{"id":544,"date":"2021-11-28T18:29:56","date_gmt":"2021-11-28T17:29:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=544"},"modified":"2021-11-28T18:41:40","modified_gmt":"2021-11-28T17:41:40","slug":"dita-e-flamurit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/11\/28\/dita-e-flamurit\/","title":{"rendered":"Dita e Flamurit"},"content":{"rendered":"<p>109 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 Ismail Qemali n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar t\u00eb mbledhur n\u00eb Vlor\u00eb, shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi jetike n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, ishte rezultati i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare t\u00eb shekullit t\u00eb XIX dhe i Lidhjes s\u00eb Prizrenit e themeluar m\u00eb 10 qershor 1878 n\u00eb koh\u00ebn kur tokat shqiptare rrezikoheshin t\u00eb ndaheshin mes fqinj\u00ebve sllav\u00eb dhe grek\u00eb pas luft\u00ebs ruso-turke , traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit dhe Kongresit t\u00eb Berlinit. Lidhja e Prizrenit u p\u00ebrpoq q\u00eb t\u00eb bashkonte kat\u00ebr vilajetet e pernadoris\u00eb osmane ku jetonin shqiptar\u00ebt (vilajeti i Janin\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Kosov\u00ebs dhe Manastirit) n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi politike dhe administrative autonome shqiptare e cila do t\u00eb hidhte bazat e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur shqiptar.<br \/>\n28 N\u00ebntori 1912 ishte pik\u00ebrisht dita q\u00eb i hapi rrug\u00ebn krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq pavar\u00ebsia erdhi shum\u00eb von\u00eb. Ajo u shpall n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb fundit, kur nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tokave shqiptare ishin pushtuar ushtarakisht nga fqinj\u00ebt seb\u00eb dhe grek\u00eb. Si rezultat, megjith\u00ebse Pavar\u00ebsia u shpall p\u00ebr t\u00eb gjitha tokat shqiptare, ashtu si\u00e7 e kishte k\u00ebrkuar Lidhja e Prizrenit, shteti i ri shqiptar u cungua nga t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe Kosova, Cam\u00ebria, Dibra e madhe e toka t\u00eb tjera shqiptare mbet\u00ebn jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit shqiptar, megjith\u00ebse k\u00ebto krahina shqiptare pat\u00ebn luftuar m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb me armikun q\u00eb e kishin p\u00ebrball\u00eb. Me shum\u00eb se gjysma e tokave shqiptare mbet\u00ebn jasht\u00eb shtetit shqiptar sipas kufijve q\u00eb i njohu Traktati i Londr\u00ebs m\u00eb 29 korrik 1913.<br \/>\nShqiptar\u00ebt e mbetur jasht\u00eb shtetit shqiptar nuk resht\u00ebn kurr\u00eb s\u00eb luftuari p\u00ebr t\u2019u bashkuar me shtetin am\u00eb. Fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre shekullore, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh dhe sakrificash, arrit\u00ebn m\u00eb 12 qershor 1999 t\u00eb \u00e7liroheshin nga pushtimi i Serbis\u00eb. M\u00eb 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb duke i hapur rrug\u00ebn krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb pavarur shqiptar, 130 vjet pas Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe 96 vjet pas shtetit t\u00eb par\u00eb shqiptar. Shteti i ri kosovar \u00ebsht\u00eb njohur nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha per\u00ebndimore dhe nga shumica e vendeve demokratike, por ende nuk \u00ebsht\u00eb njohur nga Serbia dhe aleat\u00ebt e saj, Rusia dhe Kina.<br \/>\nSerbia, f\u00ebmija i p\u00ebrk\u00ebdhelur i Rusis\u00eb, me mentalitetin e saj shovinist dhe kolonialist ende synon ta ripushtoj\u00eb Kosov\u00ebn pasi p\u00ebr nj\u00ebqind vjet me radh\u00eb iu punoi nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb t\u00eb zezat shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs derisa m\u00eb n\u00eb fund tentoi t\u2019i zhdukte me rr\u00ebnj\u00eb e me far\u00eb. Por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb forcat e gjalla t\u00eb kombit shqiptar i dol\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Serbis\u00eb dhe i vun\u00eb gjoksin arm\u00ebve t\u00eb saj, duke ngjallur simpatin\u00eb dhe duke marr\u00eb p\u00ebrkrahjen e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs demokratike q\u00eb beson tek drejt\u00ebsia, humanizmi dhe e drejta e kombeve dhe popujve t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paqe.<br \/>\nBashkimi i Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb entitet t\u00eb vet\u00ebm politik \u00ebsht\u00eb rrjedha llogjike e historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar. Nuk duhet t\u00eb kemi asnj\u00eb dyshim se kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare, se kjo \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit shqiptar dhe p\u00ebr vendosjen e paqes n\u00eb rajon. Dy shtete t\u00eb ndara shqiptare nuk kan\u00eb kuptim dhe e dob\u00ebsojn\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon p\u00ebrball\u00eb fqinjve. Vet\u00ebm t\u00eb bashkuar Shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ndalojn\u00eb synimet ekspansioniste t\u00eb fqinjve dhe te evitojn\u00eb luftra t\u00eb tjera p\u00ebr pushtimin e tokave t\u00eb tyre.