{"id":538,"date":"2021-11-14T12:36:21","date_gmt":"2021-11-14T11:36:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=538"},"modified":"2021-11-14T12:46:49","modified_gmt":"2021-11-14T11:46:49","slug":"dita-boterore-e-lirise-dhe-kujtimi-i-viktimave-te-komunizmit-boteror-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/11\/14\/dita-boterore-e-lirise-dhe-kujtimi-i-viktimave-te-komunizmit-boteror-ne-amerike\/","title":{"rendered":"Dita bot\u00ebrore e Liris\u00eb dhe Kujtimi i viktimave t\u00eb komunizmit bot\u00ebror n\u00eb Amerik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7do vit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara sh\u00ebnohet 7 N\u00ebntori &#8212; data e Revolucionit Bolshevik rus m\u00eb 1917 &#8212; si Dita Komb\u00ebtare e Viktimave t\u00eb Komunizmit bot\u00ebror, n\u00eb kujtim t\u00eb rreth 100-milion personave t\u00eb vrar\u00eb, shekullin e kaluar, nga regjimet komuniste, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir masakrat dhe barbarizmat komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa harruar edhe ato sllavo-bolshevike \u2013 si masakra e Tivarit &#8212; dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb komuniste &#8212; atje ku jan\u00eb regjistruar disa prej krimeve m\u00eb t\u00eb tmershme q\u00eb ka njohur njer\u00ebzimi, p\u00ebrfshir disa prej krimeve m\u00eb mizore, t\u00eb regjimit terrorist serb kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb pafajshme shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Disa prej k\u00ebtyre viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri ishin edhe 38 martir\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, t\u00eb shpallur t\u00eb lumtur, n\u00eb Shkod\u00ebr me 5 N\u00ebntor, 2016. Kisha Universale Katolike, por n\u00eb ve\u00e7anti Kisha Katolike Shqiptare n\u00eb trevat shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb, sh\u00ebnuan 5 Nentorin si dit\u00ebn e kujtimit t\u00eb 38 Martir\u00ebve t\u00eb lum\u00eb, t\u00eb p\u00ebrsekutuar dhe t\u00eb vrar\u00eb, barbarisht, nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs. Kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike dhe nj\u00eb dit\u00eb e sh\u00ebnuar gjithashtu edhe p\u00ebr Kombin shqiptar duke i kujtuar k\u00ebta \u201cMartir\u00eb, pishtar\u00eb drite, q\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb n\u00eb qiellin e njer\u00ebzimit\u201d, jo vet\u00ebm p\u00ebr Kombin t\u00eb cilit ata i p\u00ebrkasin, por si shemb\u00ebll qendrese p\u00ebr liri e demokraci, p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin. Nj\u00ebri prej tyre ishte Kryeipeshkvi i Durr\u00ebsit, Imzot Vin\u00e7enc Prenushi.<\/p>\n<p>Vin\u00e7enc Prenushi, klerik i lart\u00eb katolik, drejtor i shtypshkronj\u00ebs fran\u00e7eskane, drejtor i Kolegjit Fran\u00e7eskan, Guardjan i Kuvendit, drejtor i \u00abBijave t\u00eb Maris\u00eb\u00bb, drejtor p\u00ebr gati nj\u00ebzet vjet i revist\u00ebs \u00abZ\u00e2ni i Shna Ndout\u00bb, Provincial i Fran\u00e7eskan\u00ebve (1926-1936), Ipeshk\u00ebv i Sap\u00ebs (1936-1940), Kryeipeshk\u00ebv i Durr\u00ebsit (1940), Primat i Kish\u00ebs, poet, folklorist, p\u00ebrkthyes, Martir i Kish\u00ebs, i Lum\u00eb. Vdiq n\u00eb spitalin e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit, m\u00eb 19 mars 1949, sipas Profesor Arshi Pip\u00ebs, shokut t\u00eb tij t\u00eb qelis\u00eb, \u201cMbasi ishte torturuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb dhimbshme, duke e rrokullisur n\u00eb nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb mbushur me gjilp\u00ebra, derisa sip\u00ebrfaqja e trupit ishte \u00e7jerr\u00eb\u201d. (Kujto.al) &#8212; A mund t\u2019a marr\u00eb me mend lexuesi n\u00ebse nuk kishte shkuar n\u00eb jet\u00ebn e am\u00ebshuar At Gjergj Fishta para se t\u00eb vinin n\u00eb fuqi taleban\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 se si do e kishte p\u00ebsuar ai n\u00eb duart\u00eb e xhelat\u00ebve komunist, si\u00e7 ishte i ashtuquajturi prokuror i regjimit komunist, Arianit \u00c7ela!? Nj\u00eb sistem q\u00eb mbijeton edhe sot n\u00eb \u201cdemokracin\u00eb shqiptare\u201d mbeturinat e t\u00eb cilit edhe sot 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, mund t\u00eb gj\u00ebnden aty k\u00ebtu n\u00eb detyra t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shtetit e