{"id":384,"date":"2021-03-02T20:28:04","date_gmt":"2021-03-02T19:28:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=384"},"modified":"2021-03-03T15:53:26","modified_gmt":"2021-03-03T14:53:26","slug":"balli-kombetar-ne-kujtimet-e-oficereve-britanike-me-mision-ne-shqiperi-gjate-luftes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2021\/03\/02\/balli-kombetar-ne-kujtimet-e-oficereve-britanike-me-mision-ne-shqiperi-gjate-luftes\/","title":{"rendered":"Balli Komb\u00ebtar n\u00eb kujtimet e oficer\u00ebve britanik\u00eb me mision n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pasi e tradh\u00ebtuan Marr\u00ebveshjen e Mukjes n\u00ebn presionin e partis\u00eb komuniste jugosllave, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Labinotit m\u00eb 4 shtator 1943 mor\u00ebn vendimin t&#8217;i hapnin luft\u00eb totale Ballit Komb\u00ebtar duke filluar k\u00ebshtu Luft\u00ebn Civile. Hapi i par\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn komunist\u00ebt shqiptar\u00eb ishte nj\u00eb propagand\u00eb e gjer\u00eb e cila do ta cil\u00ebsonte Ballin si nj\u00eb organizat\u00eb &#8220;tradhetare&#8221; e cila bashk\u00ebpunonte me fashist\u00ebt italian\u00eb, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb realitet Balli Komb\u00ebtar kishte zhvilluar shum\u00eb beteja t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Kjo propagand\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt vazhdoi gjat\u00eb gjith\u00eb Luft\u00ebs, por edhe m\u00eb pas gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Kjo propagand\u00eb vazhdon edhe sot, n\u00eb vitin 2021, n\u00eb shtypin shqiptar, ku t\u00eb ashtuquajtur &#8220;historian\u00eb&#8221; t\u00eb dal\u00eb nga shkolla komuniste vazhdojn\u00eb t\u00eb propagandojn\u00eb kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar, por k\u00ebsaj radhe duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat komuniste me gjoja raporte nga arkivat anglo-amerikane, t\u00eb cilat i keqinterpretojn\u00eb q\u00ebllimisht dhe i lexojn\u00eb me syzet marksiste.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb thon\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb oficer\u00ebt britanik\u00eb p\u00ebr Ballin Komb\u00ebtar? Disa prej tyre kan\u00eb botuar kujtime t\u00eb koh\u00ebs kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duke na l\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qart\u00eb dhe nj\u00eb pamje t\u00eb kthjell\u00ebt t\u00eb asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1943-1944.<br \/>\nDy oficer\u00ebt e par\u00eb britanik\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 1943 ishin David Smajli (David Smiley) dhe Billi Maklin (Billy McLean). Misioni i tyre ishte t\u00eb merrnin kontakt me t\u00eb gjitha grupimet luftarake shqiptare dhe t&#8217;i ndihmonin q\u00eb t\u00eb luftonin forcat italiane dhe m\u00eb pas gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij &#8220;Me mision n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;[1], David Smajli tregon se grupi i par\u00eb i oficer\u00ebve britanik\u00eb ishte hedhur me parashut\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb muajin prill 1943 dhe prej aty, forcat komuniste greke t\u00eb ELAS [2] i kishin shoq\u00ebruar tek partizan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb n\u00eb fillim komunist\u00ebt ishin p\u00ebrpjekur t\u00eb mos i lejonin oficer\u00ebt britanik\u00eb t\u00eb merrnin kontakt me Ballin Komb\u00ebtar duke e akuzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit se bashk\u00ebpunonte me fashist\u00ebt italian\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Balli Komb\u00ebtar kishte zhvilluar shum\u00eb beteja t\u00eb p\u00ebrgjakshme me italian\u00ebt, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb dokumentuara nga shtypi i Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb asaj kohe: Lufta e Gjormit 28 dhjetor 1942 &#8211; 2 janar 1943 n\u00ebn komand\u00ebn e Hysni Lepenic\u00ebs, Lufta e Greshic\u00ebs (Mallakast\u00ebr) 5 shkurt 1943, Lufta e Selenic\u00ebs (01\/04\/1943), Lufta e Ruzhdijes, Lufta e Gjinoqarit (18\/06\/1943), Lufta e Beratit n\u00eb qershor 1943 etj.