<br \/>\nPor sa m\u00eb shum\u00eb afrohet dita e bashkimit komb\u00ebtar, aq m\u00eb i fort\u00eb b\u00ebhet reagimi i fqinjve tan\u00eb shovinist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt tremben se nuk do t\u00eb mund t\u00eb vazhdojn\u00eb planet e tyre ekspansioniste n\u00eb kurriz t\u00eb tokave shqiptare.<br \/>\nAq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha b\u00ebhen k\u00ebrc\u00ebnimet e tyre, aq m\u00eb i ethsh\u00ebm b\u00ebhet aktiviteti i tyre anti-shqiptar, aq m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme b\u00ebhen p\u00ebrrallat e tyre, por edhe aq m\u00eb i madh b\u00ebhet rreziku p\u00ebr kombin shqiptar.<br \/>\nPrandaj shqiptar\u00ebt, si n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tjet\u00ebrkund, duhet t\u00eb tregohen shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe t\u00eb matur. T\u00eb mos tremben dhe t\u00eb mos dekurajohen, por t\u00eb bashkuar t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb situatat me qet\u00ebsi, guxim dhe vendosm\u00ebri.<br \/>\nN\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve anti-shqiptare sot b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb projekti serbomadh i \u00ab\u00a0Ballkanit t\u00eb hapur\u00a0\u00bb dhe ultimatumi serb p\u00ebr \u00ab\u00a0Asociacionin e Komunave Serbe\u00a0\u00bb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cilat shteti i ri kosovar i ka kund\u00ebrshtuar me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb mbrojt\u00ebsi m\u00eb i madh i kombit shqiptar sot. Por ndryshe q\u00ebndron puna me Shqip\u00ebrin\u00eb, kryeministri i s\u00eb cil\u00ebs, i cili vjen nga kasta komuniste e Tiran\u00ebs e krijuar nga partia komuniste jugosllave, ashtu si Don Kishoti i Servantesit , k\u00ebrkon ta kthej\u00eb historin\u00eb prapa dhe t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb Jugosllavie t\u00eb re, t\u00eb bazuar n\u00eb iden\u00eb serbomadhe t\u00eb \u00ab\u00a0 bot\u00ebs serbe\u00a0\u00bb . Por kjo tentativ\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb sukses, sepse Shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe kudo ndodhen nuk e d\u00ebshirojn\u00eb dhe nuk pranojn\u00eb t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e \u00ab\u00a0Ballkanit t\u00eb hapur\u00a0\u00bb serbosllav q\u00eb do t\u2019i rifuste n\u00ebn sundimin serb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi Shqiptar\u00ebt e ndiejn\u00eb se rruga e vetme \u00ebsht\u00eb bashkimi komb\u00ebtar, dhe ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar. Por bashkimi komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb apo nj\u00eb tek\u00eb. Bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb absolute p\u00ebr kombin shqiptar, por edhe nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr ekuilibrin dhe paqen n\u00eb rajon. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe megjith\u00ebse nuk e nxisin, nuk do ta pengojn\u00eb. Prandaj shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe t\u00eb mos b\u00ebhen vet\u00eb ata penges\u00eb. Tek shqiptar\u00ebt ekzistojn\u00eb shpesh mendime q\u00eb mbivler\u00ebsojn\u00eb rolin e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, iu atribojn\u00eb atyre q\u00ebllime dhe fuqi imagjinare dhe nuk e kuptojn\u00eb si funksionojn\u00eb ato. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha kan\u00eb interesat e tyre, por ato nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb popujve dhe kombeve. Jan\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt dhe askush tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin dhe t\u00eb ardhmen e tyre. Jan\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin e kombit shqiptar, n\u00ebse ai do t\u2019i n\u00ebnshtrohet armiqve t\u00eb tij shekullor\u00eb, apo n\u00ebse do t\u2019iu b\u00ebj\u00eb ball\u00eb dhe do t\u00eb ngrihet lart dhe do t\u00eb arrij\u00eb bashkimin komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb luftuar, sakrifikuar dhe derdhur gjakun d\u00ebshmor\u00ebt e kombit shqiptar, q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb 109-t\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit, Shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb realizimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt, kudo ndodhen, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb b\u00ebhet realitet sa m\u00eb par\u00eb. Shqiptar\u00ebt u detyrohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm mij\u00ebra d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr kombin shqiptar, por edhe vet\u00eb f\u00ebmijve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebve e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019iu l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb bashkuar, t\u00eb begat\u00eb dhe n\u00eb paqe me fqinj\u00ebt dhe me bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>109 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 Ismail Qemali n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,67],"tags":[138,137,139],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=544"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":547,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544\/revisions\/547"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}