{"id":368,"date":"2020-12-22T17:22:17","date_gmt":"2020-12-22T16:22:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=368"},"modified":"2020-12-22T17:23:12","modified_gmt":"2020-12-22T16:23:12","slug":"neni-7-i-konventes-se-detit-favorizon-shqiperine-per-kufirin-detar-me-greqine","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2020\/12\/22\/neni-7-i-konventes-se-detit-favorizon-shqiperine-per-kufirin-detar-me-greqine\/","title":{"rendered":"Neni 7 i Konvent\u00ebs s\u00eb Detit favorizon Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr kufirin detar me Greqin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Tre paragrafe t\u00eb Nenit 7 dhe jurisprudenca e GJND-s\u00eb favorizojn\u00eb qartas Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e vijave baz\u00eb dhe n\u00eb metod\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 20 Tetor 2020 kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama dhe Ministri i Jasht\u00ebm i Greqis\u00eb Nikos Dendias n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp deklaruan se dy vendet kan\u00eb vendosur t&#8217;ia kalojn\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebrcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve.<br \/>\nKy vendim vjen pasi nj\u00eb projekt-marr\u00ebveshje e m\u00ebparshme e vitit 2009 midis dy vendeve, ku favorizohej shum\u00eb Greqia, ishte hedhur posht\u00eb me plot t\u00eb drejt\u00eb nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t&#8217;ia kaluar \u00e7\u00ebshtjen organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i mir\u00eb, sepse mund t\u00eb evitoj\u00eb politizimin brenda-shqiptar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Por nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i rreziksh\u00ebm, sepse Shqip\u00ebria angazhohet t\u00eb pranoj\u00eb verdiktin e GJND i cili mund t\u00eb mos jet\u00eb ashtu si shpresohet dhe, n\u00ebse pala shqiptare nuk arrin t\u00eb paraqes\u00eb bindsh\u00ebm argumentet e duhura mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar se kjo Gjykat\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhjen m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, por nj\u00eb zgjidhje t\u00eb gjykuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave dhe argumenteve q\u00eb do t\u00eb sjellin t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb shteti shqiptar ta marr\u00eb shum\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet mir\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb verdikti t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb dhe Shqip\u00ebria t\u00eb mos dal\u00eb e humbur dhe e rrezikuar. Duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vullnet politik dhe patriotik, specialist\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe shum\u00eb pun\u00eb q\u00eb tani sepse koha nuk pret, p\u00ebr p\u00ebrgatjen e k\u00ebrkesave dhe argumentave ku ato bazohen.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka disa interesa. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb interesa t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe territoriale. Greqia ka vendosur, dhe \u00ebsht\u00eb e drejta e saj, ta zgjeroj\u00eb detin e saj territorial nga 6 milje detare n\u00eb 12. Por nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb detit territorial, t\u00eb detit t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb zon\u00ebs ekonomike ekskluzive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Konkretisht, n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodhte sipas pretendimeve greke, deti territorial i Greqis\u00eb do t\u00eb ngjitej shum\u00eb lart n\u00eb detin Jon n\u00eb drejtim t\u00eb Karaburunit dhe p\u00ebrball\u00eb fshatrave t\u00eb Bregut. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se anijet luftarake t\u00eb nj\u00eb vendi kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin lirisht n\u00eb detin e tij territorial.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb c\u00ebnonte sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sepse :<br \/>\n1\/ Greqia ka gjithmon\u00eb n\u00eb fuqi Ligjin e Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb<br \/>\n2\/ qarqe ekstremiste greke pretendojn\u00eb dhe punojn\u00eb aktivisht p\u00ebr aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut<br \/>\n3\/ zona e Bregut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku punohet aktivisht p\u00ebr greqizimin e popullsis\u00eb nga k\u00ebto qarqe.<br \/>\nDo t\u00eb ishte absolutisht e papranueshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebr shembull anije luftarake greke t\u00eb mund t\u00eb qarkullonin lirisht p\u00ebrball\u00eb Himar\u00ebs, sepse kjo do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr q\u00ebllime ekspansioniste.