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb pengesat e nxjerra nga komunist\u00ebt, David Smajli tregon se u takua me Safet Butk\u00ebn, i cili drejtonte Ballin Komb\u00ebtar n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. Smajli thot\u00eb se &#8220;Ballist\u00ebt nuk ishin ashtu si\u00e7 pretendonin partizan\u00ebt&#8221; dhe &#8220;ata nuk kishin bashk\u00ebpunuar me italian\u00ebt&#8221;[3]. Smajli tregon gjithashtu se n\u00eb dat\u00ebn 12 gusht 1943 nj\u00eb \u00e7et\u00eb prej 200 vetash e Ballit Komb\u00ebtar e d\u00ebrguar nga Safet Butka dhe n\u00ebn komand\u00ebn e kapiten Qemal Burimit dhe me pjes\u00ebmarrjen e oficer\u00ebve anglez\u00eb organizoi pran\u00eb fshatit Barmash nj\u00eb prit\u00eb ndaj nj\u00eb autokolone gjermane. Forcat partizane nuk desh\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb prita t\u00eb realizohej dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn me \u00e7do kush ta pengonin duke d\u00ebrguar Petrit Dumen q\u00eb gjoja do b\u00ebnte dhe ai nj\u00eb prit\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnimi i Smajlit se anglez\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrprisinin ndihmat i largoi komunist\u00ebt. Si p\u00ebrfundim prita u realizua me sukses nga Balli Komb\u00ebtar dhe &#8220;23 gjerman\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb, u shkat\u00ebrruan 1 kamion i madh trupash, 1 top 88mm dhe 3 kamion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb&#8221;. [4]<\/p>\n<p>Smajli n\u00eb librin e tij tregon edhe p\u00ebr nj\u00eb sulm tjet\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u00e7ete t\u00eb Ballit ndaj gjerman\u00ebve ku kishin mbetur 7 t\u00eb vrar\u00eb dhe 3 ishin z\u00ebn\u00eb rob [5].<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja, si mund t\u00eb pretendoj\u00eb historiografia komuniste se Balli Komb\u00ebtar nuk luftoi kund\u00ebr gjerman\u00ebve? Si mund t\u00eb thon\u00eb historian\u00ebt komunist\u00eb se anglez\u00ebt &#8220;p\u00ebr afro 6 muaj pasi erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri tentuan ta mobilizojn\u00eb Ballin n\u00eb luft\u00eb por nuk arrit\u00ebn t&#8217;i bindnin&#8221;?! Kur vet\u00eb oficer\u00ebt anglez\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb luftimeve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>Duket qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu, si zakonisht, me g\u00ebnjeshtrat e propagand\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Anglia ndihmoi me armatim, veshmbathje dhe trajnim thuajse vet\u00ebm partizan\u00ebt. Madje Radio Londra dhe m\u00eb von\u00eb ajo e Barit flisnin vet\u00ebm p\u00ebr L\u00ebvizjen Nacional-\u00e7lirimtare. Arsyet jan\u00eb disa. Profesor Abas Ermenji e shpjegon k\u00ebshtu: &#8220;Anglez\u00ebt vepronin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb vollt\u00ebn Rusis\u00eb, po edhe sepse duke e ditur q\u00eb komunist\u00ebt s&#8217;kishin asnj\u00eb nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare dhe asnj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr ve\u00e7 marrjes s\u00eb fuqis\u00eb, i shtynin me ato mjete p\u00ebr t&#8217;a hedhur popullin shqiptar pa kursim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Gjerman\u00ebve&#8221;[15]<\/p>\n<p>Kurse Julian Amery, nj\u00eb tjet\u00ebr oficer britanik, thot\u00eb se &#8220;forcat partizane