{"id":517,"date":"2021-09-26T11:13:31","date_gmt":"2021-09-26T09:13:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=517"},"modified":"2021-09-26T11:13:31","modified_gmt":"2021-09-26T09:13:31","slug":"kur-do-te-denohen-zyrtarisht-krimet-e-regjimit-komunist-te-enver-hoxhes-dhe-kur-do-te-deklarohet-distancimi-zyrtar-nga-ai-regjim-gjakatar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/09\/26\/kur-do-te-denohen-zyrtarisht-krimet-e-regjimit-komunist-te-enver-hoxhes-dhe-kur-do-te-deklarohet-distancimi-zyrtar-nga-ai-regjim-gjakatar\/","title":{"rendered":"Kur do t\u00eb d\u00ebnohen, zyrtarisht, krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe kur do t\u00eb deklarohet distancimi zyrtar nga ai regjim gjakatar?"},"content":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi filloi punimet parlamenti i ri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shtunen qeveria e Kryeministrit Rama b\u00ebri betimin p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7ar. Q\u00eb t\u00eb jem i sinqert, nuk jam shum\u00eb optimist se gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duk\u00ebshme, n\u00eb at\u00eb vend, pasi pak a shum\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtit aktor\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar dhe t\u00eb pap\u00ebnduar t\u00eb sken\u00ebs politike shqiptare, t\u00eb k\u00ebtij 30-vje\u00e7ari t\u00eb sh\u00ebmtuar politik.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb \u00e7do fillim t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb, pasi shpresa \u00ebsht\u00eb e fundit q\u00eb humbet. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb e t\u00eb themi, hajt, ndoshta ky \u00ebsht\u00eb rasti, momenti. Gjat\u00eb 20-viteve t\u00eb fundit kam shkruar dyzina artikuj duke trajtuar gj\u00ebndjen e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jam munduar t\u00eb theksoj nevoj\u00ebn q\u00eb ai vend dhe shoq\u00ebria shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb p\u00ebrballet zyrtarisht, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste, si obligim moral dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e domosdoshme p\u00ebr zhvillimin e demokracis\u00eb normale n\u00eb nj\u00eb vend ish-komunist, si Shqip\u00ebria. Ve\u00e7an\u00ebrisht, kam nenvijuar nevoj\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin zyrtar t\u00eb krimeve t\u00eb regjimit barbar komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica d\u00ebrmuese (me p\u00ebrjashtim t\u00eb Rusis\u00eb) e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs lindore e q\u00ebndrore. Por, ja sot n\u00eb shekullin e XXI \u2013 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe pas ndryshimit t\u00eb regjimeve komuniste n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 klasa politike shqiptare \u201cpost-komuniste &#8212; ka kund\u00ebrshtuar dhe vazhdon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb gjithnj\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi dhe arroganc\u00eb d\u00ebnimin zyrtar t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe refuzon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste megjith\u00eb pasojat t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite pengojn\u00eb zhvillimin normal t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i detyruar shp\u00ebrngulje masive t\u00eb rinis\u00eb shqiptare p\u00ebr n\u00eb per\u00ebndim duke e larguar Kombin shqiptar p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga end\u00ebrra shekullore p\u00ebr t\u00eb zen\u00eb vendin e tyre n\u00eb sofr\u00ebn e kombeve evropiano-per\u00ebndimore, aty ku e kan\u00eb vendin. Jo vet\u00ebm q\u00eb qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb fundit nuk kan\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit dhe kan\u00eb refuzuar vazhdimisht \u2013 n\u00eb nivel zyrtar dhe personal &#8212; t\u00eb p\u00ebrballen me at\u00eb t\u00eb histori t\u00eb sh\u00ebmtuar. Por, k\u00ebsaj klase politike t\u00eb ricikluar n\u00eb pushtet p\u00ebr 30-vjet\u00eb, pasardh\u00ebs dhe nostalgjik\u00eb t\u00eb klas\u00ebs kriminale komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 i ka munguar, vullneti, guximi, nd\u00ebrgjegjja dhe bindja morale q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn \u2013 ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Bashkimi Evropian dhe K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs t\u00eb p\u00ebrballet me at\u00eb histori. Kur do t\u00eb caktoj\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebr t\u00eb kujtuar mij\u00ebra viktimat e komunizmit n\u00eb at\u00eb vend, varrezat e t\u00eb cil\u00ebve ende nuk dihen? Kjo pra \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa ime p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb dhe e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Q\u00eb edhe Shqip\u00ebria t\u00eb trajtoj\u00eb krimet e komunizmit, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs ishin