{"id":487,"date":"2021-08-02T00:25:08","date_gmt":"2021-08-01T22:25:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=487"},"modified":"2021-08-02T00:25:08","modified_gmt":"2021-08-01T22:25:08","slug":"mesimet-aktuale-te-marreveshjes-se-mukjes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/08\/02\/mesimet-aktuale-te-marreveshjes-se-mukjes\/","title":{"rendered":"M\u00ebsimet aktuale t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes"},"content":{"rendered":"<p>78 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb datat 1 dhe 2 gusht 1943 u n\u00ebnshkrua n\u00eb Mukje, nj\u00eb fshat af\u00ebr Kruj\u00ebs, nj\u00eb marr\u00ebveshje<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>historike midis Ballit Komb\u00ebtar dhe Partis\u00eb Komuniste. Kjo marr\u00ebveshje parashikonte krijimin e nj\u00eb Komiteti p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebrendimin e luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesit dhe luft\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Etnike t\u00eb lir\u00eb, indipendente, demokratike dhe popullore. Ja \u00e7\u2019thuhej midis t\u00eb tjerash n\u00eb proklamat\u00ebn e nxjerr\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast:<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Komiteti p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, shprehje e gjall\u00eb e fuqive t\u00eb kombit, paraqet k\u00ebt\u00eb program:<\/p>\n<p><em>1. Luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebrbri aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, Anglis\u00eb, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve t\u00eb shtypur kundra pushtuesit barbar.<\/em><br \/>\n<em> 2. Luft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pamvarme, luft\u00eb p\u00ebr zbatimin e parimit t\u00eb njoftun bot\u00ebrisht e t\u00eb garantuar nga Karta e Atllantikut t\u00eb vetvendosjes s\u00eb popujve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri etnike.<\/em><br \/>\n<em> 3. Luft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, demokratike e popullore.<\/em><\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u n\u00ebnshkrua nga dy delegacionet me 12 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb secil\u00ebs organizat\u00eb dhe ngjalli nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh n\u00eb popull. Por g\u00ebzimi nuk zgjati shum\u00eb sepse komunist\u00ebt nuk e mbajt\u00ebn marr\u00ebveshjen. Ja si e p\u00ebrshkruan prishjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes Abas Ermenji, nj\u00eb nga drejtuesit e Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb :<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><em>\u00ab\u00a0Kjo marr\u00ebveshje shkaktoi, si\u00e7 tham\u00eb, nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe bota, pas nj\u00eb ankthi aq t\u00eb gjat\u00eb, nisi t\u00eb merrte frym\u00eb lirisht. Por komunist\u00ebt, me shtytjen e emisar\u00ebve jugosllav\u00eb, e prish\u00ebn marr\u00ebveshjen e Mukajt disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mbledhje q\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb Labinot t\u00eb Elbasanit, dhe filluan luft\u00ebn me arm\u00eb kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar duke e quajtur &#8220;organizat\u00eb fashiste dhe bashk\u00ebpunonj\u00ebse me okupatorin&#8221;.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>Shkakun dhe m\u00ebnyr\u00ebn e prishjes s\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukajt i tregojn\u00eb mir\u00eb emisar\u00ebt jugosllav\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin ata q\u00eb e komandonin Partin\u00eb komuniste shqiptare. &#8220;Shok\u00ebt delegat\u00eb (shqiptar\u00eb) ran\u00eb n\u00eb Mukaj n\u00eb pozitat e nacionalist\u00ebve, plot oportuniz\u00ebm, dhe u k\u00ebnaq\u00ebn vet\u00ebm me ndonj\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb thjesht\u00eb fjale ose fjalie&#8221;, shkruanin ata m\u00eb 13 Tetor 1943. Por le t\u00eb nxjerrim k\u00ebtu disa rreshta nga libri i bardh\u00eb jugosllav, botuar m\u00eb 1949: &#8220;Disa antar\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb komuniste shqiptare, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Enver Hoxha, iu jepnin tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi bisedimevet p\u00ebr marr\u00ebveshje me Ballin Komb\u00ebtar dhe nuk donin t\u00eb zbatonin vendimet mbi krijimin e nj\u00eb usht\u00ebrie nacional\u00e7lirimtare (komuniste), pse kishin frik\u00eb se mos zgjuanin dyshime n\u00eb Ballin Komb\u00ebtar dhe d\u00ebshtonte marr\u00ebveshja&#8230; etj.