<\/p>\n<p>Interesi i dyt\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb gjeo-politik dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kanalin e Otrantos i cili sot kontrollohet nga Italia dhe Shqip\u00ebria : nuk ka se p\u00ebrse nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb, bregdeti kontinental i s\u00eb cil\u00ebs gjendet shum\u00eb larg, t\u00eb pretendoj\u00eb kontrollin e k\u00ebtij kanali.<\/p>\n<p>Interesi i tret\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomik dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zon\u00ebn ekskluzive ekonomike e cila teorikisht mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 200 milje n\u00ebse do ta lejonte hap\u00ebsira detare.<\/p>\n<p>K\u00ebto tre interesa duhen mbrojtur dhe argumentuar p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb e cila duhet t\u00eb jet\u00eb e ndjeshme ndaj tyre dhe t&#8217;i marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket argumentave q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb paraqes\u00eb, \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb rilexohet Konventa e Detit UNCLOS, e cila n\u00eb frym\u00ebn e saj do t\u00eb favorizonte Shqip\u00ebrin\u00eb kontinentale p\u00ebrball\u00eb ishujve t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Cel\u00ebsi i verdiktit t\u00eb Hag\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktimi i vijave t\u00eb drejta baz\u00eb t\u00eb dy vendeve. Greqis\u00eb do t&#8217;i interesonte t\u00eb p\u00ebrdorej nj\u00eb vij\u00eb e vazhduar baz\u00eb q\u00eb nga bregu i saj kontinental q\u00eb do t\u00eb vazhdonte n\u00eb Korfuz dhe m\u00eb tej me ishujt Erikusa (Merlera) dhe Otoni (Fano).<\/p>\n<p>Paragrafi 1 i Nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast:<\/p>\n<p>&#8220;Atje ku bregu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i cop\u00ebtuar dhe i prer\u00eb, ose kur ka nj\u00eb varg ishujsh p\u00ebrgjat\u00eb bregut n\u00eb nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb madhe me t\u00eb, metoda e vijave t\u00eb drejta baz\u00eb q\u00eb bashkojn\u00eb pikat e p\u00ebrshtatshme mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar vij\u00ebn baz\u00eb nga e cila matet gjer\u00ebsia e detit territorial.&#8221;<\/p>\n<p>Por ishujt Erikusa dhe Otoni, madje edhe Korfuzi, ndodhen larg bregut t\u00eb Greqis\u00eb kontinentale. Ishulli i Korfuzit n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt ndahet nga gati 6 milje nga bregu i Greqis\u00eb dhe larg\u00ebsia shkon mbi 10 milje n\u00eb gati gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e tij. Kurse ishujt Erikusa dhe Otoni kan\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb mbi 20 milje nga bregu i Greqis\u00eb kontinentale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se distanca e detit territorial aktual t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kushti i &#8220;af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb madhe&#8221; nuk respektohet, paragrafi 1 i Nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se vija baz\u00eb e Greqis\u00eb kontinentale nuk mund t\u00eb zgjatohet as n\u00eb Korfuz dhe aq m\u00eb pak n\u00eb ishujt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ishujt Erkiusa dhe Otoni nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt baz\u00eb me ishullin e Korfuzit nga i cili kan\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 milje, sepse p\u00ebrs\u00ebri kjo do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me paragrafin 1. t\u00eb Nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Detit ngaq\u00eb distanca \u00ebsht\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr paragrafi 3 i Nenit 7 nuk e lejon vazhdimin e vij\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb kontinentale n\u00eb ishullin e Korfuzit, dhe as t\u00eb vij\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Korfuzit n\u00eb ishujt Erikusa dhe Otoni sepse thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Vijat e drejta baz\u00eb nuk duhet t\u00eb shmangen ndjesh\u00ebm nga drejtimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i bregut dhe hap\u00ebsirat detare brenda tyre duhet t\u00eb jen\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb lidhura me tok\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u futur n\u00eb regjimin e ujrave t\u00eb brendshme&#8221;.<\/p>\n<p>Konkretisht vija baz\u00eb e bregut t\u00eb Greqis\u00eb kontinentale e cila shkon drejt veriut nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb Korfuz ajo do t\u00eb shkonte drejt per\u00ebndimit duke u shmangur ndjesh\u00ebm nga drejtimi i bregut kontinental. Po ashtu vija baz\u00eb e bregut verior t\u00eb Korfuzit do t\u00eb kishte nj\u00eb thyerje shum\u00eb t\u00eb madhe drejt veriut n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr ishujt Erikusa dhe Otoni. Nga ana tjet\u00ebr, ujrat midis Korfuzit dhe k\u00ebtyre ishujve, p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb madhe, si dhe sip\u00ebrfaqes s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Erikus\u00ebs dhe Otonit, nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb lidhura me tok\u00ebn p\u00ebr