ishin t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra kryesisht nga t\u00eb rinj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa nj\u00ebsi vajzash. T\u00eb organizuar dhe pajisur keq, ata kishin nj\u00eb moral t\u00eb lart\u00eb&#8221;. P\u00ebr k\u00ebto arsye Maklini kishte rekomanduar q\u00eb t\u00eb merrnin ndihm\u00ebn britanike, e cila u dha n\u00eb form\u00ebn e armatimit, pajisjeve, por edhe me st\u00ebrvitjen e dy brigadave komuniste q\u00eb u b\u00ebn\u00eb boshti i ushtris\u00eb nacional-\u00e7lirimtare [6] Kurse forcat e Ballit Komb\u00ebtar Maklinit dhe Smajlit iu duk\u00ebn &#8220;m\u00eb t\u00eb dobta n\u00eb num\u00ebr, organizim dhe moral&#8221; [7] Prandaj atyre iu dha pak ndihm\u00eb, kurse &#8220;pjesa m\u00eb e madhe e pun\u00ebs s\u00eb tyre iu kushtua p\u00ebrgatitjes dhe furnizimit t\u00eb partizan\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo tregon qart\u00eb se vendimi i britanik\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndihmuar partizan\u00ebt dhe jo Ballin Komb\u00ebtar nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se a ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb luftonte Balli kund\u00ebr gjerman\u00ebve, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb oficer\u00ebt anglez\u00eb kishin prova t\u00eb qarta, por kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me efikasitetin e k\u00ebsaj lufte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr e rekomandimit t\u00eb Maklinit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar komunist\u00ebt duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fakti se k\u00ebta ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u kontaktuan nga oficer\u00ebt anglez\u00eb. Kjo sepse kur u fut\u00ebn nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri oficer\u00ebt britanik\u00eb u p\u00ebrcoll\u00ebn nga komunist\u00ebt grek\u00eb t\u00eb EAM-it, t\u00eb cil\u00ebt natyrsh\u00ebm i drejtuan tek komunist\u00ebt shqiptar\u00eb. K\u00ebta u p\u00ebrpoq\u00ebn t&#8217;i izolonin nga Balli Komb\u00ebtar dhe p\u00ebr t&#8217;iu provuar britanik\u00ebve se luftonin kund\u00ebr italian\u00ebve, n\u00eb datat 15-16 maj 1943 organizuan nj\u00eb sulm kund\u00ebr garnizonit italian t\u00eb Leskovikut n\u00ebn komand\u00ebn e Nexhip Vin\u00e7anit. Ndon\u00ebse si\u00e7 pam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr Balli Komb\u00ebtar kishte realizuar tashm\u00eb nj\u00eb seri sulmesh t\u00eb armatosura kund\u00ebr italian\u00ebve duke filluar nga dhjetori 1942 e deri n\u00eb qershor 1943 n\u00eb aksin Vlor\u00eb-Mallakast\u00ebr-Berat, oficer\u00ebt britanik\u00eb ndoshta nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb tyre dhe kishin par\u00eb me syt\u00eb e tyre vet\u00ebm betej\u00ebn e Leskovikut t\u00eb organizuar nga komunist\u00ebt. Kjo duhet t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb vendimin e Maklinit p\u00ebr t\u00eb drejtuar ndihm\u00ebn britanike tek partizan\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, megjith\u00ebse britanik\u00ebt pat\u00ebn prov\u00ebn se Balli Komb\u00ebtar luftoi kund\u00ebr gjerman\u00ebve, nuk e ndryshuan politik\u00ebn e tyre. Mund t\u00eb ket\u00eb disa hipoteza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb : ndoshta kur pan\u00eb se filloi Lufta Civile n\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk desh\u00ebn q\u00eb ndihma angleze t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, \u00e7ka do ta zgjaste k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dhe energjit\u00eb nuk do t\u00eb shkonin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr gjerman\u00ebve, q\u00eb ishte q\u00ebllimi kryesor i britanik\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb refuzimi kategorik