{"id":442,"date":"2021-04-17T14:44:49","date_gmt":"2021-04-17T12:44:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=442"},"modified":"2021-04-17T14:54:20","modified_gmt":"2021-04-17T12:54:20","slug":"perse-duhet-te-votojme-per-nacionalizmin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/04\/17\/perse-duhet-te-votojme-per-nacionalizmin-shqiptar\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse duhet t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr nacionalizmin shqiptar ?"},"content":{"rendered":"<p>Partia Balli Komb\u00ebtar (PBK) u krijua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90 n\u00eb vij\u00ebn e nacionalizmit tradicional shqiptar. Kryetar i par\u00eb i PBK u zgjodh profesor Abas Ermenji, i cili kishte qen\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar gjat\u00eb luft\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb emigracion. Programi i PBK mb\u00ebshtetet tek Dekalogu i Ballit Komb\u00ebtar dhe ka n\u00eb baz\u00ebn e tij bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet komb\u00ebtar. K\u00ebto ishin edhe fjal\u00ebt e para t\u00eb profesor Abas Ermenjit kur u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1995, i cili tha: &#8220;Kam ardhur t\u00eb bashkoj kombin shqiptar!&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet &#8217;90 Partia Balli Komb\u00ebtar n\u00ebn drejtimin e profesor Abas Ermenjit zhvilloi nj\u00eb aktivitet t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr sensibilizimin dhe edukimin e shqiptar\u00ebve me ndjenj\u00ebn e nacionalizmit, i cili ishte luftuar p\u00ebr 50 vjet me radh\u00eb nga komunist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrpjekur ta z\u00ebvend\u00ebsonin at\u00eb me internacionalizmin proletar. Si rrjedhoj\u00eb, shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin t\u00eb \u00e7oroditur dhe t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr ndryshimet q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Ballkan dhe sidomos p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Nga politikan\u00ebt e asaj kohe, t\u00eb dal\u00eb nga shkolla komuniste q\u00eb i kishte deformuar me mentalitetin internacionalist, nuk mund t\u00eb pritej asgj\u00eb, sepse ata nuk i kuptonin ndjenjat komb\u00ebtare t\u00eb kosovar\u00ebve dhe mendonin se Kosova mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte Partia Balli Komb\u00ebtar dhe profesor Abas Ermenji organizuan gjat\u00eb viteve 1995-1996 nj\u00eb seri konferencash n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu shpjeguar shqiptar\u00ebve historin\u00eb e tyre, \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe trojeve t\u00eb tjera shqiptare si dhe nevoj\u00ebn e organizimit t\u00eb nacionalizmit shqiptar p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. K\u00ebto konferenca u prit\u00ebn me interes t\u00eb madh nga t\u00eb gjith\u00eb dhe kontribuan shum\u00eb n\u00eb rizgjimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, n\u00eb vitet q\u00eb pasuan, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb i b\u00ebhej nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, Partia Balli Komb\u00ebtar nuk pati p\u00ebrfaq\u00ebsimin e duhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtetin shqiptar n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, ajo me t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e saj e ka ndihmuar \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, sidomos p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri, t\u00eb cilat fatmir\u00ebsisht soll\u00ebn Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Partin\u00eb Balli Komb\u00ebtar ka qen\u00eb ajo e \u00c7am\u00ebris\u00eb, popullsia e s\u00eb cil\u00ebs iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb gjenocidi dhe spastrimi etnik nga trupat greke n\u00eb vitin 1944. Me dhjetra mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb u detyruan t\u00eb l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ku jan\u00eb edhe sot. Shteti grek nuk i lejon t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe u ka konfiskuar edhe pronat. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne vitin 2004 tre deputet\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar i propozuan Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb miratimin e &#8220;Rezolut\u00ebs \u00c7ame&#8221; e cila i k\u00ebrkonte qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Partia Balli Komb\u00ebtar ka luftuar pa reshtur tendencat p\u00ebr rikthimin e nj\u00eb diktature neo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Disa politikan\u00eb t\u00eb partis\u00eb socialiste (PS) q\u00eb vijn\u00eb nga ish-elita komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb ende nuk e kan\u00eb kuptuar apo pranuar se komunizmi ka vdekur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. K\u00ebta politikan\u00eb i kan\u00eb keqkuptuar rezultatet elektorale t\u00eb PS si vullnet t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u rikthyer n\u00eb nj\u00eb sistem komunist dhe kan\u00eb nisur nj\u00eb propagand\u00eb ku lavd\u00ebrojn\u00eb diktatur\u00ebn komuniste me shpres\u00ebn se rinia shqiptare do t\u00eb g\u00ebnjehet edhe nj\u00ebher\u00eb duke iu krijuar mund\u00ebsin\u00eb ta rivendosin edhe nj\u00ebher\u00eb sundimin e tyre neo-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, por k\u00ebsaj radhe duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb llust\u00ebr demokratike dhe per\u00ebndimore me zgjedhje t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Por i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hesapet pa hanxhin\u00eb! Kombi shqiptar nuk ka p\u00ebr t\u00eb lejuar m\u00eb q\u00eb aventurier\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb tallen me fatet e tij dhe t&#8217;i shkaktojn\u00eb tragjedi si ato q\u00eb jetoi n\u00eb shekullin e kaluar.