eb organizat\u00eb politike e cila i vinte vetes si objektiv themelor jo vet\u00ebm \u00e7lirimin nga pushtuesi i huaj italian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Cam\u00ebris\u00eb nga pushtuesit serb\u00eb dhe grek\u00eb. Q\u00ebllimi i Ballit Komb\u00ebtar ishte q\u00eb t\u00eb arrinte \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike dhe krijimin e nj\u00eb shteti komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, duke konsideruar se kjo ishte e vetmja zgjidhje p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe mir\u00ebqenien e kombit shqiptar.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb fillim Balli Komb\u00ebtar ishte mjaft i fuqish\u00ebm dhe kishte shumic\u00ebn numerike. Por me kalimin e koh\u00ebs komunist\u00ebt, me metodat e tyre t\u00eb sprovuara t\u00eb revolucionit rus, terrorin, shpifjen dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn, mor\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb fuqi.<\/p>\n<p class=\"p1\">Abas Ermenji do t\u00eb komandonte forcat e armatosura t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb krahinat e Beratit dhe Skraparit. Numri i k\u00ebtyre forcave arrinte n\u00eb disa mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt zhvilluan luftime t\u00eb rrepta kund\u00ebr italian\u00ebve dhe m\u00eb von\u00eb gjerman\u00ebve. Por kjo nuk iu vinte p\u00ebr shtat komunist\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"p1\">M\u00eb 9 qershor 1943 Prof. Abas Ermenji me forcat e tij tentoi t\u00eb \u00e7lironte Beratin nga italian\u00ebt. Ja si e tregon k\u00ebt\u00eb ngjarje nj\u00eb trakt i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb:\u00a0 At\u00eb nat\u00eb q\u00eb profesor\u00eb Abaz Ermenji do t&#8217;i binte Beratit me 1500 vullnetar\u00eb, komunist\u00ebt i k\u00ebrkuan nj\u00eb bisedim mbassi deshn\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Bisedimi n\u00eb fjal\u00eb zgjati p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb or\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cilavet nuk u-fol ve\u00e7 se p\u00ebr dokrra, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb s&#8217;kishin t\u00eb b\u00ebnim me planin e luft\u00ebs. Shum\u00eb von\u00eb Abaz Ermenji e kup\u00ebtoi se bisedimi i k\u00ebrkuar qe nj\u00eb dinak\u00ebri djall\u00ebzore e pregatitur nga komunist\u00ebt, q\u00eb donin t&#8217;a vononin Abazin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky ta sulmonte qytetin jo n\u00eb or\u00ebn q\u00eb kishte caktuar. I m\u00ebrzitur profesor Abaz Erm\u00ebnji e kuptoi djall\u00ebzin\u00eb dhe u-nda duke rendur me shpejt\u00ebsi drejt objektivit. Mir\u00eb po para se t&#8217;i af\u00ebrohej Beratit,d\u00ebgjoi nj\u00eb r\u00ebnie mitrolozi dhe ca bomba af\u00ebr qytetit. Pas pak takoi nj\u00eb patrull\u00eb t\u00eb vog\u00ebl prej 5-6 partizan\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebthehshin nga Berati. Tradh\u00ebtar\u00ebt kishin vajtur p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb alarmin italian\u00ebvet. Sa mbrrijtn\u00eb forcat e Ballit n\u00eb llogoret e para t\u00eb Beratit, u-pritn\u00eb me nj\u00eb bresh\u00ebr predhash prej italian\u00ebvet q\u00eb kishin marr\u00eb pozicion; me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb Abazi sulmoi me gjith\u00eb fuqin\u00eb trime t\u00eb Skraparit, Tomoric\u00ebs dhe gjith\u00eb Nahijes. Cetat hyn\u00eb n\u00eb lagjet e para t\u00eb Beratit, sulmuen port\u00ebn e\u00a0kalas\u00eb dhe vran\u00eb t\u00eb gjitha rojet. Plani i Abazit kishte q\u00ebn\u00eb t\u00eb sulmonte aty nga ora 3 e m\u00ebngjezit me \u00e7etat e tij nga ana e Huznov\u00ebs dhe e kalas\u00eb, dhe do t\u00eb ndihmohej prej Muharrem Kapllanit nga ana e lumit, Goric\u00ebs dhe Murat \u00c7elepis\u00eb. Por mbassi Abazi sulmoi kur qe