sidomos n\u00eb sistemin e \u201creformuar\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u201cpost-komuniste\u201d, para syve t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Ndryshe nga bota per\u00ebndimore, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d demokratike\u201d as nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kujtimin e viktimave t\u00eb komunizmit, as dje, as sot dhe si\u00e7 jan\u00eb duke shkuar pun\u00ebt, as nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara 9 N\u00ebntori kujtohet si Dita Bot\u00ebrore e Liris\u00eb, nj\u00eb fest\u00eb federale e zyrtarizuar si e till\u00eb nga ish-Presidenti Xhorxh W. Bush n\u00eb vitin 2001, p\u00ebr t\u00eb kujtuar shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, atij simboli t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb komunizmit bot\u00ebror, q\u00eb ndau familjet dhe komunitetet an\u00eb e mban\u00eb kontinentit evropian dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. <a href=\"https:\/\/www.federalregister.gov\/documents\/2001\/11\/15\/01-28804\/world-freedom-day-2001\">https:\/\/www.federalregister.gov\/documents\/2001\/11\/15\/01-28804\/world-freedom-day-2001<\/a>.<\/p>\n<p>Por shembja e t\u00eb cilit, m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs, fatbardh\u00ebsisht, ka sh\u00ebnuar fillimin &#8212; pas pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli rob\u00ebri komuniste &#8212; e ngritjes s\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb si dhe sh\u00ebmbjen e komunizmit zyrtar n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe Q\u00ebndrore. \u201cShembja e Murit t\u00eb Berlinit m\u00eb 9 Nentor, 1989 sh\u00ebnon nj\u00eb pik\u00ebk\u00ebthes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb dhe nj\u00eb pik\u00eb referimi tep\u00ebr dometh\u00ebnse t\u00eb fitor\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, mbi tiranin\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-Presidenti republikan, Xhorxh Bush n\u00eb deklarat\u00ebn e tij 20-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke shtuar se, \u201cMuri i Berlinit ishte nj\u00eb simbol i sh\u00ebmtuar q\u00eb ndante njer\u00ebzit e lir\u00eb dhe ata q\u00eb jetonin n\u00ebn regjimet shtyp\u00ebse komuniste. Ne nderojm\u00eb frym\u00ebn, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe guximin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr liri, jo vet\u00ebm n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore, por t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00ebn regjimet diktatoriale komuniste\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e ish-Presidentit republikan t\u00eb Amerik\u00ebs, Z. Xhorxh Bush, kur p\u00ebrcaktoi 9 N\u00ebntorin, si fest\u00eb federale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>20-vjet m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, m\u00eb 9 N\u00ebntor, 2021, Presidenti aktual, demokrati Xho Bajd\u00ebn sh\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se ishin aspiratat e qytetar\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore e Qendrore p\u00ebr liri e demeokraci, ato q\u00eb sh\u00ebmben Murin e Berlinit. A Proclamation on World Freedom Day, 2021 | The White House\u2028 \u201cIshin aspiratat p\u00ebr liri t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore, ato q\u00eb, p\u00ebrfundimisht, rr\u00ebzuan Murin e Berlinit dhe q\u00eb mposht\u00ebn p\u00ebrpjekjet e Bashkimit Sovjetik p\u00ebr t\u2019a mbajtur Evrop\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb, me forc\u00eb. N\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb, ne p\u00ebrkujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje historike dhe nderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, u ngrit\u00ebn dhe k\u00ebrkuan lirin\u00eb e tyre, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vazhdojn\u00eb at\u00eb trash\u00ebgimi duke punuar, paq\u00ebsisht, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund tiranis\u00eb dhe shtypjeve edhe n\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb sot. Q\u00eb nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 1989, kemi par\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe lirive themelore, si dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike n\u00eb vendet ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d ka thek\u00ebsuar Z. Bajd\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, demokracia \u00ebsht\u00eb ende e brisht\u00eb dhe n\u00eb shum\u00eb vende ajo mbetet n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim\u201d, u shpreh Presidenti Bajd\u00ebn. \u201c<strong>Lider\u00eb autoritar\u00eb kan\u00eb vendosur pushtetin e tyre mbi t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ne shohim autokrat\u00eb q\u00eb shkelin sundimin e ligjit, sulmojn\u00eb lirin\u00eb e shtypit dhe minojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit<\/strong>\u201d, shprehet Presidenti Bajd\u00ebn n\u00eb deklarat\u00ebn e tij me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb liris\u00eb, 2021. Presidenti Bajd\u00ebn tha m\u00ebtej n\u00eb deklarat\u00ebn e tij se, \u201cP\u00ebrball\u00eb ringjalljes s\u00eb autoritarizmit dhe t\u00eb sulmeve ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb mbar\u00eb globin, Shtetet e Bashkuara po punojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb rendi demokratik dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm brenda dhe jasht\u00eb vendit. Mbetet po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj demokracis\u00eb, paq\u00ebs dhe stabilitetit\u201d, theksoi Z. Bajd\u00ebn, \u201c p\u00ebrfshir\u00eb shtypjen, n\u00eb nivel nd\u00ebr-komb\u00ebtar, t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut si dhe korrupsionit, sulmeve kibernetike, dezinformimit, autoritarizmit dixhital, pabarazis\u00eb dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb votuesve dhe shanatazhimit ekonomik\u201d, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Xho Bajd\u00ebn, me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb, n\u00eb kujtim t\u00eb shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Z. Bajd\u00ebn e p\u00ebrfundoi mesazhin e tij me nj\u00eb thirrje drejtuar popullit amerikan, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, \u201cT\u00eb kujtoj\u00eb shpres\u00ebn q\u00eb simbolizon shembja e Murit t\u00eb Berlinit dhe t\u00eb ritheksojm\u00eb s\u00eb bashku dedikimin ton\u00eb ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fondacioni Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, duke filluar nga 7 Nentori i k\u00ebtij muaji organizon, zakonisht, ceremoni p\u00ebrkujtimore dhe konferenca akademike, ku marrin pjes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ekspert\u00eb dhe historian\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb ardhur nga Evropa dhe Amerika. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka filluar nj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar 7 Nentorin &#8212; Dit\u00ebn e fitores s\u00eb Revolucionit Bolshevik rus &#8212; si Dit\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. 15 shtete amerikane kan\u00eb miratuar tanim\u00eb, ose jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb miratimit t\u00eb 7 N\u00ebntorit, si Dit\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Kujtim t\u00eb Viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb bot\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur kujtes\u00ebn p\u00ebr viktimat e pafajshme t\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir viktimat e komunizmit shqiptar dhe atij sllavo-aziatik, sipas Fondacionit Amerikan p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb bot\u00eb. Po Shqip\u00ebria dhe Kosova kur do ti bashkohen Shteteve t\u00eb bashkuara dhe Evrop\u00ebs, p\u00ebrfshir ish-shtetet komuniste, p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktima shqiptare t\u00eb komunizmit?! \u201cAta q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve ua mohojn\u00eb lirin\u00eb, nuk e meritojn\u00eb as p\u00ebr veten\u201d. (Abraham Linkolni)<\/p>\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do vit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara sh\u00ebnohet 7 N\u00ebntori &#8212; data e Revolucionit Bolshevik rus m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,102,2],"tags":[135,136],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=538"}],"version-history":[{"count":5,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":543,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538\/revisions\/543"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}