i komunist\u00ebve q\u00eb t\u00eb ndihmohej dikush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 tyre, dhe kjo u pa mjaft qart\u00eb kur britanik\u00ebt desh\u00ebn t\u00eb ndihmojn\u00eb Abaz Kupin kund\u00ebr gjerman\u00ebve: komunist\u00ebt nxorr\u00ebn patrulla p\u00ebr t\u00eb kapur dhe ekzekutuar oficer\u00ebt anglez\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb zogist\u00ebve. Shtabi aleat n\u00eb Bari mund t\u00eb ket\u00eb druajtuar edhe ekzekutimin e oficer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb anglo-amerikan\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb partizan\u00ebve n\u00eb rast se ndihmat do t\u00eb shkonin edhe diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hipotez\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb se n\u00eb nivele t\u00eb larta, politika britanike nuk d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrkrahte nj\u00eb forc\u00eb nacionaliste shqiptare e cila k\u00ebrkonte Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike dhe mund t&#8217;u nxirrte probleme me Jugosllavin\u00eb e Titos, me t\u00eb cil\u00ebn kishin interesa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Natyrisht komunist\u00ebt vendimin britanik\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vet\u00ebm ata e p\u00ebrdor\u00ebn politikisht kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Por oficer\u00ebt britanik\u00eb u penduan shpejt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje t\u00eb tyre. David Smajli tregon se pasi u krijua Brigada e Par\u00eb n\u00eb gusht 1943 me ndihm\u00ebn britanike, i kishin k\u00ebrkuar komandantit t\u00eb saj, Mehmet Shehut q\u00eb t\u00eb fillonte aksionet kund\u00ebr gjerman\u00ebve. P\u00ebr \u00e7udi Shehu kishte refuzuar. Oficer\u00ebt britanik\u00eb, t\u00eb habitur ishin p\u00ebrpjekur gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs ta bindnin dhe nuk ia kishin arritur. &#8220;N\u00eb at\u00eb koh\u00eb menduam se kishin frik\u00eb&#8221;, &#8211; shkruan Smajli. &#8220;Por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me Shehun,i cili ishte guximtar dhe me vet\u00eb partizan\u00ebt, ne n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dinim se Shehu kishte marr\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos luftonte italian\u00ebt dhe gjerman\u00ebt por t&#8217;i ruante forcat p\u00ebr t\u00eb luftuar me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb&#8221;. [8] Prov\u00ebn e k\u00ebtij urdhri oficer\u00ebt britanik\u00eb e gjet\u00ebn m\u00eb von\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb dokumenti origjinal (qarkore) t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb LNC q\u00eb \u00e7etat e nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, Prof. Abas Ermenji, ua kishin kapur partizan\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, q\u00eb mbante dat\u00ebn 9 shtator 1943, thuhej:<br \/>\n&#8220;N\u00eb rast zbarkimi t\u00eb forcave aleate, K\u00ebshillat Nacional-Clirimtar\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb pushteti i v\u00ebrtet\u00eb. Ata duhet t\u00eb mobilizojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullin rreth tyre dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb forcat e tjera si Balli Komb\u00ebtar t\u00eb ushtrojn\u00eb influenc\u00eb n\u00eb popull&#8230; Forcat nacional-\u00e7lirimtare tani e tutje duhet t\u00eb afirmohen kudo dhe kur t\u00eb ndodh\u00eb zbarkimi duhet t\u00eb paraqiten para Aleat\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebshillave nacional-\u00e7lirimtar\u00eb si i vetmi pushtet i popullit shqiptar&#8230;Qeverisja e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart e k\u00ebshillave nacional-\u00e7lirimtar\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Ky dokument tregon m\u00eb s\u00eb miri se komunist\u00ebt kishin vendosur ta merrnin t\u00eb vet\u00ebm fuqin\u00eb. Q\u00ebllimi i tyre ishte n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb t\u00eb b\u00ebnin revolucionin komunist n\u00ebn mask\u00ebn e luft\u00ebs \u00e7lirimtare. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iu duhej m\u00eb par\u00eb t\u00eb mposhtnin Ballin Komb\u00ebtar t\u00eb cilit i hap\u00ebn luft\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1943 pasi prish\u00ebn marr\u00ebveshjen e Mukjes, n\u00ebn presionin e delegat\u00ebve jugosllav\u00eb, ngaq\u00eb n\u00eb Mukje ishte vendosur t\u00eb luftohej p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, pra p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Me krijimin e dy brigadave parizane me ndihm\u00ebn britanike, komunist\u00ebt ndiheshin edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe filluan goditjet ndaj Ballit Komb\u00ebtar duke filluar Luft\u00ebn Civile, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishin edhe oficer\u00ebt britanik\u00eb.<br \/>\nDavid Smajli tregon se kur shkonte drejt bregdetit p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb Itali n\u00eb fund-vjesht\u00ebn e vitit 1943 kishte kaluar n\u00eb &#8220;dy fshatra q\u00eb ishin n\u00eb flak\u00eb, jo nga gjerman\u00ebt k\u00ebsaj radhe, por nga partizan\u00ebt q\u00eb digjnin fshatrat ballist\u00eb : lufta civile kishte filluar seriozisht&#8221;. [9]<\/p>\n<p>Brenda disa muajve komunist\u00ebt thuajse e shkat\u00ebrruan Ballin Komb\u00ebtar, i cili tashm\u00eb ishte dob\u00ebsuar nga humbja e Safet Butk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 19 shtator 1943 dhe e Hysni Lepenic\u00ebs me 34 komandant\u00eb \u00e7etash t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Grehot t\u00eb Gjirokastr\u00ebs nga italian\u00ebt m\u00eb 13 shtator 1943. Goditjet komuniste u b\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm me p\u00ebrpjekje t\u00eb armatosura por edhe me atentate, rr\u00ebmbime dhe vrasje masive t\u00eb antar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, t\u00eb shoq\u00ebruara k\u00ebto me nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb shfrenuar kund\u00ebr nacionalist\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb forcat e Ballit Komb\u00ebtar mund\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb disa krahina t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut deri n\u00eb gusht 1944. Por me vrasjen e Sk\u00ebnder Mu\u00e7os (antar i Komitetit Qendror t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar) nga gjerman\u00ebt dhe t\u00eb vendosura midis dy zjarresh nga komunist\u00ebt dhe gjerman\u00ebt, forcat e Ballit q\u00eb kishin mbetur, n\u00ebn komand\u00ebn e Abas Ermenjit, u detyruan t\u00eb l\u00ebviznin drejt Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme duke shpresuar n\u00eb nj\u00eb bashkim me &#8220;Legalitetin&#8221; dhe krer\u00ebt e veriut p\u00ebr t&#8217;iu rezistuar sulmeve komuniste dhe p\u00ebr t\u00eb goditur trupat gjermane.<\/p>\n<p>David Smajli i cili ishte rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebsaj radhe me misionin q\u00eb t\u00eb ndihmonte luft\u00ebn e armatosur kund\u00ebr gjerman\u00ebve n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tregon se duke filluar nga data 9 shtator 1944 nj\u00eb seri sulmesh u kryen nga Balli Komb\u00ebtar dhe Legaliteti kund\u00ebr gjerman\u00ebve.