<\/p>\n<p>Partia Balli Komb\u00ebtar ka punuar vazhdimisht p\u00ebr t&#8217;ua qart\u00ebsuar shqiptar\u00ebve rrezikun komunist p\u00ebr kombin shqiptar dhe p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por paradoksalisht dhe sot, 30 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe kur \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shtruar p\u00ebr zgjidhje, Partia Balli Komb\u00ebtar ende nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsimin e duhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse duhet votuar sot p\u00ebr Partin\u00eb Balli Komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Sepse Partia Balli Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb p\u00ebrfaqson m\u00eb s\u00eb miri nacionalizmin tradicional shqiptar i cili buron q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit p\u00ebr t\u00eb mbrritur tek Balli Komb\u00ebtar me Mithat Frash\u00ebrin gjat\u00eb luft\u00ebs, m\u00eb pas me Abas Ermenjin e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare ende nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur dhe Partia Balli Komb\u00ebtar propozon nj\u00eb zgjidhje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike!<\/p>\n<p>Sepse Partia Balli Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb e vetmja parti q\u00eb ka patur gjithmon\u00eb si pik\u00ebn kryesore t\u00eb programit t\u00eb saj Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike dometh\u00ebn\u00eb bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria, Kosova dhe mbar\u00eb kombi shqiptar kan\u00eb nevoj\u00eb sot p\u00ebr nacionalizmin shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse nacionalizmi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb sot i p\u00ebrfaqsuar denj\u00ebsisht n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse Partia Balli Komb\u00ebtar lufton p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike.<\/p>\n<p>Sepse Partia Balli Komb\u00ebtar ka denoncuar gjithmon\u00eb diktatur\u00ebn komuniste dhe tendencat diktatoriale neo-komuniste.<br \/>\nN\u00eb vitet e ardhshme do t\u00eb shtrohen p\u00ebr zgjidhje disa \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare. Nj\u00eb nga ato do t\u00eb jet\u00eb referendumi p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Sigurisht nuk do t\u00eb jen\u00eb partit\u00eb e m\u00ebdha elektorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb preokupuara p\u00ebr pushtet, q\u00eb do ta propozojn\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb till\u00eb apo t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Por do t\u00eb jen\u00eb partit\u00eb nacionaliste si Balli Komb\u00ebtar t\u00eb cilat \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare e kan\u00eb pik\u00ebn kryesore t\u00eb programit t\u00eb tyre q\u00eb mund ta b\u00eajn\u00eb k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb ajo e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Greqin\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb kusht\u00ebzoheshin me \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame. Asnj\u00eb marr\u00ebveshje, qoft\u00eb ajo p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vij\u00ebs kufitare detare apo t\u00eb tjera nuk duhen n\u00ebnshkruar me Greqin\u00eb pa zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ndodhen sot t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa shtete. Mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet, kudo q\u00eb ndodhen, n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb zi apo n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, pas shum\u00eb e shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh e sakrificash kan\u00eb fituar disa t\u00eb drejta komb\u00ebtare me Marr\u00ebveshjen e Ohrit. Por shohim se ka p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t&#8217;ua hequr ato t\u00eb drejta. Duhet t\u00eb jemi tep\u00ebr vigjilent\u00eb dhe t&#8217;i ndihmojm\u00eb shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb dhe n\u00eb troje t\u00eb tjera t&#8217;i g\u00ebzojn\u00eb dhe t&#8217;i ruajn\u00eb ato t\u00eb drejta komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ar\u00ebsye t\u00eb gjith\u00eb nacionalist\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga familje t\u00eb lidhura me Ballin Komb\u00ebtar apo jo, nga familje t\u00eb persekutuara apo jo, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nacionalist\u00eb q\u00eb besojn\u00eb se pa zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrpara dhe se Shqip\u00ebria Etnike dhe bashkimi i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme e v\u00ebrtet\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021 duhet t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Balli Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Partia Balli Komb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka paraqitur kandidat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet e Shqip\u00ebris\u00eb. Shum\u00eb prej kandidat\u00ebve t\u00eb PBK jan\u00eb t\u00eb rinj dhe kan\u00eb entuziazmin dhe idealizmin q\u00eb ka rinia p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me sfidat e m\u00ebdha t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Vota p\u00ebr kandidat\u00ebt e Partis\u00eb Balli Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr nacionalizmin shqiptar, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar!<\/p>\n<p>Le t\u00eb votojm\u00eb pra m\u00eb 25 prill p\u00ebr kandidat\u00ebt e Partis\u00eb Balli Komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n<strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Balli Komb\u00ebtar (PBK) u krijua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90 n\u00eb vij\u00ebn e nacionalizmit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67,41],"tags":[92,106,105],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/442"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=442"}],"version-history":[{"count":6,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":448,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/442\/revisions\/448"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}