g\u00ebdhir\u00eb mir\u00eb, Muharrem Kapllani nuk mundi t\u00eb sulmonte mbassi rrihej m\u00eb me leht\u00ebsi nga kalaja. Natyrisht partizan\u00ebt s&#8217;kishin q\u00ebllim t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb por deshn\u00eb vet\u00ebm e vetm\u00eb t\u00eb pengonin Abazin. Ah jo vet\u00ebm g\u00ebnj\u00ebshtar\u00eb po edhe trath\u00ebtar\u00eb komunista! &#8221; (&#8220;Historia ndryshe&#8221; &#8211; botim i PBK n\u00eb internet &#8220;Parti komuniste apo parti terroriste&#8221; &#8211; http:\/\/historia.ballikombetar.org\/)<\/p>\n<p class=\"p1\">Me at\u00eb rast komunist\u00ebt hodh\u00ebn edhe nj\u00eb trakt ku nuk i kursenin l\u00ebvdatat p\u00ebr &#8220;komandantin nacionalist&#8221;, por q\u00ebllimi i tyre ishte t\u00eb \u00a0pengonin Ballin q\u00eb t\u00eb fitonte, sepse duhej q\u00eb pushtetin ta merrnin vet\u00ebm ata, kurse Balli Komb\u00ebtar, si nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt pushtetit duhej diskredituar dhe luftuar. Megjith\u00ebse n\u00ebn presionin e rinis\u00eb partia komuniste n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen e Mukjes me Ballin Komb\u00ebtar, n\u00ebn presionin e shok\u00ebve t\u00eb tyre jugosllav\u00eb dhe me ambicien p\u00ebr nj\u00eb pushtet absolut, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, nj\u00eb muaj pas n\u00ebnshkrimit, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Labinotit (shtator 1943) e prish\u00ebn marr\u00ebveshjen hap\u00ebn luft\u00ebn civile kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar duke i r\u00ebn\u00eb mbas shpine.<\/p>\n<p class=\"p1\">Oficeri anglez David Smiley, i cili kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar rezistenc\u00ebn kund\u00ebr fuqive fashiste dhe nazisten, n\u00eb kujtimet e tija, tregon:<\/p>\n<p class=\"p1\">&#8220;Pasi ik\u00ebm nga Llixha ec\u00ebm dy dit\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb fshat pran\u00eb Beratit ku takuam nj\u00eb patrull\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, e cila k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb patrulla partizane q\u00eb na shoq\u00ebronte t\u00eb kthehej mbrapsht n\u00ebse d\u00ebshironim t\u00eb vazhdonim rrug\u00ebn, sepse kishim hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb kontrolluar nga Balli.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nuk kishim rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb pranonim. Na dhan\u00eb nj\u00eb eskort\u00eb e cila na shpuri t\u00eb takonim komandantin. Ishte Profesor Abas Ermenji p\u00ebr t\u00eb cilin kisha d\u00ebgjuar se ishte drejtuesi ushtarak i forcave t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ishte brun, serioz, inteligjent dhe njeri\u00a0i zoti, ndon\u00ebse pak i zymt\u00eb. Krijuam simpati p\u00ebr t\u00eb sepse u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb na ndihmonte dhe m\u00eb von\u00eb kreu disa sulme kund\u00ebr gjerman\u00ebve ku tregoi cil\u00ebsi t\u00eb larta. N\u00eb m\u00ebngjesin q\u00eb e takuam na paraqiti nj\u00eb pamje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs nga e cila nxori p\u00ebrfundimin e drejt\u00eb se lufta civile ishte shum\u00eb e af\u00ebrt. Na tregoi edhe nj\u00eb dokument q\u00eb \u00a0\u00e7etat e tij iu kishin kapur partizan\u00ebve. Ky dokument, q\u00eb mbante dat\u00ebn 9 shtator 1943, ishte nj\u00eb qarkore e Komitetit Qendror t\u00eb L\u00ebvizjes Nacional-Clirimtare q\u00eb iu d\u00ebrgohej komiteteve krahinor\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">&#8230;.