{"id":327,"date":"2020-08-27T12:04:48","date_gmt":"2020-08-27T10:04:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=327"},"modified":"2020-08-27T12:10:28","modified_gmt":"2020-08-27T10:10:28","slug":"reciprociteti-i-nevojshem-midis-komunave-serbe-ne-kosove-dhe-lugines-se-presheves","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2020\/08\/27\/reciprociteti-i-nevojshem-midis-komunave-serbe-ne-kosove-dhe-lugines-se-presheves\/","title":{"rendered":"Reciprociteti i nevojsh\u00ebm midis komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"mceu_28\" class=\"mce-toolbar-grp mce-container mce-panel mce-stack-layout-item mce-first\" tabindex=\"-1\">\n<p>Duket se bisedimet p\u00ebr normalizmin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. N\u00eb fillim t\u00eb muajit shtator \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb i organizuar nga SHBA dhe pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb takim tjet\u00ebr pritet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Bruksel n\u00ebn kujdesin e BE.<br \/>\nSHBA dhe BE kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e kan\u00eb njohur at\u00eb, por nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht dakord p\u00ebr rezultatet e mundshme t\u00eb bisedimeve direkte Kosov\u00eb-Serbi. Nd\u00ebrsa SHBA jan\u00eb shprehur m\u00eb par\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrkrahin \u00e7do marr\u00ebveshje t\u00eb pranuar nga t\u00eb dy vendet, BE nuk do t\u00eb pranonte nj\u00eb marr\u00ebveshje me ndryshimin apo korrigjimin e kufijve aktual\u00eb, sepse i druhet nj\u00eb efekti domino n\u00eb Ballkan i cili mund t\u00eb fillonte me entitetin serb t\u00eb Bosnje-Herezgovin\u00ebs.<br \/>\nSerbia do ta d\u00ebshironte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr t\u00eb krijuar \u00ab\u00a0Serbin\u00eb e Madhe\u00a0\u00bb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se delegacioni serb mund ta n\u00ebnshkruante nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb, pavar\u00ebsisht deklaratave mediatike.<\/p>\n<p><strong>Ruajtja e intergritetit territorial<\/strong><\/p>\n<p>Por nj\u00eb marr\u00ebveshje me ndryshim kufijsh\u00a0 shkon kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova do t\u00eb humbiste falas nj\u00eb territor i cili i \u00ebsht\u00eb njohur nga m\u00eb shum\u00eb se gjysma e vendeve t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Kosova do t\u00eb vinte n\u00eb dyshim njohjen e saj nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cilat e kan\u00eb njohur me territorin q\u00eb kishte si krahin\u00eb autonome e ish-Jugosllavis\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb, Serbia do t\u00eb synonte q\u00eb ndryshimi t\u2019i jepte sa m\u00eb shum\u00eb territor brenda Kosov\u00ebs. Dhe s\u00eb fundi Serbia, do ta shfyt\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb ndryshim p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb merrte akoma m\u00eb shum\u00eb toka n\u00eb Kosov\u00eb sepse synimi i v\u00ebrtet\u00eb i \u00ab\u00a0Serbis\u00eb s\u00eb Madhe\u00a0\u00bb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ri-aneksoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjysm\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb mos t\u00eb gjith\u00ebn.<br \/>\nNatyrisht q\u00eb nj\u00eb \u00ab\u00a0Serbi e Madhe\u00a0\u00bb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave shqiptare n\u00eb Ballkan dhe do t\u00eb shkaktonte luftra t\u00eb reja, zhvendosje popullsie dhe tkurrje t\u00eb elementit shqiptar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt.<br \/>\nDiplomacia e shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e p\u00ebrqendruar te njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe i ka dh\u00ebn\u00eb njohjes nga Serbia nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe. Por kjo njohje nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me \u00e7far\u00ebdo lloj \u00e7mimi. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme d\u00ebshira e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Por Serbia nuk e pranon k\u00ebt\u00eb dhe b\u00ebn \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb destabilizoj\u00eb shtetin e ri kosovar. Prandaj Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet me durim p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb diplomatike dhe t\u00eb mos nxitohet me pseudo-zgjidhje t\u00eb rrezikshme.<br \/>\nN\u00ebse Serbia sot guxon dhe k\u00ebrkon ndryshime kufiri p\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo ndodh sepse Prishtina nuk ka arritur ta vendos\u00eb autoritetin e saj aty p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb Beogradit n\u00eb ato komuna. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Kosova duhet t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb ato komuna. \u00cbsht\u00eb territori i saj i njohur nd\u00ebrkombtarisht. Minoritete n\u00eb zona kufitare kan\u00eb shum\u00eb vende, edhe Serbia vet\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet ndryshuar kufiri. Legjislacioni i \u00e7do vendi p\u00ebrcakton trajtimin e minoriteteve dhe ky sistem funksionon mjaft mir\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve.