{"id":500,"date":"2021-09-05T11:28:22","date_gmt":"2021-09-05T09:28:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=500"},"modified":"2021-09-05T11:33:26","modified_gmt":"2021-09-05T09:33:26","slug":"plani-i-serbise-per-te-rifutur-kosoven-ne-sundimin-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/09\/05\/plani-i-serbise-per-te-rifutur-kosoven-ne-sundimin-e-saj\/","title":{"rendered":"Plani i Serbis\u00eb per t\u00eb rifutur Kosov\u00ebn n\u00eb sundimin e saj"},"content":{"rendered":"<p>22 vjet pas largimit t\u00eb forcave serbe nga Kosova dhe 13 vjet pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ende Serbia nuk e pranon se Kosova tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nga m\u00eb shum\u00eb se gjysma e shteteve t\u00eb bot\u00ebs, dhe sidomos atyre demokratike me n\u00eb krye SHBA dhe BE. Ky refuzim i mos-njohjes s\u00eb k\u00ebtij realiteti t\u00eb ri ka vet\u00ebm nj\u00eb shpjegim: Serbia planifikon ta ri-fus Kosov\u00ebn n\u00ebn sundimin e saj.<\/p>\n<p>Kur Kosova shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb, Serbia nuk pranoi ta njihte at\u00eb, megjith\u00ebse e dinte se e kishte humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb qeveriste nj\u00eb popull t\u00eb cilin u p\u00ebrpoq ta zhdukte. P\u00ebrkundrazi, Serbia iu drejtua Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) duke i k\u00ebrkuar t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe GJND u p\u00ebrgjigj se po, shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare !<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri Serbia nuk e njohu Kosov\u00ebn. Megjithat\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bisedimet me Kosov\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga BE, duke n\u00ebnshkruar edhe ndonj\u00eb marr\u00ebveshje teknike. N\u00eb k\u00ebto bisedime Serbia ka marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebmendjen nga njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ndonj\u00eb mjet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr realizimin e planit t\u00eb saj p\u00ebr Kosov\u00ebn, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti i asociacionit t\u00eb komunave serbe.<\/p>\n<p>Por cili \u00ebsht\u00eb plani q\u00eb ka Serbia p\u00ebr t\u00eb rifutur n\u00ebn sundimin e saj Kosov\u00ebn? Sepse sot kjo duket e pamundur ngaq\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtohej me forc\u00eb nga Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por edhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ar\u00ebsye morale, sigurie dhe gjeo-politike. Por nuk ka dyshim q\u00eb Serbia e ka nj\u00eb plan afatgjat\u00eb i cili po zbulohet dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Serbia nuk do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. Kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb, serb\u00ebt vet\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe st\u00ebrth\u00ebn\u00eb, e thon\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb mos u besojm\u00eb. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoi edhe fakti q\u00eb as joshja e futjes n\u00eb BE, dhe as p\u00ebrpjekjet e SHBA me marr\u00ebveshjen e Uashingtonit nuk kan\u00eb arritur t\u2019i bindin serb\u00ebt t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulin sepse mosnjohja e Kosov\u00ebs mund t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb baz\u00eb juridike dhe t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb ushtarakisht n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse kushtet ndryshojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb saj. Sot Serbia nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sepse aty ndodhet KFOR-i, nj\u00eb forc\u00eb me mandat t\u00eb OKB dhe me trupa dhe komand\u00eb t\u00eb NATO-s. Dhe serb\u00ebt, ndon\u00ebse tregohen trima dhe t\u00eb pam\u00ebshirmsh\u00ebm atje ku gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, ia kan\u00eb frik\u00ebn forc\u00ebs dhe nuk guxojn\u00eb t\u2019i kund\u00ebrvihen. Serb\u00ebt kan\u00eb treguar se gjuha e vetme q\u00eb njohin \u00ebsht\u00eb gjuha e forc\u00ebs. U t\u00ebrhoq\u00ebn nga Kosova kur iu b\u00ebri ball\u00eb U<span class=\"ILfuVd\"><span class=\"hgKElc\">\u00c7<\/span><\/span>K-ja dhe forcat e NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb jet\u00eb KFOR-i n\u00eb Kosov\u00eb, Serbia ka shum\u00eb pak gjasa t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb ushtarakisht. Por Serbia do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb KFOR-i t\u00eb largohet sa m\u00eb shpejt. Dhe m\u00ebnyra e vetme q\u00eb t\u00eb largohet KFOR-i nga Kosova do t\u00eb ishte nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit (KS) t\u00eb OKB. T\u00eb mos harrojm\u00eb se, megjith\u00ebse Kosova ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb dhe njihet nga m\u00eb shum\u00eb se 100 vende t\u00eb OKB, KFOR-i q\u00ebndron n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb OKB e cila p\u00ebrcakton edhe detyrat e KFOR-it t\u00eb cilat