{"id":711,"date":"2022-03-06T20:10:31","date_gmt":"2022-03-06T19:10:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=711"},"modified":"2022-03-11T15:07:40","modified_gmt":"2022-03-11T14:07:40","slug":"pushtimi-i-ukraines-nga-serbia-dhe-ballkani-i-hapur","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/03\/06\/pushtimi-i-ukraines-nga-serbia-dhe-ballkani-i-hapur\/","title":{"rendered":"Pushtimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe \u00a0Ballkani i hapur"},"content":{"rendered":"\n<p>Senatori republikan i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Mitt Romney kishte t\u00eb drejt\u00eb sa i p\u00ebrket Rusis\u00eb. P\u00ebraf\u00ebrsisht, ky \u00ebsht\u00eb titulli i mjaft artikujve t\u00eb dit\u00ebve fundit &#8212; pas agresionit rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs &#8212; n\u00eb mediat amerikane, duke sjellur n\u00eb kujtes\u00eb debatin e Senatorit republikan t\u00eb shtetit Utah, Z. Mitt Romney me ish-Presidentin demokrat, Z. Barak Obama, 10-vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb lidhje me rrezikun q\u00eb parasite gjithnj\u00eb Rusia p\u00ebr Amerik\u00ebn. Senatori Romney, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kandidat i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr President, (n\u00eb vitin 2012), gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebrball presidentit demokratit Barak Obama dhe zevend\u00ebs presidentit Joe Biden, kishte deklaruar se, \u201cPa asnj\u00eb dyshim, Rusia \u00ebsht\u00eb armiku gjeopolitik num\u00ebr nj\u00eb i Amerik\u00ebs\u201d. \u201cRus\u00ebt\u201d, ka then\u00eb Senatori Romney, \u201cluftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha kauzat e aktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij n\u00eb bot\u00eb\u201d, ishte shprehur ish-kandidati i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr president, gazetarit t\u00eb CNN, Wolf Blitzer. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, administrata amerikane Obama\/Biden si dhe miqt\u00eb e tyre n\u00eb media, por edhe establishmenti politik, sulmuan Senatorin Mitt Romney p\u00ebr \u201cpik\u00ebpamjet e tija t\u00eb prapambetura\u201d, dhe p\u00ebr komentin e tij q\u00eb p\u00ebrcaktonte Rusin\u00eb si, \u201carmiku gjeopolitik num\u00ebr nj\u00eb i Amerik\u00ebs\u201d, e q\u00eb n\u00ebnkupton, natyrisht, nj\u00ebherazi edhe armik i Per\u00ebndimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-Presidenti Barak Obama, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president t\u00eb viti 22012, ka kritikuar ashp\u00ebr Senatorin Romney p\u00ebr komentin q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur, me p\u00ebrqeshje: ku jeton ti, ke harruar q\u00eb, \u201cLufta e ftoft\u00eb ka marr\u00eb fund 20-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d.duke len\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohej se ora e Senatorit Romney kishte ngelur n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb dhe se duke cil\u00ebsuar Rusin\u00eb si armkun gjeopolitik num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, ai nuk kishte haber se kush ishin k\u00ebrc\u00ebnimet e jasht\u00ebme ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara 10-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas sulmit t\u00eb para disa dit\u00ebve t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, duket se ish-presidenti Obama ka ndryshuar pik\u00ebpamjet e tija n\u00eb lidhje me Rusin\u00eb, nd\u00ebrsa reagoi n\u00eb lidhje me sulmin rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs duke thek\u00ebsuar nd\u00ebrlikimet historike t\u00eb k\u00ebtij krimi shtet\u00ebror, dhe shtoi se pasojat e k\u00ebtij akti ilegal dhe armiq\u00ebsor do t\u00eb shtrihen p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Ukrain\u00ebs. \u201cP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tani kemi v\u00ebrejtur forcat p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe autoritare q\u00eb po ngren\u00eb kok\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke sulmuar idealet e demokracis\u00eb. t\u00eb shtetit ligjor, barazis\u00eb, liris\u00eb individuale, liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, liris\u00eb fetare dhe vetvendosjes. Pushtimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia tregon se ku \u00e7ojn\u00eb k\u00ebto prirje t\u00eb rrezikshme \u2013 dhe se ato duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohen\u201d. Pak si von\u00eb, Z. President Obama, por megjithk\u00ebt\u00eb duhet vler\u00ebsuar komenti i tij. Rusia, historikisht, gjithmon\u00eb ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrezik gjeopolitik ndaj interesave t\u00eb Shteteve t\u00eb t\u00eb Bashkuara dhe ndaj liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb popujve.