{"id":707,"date":"2022-02-20T11:51:13","date_gmt":"2022-02-20T10:51:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=707"},"modified":"2022-02-20T11:51:13","modified_gmt":"2022-02-20T10:51:13","slug":"perurimi-i-ekspozites-se-perhershme-informuese-mbi-kampin-e-internimit-ne-tepelene","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/02\/20\/perurimi-i-ekspozites-se-perhershme-informuese-mbi-kampin-e-internimit-ne-tepelene\/","title":{"rendered":"P\u00ebrurimi i ekspozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme informuese mbi kampin e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Njoftohet se Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH) dhe Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur (ICMP), n\u00eb bashkpunim me Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb, n\u00eb mbyllje t\u00eb projektit midis k\u00ebtyre dy enteve (ICMP dhe AIDSSH), \u201cRritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb publikut p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale dhe t\u00eb pajtimit: t\u00eb zhdukurit t\u00eb komuniz\u00ebm\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebruruar dit\u00ebn e hen\u00eb me 14 shkurt, 2022, ekspozita e p\u00ebrhershme informuese mbi kampin e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb, pik\u00ebrisht, n\u00eb mjediset e k\u00ebtij ish-kampi fam\u00ebkeq. Frank SHKRELI: Mbi kampin e p\u00ebrqendrimit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb Tepelen\u00eb | Gazeta Telegraf<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 kemi par\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr financimin e projekteve t\u00eb tilla kushtuar vikitmave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, as ky projekt nuk \u00ebsht\u00eb financuar nga qeveria shqiptare por nga Bashkimi Evropian (BE) dhe nga Ambasada Zvicerane, sipas faqes fejsbuk t\u00eb AIDSSH. Gjithnj\u00eb sipas njoftimit n\u00eb faqen e AIDSSH, ekspozita e jashtme e p\u00ebrhershme informuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur me materiale t\u00eb hulumtuara nga Instituti i Historis\u00eb dhe nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore mbi t\u00eb internuarit n\u00eb kampin me tela me gjemba t\u00eb Tepelen\u00ebs. Po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb skicat e \u00e7muara, q\u00eb paraqesin n\u00eb trajt\u00eb fotografike jet\u00ebn n\u00eb kamp, t\u00eb realizuara me mjesht\u00ebri nga Lek Pervizi, i internuar n\u00eb Tepelen\u00eb. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve t\u00eb vdekjes t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs | Gazeta Telegraf<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se, m\u00eb n\u00eb fund, shohim nj\u00eb interesim pak m\u00eb t\u00eb madh se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nga diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe p\u00ebr krimet e regjimit diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 30-vjet nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, n\u00eb krahasim me vendet e tjera ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore e Qendrore, me p\u00ebrballimin e saj serioz dhe zyrtar me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste. T\u00eb vonuar jan\u00eb edhe diplomat\u00ebt e demokracive per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, aty k\u00ebtu, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i ambasad\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb viteve u ka kushtuiar vem\u00ebndje t\u00eb posa\u00e7me viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb tjer\u00ebt nuk i kan\u00eb kushtuar ndonj\u00eb kujdes t\u00eb duksh\u00ebm as nuk kan\u00eb treguar ndonj\u00eb interesim serioz ndaj krimeve t\u00eb komunizmit dhe p\u00ebrballimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, thuhet se kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb. M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, thot\u00eb populli. Vura re se n\u00eb p\u00ebrurimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb ish-kampin e Tepelen\u00ebs t\u00eb hen\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb edhe dy diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, Ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb znj. Yuri Kim dhe Drejtori i Seksionit Politik n\u00eb BE, z. Alexis Hupin. Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb lart\u00eb diplomatik\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla, ku kujtohen dhe nderohen viktimat e komunizmit t\u00eb regjimit enverist n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur. Un\u00eb, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time, u kam b\u00ebr\u00eb thirrje, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tani, diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u00eb takohen me p\u00ebrfaqsues t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe t\u00eb vizitojn\u00eb kampet e internimit, burgjet dhe kampet e pun\u00ebs t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb, pasi ato po zhduken nj\u00eb nga nj\u00eb nga faqja e dheut, qellimisht, nga kjo klas\u00eb politike e cila, sot e k\u00ebsaj dite, glorifikon ose mban nj\u00eb q\u00ebndrim indiferent ndaj komunizmit enverist, nd\u00ebrsa p\u00ebr 30-vite