{"id":458,"date":"2021-05-12T17:25:23","date_gmt":"2021-05-12T15:25:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=458"},"modified":"2021-05-12T17:38:37","modified_gmt":"2021-05-12T15:38:37","slug":"perse-akademia-e-shkencave-te-shqiperise-nuk-mund-te-beje-nje-rishkrim-objektiv-te-historise-se-luftes-se-dyte-boterore","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/05\/12\/perse-akademia-e-shkencave-te-shqiperise-nuk-mund-te-beje-nje-rishkrim-objektiv-te-historise-se-luftes-se-dyte-boterore\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rishkrim objektiv t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr rishkrimin e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. \u00cbsht\u00eb kjo n\u00eb thelb nj\u00eb ide e mir\u00eb dhe e nevojshme. Por nd\u00ebrsa p\u00ebr historin\u00eb e Antikitetit, Mesjet\u00ebs dhe fillimeve t\u00eb Shtetit t\u00eb Pavarur Shqiptar ky grup pune besojm\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebn drit\u00ebn e dokumenteve, zbulimeve arkeologjike dhe studimeve t\u00eb reja, nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rishkrim objektiv t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Shqiptar\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore 1939-1944, periudh\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt n\u00eb koh\u00eb dhe problematikat e s\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebria shqiptare ende nuk i ka tejkaluar.<\/p>\n<p>Kjo v\u00ebshtir\u00ebsi vjen n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga politizimi i institucionit t\u00eb Akademis\u00eb, e cila sot drejtohet nga nj\u00eb ish-minist\u00ebr arsimi i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb kryetar i nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb shqiptare. Partia e Pun\u00ebs ka qen\u00eb pasardh\u00ebse direkte e Partis\u00eb Komuniste shqiptare e cila ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e grupit t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb historian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb formuar dhe formatuar n\u00eb shkoll\u00ebn komuniste q\u00eb e shikonte periudh\u00ebn 1939-1944 n\u00ebn k\u00ebndv\u00ebshtrimin e partis\u00eb komuniste shqiptare. Kjo shkoll\u00eb e trajtonte historin\u00eb me frym\u00ebn marksiste-leniniste q\u00eb kishte tendenc\u00eb t\u00eb shpjegonte \u00e7do gj\u00eb, vend e pa vend, sipas normave t\u00eb saj dhe sidomos sipas konceptit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave. Duke arritur n\u00eb absurditete si p\u00ebr shembull ai q\u00eb e konsideronte edhe revolt\u00ebn e haxhiqamilist\u00ebve si luft\u00eb klasash kur kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb fanatiz\u00ebm fetar.<\/p>\n<p>Natyrisht historian\u00ebt mund t\u00eb evolojn\u00eb dhe t\u00eb adoptojn\u00eb qasje dhe metoda pune bashk\u00ebkohore, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb dhe jo \u00e7dokush mund t&#8217;ia arrij\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur historian\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar politikisht me forca politike q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb pasardh\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe si rrjedhim t\u00eb Partis\u00eb Komuniste, dhe kan\u00eb detyrimisht nj\u00eb presion politik i cili ka nj\u00eb ndikim t\u00eb madh mbi objektivitetin e nevojsh\u00ebm shkencor.<\/p>\n<p>Kjo duket edhe n\u00eb intervistat apo shkrimet e disa prej antar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij grupi ku duket qart\u00eb q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb objektivitetin e duhur, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndikuar nga historiografia dhe propaganda komuniste dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se e gjith\u00eb puna e tyre i sh\u00ebrben v\u00ebrtetimit t\u00eb saj me disa retushime sip\u00ebrfaq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb periudh\u00ebs 1943-1944, ka tre \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje objektive:<\/p>\n<p>1\/ A ishte Lufta Nacional-\u00e7lirimtare nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr liri apo nj\u00eb revolucion komunist?<br \/>\n2\/ A pati nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri midis komunist\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve?<br \/>\n3\/ Cfar\u00eb ishte marr\u00ebveshja e Mukjes dhe p\u00ebrse u prish?<\/p>\n<p>Historian\u00eb pran\u00eb Ballit Komb\u00ebtar si Prof. Abas Ermenji, konsiderojn\u00eb se Lufta Nacional-\u00e7lirimtare ishte nj\u00eb revolucion komunist n\u00ebn mask\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr liri. Meqen\u00ebse komunizmi nuk kishte em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve 1940, u p\u00ebrdor kjo strategji p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr rinin\u00eb shqiptare dhe vet\u00ebm kur u arrit pran\u00eb fitores revolucioni komunist u shfaq hapur.