&#8221;N\u00eb fillim nj\u00eb \u00e7et\u00eb e madhe Ballist\u00ebsh, e komanduar nga Abas Ermenji, pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishin atashuar (oficer\u00ebt britanik\u00eb) Merret, Jenkins dhe Corsentino, sulmuan n\u00eb rrug\u00ebn kryesore nj\u00eb kolon\u00eb gjermane, duke shkat\u00ebrruar 15 kamiona, duke vrar\u00eb 35 gjerman\u00eb dhe duke z\u00ebn\u00eb shum\u00eb material&#8221;. [10]<\/p>\n<p>&#8220;Nat\u00ebn e 12-13 shtatorit nj\u00eb forc\u00eb e kombinuar Ballist\u00ebsh dhe Zogist\u00ebsh n\u00ebn komand\u00ebn e Kupit dhe Ermenjit, me Maklinin dhe Ejmerin [11] t\u00eb atashuar pran\u00eb tyre, sulmuan nj\u00eb kolon\u00eb gjermane prej 9 kamion\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb kamion\u00ebt u dogj\u00ebn dhe gjerman\u00ebt ik\u00ebn ose u vran\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dy oficer\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. U kap shum\u00eb material, p\u00ebrfshir\u00eb dhe korrespondenc\u00ebn midis shtabit t\u00eb Divizionit 181 dhe Korpusit Alpin, nga ku u nxor\u00ebn m\u00eb von\u00eb informacione shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara. P\u00ebr fat t\u00eb keq kolona ishte e vog\u00ebl dhe 200 forcat Zogiste dhe 100 forcat Balliste kishin shpresuar p\u00ebr nj\u00eb objektiv m\u00eb t\u00eb madh.&#8221;<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb del qart\u00eb nga k\u00ebto d\u00ebshmi se Balli Komb\u00ebtar, luftoi kund\u00ebr gjerman\u00ebve p\u00ebrkrah aleat\u00ebve britanik\u00eb. Prandaj pretendimi i komunist\u00ebve se Balli Komb\u00ebtar bashk\u00ebpunoi me gjerman\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar hapjen e luft\u00ebs kund\u00ebr Ballit dhe nacionalizmit shqiptar nga partia komuniste me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin e vetme.<\/p>\n<p>Madje komunist\u00ebt arrit\u00ebn deri aty sa t\u00eb k\u00ebrkonin largimin e oficer\u00ebve britanik\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe &#8220;t&#8217;i d\u00ebnonin ata n\u00eb munges\u00eb me vdekje si &#8216;armiq t\u00eb popullit'&#8221;[12], vet\u00ebm sepse ndihmonin forcat nacionaliste p\u00ebr t\u00eb luftuar gjerman\u00ebt, duke rrezikuar k\u00ebsisoj pushtetin dhe revolucionin komunist.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb k\u00ebtu se disa oficer\u00eb britanik\u00eb dhe amerikan\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm komunist, ishin influencuar nga propaganda komuniste, dhe disa e her\u00eb e pat\u00ebn p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb propagand\u00eb edhe n\u00eb radiogramet e tyre n\u00eb Bari. Esht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendohet q\u00eb t\u00eb kishin mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim tjet\u00ebr edhe sikur t\u00eb kishin dashur.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb thot\u00eb Smajli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje: &#8220;U g\u00ebzuam q\u00eb Bari tregoi besim tek ne, sepse mesazhet e oficer\u00ebve t\u00eb atashuar pran\u00eb partizan\u00ebve p\u00ebrs\u00ebrisnin akuza p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb Kupit me gjerman\u00ebt, duke n\u00ebnkuptuar se ne e dinim dhe e mbanim t\u00eb fsheht\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kjo nuk tregonte nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mentalitetit t\u00eb atyre oficer\u00ebve, sepse t\u00eb akuzosh oficer\u00ebt v\u00ebllez\u00ebr p\u00ebr tradh\u00ebti vet\u00ebm duke u mb\u00ebshtetur tek fjal\u00ebt e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb, tregonte nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb madhe gjykimi. Megjithat\u00eb ne e kuptonim Enver Hoxh\u00ebn dhe metodat e tij ndoshta m\u00eb mir\u00eb se oficer\u00ebt tan\u00eb q\u00eb ishin pran\u00eb tij&#8230;&#8221;[13]<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim David Smajli thot\u00eb se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb mor\u00ebn shum\u00eb ndihma nga Britanik\u00ebt duke p\u00ebrfshir\u00eb