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb dalje t\u00eb qytetit [t\u00eb Beratit] ndesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vendroje partizane. Dy kilometra m\u00eb tutje has\u00ebm nj\u00eb patrull\u00eb balliste. P\u00ebrs\u00ebri u detyruam ta kthejm\u00eb mbrapsht eskort\u00ebn partizane, por n\u00eb saj t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb Abas Ermenjit, u lejuam t\u00eb kalonim. U desh t&#8217;ua tregonim edhe dy patrullave t\u00eb tjera q\u00eb na ndaluan at\u00eb let\u00ebr e cila na sh\u00ebrbeu si nj\u00eb leje-kalim me shum\u00eb i vyer.&#8221; (David Smiley: &#8220;Albanian Assignment&#8221;, botimi anglisht fq. 89-91, Lond\u00ebr 1984, The Hogarth Press, ISBN 0 7011 2869 0)<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrgjakshme civile organizimi komunist dhe metodat e sprovuara t\u00eb terrorit dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs treguan se ishin superiore. Hysni Lepenica me 36 commandante \u00e7etash t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb jugut vriten nga italian\u00ebt n\u00eb prit\u00eb n\u00eb Grehot t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, pas nj\u00eb kurthi t\u00eb komunist\u00ebve. Safet Butka i cili komandonte forcat e Ballit n\u00eb krahin\u00ebn e Kolonj\u00ebs vret veten n\u00eb nj\u00eb moment lig\u00ebshtimi. Nj\u00eb val\u00eb atentatesh q\u00eb komunist\u00ebt nd\u00ebrmor\u00ebn ndaj drejtuesve dhe aktivist\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, si dhe krimet makabre q\u00eb forcat partizane kryen ndaj antar\u00ebve dhe p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj organizate n\u00ebp\u00ebr fshatra, e dob\u00ebsoi s\u00eb tep\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb n\u00eb dimrin e vitit 1943-1944. N\u00eb kongresin e Ballit Komb\u00ebtar q\u00eb u mbajt n\u00eb janar 1944 n\u00eb Berat, ku Balli ishte ende i fuqish\u00ebm, u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr riorganizim, por pa shum\u00eb sukses.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb fund-ver\u00ebn e vitit 1944 komunist\u00ebt kishin arritur ta \u00a0vendosnin pushtetin e tyre gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb. Balli Komb\u00ebtar mundi t\u00eb mbahej n\u00eb jug deri n\u00eb gusht 1944. Por nj\u00eb goditje tjet\u00ebr e dob\u00ebsoi akoma m\u00eb shum\u00eb: Sk\u00ebnder Mu\u00e7ua, an\u00ebtar i komitetit qendror t\u00eb tij dhe drejtues i Ballit p\u00ebr qarkun e Vlor\u00ebs u kap dhe u ekzekutua nga gjerman\u00ebt s\u00eb bashku me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij, Zako Mezinin dhe Yzeir Ismailin.<\/p>\n<p class=\"p1\">Prof. Abas Ermenji me forcat e tij detyrohet t\u00eb zhvendoset n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr nj\u00eb riorganzim t\u00eb forcave nacionaliste t\u00eb Veriut. S\u00eb bashku me Mithat Frash\u00ebrin merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Veriut, por pa rezultatin e duhur.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb shtator 1944, me rreth 1000 forca, vendos baz\u00ebn n\u00eb Prez\u00eb, pran\u00eb Tiran\u00ebs dhe nd\u00ebrmerr disa goditje kund\u00ebr gjerman\u00ebve. David Smiley tregon: &#8220;P\u00ebr dy jav\u00eb rresht, duke filluar nga data 9 shtator 1944, nuk i lam\u00eb gjerman\u00ebt t\u00eb merrnin frym\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr. Si fillim nj\u00eb \u00e7et\u00eb e madhe e Ballit e komanduar nga Abas Ermenji, ku ishin atashuar Merret, Jenkins dhe Corsentino, i sulmuan gjerman\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn kryesore duke shkat\u00ebrruar 15 makina, duke vrar\u00eb 35 gjerman\u00eb dhe duke kapur shum\u00eb material.