<\/p>\n<p>Por mbrojt\u00ebsit e historiografis\u00eb komuniste nuk e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim. Po ashtu ata mohojn\u00eb se ka patur nj\u00eb Luft\u00eb Civile n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1943-1944 midis komunist\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve duke e konsideruar at\u00eb si nj\u00eb luft\u00eb midis partizan\u00ebve dhe &#8220;bashk\u00ebpuntor\u00ebve t\u00eb pushtuesit&#8221;. N\u00eb fakt partia komuniste duke filluar nga shtatori 1943 filloi nj\u00eb propagand\u00eb totale ndaj forcave nacionaliste t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar duke e quajtur k\u00ebt\u00eb &#8220;bashk\u00ebpuntor&#8221; t\u00eb pushtuesve. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb dokumenta t\u00eb shumt\u00eb, edhe nga oficer\u00ebt aleat\u00eb, provojn\u00eb se Balli Komb\u00ebtar ka luftuar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr fashist\u00ebve italian\u00eb dhe nazist\u00ebve gjerman\u00eb. Pra llogjikisht kjo akuz\u00eb bie. Por me sa duket vazhdon t\u00eb mbahet gjall\u00eb nga ithtar\u00ebt e komunizmit me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb mohuar faktin se partia komuniste b\u00ebri nj\u00eb revolucion komunist i cili shkaktoi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb tmerrshme civile, luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet edhe numri i madh i viktimave si nga radh\u00ebt e formacioneve nacionaliste por edhe nga popullsia civile q\u00eb i p\u00ebrkrahte.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, ekzistenca e nj\u00eb lufte civile, nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb mirfillt\u00eb kund\u00ebr pushtuesit t\u00eb huaj si nga komunist\u00ebt edhe nga nacionalist\u00ebt, luft\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe nga misionet ushtarake aleate n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Lufta civile p\u00ebr fat t\u00eb keq iu mbivendos luft\u00ebs p\u00ebr liri dhe pati pasoja si n\u00eb efikasitetin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit po ashtu edhe n\u00eb rrjedh\u00ebn e m\u00ebtejshme t\u00eb historis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Fillimi i Luft\u00ebs Civile n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkon me prishjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes (1-2 gusht 1943), i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 dhe unikal i historis\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte kjo marr\u00ebveshje nj\u00eb moment ku nacionalist\u00ebt dhe komunist\u00ebt u bashkuan p\u00ebr t\u00eb koordinuar daljen nga lufta, krijimin e nj\u00eb shteti demokratik por edhe bashkimin e trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri Etnike. N\u00ebse kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb ishte mbajtur historia e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb kishte rrjedhur ndryshe dhe \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare mund t\u00eb kishte marr\u00eb zgjidhje q\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq Marr\u00ebveshja e Mukjes u prish nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebn presionin e partis\u00eb komuniste jugosllave. Vazhdimin t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb: luft\u00eb totale ndaj nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb, revolucion komunist dhe nj\u00eb diktatur\u00eb staliniste nga m\u00eb t\u00eb egrat me vrasje, burgime, internime, persekutime dhe izolim total p\u00ebr gati 50 vjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00eb formatimin ideologjik t\u00eb disa prej antar\u00ebve t\u00eb tij, grupi i pun\u00ebs p\u00ebr rishkrimin e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1939-1944 nuk do ta ket\u00eb objektivitetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe do t\u00eb ket\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb gjej\u00eb argumenta p\u00ebr t\u00eb mbrojtur versionin komunist t\u00eb historis\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb mjaft e hidhur dhe akuzat q\u00eb historia i b\u00ebn partis\u00eb komuniste jan\u00eb mjaft t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb pra kjo Akademi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, q\u00eb mund t\u00eb shkruaj\u00eb historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Do t\u00eb duheshin studiues t\u00eb paansh\u00ebm, t\u00eb formuar larg ideologjis\u00eb dhe propagand\u00ebs komuniste dhe larg \u00e7do ideologjie tjet\u00ebr, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve dhe burimeve t\u00eb besueshme, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shkruanin historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1939-1944.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse k\u00ebshtu nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gabime. Tragjedia e Luft\u00ebs Civile dhe e prishjes s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes duhet t\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr rishkrimin e historis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,7,22],"tags":[111,36,110,33,82],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/458"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=458"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/458\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":460,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/458\/revisions\/460"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}