arm\u00eb, municione, mina, eksploziv\u00eb, veshmbathje, ushqim, para, pajisje komunikimi, trajnim dhe k\u00ebshillim ushtarak, sikurse dhe publicitet n\u00eb BBC. &#8220;Pa k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb, duke patur parasysh se nuk mor\u00ebn asgj\u00eb nga rus\u00ebt, ata nuk do t&#8217;i kishin mposhtur dot Ballist\u00ebt dhe Zogist\u00ebt n\u00eb Luft\u00ebn Civile. Sikur Britanik\u00ebt t\u00eb kishin vepruar ndryshe, Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte sot nj\u00eb demokraci pro-per\u00ebndimore&#8221;. [14] Por ndoshta Smajli e tepron rolin e k\u00ebsaj ndihme, sepse pati edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndikuan n\u00eb fitoren e komunist\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebshmit\u00eb e oficer\u00ebve britanik\u00eb del qart\u00eb se Balli Komb\u00ebtar jo vet\u00ebm nuk bashk\u00ebpunoi me gjerman\u00ebt, por p\u00ebrkundrazi luftoi me arm\u00eb kund\u00ebr tyre. Po p\u00ebrse komunist\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb akuzuar dhe vazhdojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite ta akuzojn\u00eb Ballin Komb\u00ebtar si bashk\u00ebpuntor t\u00eb gjerman\u00ebve? N\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs arsyeja ishte se komunist\u00ebt po realizonin revolucionin komunist dhe Balli Komb\u00ebtar i pengonte q\u00eb ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb, sepse nacionalizmi q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte \u00ebsht\u00eb diametralisht i kund\u00ebrt me internacionalizmin komunist. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye komunist\u00ebt e luftuan me t\u00ebrbim Ballin Komb\u00ebtar duke i dh\u00ebn\u00eb nacionalizmit shqiptar nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse nga e cila edhe sot ende nuk e ka marr\u00eb veten.<\/p>\n<p>Po sot, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb kjo propagand\u00eb ende mbahet gjall\u00eb nga elita post-komuniste e Tiran\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb refleks i kusht\u00ebzuar q\u00eb vjen nga epoka komuniste, apo nj\u00eb projekt p\u00ebr ta goditur s\u00ebrish nacionalizmin shqiptar nga frika se mos ai rizgjohet?<\/p>\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Bibliografia:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>[1] &#8220;Me mision n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221; (&#8220;Albanian Assignment&#8221;, London 1984, ISBN 0 7011 2869 0)<\/em><br \/>\n<em>[2] ELAS &#8211; &#8220;Ushtria \u00e7lirimtare e popullit grek&#8221; me orientim komunist gjat\u00eb L2B<\/em><br \/>\n<em>[3] &#8220;Albanian Assignment&#8221;, fq. 37<\/em><br \/>\n<em>[4] Po aty, fq. 60-63<\/em><br \/>\n<em>[5] Po aty fq. 77<\/em><br \/>\n<em>[6] &#8220;Sons of the Eagle&#8221;, Julian Amery, London 1948, fq. 59<\/em><br \/>\n<em>[7] Po aty fq. 60<\/em><br \/>\n<em>[8] &#8220;Albanian Assignment&#8221; fq. 67<\/em><br \/>\n<em>[9] Po aty fq. 93<\/em><br \/>\n<em>[10] Po aty fq. 142<\/em><br \/>\n<em>[11] Julian Amery, oficer britanik<\/em><br \/>\n<em>[12] Po aty fq. 135<\/em><br \/>\n<em>[13] Po aty fq. 135<\/em><br \/>\n<em>[14] Po aty fq. 134<\/em><br \/>\n<em>[15] &#8220;Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, Abas Ermenji, Tiran\u00eb 1996<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi e tradh\u00ebtuan Marr\u00ebveshjen e Mukjes n\u00ebn presionin e partis\u00eb komuniste jugosllave, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,7],"tags":[36,33,81,82],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=384"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":388,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384\/revisions\/388"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}