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas sulmit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, mediat amerikane, me prirje t\u00eb majta e t\u00eb djathta, si dhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb politik\u00ebs amerikane, p\u00ebrfshir demokrat\u00eb &#8212; pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, po rikujtojn\u00eb deklarat\u00ebn e Senatorit Romney t\u00eb 10-viteve m\u00eb par\u00eb, duke i dhen\u00eb kredin\u00eb se ai paska patur t\u00eb drejt\u00eb sa i p\u00ebrket Rusis\u00eb s\u00eb Putinit. Si shemb\u00ebll, deklarata kongresistit demokrat nga Kalifornia, Ted Lieu, sikur\u00eb p\u00ebrmbledh t\u00eb gjitha reagimet dhe komentet ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb dikurshme t\u00eb senatorit republikan n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me CNN, se \u201cAgresioni i Putinit ndaj Ukrain\u00ebs, v\u00ebrteton se Mitt Romney kishte t\u00eb drejt\u00eb kur e ka quajtur Rusin\u00eb, armikun gjeopolitik num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr kritik\u00ebt e deklarat\u00ebs s\u00eb Mitt Romney ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe Madeleine Albright (ish-Sekretarja e Shtetit), por e cila, disa vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2019, i k\u00ebrkoi ndjes\u00eb Senatorit Romney p\u00ebr kritikat e saj ndaj tij n\u00eb lidhje me Rusin\u00eb, duke then\u00eb se, \u201cUn\u00eb personalisht, i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb Senatorit Romney, pasi besoj se ne kemi n\u00ebnvler\u00ebsuar zhvillimet n\u00eb Rusi\u201d. Ajo k\u00ebrkoi ndjes\u00eb publikisht gjat\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmie para Komisionit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsues\u00ebve n\u00eb shkurt t\u00eb 2019, n\u00eb lidhje me regjimet autoritare dhe p\u00ebr rreziqet q\u00eb ato paraqesin p\u00ebr sigurin\u00eb bot\u00ebrore. Sidoqoft\u00eb, shum\u00eb ishin t\u00eb gabuar n\u00eb lidhje me objektivat e Rusis\u00eb putiniste, sidomos n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre 20-viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir ish-president\u00ebt amerikan\u00eb, Bill Clinton, Xhorxh Bush i ri dhe Barak Obama, si edhe nj\u00eb num\u00ebr udh\u00ebheqsish evropian\u00eb, p\u00ebrfshir ish-Kancelaren gjermane Angel Merkel dhe Gerhard Schroeder. Senatori Mitt Romney n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia kiritkoi ashp\u00ebr ish-president\u00ebt amerikan\u00eb Obama dhe Trump duke then\u00eb se \u201cdekada e 80-ave na b\u00ebri thirrje p\u00ebr veprim, e ne nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebm\u201d, tha Senatori Romney n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb dhe shtoi: \u201cPushtimi i Ukrain\u00ebs nga Putini \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb 80-vjet q\u00eb nj\u00eb fuqi e madhe pushton nj\u00eb komb sovran, pa asnj\u00eb justifikim, pa provokim, por edhe pa nder\u201d, u shpreh senatori republikan nga shteti Utah.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku ishte bota per\u00ebndimore, NATO, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian, kur Putini pushtoi Krimen\u00eb n\u00eb vitin 2014? \u00c7far\u00eb provash tjera donin t\u00eb kishin se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrgatiste Putini p\u00ebr Evrop\u00ebn? Po p\u00ebr Ballkanin Perendimor? E di njeri? Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama u pyet t\u00eb premten gjat\u00eb nj\u00eb konference me shtypin n\u00eb lidhje me nism\u00ebn e tij dhe t\u00eb presidentit serb Vu\u00e7iq, \u201cBallkani i Hapur\u201d, se \u00e7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ket\u00eb pushtimi rus i Ukrain\u00ebs n\u00eb nism\u00ebn e tyre ballkanike. Si\u00e7 dihet, sipas shum\u00eb v\u00ebrejt\u00ebsve politik\u00eb, vendas dhe t\u00eb huaj, ajo nism\u00eb e ka origjin\u00ebn n\u00eb Mosk\u00eb, nd\u00ebrsa Z. Rama u pyet edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Tiran\u00ebs zyrtare me Beogradin, pas sulmit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Sipas medias, Kryeministri Rama u p\u00ebrgjigj duke then\u00eb se, \u201cSa&nbsp;i p\u00ebrket Serbis\u00eb, natyrisht, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr ata q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb rast pa u marr\u00eb me Ballkanin e Hapur p\u00ebr t\u00eb spekuluar p\u00ebrs\u00ebri. Nuk kemi pasur munges\u00eb qart\u00ebsie e pozicioni p\u00ebr Serbin\u00eb, nga pik\u00ebpamja e politik\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb jashtme kur kemi nisur procesin. Do t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb vijim shum\u00eb gj\u00ebra, jo n\u00eb raport me Serbin\u00eb, por n\u00eb raport se si do t\u00eb zhvillohet ky proces.\u201d Sipas k\u00ebsaj deklarate, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk e ka nd\u00ebr mend t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb sa i p\u00ebrket \u201craportit me Serbin\u00eb\u201d, dmth as nuk do t\u00eb rishikoj\u00eb nism\u00ebn e tij \u201cBallkani i Hapur\u201d, nj\u00eb pjell\u00eb kjo e Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb, me q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur influenc\u00ebn ruse n\u00eb Ballkan, por pa nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb nxhet\u00eb si kjo n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjish\u00ebm i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres e cil\u00ebsoi si, \u201cmomenti m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>E solla k\u00ebt\u00eb shemb\u00ebll t\u00eb debatit amerikan t\u00eb 10-viteve m\u00eb par\u00eb si dhe kujtes\u00ebn k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb median amerikane rreth atij debati midis dy ish-kandidat\u00ebve p\u00ebr president, Obama dhe Romney, n\u00eb vitin 2012 &#8212; por edhe \u201cmea culpat\u201d nga t\u00eb dy krah\u00ebt e politik\u00ebs amerikane \u2013 q\u00eb sot k\u00ebrkojn\u00eb falje duke vler\u00ebsuar Senatorin Mitt Romney, p\u00ebr largpam\u00ebsin\u00eb ndaj rrrezikut q\u00eb paraqet Rusia p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr bot\u00ebn. Se kishte t\u00eb drejt\u00eb sa i p\u00ebrket rrezikut q\u00eb paraqet Rusia ndaj interesave amerikane dhe per\u00ebndimore, por jo vet\u00ebm. Por edhe p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb problem tjet\u00ebr, nism\u00ebn Rama\/Vu\u00e7iq t\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, n\u00eb raport me ato q\u00eb po ndodhin sot n\u00eb Ukrain\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje q\u00ebndrimin e Serbis\u00eb ndaj k\u00ebtij akti kriminal. Serbia dhe Bjellorusia jan\u00eb t\u00eb vetmet vende n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebnuan sulmin ushtarak t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Moska. Ishte p\u00ebr tu \u00e7uditur q\u00eb gjat\u00eb konferenc\u00ebs me shtypin, Kryeministri shqiptar edhe k\u00ebshtu u p\u00ebrpoq t\u00eb mbronte qendrimin e mikut t\u00eb tij Vu\u00e7iqit ndaj agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb \u201cmb\u00ebshtetjte t\u00eb integritetit territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs\u201d, sikur kjo e fal\u00eb Vu\u00e7iqin p\u00ebr mos d\u00ebnimin, nga ana e tij, t\u00eb sulmit barbar rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Fatkqesisht, duket se disa ende nuk e kan\u00eb kuptuar se Vu\u00e7iqi dhe Putini jan\u00eb kopje t\u00eb Millosheviqit!<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d, megjith\u00ebse kund\u00ebrshtohet \u00e7\u2019prej fillimit, vendosm\u00ebrisht, nga qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga shumica e shqiptar\u00ebve kudo, Kryeministri Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb justifikonte k\u00ebt\u00eb nism\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt t\u00eb premt\u00ebn, se \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i mb\u00ebshtetur shum\u00eb fort nga Shtetet e Bashkuara\u2026 dhe nga shum\u00eb aleat\u00eb e partner\u00eb\u2026dhe nuk shoh asnj\u00eb problem, fare, fare, p\u00ebr tu fokusuar ose p\u00ebr tu shqet\u00ebsuar\u2026\u201d, tha Kryeminsitri Rama. Me sa di un\u00eb, nuk ka nj\u00eb qendrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin e Hapur. Me sa dihet tani, q\u00ebndrimi i SHBA-ve, i shprehur nga i d\u00ebrguari amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar \u00ebsht\u00eb se, \u201cN\u00ebse n\u00eb nism\u00ebn \u201cBalkani i Hapur\u201d (Open Ballkan) nuk p\u00ebrfshihen t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor, at\u00ebher\u00eb ajo nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb un\u00eb nuk shikoj nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebr \u201cOpen Balkan\u201d, si\u00e7 pretendon Edi Rama. Por, si shumica e shqiptar\u00ebve jam i vetdijsh\u00ebm se alternativa Vu\u00e7iq-Putin ose Rusi\/Serbi nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb interesin e shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d, si\u00e7 nuk ishte as \u201cMini-Shengeni Ballkanik\u201d, para tij.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb nism\u00eb politike rajonale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cBallkani i Hapur\u201d, pa pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs &#8212; duke then\u00eb se e mb\u00ebshtesin fort SHBA-t\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi personale dhe komb\u00ebtare. Shtetet e Bashkuara edhe kur gabojn\u00eb, reflektojn\u00eb p\u00ebr mungesat dhe gabimet politike dhe po t\u00eb jet\u00eb nevoja, k\u00ebrkojn\u00eb edhe ndjes\u00eb. \u201cBallkani i Hapur\u201d, si nism\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nuk \u00ebsht\u00eb as nuk mund t\u00eb jet\u00eb krijes\u00eb dhe as e mb\u00ebshtetur si ide nga Shtetet e Bashkuara, sepse ajo u sh\u00ebrben kryekput interesave serbo-ruse n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Sepse si\u00e7 ka then\u00eb Senatori republikan Mitt Romney 10-vjet m\u00eb par\u00eb, Rusia \u00ebsht\u00eb armiku gjeopolitik num\u00ebr nj\u00eb i Amerik\u00ebs jo vet\u00ebm i vlerave t\u00eb saj, por edhe i liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb kombeve, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn si dhe mbar\u00eb rajonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket nism\u00ebs s\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues dhe alarmues fakti se pse Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk heq dor\u00eb nga nj\u00eb nism\u00eb e d\u00ebshtuar, ende pa filluar, por aq e rrezikshme p\u00ebr kombin shqiptar madje edhe si ide, sidomos pa pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs \u2013 p\u00ebrball agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe ambicjeve serbo-ruse n\u00eb rajonin e Ballkanit. Shum\u00eb ekspert\u00eb po thon\u00eb se agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga Putini p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb rregull t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrtej Ukrain\u00ebs. Prandaj nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d, duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u intereson demokracia dhe t\u00eb drejtat e njeriut, kudo.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gabosh \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, Z. Rama. T\u00eb k\u00ebrkosh ndjes\u00eb \u00ebsht\u00eb hyjnore. Gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga \u201cBallkani i Hapur\u201d dhe n\u00eb, heshtje e pa buj\u00eb, t\u00eb bashkrendosh politikat e interesave komb\u00ebtare n\u00eb bashkpunim me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por sidomos me autoritetet e Kosov\u00ebs, por edhe me partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb kombit! Putini e filloi n\u00eb Ukrain\u00eb, por sipas disa ekspert\u00ebve, objektivat e tija ekspansioniste shkojn\u00eb p\u00ebrtej Ukrain\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb Vu\u00e7iqi nuk e d\u00ebnon pushtimin e Ukrain\u00ebs nga Rusia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet me gjith\u00eb fuqi e shpirt nism\u00ebn, tashti fam\u00ebkeqe, por edhe nj\u00eb nism\u00eb e pa nder e pa burr\u00ebni, \u201cBallkani i Hapur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senatori republikan i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Mitt Romney kishte t\u00eb drejt\u00eb sa i p\u00ebrket Rusis\u00eb. P\u00ebraf\u00ebrsisht, ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[165,164,166,163],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=711"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":714,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711\/revisions\/714"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}