ta quajtur hap\u00ebsir\u00ebn detare midis tyre si det t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por akoma m\u00eb qart\u00eb shprehet paragrafi 6 i Nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs i cili thot\u00eb:<br \/>\n&#8220;Metoda e vijave baz\u00eb t\u00eb drejta nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga nj\u00eb shtet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb ku deti territorial i nj\u00eb shteti tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrpritet nga deti i hapur ose nga zona e tij ekskluzive ekonomike&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb do t\u00eb ndodhte me detin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili do t\u00eb zvog\u00eblohej dhe do t\u00eb nd\u00ebrpritej nga pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zon\u00ebs ekskluzive ekonomike dhe detit t\u00eb hapur nga nj\u00eb vij\u00eb baz\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt midis ishujve t\u00eb Korfuzit, Erikus\u00ebs dhe Otonit.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto 3 paragrafe t\u00eb Nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs mund t\u00eb argumentohet se secili prej k\u00ebtyre ishujve duhet t\u00eb ket\u00eb vij\u00ebn e vet baz\u00eb t\u00eb pavarur nga ishujt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00eb tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb llogaritja e gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb detit territorial p\u00ebr k\u00ebta ishuj, p\u00ebrcaktimi i s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhet duke u nisur vijat e drejta baz\u00eb. Kujtojm\u00eb se gjer\u00ebsia e detit territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb 12 milje.<\/p>\n<p>Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn vendime q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb juriprudenc\u00ebn e Konvent\u00ebs s\u00eb Detit p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e hap\u00ebsirave detare n\u00eb rastin e nj\u00eb ishulli t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb bregut kontinental t\u00eb nj\u00eb vendi, duke p\u00ebrdorur metod\u00ebn e proporcionalitetit n\u00eb krahasimin e gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb brigjeve relevante. Raporti i gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb brigjeve kontinentale dhe brigjeve t\u00eb ishullit p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si raport i gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb hap\u00ebsirave detare t\u00eb kontinentit dhe ishullit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb merret k\u00ebtu si shembull rasti i ishullit San Andres n\u00eb detin e Karaibeve i cili i p\u00ebrket Kolumbis\u00eb, por ndodhet p\u00ebrball\u00eb brigjeve t\u00eb Nikaraguas. M\u00eb 19 n\u00ebntor 2012 GJND konsideroi q\u00eb raporti i brigjeve relevante ishte 1 me 8,2 n\u00eb disfavor t\u00eb Kolumbis\u00eb dhe vendosi t&#8217;i njihte tre t\u00eb kat\u00ebrtat e hap\u00ebsir\u00ebs detare Nikaraguas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shpjegim i holl\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij rasti mund t\u00eb gjendet n\u00eb arkivat e GJND-s\u00eb n\u00eb adres\u00ebn:<br \/>\n<strong>https:\/\/www.icj-cij.org\/en\/case\/124<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin ton\u00eb brigjet relevante t\u00eb ishujve grek\u00eb jan\u00eb ato lindore dhe veriore p\u00ebrball\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kurse brigjet relevante shqiptare jan\u00eb ato t\u00eb gjith\u00eb bregut jonian. P\u00ebrllogaritja e gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb brigjeve relevante shqiptare dhe t\u00eb secilit ishull grek, do t\u00eb p\u00ebrcaktonte raportin e gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare p\u00ebr secilin vend n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ka edhe argumente t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgatiten nga pala shqiptare, si ai vij\u00ebs baz\u00eb t\u00eb gjirit t\u00eb Sarand\u00ebs, statusi i ishujve Erikusa dhe Otoni etj. Por me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebrcaktimit t\u00eb vijave baz\u00eb t\u00eb ishujve grek\u00eb dhe metoda e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb detit territorial.<\/p>\n<p>K\u00ebto do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00eb detin Jon kufirin detar verior dhe lindor t\u00eb Greqis\u00eb i cili ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xh. Me\u00e7orrapaj<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre paragrafe t\u00eb Nenit 7 dhe jurisprudenca e GJND-s\u00eb favorizojn\u00eb qartas Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e vijave baz\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=368"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":370,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368\/revisions\/370"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}