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;&#8230;K\u00ebshtu u arrit n\u00eb kapitullimin e turpsh\u00ebm t\u00eb antar\u00ebve t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb komuniste shqiptare p\u00ebrpara drejtonj\u00ebsve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Mukajt, m\u00eb 1 dhe 2 Gusht 1943&#8230;<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;&#8230;N\u00eb rezolut\u00ebn e n\u00ebnshkruar (nd\u00ebrmjet Partis\u00eb komuniste dhe Ballit Komb\u00ebtar), n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshendetjes &#8220;Vdekje Fashizmit -Liri Popullit&#8221; u vu fjala nacionaliste &#8220;Ja vdekje -Ja Liri&#8221;. Nd\u00ebr detyrat e Komitetit p\u00ebr Shp\u00ebtimin Komb\u00ebtar figuronte edhe krijimi i &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe&#8221;, parrull\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn vepronin pushtuesit italian\u00eb, gjith\u00eb qeverit\u00eb kuislinge, Balli Komb\u00ebtar dhe tradh\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb&#8230; &#8230;N\u00eb vigjiljen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Mukajt, shoku Zvetozar Vukmanovi\u00e7-Tempo kishte arritur rishtaz pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb komuniste shqiptare, q\u00eb ndodhej n\u00eb katundin Kucak\u00eb. N\u00eb mbledhjen e Komitetit Qendror, me k\u00ebrkes\u00ebn dhe insistimin e Ko\u00e7i Xoxes, ai parashtroi pik\u00ebpamjen e tij n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin kundrejt Ballit Komb\u00ebtar&#8230;<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>&#8230;Mbasi u vu mir\u00eb \u00e7\u00ebshtja edhe nga ana e Ko\u00e7i Xoxes dhe e shumic\u00ebs s\u00eb Komitetit, u muar m\u00eb n\u00eb fund q\u00ebndrimi q\u00eb duhej: Komiteti Qendror i P.K shqiptare e d\u00ebnoi tradh\u00ebtin\u00eb e turpshme t\u00eb Mukajt&#8230;<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>&#8230;Menj\u00ebher\u00eb pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Mukajt u thirr n\u00eb Labinot Konferenca e dyt\u00eb e Komitetit Qendror t\u00eb &#8220;L\u00ebvizjes Nacional\u00c7lirimtare&#8221;, n\u00eb gji t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u muar nj\u00eb q\u00ebndrim i qart\u00eb e i prer\u00eb kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar&#8221;.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>Ky &#8220;q\u00ebndrim i qart\u00eb e i prer\u00eb&#8221; q\u00eb mori Partia komuniste kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar, me shtytjen e emisarit jugosllav Vukmanovi\u00e7-Tempo, ishte prishja e marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukajt dhe shpallja e Luft\u00ebs civile.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Konferenc\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Labinotit, e cila u mblodh m\u00eb 4 shtator, Enver Hoxha, p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb vehten e tij p\u00ebrpara emisar\u00ebve jugosllav\u00eb, tregohet m\u00eb i<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>rrept\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar, marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukajt dhe atyre q\u00eb e n\u00ebnshkruan:<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;\u00c7\u00ebshtja e independenc\u00ebs u bisedua gjat\u00eb, po ashtu edhe \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs. Kjo \u00e7\u00ebshtje ka sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr Mustafa Kruj\u00ebn si moll\u00eb sherri, grindjeje e p\u00ebr\u00e7arjeje&#8230; Lufta jon\u00eb nacional-\u00e7lirimtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb popujsh, e p\u00ebrbashk\u00ebt, krahas me aleat\u00ebt kund\u00ebr Boshtit&#8230; Populli shqiptar, q\u00eb ka vuajtur, nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb skllav\u00ebroj\u00eb tjetrin, q\u00eb ka vuajtur si ai, e k\u00ebsisoj reciprokisht. Kjo luft\u00eb i ka bashkuar popujt&#8230; Ne kemi mprojtjen e Bashkimit Sovietik, mprojt\u00ebsin e shteteve t\u00eb vogla dhe t\u00eb gjith\u00eb popujve&#8230; Pra vet\u00eb popullsit\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tyre, n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb merren vesh dhe do t\u00eb vendosin se nga t\u00eb shkojn\u00eb&#8230; Delegat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb diskutuar por nuk kan\u00eb ditur t\u00eb mbrojn\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre dhe e n\u00ebnshkruan pro\u00e7es-verbalin (e vendimeve t\u00eb Mukajt). U shtua edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr: &#8220;Shqip\u00ebria Etnike&#8221;. K\u00ebshtu q\u00eb pranohet teza e Ballit Komb\u00ebtar, i cili nuk b\u00ebn luft\u00eb nacional-\u00e7lirimtare por lufton kund\u00ebr nesh&#8230;&#8221; (Shih vepr\u00ebn Enver Hoxha, botuar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1968, v\u00ebllim i I-r\u00eb, faqe 357-360). \u00bb<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><em>(marr\u00eb nga<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>\u00ab\u00a0Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb, Abas Ermenji, 1968, kapitulli 30).<\/em><\/p>\n<p>Vazhdimin e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: nj\u00eb luft\u00eb civile e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Shqip\u00ebri e pasuar nga vendosja e diktatur\u00ebs komuniste si dhe rikthimi i Kosov\u00ebs n\u00ebn sundimin serb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht sot shohim se historia po p\u00ebrs\u00ebritet. Kryetari i partis\u00eb socialiste dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ashtu si\u00e7 Enver Hoxha n\u00eb vitin 1943 e la Kosov\u00ebn n\u00eb Jugosllavi, po b\u00ebn sot t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duke i k\u00ebrkuar Kosov\u00ebs t\u00eb futet<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>n\u00eb nj\u00eb Jugosllavi t\u00eb re me emrin \u00abBallkan i hapur\u00bb. Madje shkon edhe m\u00eb larg sepse k\u00ebrkon ta fus\u00eb aty edhe Shqip\u00ebrin\u00eb !<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk do ta pranojn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb bashkohen me Serbin\u00eb. Por<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>\u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb me v\u00ebmendje historin\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 i historis\u00eb moderne t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime nga ajo.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>Nj\u00eb m\u00ebsim me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sinqerta dhe miq\u00ebsore me Serbin\u00eb e cila gjithmon\u00eb synon ta n\u00ebnshtroj\u00eb kombin shqiptar.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>K\u00ebt\u00eb e provuan m\u00eb s\u00eb miri edhe komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Serbia i detyroi q\u00eb t\u2019i l\u00ebshonin Kosov\u00ebn e m\u00eb pas deshi t\u2019i hiqte qafe dhe p\u00ebr pak sa nuk e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb republik\u00eb t\u00eb 7-t\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Vet\u00ebm fati e ndihmoi Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte.<\/p>\n<p>Por m\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb na p\u00ebrcjell sot Marr\u00ebveshja e Mukjes \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebria e bashkimit dhe unitetit. Q\u00eb prej dy dekadash klasa politike n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar e bashkuar n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Ky bashkim dhe ky unitet ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb arrij\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb. Ky bashkim dhe unitet duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb rruga e duhur, \u00ebsht\u00eb rruga e vetme dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare dhe Shqiptar\u00ebt do t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb u takon n\u00eb rajon dhe n\u00eb Histori.<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>78 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb datat 1 dhe 2 gusht 1943 u n\u00ebnshkrua n\u00eb Mukje, nj\u00eb fshat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,67,22,9],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/487"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=487"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":488,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/487\/revisions\/488"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}