{"id":439,"date":"2021-04-06T20:02:51","date_gmt":"2021-04-06T18:02:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=439"},"modified":"2021-04-06T20:02:51","modified_gmt":"2021-04-06T18:02:51","slug":"z-kryeminister-te-gabosh-eshte-njerezore-te-kerkosh-ndjese-eshte-hyjnore","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/04\/06\/z-kryeminister-te-gabosh-eshte-njerezore-te-kerkosh-ndjese-eshte-hyjnore\/","title":{"rendered":"Z. Kryeminist\u00ebr: T\u00eb gabosh \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore &#8211; t\u00eb k\u00ebrkosh ndjes\u00eb \u00ebsht\u00eb hyjnore"},"content":{"rendered":"<p>Absolutisht e pabesueshme! Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama mendon gjithnj\u00eb se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe nga deklarata e tij para disa muajsh nga foltorja e parlamentit shqiptar se \u201ckomunist\u00ebt dhe komunizmi ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d as nga deklarata e koh\u00ebve t\u00eb fundit e Luljeta Bozos, kandidate e par\u00eb e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr parliament n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, se \u201ckomunizmi kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb k\u00ebqia\u201d. Kjo deklarat\u00eb u pasua, para disa dit\u00ebsh, nga nj\u00eb deklarat\u00eb e Damjan Gjiknurit, Minist\u00ebr i qeveris\u00eb Rama, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Zonj\u00ebs Bozo se komunizmi ka patur m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra pozitive. Nd\u00ebrsa shtatorin q\u00eb kaloi, Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Gramoz Ru\u00e7i, kishte deklaruar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cJemi ndar\u00eb komunist\u00eb e ballist\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1944\u2026\u201d\u00a0dhe se ky \u201c\u00cbsht\u00eb shekulli i mendjes dhe jo i forc\u00ebs, se po t\u00eb ishte e till\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Deklarata dhe prirje t\u00eb tilla me q\u00ebllim glorifikimin e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste jan\u00eb ven\u00eb re p\u00ebr disa vite tani, por po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shpeshta koh\u00ebt e fundit, nd\u00ebrsa duken si t\u00eb bashkrenduara p\u00ebr t\u00eb siguruar n\u00eb k\u00ebto zgjedhje mb\u00ebshtetjen e gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr enveriste p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Nd\u00ebrkaq, deklarata e fundit e Ministrit Damjan Gjiknuri n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb komunizmit, as nuk u p\u00ebrmend fare n\u00eb median shqiptare \u2013 sikur ai t\u2019i kishte ftuar gazetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb kafe. P\u00ebr ta deklarata e Gjiknurit, bashkpuntorit t\u00eb ngusht t\u00eb Z. Rama, nuk p\u00ebrbente m\u00eb ndonj\u00eb lajm me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb meritonte t\u2019i njoftohej publikut. Vertet\u00eb turp p\u00ebr mediat kryesore shqiptare q\u00eb heshtin ndaj k\u00ebtyre dukurive!<\/p>\n<p>Po ka edhe m\u00eb keq. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb programin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d n\u00eb \u2018News24\u2019, fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, kur u pyet p\u00ebr deklarat\u00ebn e Zonj\u00ebs Bozo p\u00ebr meritat e komunizmit, Zoti Rama u shpreh se kandidatura e saj ka \u201ctrembur pal\u00ebn tjet\u00ebr\u201d, ndaj ajo edhe u \u201csulmua q\u00ebllimisht\u201d, sipas tij. Me fjal\u00eb tjera, sipas Kryeministrit shqiptar, jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ata q\u00eb kan\u00eb faj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb, nd\u00ebrsa mbrojti gjithnj\u00eb deklarat\u00ebn e Zonj\u00ebs Bozo n\u00eb mbrojtje t\u00eb komunizmit enverist: \u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb caktuar dhe nuk kam asnj\u00eb dyshim se nuk ka qen\u00eb q\u00ebllimi, apo nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb relativizuar t\u00eb keqen e diktatur\u00ebs apo p\u00ebr t\u00eb relativizuar vet\u00eb diktatur\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Z. Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama duket i irrituar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje dhe ngarkon me faj \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se reagimet m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebra ndaj k\u00ebtyre deklaratave pro-komuniste t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit nga personalitete t\u00eb larta t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 fatkeqsisht nuk kan\u00eb ardhur nga brenda &#8212; por kan\u00eb ardhur nga bota e diaspor\u00ebs shqiptare dhe nga disa instanca evropiane, p\u00ebrfshir dit\u00ebt e fundit, edhe Platform\u00ebn e Kujtes\u00ebs dhe Nd\u00ebrgjegjes Europiane (PEMC), nj\u00eb ent ky i Bashkimit Evropian (BE) q\u00eb merret me edukimin e masave p\u00ebr krimet e regjimeve totalitare e ku bejn\u00eb pjes\u00eb 68 agjenci qeveritare dhe jo-qeveritare t\u00eb vendeve an\u00ebtare dhe jo-an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Me 31 mars, 2021, Platforma e Kujtes\u00ebs dhe Nd\u00ebrgjegjes Europiane, n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr median, shpreh shqet\u00ebsimin e saj se Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb nuk u distancua nga k\u00ebto deklarata t\u00eb Yonj\u00ebs Bozo dhe disa prej personaliteteve t\u00eb saja m\u00eb t\u00eb larta duke i cil\u00ebsuar ato, si \u201cnjollosje p\u00ebr kujtes\u00ebn e mij\u00ebra viktimave t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u201d. Ndon\u00ebse kjo deklarat\u00eb nuk t\u00ebrhoqi ndonj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe n\u00eb median shqiptare, ia vlen ta sjellim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr publikun reagimin e Platform\u00ebs s\u00eb Kujtes\u00ebs dhe Nd\u00ebrgjegjes Europiane ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb Zonj\u00ebs Bozo, pasi si\u00e7 duket Platforma nuk \u00ebsht\u00eb e informuar p\u00ebr deklaratat pro-komuniste, m\u00eb heret, t\u00eb Kryemnistrit Rama dhe t\u00eb tjer\u00ebve se, \u201ckomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, dhe as p\u00ebr deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb Ministrit Gjiknuri n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidat\u00ebs socialiste, Z. Bozo n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit p\u00ebr parliament, se \u201ckomunizmi kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb k\u00ebqia\u201d, por reagimi i PEMC-it u drejtohet t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb glorifikojn\u00eb regjimet totalitare, si di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00eb jet\u00ebn publike dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat evropiane:<\/p>\n<p>Prag\u00eb- 31 mars- 2021 &#8211;\u201cPlatforma e Kujtes\u00ebs dhe Nd\u00ebrgjegjes Europiane shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb lidhje me deklarat\u00ebn nga kandidatja p\u00ebr deputete e Partis\u00eb Socialiste, Luljeta Bozo, n\u00eb zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila u shpreh se komunizmi ishte nj\u00eb, \u201cdiktatur\u00eb kushtetuese\u201d q\u00eb \u201czhvilloi Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, dhe se diktatori komunist Enver Hoxha kishte \u201cm\u00eb shum\u00eb an\u00eb pozitive sesa negative\u201d. Ajo q\u00eb na shqet\u00ebson akoma m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se Partia Socialiste nuk u distancua nga fjal\u00ebt e kandidates s\u00eb saj.<br \/>\nShqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb prekura nga komunizmi. Nj\u00eb mohim i till\u00eb historik njollos kujtes\u00ebn e mij\u00ebra viktimave dhe bie ndesh me vlerat themelore demokratike si: e v\u00ebrteta dhe drejt\u00ebsia. Glorifikimi i \u00e7do regjimi totalitar nuk duhet t\u00eb pranohet n\u00eb jet\u00ebn publike. Platforma mb\u00ebshtet me gjith\u00eb zem\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb znj. Bozo t\u00eb k\u00ebrkoj falje dhe t\u00eb jap dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Platforma mb\u00ebshtet me forc\u00eb q\u00ebndrimin e Parlamentit Europian, shprehur n\u00eb rezolut\u00ebn e 19 Shtatorit 2019 mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kujtes\u00ebs europiane p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Europ\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn parlamenti \u201cd\u00ebnon t\u00eb gjitha manifestimet dhe p\u00ebrhapjen e ideologjive totalitare\u201d dhe \u201cshpreh respekt t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn viktim\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre regjimeve totalitare dhe u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjitha institucioneve dhe aktor\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb krimet e tmerrshme totalitare kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkeljet sistematike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb kujtohen dhe t\u00eb dalin para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Platform\u00ebs s\u00eb Kujtes\u00ebs dhe Nd\u00ebrgjegjes Evropiane.