komuniste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb politik\u00ebs shqiptare mbajn\u00eb mbi supet e veta edhe p\u00ebrfaqsuesit diplomatik\u00eb per\u00ebndimor\u00eb aktual\u00eb dhe t\u00eb dekadave t\u00eb kaluara n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb nuk e kan\u00eb ngritur d\u00ebnimin e krimeve komuniste dhe kujtimin e viktimave t\u00eb atij regjimi n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb \u00e7eshtje morale dhe si nj\u00eb obligim politik i Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtare e NATO-s. TURP T\u00cb KINI p\u00ebr veten tuaj dhe p\u00ebr vendet demokratike dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni n\u00eb Tiran\u00eb! Me heshtjen tuaj p\u00ebr krimet e komunizmit dhe p\u00ebr nevojen e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb zez\u00eb komuniste, ju diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb vet\u00ebm po ndihmoni n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimin e nj\u00eb kulture qeveris\u00ebse autoritare dhe anti-demokratike, rr\u00ebnj\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ngulitura thell\u00eb n\u00eb ish-regjimin komunist.<\/p>\n<p>Jam i sigurt se diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb s\u00eb aty, n\u00eb at\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb vazhdimisht thon\u00eb se e duan dhe e dashurojn\u00eb, nj\u00eb nomenklatur\u00eb ish-komuniste dhe ish-sigurimsa \u2013 shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb \u201cdemokracin\u00eb\u201d e sot\u00ebme shqiptare &#8212; vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb kontrolle politike dhe ekonomike n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e politik\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe eknomis\u00eb, si parazit\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Edhe pas 30-vjet\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201ctranzicion\u201d, kjo nomenklatur\u00eb pseudo-komuniste, shpesh justifikon e lavd\u00ebron ish-regjimin komunist, publikisht, si nj\u00eb sistem q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si nj\u00eb sistem q\u00eb \u201cishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, sipas Kryeministrit t\u00eb vendit. Nganj\u00ebher\u00eb edhe duke u mburrur publikisht me krimet e ish-regjimit kund\u00ebr njer\u00ebzimit, nd\u00ebrsa, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, glorifikojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite ish-udh\u00ebheqsit kriminal\u00eb t\u00eb regjimit komunist, disa prej tyre, krenarisht, kan\u00eb zen\u00eb karrig\u00ebt n\u00eb parlamentin e ri.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb t\u00eb pak\u00ebn do duhej q\u00eb drejt\u00ebsia morale dhe nje\u00ebrzore si dhe vlerat per\u00ebndimore nuk duhet t\u00eb lejonin p\u00ebrjet\u00ebsimin e nj\u00eb fryme tolerante ndaj krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Zonja e Zot\u00ebri diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, heshtja juaj ndaj krimeve t\u00eb ish-regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe ndaj munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrballimit me at\u00eb t\u00eb kaluar barbare t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare, p\u00ebr tre dekada tani, duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Heshtja e juaj n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb at\u00eb vend, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej \u201cvlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d q\u00eb ndajm\u00eb me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike n\u00eb at\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb e turpshme q\u00eb 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, t\u00eb kryesuara nga dy partit\u00eb kryesore atje, nuk kan\u00eb gjetur ende vullnetin as guximin moral q\u00eb, zyrtarisht, t\u00eb distancohen nga krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. E turpshme \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe heshtja juaj ndaj k\u00ebtij fenomeni t\u00eb turpsh\u00ebm shqiptar, t\u00eb nderuar diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Thoni se po punoni dhe po shpenzoni fonde t\u00eb taksapaguesve amerikan\u00eb e evropian\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn, pa dyshim shum\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb drejt\u00ebsi, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin gjithp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb at\u00eb vend. N\u00eb rregull, por a kini pyetur koh\u00ebt e fundit se pse partit\u00eb politike &#8212; p\u00ebrfshir at\u00eb Socialiste dhe Demokrate \u2013 nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar para zgjedhjeve t\u00eb fundit nga Autoriteti i Dosjeve, past\u00ebrtin\u00eb e kandidat\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr n\u00eb parlamentin e ri. Media shqiptare ka njoftuar se mund t\u00eb jen\u00eb deri n\u00eb 30-an\u00ebtar\u00eb