{"id":554,"date":"2022-01-17T14:36:43","date_gmt":"2022-01-17T13:36:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=554"},"modified":"2022-01-17T14:39:45","modified_gmt":"2022-01-17T13:39:45","slug":"554-vjetori-i-vdekjes-se-heroit-tone-kombetar-gjergj-kastriotit-skenderbeut","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/01\/17\/554-vjetori-i-vdekjes-se-heroit-tone-kombetar-gjergj-kastriotit-skenderbeut\/","title":{"rendered":"554 vjetori i vdekjes s\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut"},"content":{"rendered":"<p>Sot b\u00ebhen plot 554 nga vdekja e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeut, i cili mbrojti trojet arb\u00ebrore dhe i rezistoi p\u00ebr 25 vjet me radh\u00eb fuqis\u00eb m\u00eb t\u00ea madhe t\u00eb koh\u00ebs, perandoris\u00eb otomane. \u00ab\u00a0K\u00ebshtu, q\u00ebkur Shqip\u00ebria quhet Shqip\u00ebri, Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb burri q\u00eb e tregoi at\u00eb si komb e shtet m\u00eb vehte, nga m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt n&#8217;Evrop\u00ebn e asaj kohe, gjat\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb paprer\u00eb prej nj\u00ebzetepes\u00eb vjet\u00ebsh. Dhe formoi nyjen e kreut ku mund t\u00eb lidhej filli i historis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr koh\u00ebt e pastajme.\u00a0\u00bb. K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Profesor. Abas Ermenji epopen\u00eb legjendare t\u00eb kryetrimit dhe atit t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb studimin e tij historik \u00ab\u00a0Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb. Kemi shk\u00ebputur m\u00eb posht\u00eb nga ky studim pjes\u00ebn ku flitet p\u00ebr vdekjen e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar:<\/p>\n<p>\u00ab<br \/>\n\u2026<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb Prillit 1467, Sk\u00ebnderbeu u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, i bindur se s&#8217;kish ku t\u00eb mb\u00ebshtetej ve\u00e7se n\u00eb forcat e popullit shqiptar, t\u00eb cilit iu drejtua p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb therorit\u00eb e fundit. Lek Dukagjini me komandantin venetikas t\u00eb Shkodr\u00ebs kishin mbledhur nj\u00eb fuqi prej mal\u00ebsor\u00ebsh dhe prej qytetevet shqiptare q\u00eb ishin n\u00ebn Venetikun. Kjo fuqi iu shtua usht\u00ebris\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, e cila arriti n\u00eb 14.000 veta. Me k\u00ebt\u00eb, kryetrimi duhej t\u00eb shp\u00ebtonte Kruj\u00ebn nga rreziku. Kur po pregatitej t&#8217;i binte Ballabanit, m\u00ebsoi se i v\u00ebllaj i k\u00ebtij, Jonuzi, po vinte me nj\u00eb tjet\u00ebr ushtri turke p\u00ebr t\u00eb forcuar rrethimin e Kruj\u00ebs. Por Sk\u00ebnderbeu s&#8217;e la t&#8217;afrohej, e sulmoi edhe e d\u00ebrrmoi duke z\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb Jonuzin bashk\u00eb me t\u00eb birin Hajdar. Pastaj theu nj\u00eb varg fortifikatash q\u00eb Ballabani kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur. I tregoi k\u00ebtij t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe t\u00eb nipin t\u00eb lidhur me hekura edhe u v\u00ebrtit nga jasht\u00eb mbi usht\u00ebrin\u00eb turke, nd\u00ebrsa garnizoni i Kruj\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb dalje heroike duke e goditur armikun p\u00ebrball\u00eb. N&#8217;at\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb tmerrshme, Ballaban Pasha u vra prej nj\u00eb ushtari nga Kruja i quajtur Gjergj Aleksi, usht\u00ebria turke u thye dhe u t\u00ebrhoq e shpartalluar. Pastaj mezi \u00e7au grykat e malevet p\u00ebr t&#8217;ikur, e ndjekur kudo prej Shqiptar\u00ebve. Sk\u00ebnderbeu i spastroi disa garnizone armike t\u00eb mbetura aty-k\u00ebtu dhe rrethoi Elbasanin, por s&#8217;e mori dot mbasi nuk kishte artileri t\u00eb mjaft\u00eb.