tranzicion, ka refuzuar dhe refuzon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale t\u00eb regjimit kriminal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Lider\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave t\u00eb fundit &#8212; p\u00ebr krimet e diktatur\u00ebs komuniste, ndryshe flasin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndryshe kur jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fjalim dje n\u00eb pritjen e organizuar me rastin e fillimit t\u00eb mandatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm diplomat\u00eb amerikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si dhe t\u00eb ftuar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama iu referua regjimit komunist n\u00eb vendin e tij, duke then\u00eb se \u201cvet\u00ebm\u201d tre dekada m\u00eb par\u00eb, \u201cShqip\u00ebria ishte nj\u00eb bunker n\u00eb terr, e cila pothuajse p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, ajo u zvarrit n\u00eb nj\u00eb nga regjimet komuniste m\u00eb shtyp\u00ebse n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb e b\u00ebri vendin ton\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them, Korea Veriore e Evrop\u00ebs\u201d. Fjal\u00eb shum\u00eb me vend, por Kryeministri Rama kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb flet krejt ndryshe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebpn komuniste n\u00eb at\u00eb vend. T\u00eb gjith\u00eb e mbajm\u00eb mend fjalimin e tij n\u00eb parlamentin shqiptar, kur \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb mbrojtje t\u00eb regjimit komunist, duke then\u00eb se, \u201ckomunizmi ka qen\u00eb n\u00eb an\u00eb e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d. Pra, Kreu i qeveris\u00eb shqiptare, ndryshe ka folur dhe ndryshe flet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe p\u00ebr krimet e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kur u flet shqiptar\u00ebve dhe kur flet para bot\u00ebs, si\u00e7 ishte rasti dje n\u00eb Nju Jork, bazuar pra, n\u00eb audienc\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrpara. Fjalimi i tij m\u00eb kujtoi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb nj\u00eb zyrtari amerikan vite m\u00eb par\u00eb i cili u shpreh se lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb kur jan\u00eb, sidomos, jasht\u00eb vendit, dhe flasin sikur jan\u00eb \u201cdemokrat\u00eb t\u00eb llojit xhefersonian\u201d, por n\u00eb vendin e tyre sillen si enverist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nuk duhet t\u00eb ndjekin shembullin e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave dhe as t\u00eb binden p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tyre n\u00eb lidhje me komunizmin. Dhe p\u00ebr vler\u00ebsimet e tyre p\u00ebr at\u00eb regjim kriminal, jo se jo, sepse n\u00ebqoftse p\u00ebrfaqsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb Washingtonit dhe Brukselit, v\u00ebrtet\u00eb, mbrojn\u00eb vlerat per\u00ebndimore t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, a priori nuk duhet t\u00eb ken\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat dhe qendrimet pro ose indiferente t\u00eb liderve shqiptar\u00eb ndaj diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Kush mund t\u00eb jet\u00eb indiferent dhe kush mund t\u00eb hesht p\u00ebrball krimeve t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb Kryeministri Rama, me t\u00eb drejt\u00eb, e cil\u00ebsoi dje n\u00eb Nju Jork, si nj\u00eb nga \u201cregjimet komuniste m\u00eb shtypse n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb e b\u00ebri vendin ton\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them, si Korea e Veriut, e Evrop\u00ebs\u201d!? Dy kontinente t\u00eb ndrysh\u00ebm, dy qendrime kund\u00ebrshtare nj\u00ebra me tjetr\u00ebn, por nga nj\u00ebjti kryeminist\u00ebr n\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por kjo nuk duhet t\u00eb ndodhi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e demokracive per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb. Ata nuk duhet t\u00eb heshtin. Duhet t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ata duhet t\u00eb gjykojn\u00eb regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe krimet e tija, jo bazuar n\u00eb shpjegimet dhe justifikimet e klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb tranzicionit t\u00eb d\u00ebshtuar 30-vje\u00e7ar\u00eb \u201cpost-komunist\u201d shqiptar &#8212; por bazuar n\u00eb vlerat e vendeve q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb universale.