{"id":480,"date":"2021-07-18T19:28:51","date_gmt":"2021-07-18T17:28:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=480"},"modified":"2021-07-18T19:44:18","modified_gmt":"2021-07-18T17:44:18","slug":"perse-gjithe-ky-nxitim-per-tu-futur-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/07\/18\/perse-gjithe-ky-nxitim-per-tu-futur-ne-be\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse gjith\u00eb ky nxitim p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb BE ?"},"content":{"rendered":"<p>Koh\u00ebt e fundit kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama nuk ka l\u00ebn\u00eb rast pa u ankuar p\u00ebr mos hapjen e negociatave me BE nga ana e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Ky q\u00ebndrim publik aspak diplomatik dhe n\u00eb kufijt\u00eb e arroganc\u00ebs \u00ebsht\u00eb disi i \u00e7uditsh\u00ebm dhe shtron pyetjen: a \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kaq urgjente hapja e k\u00ebtyre negociatave dhe hyrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE? P\u00ebrse gjith\u00eb kjo urgjenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procese q\u00eb zgjasin me vite e me dekada?<\/p>\n<p>Z. Rama akuzon \u00ab\u00a0nacionalizmin\u00a0\u00bb e disa vendeve europiane duke n\u00ebnkuptuar partit\u00eb e ekstremeve t\u00eb djathta t\u00eb disa vendeve t\u00eb BE, p\u00ebr bllokimin e negociatave. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka z\u00ebra sot n\u00eb BE kund\u00ebr zgjerimit t\u00eb saj. Por n\u00ebse k\u00ebta z\u00ebra d\u00ebgjohen nga vendim-marr\u00ebsit e atyre vendeve, kjo ndodh sepse kund\u00ebrshtimet e tyre bazohen n\u00eb probleme reale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb demokracia e brisht\u00eb jofunksionale, e cila n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur si nga pozita dhe nga opozita. Duke b\u00ebr\u00eb disa kalkulime politike meskine, opozita doli nga institucionet demokratike me shpres\u00ebn se do ta merrte m\u00eb shpejt pushtetin. Nga ana e saj pozita nuk vonoi ta mbushte boshll\u00ebkun e krijuar dhe nisi kapjen e t\u00eb gjitha pushteteve, duke e rrezikuar seriozisht demokracin\u00eb e re shqiptare.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm nga BE jan\u00eb trafiqet dhe korrupsioni. Sado q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb trumbeton me t\u00eb madhe se i ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE, mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh shtypin shqiptar, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa larg nga BE \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb, korrupsionit, trafiqeve t\u00eb paligjshme dhe shtetit ligjor. Thuajse \u00e7do jav\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasje bandash t\u00eb trafiqeve t\u00eb ndryshme shpesh me pasoja tragjike. Thuajse \u00e7do sezon d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr kanabizimin e vendit dhe probleme q\u00eb burojn\u00eb prej tij. A mund t\u00eb mendoj dikush seriozisht se n\u00eb vendet e BE askush nuk i shikon k\u00ebto ? A mund t\u00eb besoj dikush seriozisht se vendet e BE do t\u00eb nxitojn\u00eb ta pranojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb gjirin e tyre pa u rregulluar k\u00ebto probleme?<\/p>\n<p>Ndoshta BE, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00ab\u00a0nacionalizmave\u00a0\u00bb t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb hap\u00eb negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb sot, por nga ana e saj edhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE. Kryeministri Rama n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ankohej kudo p\u00ebr BE, do t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr bllokimin e trafiqeve, uljen e korrupsionit dhe krijimin e besueshm\u00ebris\u00eb tek demokracia shqiptare dhe shteti ligjor.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj kryeministri Rama na propozon Minishengenin ballkanik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb utopi anti-shqiptare. I ashtuquajturi Minishengen ballkanik, i cili n\u00eb teori na paraqitet si e nj\u00ebjta gj\u00eb si BE sepse do t\u00eb siguronte lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe kapitaleve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht e kund\u00ebrta e BE n\u00eb praktik\u00eb. Sepse BE nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku njer\u00ebzit, mallrat, sh\u00ebrbimet dhe kapitalet qarkullojn\u00eb lirisht. Por BE \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi vendesh q\u00eb, megjith\u00eb ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb, kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta disa vlera themelore q\u00eb jan\u00eb demokracia, shteti ligjor, lirit\u00eb individuale dhe ekonomia e tregut. Minishengeni utopik ballkanik nuk do t\u00eb ishte i aft\u00eb t\u00eb siguronte asnj\u00eb nga k\u00ebto vlera, sepse vendet e tij nuk kan\u00eb as eksperienc\u00ebn demokratike dhe as eksperienc\u00ebn e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut q\u00eb kan\u00eb vendet q\u00eb krijuan BE. P\u00ebrkundrazi Minishengeni ballkanik do t\u00eb ishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb trafiqesh, ryshfeti, padrejt\u00ebsie dhe influence ku ligjin do ta b\u00ebnin feudal\u00eb ballkanik\u00eb t\u00eb pangopur q\u00eb do t\u2019i keqtrajtonin popujt e tyre sipas zakonit t\u00eb vjet\u00ebr ballkanik.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama thot\u00eb se Minishengeni ballkanik, me hapjen e kufijve, do t\u00eb sillte liri. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse vet\u00ebm 20 vjet m\u00eb par\u00eb nga kufiri i saj me Serbin\u00eb, erdhi ushtria serbe e cila solli tmerrin dhe rob\u00ebrin\u00eb, mbi 10 mij\u00eb Shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb dhe 1 milion\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur me forc\u00eb nga vatrat e tyre. Dhe ajo Serbi \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta edhe sot dhe ka po t\u00eb nj\u00ebjtat synime: rob\u00ebrimin rishtas t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e tregon m\u00eb s\u00eb miri fakti q\u00eb Serbia nuk e njeh Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e deklaron hapur se k\u00ebrkon ta rifus\u00eb n\u00ebn sundimin e saj. At\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb ket\u00eb besim dhe ta hap\u00eb Kosova kufirin ndaj Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Serbia e di mir\u00eb q\u00eb Minishengeni ballkanik \u00ebsht\u00eb i parealizuesh\u00ebm, por p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e saj p\u00ebr prishjen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj Kosova e ka kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb hyrjen n\u00eb Minishengen. Do t\u00eb duhej q\u00eb edhe Shqip\u00ebria t\u00eb kthehej me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb hiqte dor\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga Minishengeni ballkanik. Por n\u00ebse kryeministri Rama e ka kaq p\u00ebr zem\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes, le t\u00eb hap\u00eb vet\u00ebm kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, sepse k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i kthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb nxitimit p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb BE. Mendoj se ky nxitim \u00ebsht\u00eb i paarsyesh\u00ebm. BE nuk ia ka mbyllur der\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vonesa n\u00eb hapjen e negociatave. Nuk ka asnj\u00eb urgjenc\u00eb p\u00ebr hapjen e tyre. Madje nxitimi do t\u00eb ishte i d\u00ebmsh\u00ebm. Hapja e negociatave duhet b\u00ebr\u00eb at\u00ebher\u00eb<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>kur edhe BE edhe Shqip\u00ebria t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme. Edhe n\u00ebse do t\u00eb duheshin edhe disa vjet. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb drejtimin e tyre drejt BE dhe Per\u00ebndimit. Rreziku gjoja nga influenca ruse apo kineze n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb se sa nj\u00eb realitet p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. T\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb ndikohen jan\u00eb drejtuesit politik\u00eb.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>Prandaj e vetmja gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn e reformave dhe etapave p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se Shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb BE pa zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE si nj\u00eb nj\u00ebsi, dhe jo t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa shtete. Zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb e realizueshme sot do t\u00eb ishte q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria t\u00eb bashkoheshin m\u00eb par\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb referendumi. \u00a0S\u00eb paku do t\u00eb duhej q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb koordinonin hyrjen e tyre n\u00eb BE dhe ta realizonin k\u00ebt\u00eb s\u00eb bashku. Deri tani \u00e7udit\u00ebrisht nuk kemi par\u00eb nj\u00eb koordinim t\u00eb till\u00eb nga drejtuesit politik\u00eb as n\u00eb Tiran\u00eb dhe as n\u00eb Prishtin\u00eb. Ndoshta do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet di\u00e7ka e till\u00eb me qeverin\u00eb aktuale, por opozita shqiptare do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte propozime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Dhe t\u00eb ndiqte nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb racionale dhe komb\u00ebtare me Kosov\u00ebn, duke hequr dor\u00eb nga protagonizmi dhe aventurizmi dhe duke zbatuar vet\u00ebm nj\u00eb rregull t\u00eb thjesht\u00eb: koordinim dhe p\u00ebrkrahje totale p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs e cila e di vet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi duhet t\u00eb mbaj\u00eb ndaj Serbis\u00eb, sepse e njeh m\u00eb mire dhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e ka rrezikun te dera.<\/p>\n<p>Vendi dhe e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb n\u00eb BE dhe Per\u00ebndim, n\u00eb aleanc\u00eb me SHBA, sepse kjo \u00ebsht\u00eb prirja natyrore dhe d\u00ebshira e Shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrputhet me aspiratat e Shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb liria dhe demokracia.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span>BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi e kombeve, e bazuar mbi vlerat e demokracis\u00eb dhe lirive njer\u00ebzore ku Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb plot\u00ebsisht vendin e tyre. Por \u00e7do pun\u00eb e mir\u00eb k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet. Procesi i hyrjes n\u00eb BE k\u00ebrkon koh\u00eb dhe nxitimi nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb drejtimin e duhur, duke v\u00ebn\u00eb mbi \u00e7do gj\u00eb interesin komb\u00ebtar, sepse vet\u00ebm interesi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb do t\u2019i nxjerr\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe kombin shqiptar n\u00eb vendin q\u00eb iu takon, do t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare dhe do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrfundimisht paqen n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebt e fundit kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama nuk ka l\u00ebn\u00eb rast pa u ankuar p\u00ebr mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67],"tags":[115,117,116,47,79,78],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/480"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=480"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/480\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":484,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/480\/revisions\/484"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}