<\/p>\n<p class=\"p1\">&#8230;<\/p>\n<p class=\"p1\">Nat\u00ebn e 12-13 shtatorit\u00a0nj\u00eb forc\u00eb e kombinuar zogist\u00ebsh dhe ballist\u00ebsh n\u00ebn komand\u00ebn e Kupit dhe Ermenjit, me McLean dhe Amery t\u00eb atashuar pran\u00eb tyre, sulmuan nj\u00eb autokolon\u00eb prej n\u00ebnt\u00eb kamionash n\u00eb rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr. T\u00eb gjitha makinat u dogj\u00ebn dhe gjerman\u00ebt ose mor\u00ebn arratin\u00eb, ose u vran\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dy oficer\u00eb. U kap shum\u00eb material, p\u00ebrfshir\u00eb edhe post\u00ebn midis shtabit t\u00eb Divizionit 181 dhe Korpusit Alpin 21 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00a0pati informacione q\u00eb pat\u00ebn vler\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb von\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq autokolona gjermane ishte shum\u00eb e vog\u00ebl, sepse forca prej 200 zogist\u00ebsh dhe 100 ballist\u00ebsh pati shpresuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.&#8221; (David Smiley: &#8220;Albanian Assignment&#8221;, botimi anglisht fq. 142-143, Lond\u00ebr 1984, The Hogarth Press, ISBN 0 7011 2869 0)<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 1944 komunist\u00ebt vendos\u00ebn pushtetin e tyre gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Prof. Abas Ermenji detyrohet t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb forcat e tij sepse komunist\u00ebve nuk mund t&#8217;iu rezistohej m\u00eb n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur. Ja si e p\u00ebrshkruan ai k\u00ebt\u00eb moment:<\/p>\n<p class=\"p1\">&#8220;Duke mbajtur si baz\u00eb fortes\u00ebn e Prez\u00ebs, fuqit\u00eb e Ballit Komb\u00ebtar i vazhduan vep\u00ebrimet kund\u00ebr usht\u00ebris\u00eb gjermane gjat\u00eb muajit t\u00eb Tetorit, nd\u00ebrsa komunist\u00ebt kishin hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut, kishin z\u00ebn\u00eb Kruj\u00ebn dhe po i p\u00ebrq\u00ebndronin brigadat e tyre n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrmjet Kruj\u00ebs dhe Tiran\u00ebs p\u00ebr t&#8217;iu dh\u00ebn\u00eb grushtin e fundit forcave t\u00eb Ballit. Nga mbarimi i Tetorit e rrethuan nat\u00ebn fortes\u00ebn e Prez\u00ebs dhe, n\u00eb t\u00eb zbardhur t\u00eb m\u00ebngjezit, hap\u00ebn zjarr nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Pas nj\u00eb luftimi t\u00eb rrept\u00eb prej 12 or\u00ebsh, auktori i k\u00ebtij studimi [Abas Ermenji] e \u00e7au rrethimin dhe i t\u00ebrhoqi fuqit\u00eb e Ballit n\u00eb drejtim t\u00eb Ishmit e t\u00eb Bregut-t\u00eb-Matit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Q\u00ebndresa n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hap\u00ebt kund\u00ebr brigadavet komuniste ishte b\u00ebr\u00eb e pamundur, sepse i t\u00ebr\u00eb vendi ndodhej pothuajse nd\u00ebn kontrollin e tyre mbasi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb organizuar. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb N\u00ebndorit, auktori i k\u00ebtij studimi [Abas Ermenji] u shtr\u00ebngua ti shp\u00ebrndante fuqit\u00eb e Ballit n\u00eb \u00e7eta t\u00eb vogla, mbasi t\u00eb k\u00ebtheh\u00ebshin gjer n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs si nj\u00eb trup\u00eb ushtarake e rregullt, nd\u00ebn\u00eb kumand\u00ebn e Muharrem Kapllanit, Maliq Dusharit, Tefik Sfirit dhe Haxhi Mirak\u00ebs. Kurse ai vet\u00eb do t\u00eb \u00a0q\u00ebndronte disa koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse do t\u00eb kishte mund\u00ebsi organizimi dhe krijimi forcash t\u00eb reja me kuadra t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn. Pastaj do t\u00eb zbriste n\u00eb jug\u00eb, sido q\u00eb t\u00eb zhvillohej gj\u00ebndja, i vendosur q\u00eb t&#8217;a mbante lart flamurin e liris\u00eb kund\u00ebr komunizmit. Nuk kishte \u00e7ast m\u00eb dramatik. Ata burra q\u00eb e kishin ndjekur kumandarin e tyre me plot bindje gjat\u00eb tre vjet\u00ebve, n\u00eb shi e n\u00eb d\u00ebbor\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u hedhur n\u00eb zjarr, pa asnj\u00eb shp\u00ebrblim vet\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin l\u00ebn\u00eb