jan\u00eb aktuale edhe sot. Dhe n\u00eb k\u00ebto detyra gjejm\u00eb pengimin e kthimit t\u00eb forcave serbe dhe monitorimin e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs. Misioni kryesor i KFOR-it \u00ebsht\u00eb ruajtja e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe rreziku i par\u00eb vdekje-prur\u00ebs i t\u00eb ashtuquajturit \u00ab\u00a0Ballkan i Hapur\u00a0\u00bb. Sepse n\u00ebse Kosova hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje pa u njohur m\u00eb par\u00eb nga Serbia, roli i KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebhet i pakuptimt\u00eb. P\u00ebrse do t\u00eb duhej nj\u00eb prani nd\u00ebrkomb\u00ebtare sigurie, n\u00ebse k\u00ebto vende u merrkan kaq mir\u00eb vesh bashk\u00eb saq\u00eb hapin kufijt\u00eb dhe ekonomit\u00eb e tyre ndaj nj\u00ebri-tjetrit? Do t\u00eb krijoheshin k\u00ebshtu kushtet q\u00eb brenda disa vitesh, nj\u00eb aleat i Serbis\u00eb n\u00eb KS t\u00eb OKB t\u00eb k\u00ebrkonte fundin e misionit t\u00eb KFOR-it. Natyrisht aleat\u00eb tan\u00eb n\u00eb KS t\u00eb OKB, me t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkonin vazhdimin e k\u00ebtij misioni, por diskutimi do t\u00eb kishte kaluar n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb tjet\u00ebr dhe Serbia do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb madh p\u00ebrpara n\u00eb planet e saj.<\/p>\n<p>\u00ab\u00a0Ballkani i hapur\u00a0\u00bb do t\u2019i mund\u00ebsonte p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Serbis\u00eb t\u00eb kontrollonte Kosov\u00ebn ekomikisht dhe m\u00eb von\u00eb politikisht p\u00ebr t\u00eb arritur synimet e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb duhet t\u2019ia shpjegonte dikush edhe kryeministrit Rama, sepse kur i shikon pun\u00ebt vet\u00ebm nga ana e interesit ekonomik, k\u00ebto detaje mund t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb pa i par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra synimi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb KFOR-i t\u00eb largohet nga Kosova pa e njohur m\u00eb par\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo do t\u2019i jepte m\u00eb pas mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte ushtarakisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e planit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb lufta psikologjike e cila ka si synim p\u00ebrfundimtar lodhjen, demoralizmin e kosovar\u00ebve dhe humbjen e besimit te vet\u00ebqeverisja e tyre. Nj\u00eb synim tjet\u00ebr edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb lodhja e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe sidomos shteteve mike t\u00eb Kosov\u00ebs, me shpres\u00ebn se ata do t\u00eb tregohen m\u00eb pak t\u00eb vendosur n\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Serbia synon t\u2019iu tregoj\u00eb kosovar\u00ebve por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve se shteti i Kosov\u00ebs nuk e kontrollon dot vendin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye q\u00eb n\u00eb fillim Serbia ka p\u00ebrdorur komunat me shumic\u00eb serbe t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Aktet provokative po vazhdojn\u00eb sot me investime t\u00eb ndryshme si ai i nj\u00eb universiteti n\u00eb Mitrovic\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb gjoja do t\u00eb zhvendoset n\u00eb Prishtin\u00eb etj. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb destabilizimi i Kosov\u00ebs, humbja e durimit dhe humbja e besimit te Kosova, megjith\u00ebse n\u00eb realitet efekti i tyre \u00ebsht\u00eb modest.<\/p>\n<p>N\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar Serbia ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr mos-njohjen e Kosov\u00ebs nga vende t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr bllokimin e hyrjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb disa organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb fushata e saj nuk ka patur shum\u00eb sukses, por i ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb lufte psikologjike q\u00eb ka si objektiv popullsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Brenda Serbis\u00eb propaganda e paraqet Kosov\u00ebn gjithmon\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00ebn kontroll nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb publiku serb t\u00eb mos e pranoj\u00eb as ai pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb politik\u00ebn shoviniste t\u00eb drejtuesve t\u00eb Serbis\u00eb. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fshihet, sidomos n\u00eb koh\u00ebt e sotme. Prandaj autoritetet serbe hidhen p\u00ebrpjet\u00eb sa her\u00eb q\u00eb Kosova mbyll kufirin, sepse demaskohen keqasi p\u00ebrpara qytetar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat e tyre pa skrupull.