<br \/>\nKomunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs do ta pranojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb autoritetin e Prishtin\u00ebs kur Serbia ta ket\u00eb njohur Kosov\u00ebn. Dhe kjo do t\u00eb ndodh her\u00ebt a von\u00eb. Por sot \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi absolute ruajtja e integritetit territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Komunat serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Lugina e Preshev\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet me Kosov\u00ebn Serbia ka k\u00ebrkuar me insistim krijimin e Asosiacionit t\u00eb komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb tyre kompetenca ekzekutive, q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb form\u00eb autonomie t\u00eb minoritetit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb plani B i Serbis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb zgjatim i planit A t\u00eb mosnjohjes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb detyrohet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, Serbia k\u00ebrkon t\u00eb siguroj\u00eb mjetet p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga brenda dhe t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb marr\u00eb gjysm\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u2019ia bashkoj\u00eb \u00ab\u00a0Serbis\u00eb s\u00eb Madhe\u00a0\u00bb. P\u00ebrs\u00ebri Kosova duhet t\u00eb tregohet k\u00ebtu mjaft e kujdesshme dhe t\u00eb mos i jap\u00eb k\u00ebtij asosiacioni t\u00eb drejta ekzekutive. Njohja nga Serbia nuk mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj \u00e7mimi ! Duhet menduar edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr Kosova \u00ebsht\u00eb treguar tep\u00ebr e druajtur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta p\u00ebr komunat shqiptare t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, kur dihet se ato komuna i jan\u00eb shk\u00ebputur nga adminstrata ish-jugosllave p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar elementin shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe kur ato komuna shqiptare e kan\u00eb shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, vullnetin p\u00ebr autonomi dhe p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Kosov\u00ebn. N\u00eb situat\u00ebn aktuale, kur v\u00ebmendja e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb rajon, p\u00ebr komunat shqiptare t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs duhen k\u00ebrkuar t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta dhe kompetenca me ato t\u00eb komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb ! P\u00ebrse serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta maksimale dhe jo shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs? Nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb von\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb futet n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, dhe t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolutisht reciproke me komunat serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb momentin e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr bisedime, p\u00ebr shkak t\u00eb akt-akuzave t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs kosovare. Serbia nga ana e saj ka p\u00ebrkrahje maksimale nga ana e Rusis\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet shpifjeve, g\u00ebnjeshtrave dhe mashtrimeve ka arritur deri diku ta heq\u00eb v\u00ebmendjen nga gjenocidi dhe krimet e saj monstruoze t\u00eb 2 dekadave m\u00eb par\u00eb. Serbia pra gjendet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb favorsh\u00ebm dhe mund t\u00eb arrij\u00eb rezultate maskimale n\u00eb k\u00ebto bisedime. Por e ardhmja duket m\u00eb pak e mir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, sepse regjimet autokratike dhe personale si ai i Rusis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. Ngjarjet e fundit n\u00eb Bjellorusi dhe n\u00eb Rusi tregojn\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ndryshime radikale.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kosova nuk duhet t\u00eb nxitohet. Ndoshta duhet pritur edhe pak p\u00ebr momentin optimal t\u00eb negociatave.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr Kosova nuk mund t\u00eb refuzoj\u00eb rastet p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb ofruara nga aleat\u00ebt dhe miqt\u00eb e saj per\u00ebndimor\u00eb. Sidomos n\u00ebse ato \u00e7ojn\u00eb n\u00eb njohjen e saj nga OKB. Por Kosova duhet t\u00eb dij\u00eb edhe t\u00eb thot\u00eb jo dhe sidomos t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyen, n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje prek interesat e saj vitale dhe i kushton shtrenjt\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\nNatyrisht q\u00eb Kosova duhet t\u00eb dij\u00eb t\u00eb ruaj aleat\u00ebt e saj per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb angazhuar fuqish\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb KFOR dhe tre prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vetos n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB. Do t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb sfid\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb por e domosdoshme p\u00ebr diplomacin\u00eb e re kosovare.<\/p>\n<p><strong>Xh. Me\u00e7orrapaj<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket se bisedimet p\u00ebr normalizmin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67],"tags":[47,77,65],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=327"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327\/revisions\/330"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}