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoj vizit\u00ebn e p\u00ebrfaqsuesve diplomatik\u00eb amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb n\u00eb ish-kampin komunist t\u00eb internimit n\u00eb Tepelen\u00eb, por shqiptar\u00ebt presin di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se kaq prej jush, si p\u00ebrfaqsues t\u00eb vendeve q\u00eb, historikisht, kan\u00eb mrojtur lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti. Shumica e shqiptar\u00ebve presin prej jush, si p\u00ebrfaqsues t\u00eb vendeve mike t\u00eb Kombit shqiptar q\u00eb, ju m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb b\u00ebni thirrje publikisht dhe zyrtarisht, q\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00ebqoftse d\u00ebshiron t\u00eb integrohet plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha mekanizmat euro-atlantike, p\u00ebrfshir Bashkimin Evropian, at\u00ebher\u00eb Tirana zyrtare duhet t\u00eb distancohet sa m\u00eb par\u00eb nga e kaluara komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb, pa asnj\u00eb hezitim, krimet m\u00eb mizore t\u00eb ndonj\u00eb regjimi komunist n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr ndryshe, vizita t\u00eb tilla nga diplomat\u00eb t\u00eb huaj, si ajo n\u00eb kampin e internimit, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb Tepelen\u00eb, do t\u00eb konsiderohen si nj\u00eb shfaqje teatrale e rastit, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb progandistike nga ana e diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, q\u00eb edhe ashtu, fatkeq\u00ebsisht, konsiderohen gj\u00ebrsisht si pal\u00eb me qeverin\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb rivendosni sadopak para shqiptar\u00ebve besueshm\u00ebrin\u00eb tuaj dhe t\u00eb vendeve q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni, at\u00ebher\u00eb ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb ndahet shapi prej sheqerit. Ju duhet t\u00eb prononcoheni, nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike jeni ju, sa I p\u00ebrket t\u00eb kaluara\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. A jeni apo jo p\u00ebr distancimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga e kaluara e saj diktatoriale komuniste dhe p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb ka njohur historia moderne evropiane kund\u00ebr grave, f\u00ebmijve dhe pleq\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, apo do vazhdoni q\u00eb n\u00eb heshtje t\u00eb jeni pal\u00eb me qeverit\u00eb shqiptare q\u00eb kan\u00eb refuzuar deri tani t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb, zyrtarisht, krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb pritja q\u00eb ky prononcim nga ana juaj t\u00eb ndodhte pardje, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk ndodhi as n\u00eb vizit\u00ebn tuaj n\u00eb kampin e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr un\u00eb nuk d\u00ebgjova as fjal\u00ebn komuniz\u00ebm gjat\u00eb fjalimeve tuaja atje. Fol\u00ebt, shkurtimisht, p\u00ebr viktimat, p\u00ebrfshi vdekjen e qindra f\u00ebmijve n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs, por nuk fol\u00ebt se kush ishte agresori i eg\u00ebr q\u00eb shkaktonte vdekjen e f\u00ebmijve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Jam i sigurt se ju e dini, dhe duhet ta thoni haptas dhe pa hezitim: ishte pik\u00ebrisht, ai q\u00eb sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama, nj\u00ebri prej, \u201cregjimeve komuniste m\u00eb shtyp\u00ebse n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb e b\u00ebri vendin ton\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them, Korea Veriore e Evrop\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Rama, por edhe ju duhet ta thoni k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, aty mu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Mos heshtni! T\u00eb thoni se duhet t\u00eb shikojm\u00eb p\u00ebrpara dhe jo mbrapa, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb presin shumica e shqiptar\u00ebve prej jush, sidomos viktimat e komunizmit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofendim nga ana e juaj p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra viktima t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur q\u00eb kan\u00eb vuajtur aq shum\u00eb e q\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb af\u00ebrmit m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb tyre, viktima t\u00eb komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve as varret nuk u dihen, tre dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Un\u00eb nuk e di se si mund t\u2019u thuhet viktimave t\u00eb gjalla t\u00eb komunizmit q\u00eb t\u00eb harrojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste. Viktimat e komunizmit nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb as nuk k\u00ebrkojn\u00eb hakmarrje. Ata duan vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duan drejt\u00ebsi! Sepse, si\u00e7 shprehet n\u00eb faqen fejsbuk t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, zonja Yuri Kim, \u201cPaqja nuk mund t\u00eb vij\u00eb pa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe pajtimin.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe pa drejt\u00ebsi, shoq\u00ebria shqiptare nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara, sado q\u00eb pushtetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe diplomat\u00ebt e huaj t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb harrohet e kaluara komuniste! Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb mundur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftohet se Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH) dhe Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,102,2],"tags":[103,162],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":709,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707\/revisions\/709"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}