<\/p>\n<p>Plani i Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn duhet vendosur n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i \u00ab\u00a0bot\u00ebs serbe\u00a0\u00bb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se vazhdimi i projektit t\u00eb Milloshevi\u00e7it p\u00ebr nj\u00eb Serbi t\u00eb madhe. Me k\u00ebt\u00eb plan Serbia synon t\u00eb pushtoj\u00eb dhe t\u00eb bashkangjit territore n\u00eb disa vende fqinje t\u00eb Ballkanit, midis t\u00eb cil\u00ebve dhe Kosova.<br \/>\nDhe p\u00ebrs\u00ebri \u00ab\u00a0Ballkani i hapur\u00a0\u00bb i jep k\u00ebtu nj\u00eb ndihm\u00eb jashtzakonisht t\u00eb madhe Serbis\u00eb, duke rrezikuar seriozisht sovranitetin dhe territorin e vendeve q\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb mund dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ?<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova nuk duhet t\u00eb futet as n\u00eb \u00ab\u00a0Ballkanin e hapur\u00a0\u00bb por as n\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr normalizimi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, pa u njohur m\u00eb par\u00eb nga ajo dhe pa u njohur nga OKB. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet nj\u00eb konsensus i t\u00eb gjitha forcave politike dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kriter q\u00eb nuk negociohet.<\/p>\n<p>E dyta, kosovar\u00ebt duhet t\u00eb ruajn\u00eb qet\u00ebsin\u00eb p\u00ebrball\u00eb provokimeve dhe luft\u00ebs psikologjike t\u00eb Serbis\u00eb. Do t\u00eb duhet koh\u00eb, durim dhe vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb njohjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga OKB.<\/p>\n<p>E treta, Kosova do t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb afirmuar sa m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb si n\u00eb rajon edhe n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb mos i ler\u00eb vend propagand\u00ebs serbe, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprim me regjim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, Kosova duhet t\u00eb rris\u00eb kapacitetet e saj t\u00eb siguris\u00eb. Kjo justifikohet me q\u00ebndrimin agresiv t\u00eb Serbis\u00eb, armatosjes s\u00eb saj dhe deklaratave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr rikthim n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>E pesta, Kosova duhet t\u00eb forcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me Shqip\u00ebrin\u00eb sapo t\u00eb jet\u00eb e mundur. Sot ky bashk\u00ebpunim duket i pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit arrogant, t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe aventuresk t\u00eb kryeministrit Rama, por koha shkon p\u00ebrpara dhe shpresojm\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb jet\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb. Sapo nj\u00eb qeveri i p\u00ebrgjegjshme t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb Tiran\u00eb, duhet forcuar bashk\u00ebpunimi midis Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, por sidomos n\u00eb ato ushtarake dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>KFOR-i do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe shum\u00eb vite n\u00eb Kosov\u00eb, por jo p\u00ebrjet\u00ebsisht. N\u00eb nj\u00eb moment do t\u00eb largohet dhe Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb situat\u00eb. N\u00ebse Serbia ende nuk do ta ket\u00eb njohur Kosov\u00ebn, at\u00ebher\u00eb e vetmja zgjidhje do t\u00eb mbetet p\u00ebrballja e Shqiptar\u00ebve me Serbin\u00eb. Kosova s\u00eb bashku me Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb t\u00eb mundur ta p\u00ebrballojn\u00eb Serbin\u00eb. Por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura q\u00eb m\u00eb par\u00eb duke rritur dhe bashk\u00ebrenditur kapacitetet e tyre ushtarake.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb arrijm\u00eb deri aty, por kund\u00ebrshtimi i Serbis\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, nuk l\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera. Ndoshta qeverisja n\u00eb Serbi do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim tjet\u00ebr, ndoshta situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do ta mund\u00ebsoj\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs. Por nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kosova dhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb qasje pragmatike, afatgjat\u00eb, me objektiva t\u00eb qarta dhe t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb nivele institucionale p\u00ebr t\u2019i realizuar. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb arrihet njohja e Kosov\u00ebs dhe zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, sepse pa Kosov\u00eb nuk ka Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>22 vjet pas largimit t\u00eb forcave serbe nga Kosova dhe 13 vjet pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67],"tags":[47,71,78],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/500"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=500"}],"version-history":[{"count":6,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":506,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/500\/revisions\/506"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}