<br \/>\nSulltan Mehmeti II, i eg\u00ebrsuar nga k\u00ebto ngjarje, u nis vet\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Korrik t\u00eb vitit 1467, hyri me t\u00eb gjitha ushtrit\u00eb e tija dhe e rrethoi Kruj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb. Ishte nj\u00eb luft\u00eb shkat\u00ebrrimi, djegie, \u00e7farosjeje. Sulltani la garnizone n\u00eb shum\u00eb pika t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe sulmoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht qytetet q\u00eb mbante Venetiku, Durr\u00ebsin, Lezh\u00ebn, Shkodr\u00ebn, p\u00ebr t&#8217;ia prer\u00eb vendit \u00e7do mund\u00ebsi ndihme nga an\u00eb e detit. Sk\u00ebnderbeu vazhdoi taktik\u00ebn e vjet\u00ebr, Kruja iu q\u00ebndroi topave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe sulmevet m\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuara, Shqiptar\u00ebt treguan t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt heroizmi si m\u00eb par\u00eb. Pjesa m&#8217;e madhe e usht\u00ebris\u00eb turke u l\u00ebshua p\u00ebr t\u00eb shkretuar vendin. Popullsia ikte, fshihej, t\u00ebrhiqej e tmerruar. Kushdo q\u00eb u kap i gjall\u00eb, u ther pa m\u00ebshir\u00eb. Disa grupe q\u00eb mund\u00ebn, u m\u00ebrguan n&#8217;Itali. Por shumica e popullit u t\u00ebrhoq n\u00ebp\u00ebr vendet e forta duke q\u00ebndruar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb gjer n\u00eb vdekje. Trupat turke t\u00eb st\u00ebrvitura n\u00eb luft\u00ebn e malevet u vun\u00eb t\u00eb ndiqnin Shqiptar\u00ebt deri n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb thepisura, por k\u00ebta iu q\u00ebndruan me nj\u00eb trim\u00ebri t\u00eb pashoqe edhe i praps\u00ebn me humbje. Nga shkrimet e kronikan\u00ebve turq, Dursun Beu dhe Qemal-Pasha-Zadeja, dhe nga ato t\u00eb kronikan\u00ebve bizantin\u00eb turkofil\u00eb, Kritobuli dhe Laonik Halkokondili, kuptohet se sa t&#8217;ashpra, pla\u00e7kit\u00ebse dhe gjakderdh\u00ebse qen\u00eb k\u00ebto dy ekspedita t\u00eb Sulltan Mehmetit II dhe se sa heroike u d\u00ebftye q\u00ebndresa e Shqiptar\u00ebve, q\u00eb \u00e7uditi t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn e at\u00ebhershme. Shqiptar\u00ebt &#8211; tregon Kritobuli &#8211; hidh\u00ebshin nga majat e shk\u00ebmbenjve p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb duart e Turqve. Pas disa sulmeve t\u00eb fundme q\u00eb b\u00ebri Mehmeti II kund\u00ebr Kruj\u00ebs dhe Durr\u00ebsit, n\u00eb muajin e Gushtit, dhe pasi e pa se ndjekja e Shqiptar\u00ebve po i shkaktonte humbje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda usht\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, u shtr\u00ebngua t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebthehej i turp\u00ebruar n\u00eb Stamboll. Por la garnizone n\u00ebp\u00ebr fortesat dhe trupa n\u00eb kufi. K\u00ebto dy t\u00ebrheqje t\u00eb pushtonj\u00ebsit t\u00eb Stambollit, q\u00eb u zmbraps p\u00ebrpara Kruj\u00ebs dy vjet me radh\u00eb, ishin si dy kurora lavdie shum\u00eb t\u00eb ndritura p\u00ebr Sk\u00ebnderben dhe p\u00ebr kombin shqiptar. Por vendi ishte prishur, djegur e shkretuar. Popullsia ishte vrar\u00eb e gjymtuar. Mungonin ushqimet, mungonte gjith\u00eb\u00e7ka. Dar\u00ebt e hekurta turke rreth Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme po shtr\u00ebngoh\u00ebshin. Fortesave t\u00eb tjera q\u00eb ndodh\u00ebshin n\u00eb duart e armikut, Sfetigradit, Beratit, Modric\u00ebs, iu shtohej tani edhe Elbasani. Kjo baz\u00eb e fundit turke e shqet\u00ebsoi fort Republik\u00ebn e Venetikut sepse prej Elbasanit k\u00ebrc\u00ebnohej Durr\u00ebsi drejtp\u00ebrdrejt; sidomos q\u00eb Turqit kishin n\u00eb dor\u00eb edhe Vlor\u00ebn. Sk\u00ebnderbeu shpresonte se do t\u00eb kishte ndihm\u00ebn e Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Elbasanin. Pasi i spastroi disa nga garnizonet q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb Mehmeti II, iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur fuqi t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb pregatitur rrethimin e Elbasanit. Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duh\u00ebshin mjete, dhe gjendja e vendit ishte tep\u00ebr e keqe. Prandaj vendosi t\u00eb th\u00ebrriste n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1468, nj\u00eb kuvend t\u00eb krer\u00ebve shqiptar\u00eb, ashtu si\u00e7 pat b\u00ebr\u00eb m\u00eb 1444. Ftoi edhe delegat\u00ebt e Venetikut p\u00ebr t&#8217;iu k\u00ebrkuar nj\u00eb ndihm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo q\u00eb po jepte tani Republika.<br \/>\nKuvendi u mblodh, por Sk\u00ebnderbeu u s\u00ebmur nga ethet. Kur ishte keq n\u00eb shtrat, nj\u00eb ushtri turke erdhi nga Kosova n\u00ebp\u00ebr malet me d\u00ebbor\u00eb dhe rrethoi Shkodr\u00ebn. Kryetrimi provoi t\u00eb ngrihej p\u00ebr t\u00eb fundmen her\u00eb dhe t\u00eb rrokte shpat\u00ebn, por i mungoi fuqia. Garda pretoriane shkoi k\u00ebt\u00eb her\u00eb pa komandantin, por Turqit e pandeh\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb saj edhe u thyen. Kur i erdhi lajmi i fitores, Sk\u00ebnderbeu ishte n\u00eb \u00e7astet e fundit. Vdiq m\u00eb 17 Janar 1468, i rrethuar me drit\u00eb dhe lavdi t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme. U varros n\u00eb kryekish\u00ebn e Sh\u00ebn-Kollit, n\u00eb Lezh\u00eb. &#8220;Si Ajaksi i Sofokliut, shkruan historiani Fallmerayer, Sk\u00ebnderbeu u hoq nga skena p\u00ebrpara se t\u00eb mbaronte akti i tret\u00eb dhe i fundm\u00eb i tragjedis\u00eb shqiptare&#8221;.<br \/>\nKombi shqiptar e qau me kuj\u00eb e me gj\u00ebm\u00eb prij\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tij q\u00eb ia rr\u00ebmbeu vdekja n\u00eb \u00e7astin m\u00eb fatkeq t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje. Vajtimi i burrave edhe i grave, q\u00eb \u00e7irrnin fytyr\u00ebn, shkulnin flok\u00ebt, rrihnin krah\u00ebrorin, ishin nga ato pamje q\u00eb t\u00eb k\u00ebpusin shpirtin. Nuk mbet zem\u00ebr q\u00eb s&#8217;u helmua, nuk mbet sy pa derdhur lot. Lajmi i zi shkaktoi dh\u00ebmbje e pik\u00ebllim n\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn, q\u00eb humbiste mbrojt\u00ebsin e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Tregojn\u00eb se Sulltan Mehmeti, kur d\u00ebgjoi vdekjen e tij, tha: &#8220;Nj\u00eb luan t\u00eb k\u00ebtill\u00eb nuk do t&#8217;a pjelli m\u00eb dheu kurr\u00eb!&#8221;.<br \/>\nTrim\u00ebrit\u00eb e Sk\u00ebnderbeut u k\u00ebnduan, pas m\u00ebnyr\u00ebs shqiptare, si ato t\u00eb heronjve t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb klasike. Figura e tij u mbajt si hije e sh\u00ebnjt\u00ebruar n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb edhe e frym\u00ebzoi popullin t&#8217;a vazhdonte q\u00ebndres\u00ebn e pathyershme p\u00ebr disa dhjetra vjet akoma. Kronikani venetikas, Antonio Scabello, shkruante m\u00eb 1487, afro nj\u00ebzet vjet pas vdekjes s\u00eb fatosit, se populli shqiptar i k\u00ebndonte me vjersha epike trim\u00ebrit\u00eb e tija t\u00eb \u00e7uditshme, se grumbuj vajzash mblidh\u00ebshin \u00e7do tet\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet ku ai kishte sunduar dhe, midis zjarrit t\u00eb betejavet, kur dridhej bota p\u00ebrpara arm\u00ebve t\u00eb barbarit, ato i k\u00ebndonin hymne lavdie prij\u00ebsit t\u00eb vdekur, si\u00e7 e kishin zakon t\u00eb vjetrit n\u00ebp\u00ebr gostit\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb heronjve t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>\n\u2026<br \/>\n<em>Marr\u00eb nga studimi i Profesor Abas Ermenjit: \u00ab\u00a0<strong>Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong> \u00bb\u00a0 t\u00eb cilin mund ta gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb<\/em>: <a href=\"http:\/\/ermenji.org\/historia\/historia.html\">http:\/\/ermenji.org\/historia\/historia.html<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot b\u00ebhen plot 554 nga vdekja e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeut, i cili mbrojti trojet arb\u00ebrore dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,5,2,32],"tags":[145,146,144],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=554"}],"version-history":[{"count":5,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":559,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554\/revisions\/559"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}