prind\u00ebr e motra, gra e f\u00ebmij\u00eb, ata burra e d\u00ebgjuan urdh\u00ebrin n\u00eb nj\u00eb heshtje madh\u00ebshtore. Me vijat e fytyr\u00ebs si tejza \u00e7eliku, e shikuan kumandarin n\u00eb sy, pa rrahur qepallat, duke mbledhur n\u00eb at\u00eb shikim t\u00eb t\u00ebra pyetjet, t\u00eb t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e shpirtit. Edhe ai i shikoi n\u00eb sy me nj\u00eb v\u00ebshtrim q\u00eb p\u00ebrmblidhte t\u00eb t\u00ebr\u00eb dramin e \u00e7astit, po edhe vullnetin e atyre q\u00eb nuk thyhen prej fatkeq\u00ebsivet, q\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb deri n\u00eb fund si burra. Duket se u kuptuan t\u00eb dy pal\u00ebt. Oficer\u00ebt, mbasi muar\u00ebn urdh\u00ebrat, drejtimet sesi duhej t\u00eb vepronin, dhe mbasi kumandari i tyre i\u00a0p\u00ebrqafoi nj\u00eb e nga nj\u00eb, paraqit\u00ebn bashk\u00eb me trup\u00ebn p\u00ebr-nder-arm\u00ebt duke thirrur: &#8220;Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!&#8221;; dhe u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, ballin lart, me t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7ap sikur nis\u00ebshin p\u00ebr sulm. At\u00eb dit\u00eb mbyllej por jo pa mbres\u00eb heroizmi, nj\u00eb flet\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. &#8221; (&#8220;Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, Abas Ermenji, Rom\u00eb 1969, Tiran\u00eb 1996, botimi n\u00eb internet: http:\/\/www.ermenji.org\/historia\/historia.html )<\/p>\n<p class=\"p1\">Pas largimit t\u00eb Mithat Frash\u00ebrit dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr n\u00eb Itali, Prof. Abas Ermenji q\u00ebndroi n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit Kazazi dhe n\u00eb janar 1945 ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb fuqi dhe provuan t\u00eb \u00e7lirojn\u00eb Shkodr\u00ebn nga komunist\u00ebt. Por kryengritja d\u00ebshtoi dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizim kund\u00ebr komunizmit n\u00eb veri u zvog\u00ebluan ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb shkurt 1945, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb dimri t\u00eb acart\u00eb dhe rrezikut komunist, Prof. Abas Ermenji zbriti n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut, sipas fjal\u00ebs q\u00eb iu kishte dh\u00ebn\u00eb shok\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, dhe q\u00ebndroi aty gjer n\u00eb mbarim t\u00eb atij viti. Por komunist\u00ebt t\u00eb ndihmuar prej dimrit t\u00eb jasht\u00ebzakonisht t&#8217;ashp\u00ebr, s&#8217;kishin l\u00ebn\u00eb \u00e7et\u00eb balliste t\u00eb gjall\u00eb, komandant\u00ebt e tyre i kishin vrar\u00eb ose kapur gjys\u00ebm t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb d\u00ebbor\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Prof. Abas Ermenji q\u00ebndroi rreth nj\u00eb vit n\u00eb malet e vendlindjes, i mbrojtur nga populli i krahin\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb e donte dhe respektonte aq shum\u00eb. Por m\u00eb n\u00eb fund, kur shpresat p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb komunizmit ishin zbehur dhe i ndodhur n\u00ebn rrezikun e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb kapjes dhe ekzekutimit nga gjyqet komuniste, Abas Ermenji u detyrua t\u00eb merrte rrug\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por me shpres\u00ebn dhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rikthyer s\u00eb shpejti.<\/p>\n<\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Abas Ermenji lindi m\u00eb 12 dhjetor 1913 n\u00eb Ermenj t\u00eb Skraparit ku kalon edhe vitet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2,32],"tags":[31],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75\/revisions\/78"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}