n\u00eb parlamentin aktual q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ish-bashkpuntor\u00eb t\u00eb Sigurimit fam\u00ebkeq, ose persona, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhur ngusht me ish regjimin komunist. Kjo nuk u shqet\u00ebson ju t\u00eb nderuar diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, pasi thoni se po punoni p\u00ebr nj\u00eb \u201cdemokraci\u201d per\u00ebndimore n\u00eb Shqip\u00ebri? Un\u00eb nuk e di se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, nj\u00eb gjykat\u00ebs i korruptuar materialisht, nj\u00eb deputet ish-sigurims, apo nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb, nostalgjik i ish-regjimit komunist!? A nuk duhet t\u00eb jen\u00eb krimet komuniste \u00e7\u00ebshtje drejt\u00ebsie? A nuk duhet t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e komunizmit?<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, un\u00eb propozoj dhe me p\u00ebrvujt\u00ebri i b\u00ebj\u00eb thirrje parlamentit t\u00eb ri shqiptar dhe, nj\u00ebkohsisht, k\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen dhe aktivizimin diplomatik per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar sado pak k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb patoluershme n\u00eb politik\u00ebn dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare ndaj krimeve komuniste kund\u00ebr njer\u00ebzimit \u2013 q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr aktet e para t\u00eb k\u00ebtij parlamenti t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnimi i krimeve t\u00eb komunizmit dhe zyrtarisht t\u00eb deklarohet distancimi politik nga ish-regjimi enverist dhe nga e kaluara komuniste. Dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vendet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb caktohet nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr kujtimin e viktimave t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim e k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e diplomat\u00ebve perendimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, sepse ua kemi borxh atyre viktimave t\u00eb shkreta t\u00eb komunizmit shqiptar dhe sllav si dhe familjeve t\u00eb tyre sot &#8212; pasi dihet se shumica e atyre viktimave jan\u00eb vrar\u00eb e burgosur sepse besonin, pik\u00ebrisht, n\u00eb vlerat per\u00ebndimore t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb. Fatkeqsisht, kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb plot hipokrizi!<\/p>\n<p>P\u00ebr autoritetet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb por edhe n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrballimi me krimet e komunizmit dhe kujtimi i viktimave t\u00eb atij regjimi gjakatar n\u00eb trojet shqiptare duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb obligim solemn mbar\u00eb komb\u00ebtar shqiptar, nj\u00eb angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtet\u00ebrore, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se kombi shqiptar d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara, krah p\u00ebr krah me demokracit\u00eb per\u00ebndimore dhe me kombet q\u00eb kan\u00eb vuajtur nga komunizmi si nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm drejt nj\u00eb pajtimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtar. Nj\u00eb vendim i till\u00eb zyrtar p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit n\u00eb trojet shqiptare \u2013 n\u00eb mb\u00ebshtetje \u201ct\u00eb kujtes\u00ebs kund\u00ebr harres\u00ebs\u201d, si\u00e7 ka then\u00eb shkrimtari \u00e7ek Milan Kundera &#8212; k\u00ebrkon kuraj\u00eb morale, vendosm\u00ebri politike dhe vullnet serioz p\u00ebr t\u00eb kujtuar ato viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb nj\u00eb regjimi ilegal dhe shtyp\u00ebs, si\u00e7 ishte regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai sllavo-komunist jugosllav n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. P\u00ebrcaktimi i nj\u00eb date kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb trojet shqiptare, do t\u00eb leht\u00ebsonte gjithashtu edhe p\u00ebrballimin aq t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe do t\u00eb ndihmonte edhe n\u00eb zbardhjen e krimeve t\u00eb komunizmit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebsaj ideologjie \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb imponuar sllavo-aziatik mbi Kombin shqiptar p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli.<\/p>\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi filloi punimet parlamenti i ri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shtunen qeveria e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[103,130,86],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/517"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=517"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":518,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/517\/revisions\/518"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}