<\/p>\n<p>N\u00ebqoftse Z. Rama ka nd\u00ebr mend q\u00eb mandatin e tret\u00eb ta bazoj\u00eb n\u00eb personalitetet dhe idet\u00eb e tyre diktatoriale sllavo-aziatiko-komuniste p\u00ebr zgjidhjen e problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria, at\u00ebhere vaj-medet p\u00ebr at\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb mjaft problematik fakti q\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, n\u00eb parlamenet dhe n\u00eb deytra t\u00eb larta qeveritare, ka ende individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb ish-regjimin komunist. Por fakti q\u00eb Kryeministri i vendit dhe personalitete t\u00eb larta t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, publikisht t\u00eb prononcohen p\u00ebr \u201cmeritat\u201d e ish regjimit komunist, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb barbariz\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb fejsbukun e tij, Profesor Gazmend Kapllani, Drejtori i Katedr\u00ebs s\u00eb par\u00eb Albanologjike n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Universitetin DePaul t\u00eb \u00c7ikagos: \u201cShoqja Nexhmije vdiq heret: ndoshta do t\u00eb ishte tani n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb vend t\u00eb shoqes Luljeta. Sa p\u00ebr t\u00eb tjerat: t\u00eb thuash nga pozita e dikujt q\u00eb k\u00ebrkon pushtet politik q\u00eb regjimi enverist, nga m\u00eb kriminal\u00ebt dhe paranojak\u00ebt e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb bot\u00ebs, \u201cka pasur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb k\u00ebqija\u201d, \u00ebsht\u00eb barbariz\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrligjje e krimit dhe dhun\u00ebs, por edhe nxitje p\u00ebr krim dhe dhun\u00eb.\u00a0Votoni kund\u00ebr nekrofil\u00ebve n\u00eb pushtet, votoni kund\u00ebr PS-s\u00eb! Q\u00eb k\u00ebtej e tutje \u00ebsht\u00eb detyre morale,\u201d ka theksuar me forc\u00eb Profesori shqiptaro-amerikan, Gazmend Kapllani.<\/p>\n<p>Q\u00eb enverizmi t\u00eb p\u00ebrdoret sot n\u00eb vitin 2021 si nj\u00eb veg\u00ebl fushate politike n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar serioz i NATO-s \u00ebsht\u00eb e turpshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e di kjo klas\u00eb politike aktuale se pothuaj nuk ka familje shqiptare, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare n\u00eb Ballkanin Perendimor q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb prekur keqas nga diktatura komuniste, qoft\u00eb ajo enveriste, qoft\u00eb ajo serbo-malazezo-jugosllave<\/p>\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr, p\u00ebr hir t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur si dhe t\u00eb gjitha familjeve shqiptare kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb kan\u00eb vuajtur tmerre n\u00eb regjimin totalitar komunist, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare \u2013 reflektoni! Ish-i p\u00ebrndjekuri i regjimeve fashiste dhe komuniste, miku im i \u00e7muar, Prof Sami Repishti do t\u00eb k\u00ebshillonte sot ty dhe bashkapartiak\u00ebt tu q\u00eb me deklaratat e juaja pro-komuniste: \u201cJu lutem mos lendoni plag\u00ebt tona t\u00eb hapuna\u201d, SAMI REPISHTI \u2013 JU LUTEMI, MOS L\u00cbNDONI PLAG\u00cbT TONA T\u00cb HAPUNA! \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com)<\/p>\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr, n\u00eb intervist\u00ebn televizive t\u00eb fund jav\u00ebs q\u00eb kaloi me gazetaren Nisida Tufa, ju u shpreh\u00ebt se, \u201cNdjesa \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e nj\u00eb procesi udh\u00ebheqjeje kur lidershipi ka karakter.\u201d Z. Kryeminist\u00ebr, shqiptar\u00ebt pa dallim kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lidership me karakter, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar. Si udh\u00ebheq\u00ebs i qeveris\u00eb dhe i Partis\u00eb Socialiste, Shqiptar\u00ebt presin ndjes\u00eb prej jush p\u00ebr k\u00ebto deklarata fyese p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar, gjithnj\u00eb me plag\u00eb t\u00eb hapura nga terrorizmi komunist. Bejeni k\u00ebt\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb ju udh\u00ebhiqni dhe si shef i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr deklaratat e fundit nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Gabimet jan\u00eb njer\u00ebzore, ndjesa \u00ebsht\u00eb hyjnore! Demokracia \u00ebsht\u00eb jetike! Demokracia nuk pret, Z. Kryeminist\u00ebr!<\/p>\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Absolutisht e pabesueshme! Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama mendon gjithnj\u00eb se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,102],"tags":[103,104],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/439"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":440,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/439\/revisions\/440"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}