{"id":393,"date":"2021-03-09T20:13:08","date_gmt":"2021-03-09T19:13:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=393"},"modified":"2021-03-09T20:29:37","modified_gmt":"2021-03-09T19:29:37","slug":"kurre-nuk-eshte-vone-per-lustracion","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/03\/09\/kurre-nuk-eshte-vone-per-lustracion\/","title":{"rendered":"Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr lustracion!"},"content":{"rendered":"<p>Fund muajin q\u00eb kaloi, Prania e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE-s\u00eb) organizoi nj\u00eb seminar rreth proceseve t\u00eb lustracionit n\u00eb Shqip\u00ebri, thuhet n\u00eb nj\u00eb njoftim n\u00eb portalin e Zyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nSipas njoftimit, seminari online u mbajt p\u00ebr t\u00eb diskutuar politikat dhe proceset e lustracionit n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit diktatorial komunist, 30 vjet m\u00eb par\u00eb. Thuhet m\u00ebtej se, veprimtaria me titullin \u201cLustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri: E kaluara dhe e ardhmja\u201d, e zhvilluar si pjes\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb Prezenc\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb transitore, mblodhi bashk\u00eb institucione komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ekspert\u00eb dhe profesionist\u00eb, si dhe pedagog\u00eb e student\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb universiteteve private t\u00eb vendit. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit diskutuan rreth gjetjeve t\u00eb studimit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr si m\u00eb lart\u00eb, i cili u porosit nga Zyra e OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar proceset e lustracionit n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga zgjedhjet e para pluraliste t\u00eb vitit 1991 deri m\u00eb sot.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr studimin e posa botuar me titullin, \u201cLustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri, e shkuara dhe e ardhmja\u201d, me autor, Z. Ilir Kalemaj, mb\u00ebshtetur nga Zyra e OSBE-s\u00eb. N\u00eb njoftimin e OSBE-s\u00eb thuhet se ky studim i autorit Kalemaj u mb\u00ebshtet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb pasuruar literatur\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb tranzitore dhe zhvillimin\u00a0 e nj\u00eb debati shkencor n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb subjekt tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, autori i k\u00ebtij studimi, Z. Kalemaj tha se lustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri ka d\u00ebshtuar megjith p\u00ebrpjekjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1995, 1998 dhe n\u00eb vitin 2008. Studiuesi Kalemaj u shpreh p\u00ebr VOA-n-shqip se gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pasur nj\u00eb vullnet t\u00eb sinqert politik p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund procesin e lustracionit. Studimi: &#8220;Lustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, nevoja urgjente p\u00ebr t&#8217;u ndar\u00eb nga diktatura dhe nga Sigurimi i Shtetit (zeriamerikes.com) \u201cK\u00ebtu ka munguar vullneti politik, pra nuk ka patur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik p\u00ebr ta kryer k\u00ebt\u00eb proces nga fillimi deri n\u00eb fund, as nj\u00eb dakord\u00ebsi politike dhe as nj\u00eb vullnet t\u00eb sinqert\u00eb. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb thjesht\u00eb lustracioni, as p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb ligjore q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb lustracionin, por b\u00ebhet p\u00ebrt\u00eb patur vullnetin politik p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga e kaluara, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar moralisht krimete komunizmit dhe sistemin totalitar, dhe p\u00ebr t\u00eb mbyllur tranzicionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Mungesa e vullnetit politik \u00ebsht\u00eb thembra e Akilit n\u00eb rastin shqiptar\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb shprehur Z. Kalemaj, p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 njoftohet, Seminari i OSBE-s\u00eb u zhvillua n\u00eb kuadrin e \u201cDit\u00ebve t\u00eb Kujtes\u00ebs\u201d, nj\u00ebveprimtari e p\u00ebrvitshme kjo rreth p\u00ebrballjes me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, organizuar nga Instituti Shqiptar p\u00ebr Demokraci, Media dhe Kultur\u00eb (IDMC) me mb\u00ebshtetjen e Fondacionit Konrad Adenauer. Duke folur n\u00eb hapjen e Dit\u00ebve t\u00eb Kujtes\u00ebs, m\u00eb 19 Shkurt 2021 n\u00eb Tiran\u00eb, Kryetari i Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb, ambasadori Vincenzo Del Monaco ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cE kaluara mund t\u00eb kuptohet p\u00ebrmes nj\u00eb dialogu racional,t\u00eb matur dhe t\u00eb gjith\u00ebpranuar, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes hulumtimeve t\u00eb holl\u00ebsishme rreth asaj kohe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00ebsimet e nxjerra t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tanishme, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e harrimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb them, shyqyr q\u00eb kemi organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si OSBE-ja, Ambasada e Gjermanis\u00eb dhe Fondacioni Adenauer n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqen, nep\u00ebrmjet seminareve t\u00eb tilla due organizimeve t\u00eb tjera, t\u00eb hedhin sado pak drit\u00eb mbi krimet e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me forume si ky t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb sensibilizimin e politik\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e hidh\u00ebt komuniste t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem i sinqert, se t\u00eb merresh me lustracionin ose pastrimin e figurave politikedhe juridiko-gjyq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri post-komuniste si ajo shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb, por as e pamundur nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 tregon edhe p\u00ebrvoja e disa vendeve ish-komuniste t\u00eb Evropes Lindore dhe Qendrore, p\u00ebrfshir rastin e Gjermanis\u00eb, q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb seriozisht me k\u00ebt\u00eb problem. Gjermania nuk do t\u00eb ishte transformuar n\u00eb shtetin e gjithfuqish\u00ebm fuqish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, po t\u00eb mos ishte p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn naziste dhe komuniste dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb njer\u00ebzve. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci as nj\u00eb ekonomi t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebqoftse nuk ekziston p\u00ebrgjegj\u00ebsia personale. Vet fakti se shum\u00eb ish-zyrtar\u00eb t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs i jan\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb atij regjimi, i ka bindur shum\u00eb prej tyre, se ata mund t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pap\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe n\u00eb detyrat e larta q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb sistemin e sot\u00ebm post-komunist.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam then\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb se k\u00ebta ish-zyrtar\u00eb jan\u00eb nj\u00eb prej faktor\u00ebve kryesor p\u00ebrproblemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shoq\u00ebria shqiptare post-komuniste, p\u00ebrfshir korrupsionin, krimet e ndryshme, politik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb ve\u00e7anti. Shoq\u00ebria shqiptare nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrparim, n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre fushave, n\u00ebqoftse nuk vendoset se cilat ishin krimet dhe kush ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr ato krime. Pa nj\u00eb lustracion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetet nj\u00eb shtet gjys\u00ebm i lir\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar p\u00ebr 30-vjet postkomuniz\u00ebm nga entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrfshir Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit \u2013 larg dhe n\u00eb mosp\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Un\u00eb nuk besoj n\u00eb hakmarrje por e them k\u00ebt\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn dhe shpres\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb p\u00ebrballen sinqerisht me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, duke adaptuar nj\u00eb proces lustracioni n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat e Shqip\u00ebris\u00eb, me p\u00ebrvojat dhe standardet e p\u00ebrdorura n\u00eb shtetet e tjera ish-komuniste.Sepse si\u00e7 citohet nga VOA shqip, studimi i lart\u00eb p\u00ebrmendur i autorit Ilir Kalemaj, \u201cLustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri: E kaluara dhe e ardhmja\u201d, botimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga OSBE-ja n\u00eb Tiran\u00eb, \u201cPa nj\u00eb proces lustracioni nga postet drejtuese t\u00eb shtetit shqiptar, t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrlyer me krime gjat\u00eb diktatur\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb hartuar e zbatuar platformat sekrete t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me hetimin e d\u00ebnimin p\u00ebr \u2018krime t\u00eb opinionit e mendimeve\u2019, dhe me d\u00ebshmi t\u00eb rrema &#8212; nuk mund t\u00eb flitet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d E duam Shqip\u00ebrin\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike, sepse si\u00e7 u shpreh edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Antoni Blinkey n\u00eb nj\u00eb fjalim me tre mars n\u00eb Departamentin e Shtetit, ku preku vazhdimisht tem\u00ebn e demokracis\u00eb: &#8220;Demokracit\u00eb e forta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, m\u00eb t\u00eb hapura, partner\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, m\u00eb pak t\u00eb prirur p\u00ebr konflikt dhe tregje m\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr mallrat dhe sh\u00ebrbimet tona&#8221;.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh sot n\u00eb Shqip\u00ebri ish-zyrtar\u00eb t\u00eb komunizmit e q\u00eb sot g\u00ebzojn\u00eb detyra t\u00eb larta administrative t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb &#8212; t\u00eb cilit do nivel dhe cil\u00ebs do fush\u00eb qofshin, p\u00ebrfshir drejt\u00ebsin\u00eb &#8212; e q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb jen\u00eb distancuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve, nga e kaluara e tyre komuniste. P\u00ebr 50-vjet vija e partis\u00eb ishte: Partia mbi t\u00eb gjitha! Partia nuk gabon kurr\u00eb, ishin indidvid\u00ebt q\u00eb gabonin. Sot na ofrohet nj\u00eb argument tjet\u00ebr i kund\u00ebrt: na thon\u00eb se ish-komunist\u00ebt si individ nuk jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e regjimit komunist, p\u00ebrgjegj\u00ebs ishte sistemi. Nj\u00eb shtremb\u00ebrim ky i vlerave njer\u00ebzore, juridike dhe politike q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, duket se pranohet edhe nga disa p\u00ebrfaq\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjal\u00eb e vjet\u00ebr popullore thot\u00eb se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb vonohesh n\u00eb jet\u00eb. \u201cMe u korit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb kurr\u00eb\u201d, thot\u00eb populli, \u201cpor kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb gjithashtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur\u201d. Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb as p\u00ebr lustracion!<\/p>\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fund muajin q\u00eb kaloi, Prania e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE-s\u00eb) organizoi nj\u00eb seminar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[86,85],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/393"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=393"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/393\/revisions\/397"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}