{"id":274,"date":"2020-07-10T14:56:29","date_gmt":"2020-07-10T12:56:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=274"},"modified":"2020-07-10T15:18:20","modified_gmt":"2020-07-10T13:18:20","slug":"me-fabrikime-nuk-shkruhet-historia-as-nuk-kushtezohet-e-ardhmja","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2020\/07\/10\/me-fabrikime-nuk-shkruhet-historia-as-nuk-kushtezohet-e-ardhmja\/","title":{"rendered":"Me fabrikime nuk shkruhet historia, as nuk kusht\u00ebzohet e ardhmja"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fetnete Ramosaj<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Gjenocidi serb dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosov\u00ebs ka p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa q\u00eb e tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe hulumtimet e deritanishme<br \/>\n<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Para m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb dekadave p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Nurembergut parakaloi tmerri i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore: furrat e Aushvicit, gjenocidi, vrasjet e shkat\u00ebrrimet n\u00eb mas\u00eb. Njer\u00ebzimi pa t\u00eb nd\u00ebshkohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe shkaktar\u00ebt e luft\u00ebrave dhe disi mori frym\u00eb m\u00eb lirsh\u00ebm. Por, gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb me Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Hag\u00ebs ndodhi e kund\u00ebrta.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb nuk u trajtuan vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe shkaktar\u00ebt e luft\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb ish-Jugosllavi, por mbizot\u00ebruan tendencat e hap\u00ebta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr barazimin e krimeve, u trajtuan nj\u00ebjt\u00eb xhelat\u00ebt dhe viktimat! E b\u00ebrja bashk\u00eb e xhelat\u00ebve dhe viktimave \u00ebsht\u00eb e papresedan n\u00eb historin\u00eb e ndarjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb ajo edhe drejt\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" title=\"Nj\u00eb pjes\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb masakruar e t\u00eb zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs nga forcat pushtuese serbe\" src=\"http:\/\/www.ballikombit.org\/images\/stories\/femijet-e-gjakoves.gif\" alt=\"Nj\u00eb pjes\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb masakruar e t\u00eb zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs nga forcat pushtuese serbe\" width=\"314\" height=\"426\" align=\"left\" hspace=\"4\" vspace=\"4\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>KRIMINEL\u00cbT UA VRAN\u00cb F\u00cbMIJ\u00cbRIN\u00cb: N\u00eb foto nj\u00eb pjes\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb masakruar e t\u00eb zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs nga forcat pushtuese serbe.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr habin\u00eb e opinionit shqiptar dhe t\u00eb atij bot\u00ebror, p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs, ish-luft\u00ebtar\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, u p\u00ebrball\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtat akuza p\u00ebr t\u00eb cilat gjykohej deri para vdekjes fam\u00ebkeqi Sllobodan Millosheviq. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Nurembergut, p\u00ebrkrah Rudolf Hesit, Albert Shpirit, Herman Geringut e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb gjendej edhe ndonj\u00eb luft\u00ebtar hebre q\u00eb nuk kishte pranuar fatalitetin e shfarosjes, por q\u00eb kishte marr\u00eb guximin t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr nazist\u00ebve.<\/p>\n<p>Dihet bot\u00ebrisht se Serbia trash\u00ebgoi gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn ushtarake t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte forc\u00ebn e tret\u00eb ushtarake n\u00eb Europ\u00eb. Me t\u00eb gjitha trupat e rregullta ushtarake, policore e paraushtarake, t\u00eb pajisura me mjetet m\u00eb moderne, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arsenalin luftarak t\u00eb ndaluar me konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Serbia e sulmoi Kosov\u00ebn p\u00ebr ta pushtuar, duke synuar zhb\u00ebrjen e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe spastrimin etnik t\u00eb saj, duke b\u00ebr\u00eb krime e gjenocid t\u00eb pashembullt mbi popullin shqiptar. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb tejet t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb pabarabart\u00eb, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, u organizua prej zeros, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje mbinjer\u00ebzore p\u00ebr mbrojtjen e popullit dhe vendit t\u00eb vet nga invadimet shfaros\u00ebse serbe. P\u00ebrkrah lirib\u00ebr\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb spastrimin etnik, gjenocidin dhe masakrat e vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb ndaj popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb pasoi nd\u00ebrhyrja ajrore e Aleanc\u00ebs Veri-Atlantike t\u00eb NATO-s (24 mars 1999 \u2013 10 qershor 1999).<\/p>\n<p>Edhe pse Serbia luft\u00ebnxit\u00ebse p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb e lau n\u00eb gjak gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb, duke i shkaktuar kat\u00ebr luft\u00ebra gjenocidiale, megjithat\u00eb kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, fal\u00eb zvarritjeve t\u00eb kryeprokurores Del Ponte nuk u d\u00ebnua fare nga Tribunali i Hag\u00ebs. As Serbia nuk u gjykua p\u00ebr gjenocid.<br \/>\nKemi par\u00eb se n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, gjat\u00eb dy proceseve gjyq\u00ebsore, kryeprokurorja Del Ponte, vazhdimisht ka cituar shpifjet e zyrtar\u00ebve serb\u00eb, tamam si t\u00eb ishte nj\u00eb kryeprokurore e Serbis\u00eb e jo e nj\u00eb Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. M\u00eb von\u00eb zyrtar\u00ebt serb\u00eb filluan t\u00eb citojn\u00eb Del Ponten. Aq l\u00ebmsh i b\u00ebn\u00eb pun\u00ebt sa nuk dihet m\u00eb kush k\u00eb citon, nuk dihet ku fillojn\u00eb e ku mbarojn\u00eb shpifjet e g\u00ebnjeshtrat e Beogradit, as ku fillojn\u00eb e ku mbarojn\u00eb shpifjet e Del Pontes, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb. Mbase k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb koordinuara vijn\u00eb pas marr\u00ebveshjes s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb ish-kryeprokurores Carla del Ponte, t\u00eb b\u00ebr\u00eb me ministrin e jasht\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Goran Svilanoviq, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2003, p\u00ebr t\u00eb fshehur krimet q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin gjenocidin shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, pos tjer\u00ebsh, ka shkruar gjer\u00ebsisht gazeta \u201cNew York Times\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2007.<br \/>\nIsh-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb Del Pontes (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me prokurorin n\u00eb procesin kund\u00ebr Millosheviqit, Geoffrey Nice), d\u00ebshmojn\u00eb se Carla del Ponte krye n\u00eb vete i ka ngritur aktakuzat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb pse ka pasur fakte, por p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr paralele p\u00ebr barazimin e krimeve, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb qejfin Serbis\u00eb apo \u201cp\u00ebr t\u00eb mos iu hidh\u00ebruar Millosheviqi\u201d. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ka pasur duart e lira, pa mbik\u00ebqyrje as nga Haga as nga Nju Jorku. \u201cCarla Del Ponte ka ndihmuar p\u00ebr t\u2019i fshehur implikimet e shtetit serb n\u00eb krimet e luft\u00ebs. Pun\u00ebn e saj nuk e ka kontrolluar askush, as n\u00eb Hag\u00eb as n\u00eb Nju Jork, q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e paimagjinueshme p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ish-prokurori Nice.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si Carla del Ponte, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave e t\u00eb fakteve, ka tentuar s\u00eb tep\u00ebrmi ta fyej\u00eb dhe ta njollos\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, ta njollos\u00eb popullin shqiptar p\u00ebrgjith\u00ebsisht. N\u00eb vitin 2008, vet\u00ebm pak koh\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e ditur d\u00ebshtimin e turpsh\u00ebm e t\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb rastin \u201cHaradinaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, nj\u00ebkoh\u00ebsisht me paralajm\u00ebrimin p\u00ebr shpalljen e verdiktit t\u00eb trupit gjykues, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen mediale, Del Ponte, tashm\u00eb kur nuk ishte m\u00eb kryeprokurore n\u00eb Hag\u00eb, doli me librin e saj skandaloz e me prirje raciste, \u201cGjahu: Un\u00eb dhe kriminel\u00ebt e luft\u00ebs\u201d, t\u00eb shkruar n\u00eb bashk\u00ebautor\u00ebsi me Chuck Sudetiqin, ku shpif tmerr\u00ebsisht rrejsh\u00ebm kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb. Dhe, p\u00ebr nj\u00eb person, si Del Ponte, q\u00eb gjith\u00eb profesionin e vet ia ka kushtuar gjetjes s\u00eb d\u00ebshmive, \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht e \u00e7uditshme se n\u00eb librin e saj, ajo nuk ofron asnj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr pohimet e saj, vet\u00ebm merret me thashetheme e fabrikime.<br \/>\nShpifjet e tmerrshme t\u00eb Carla Del Pontes \u201cp\u00ebr tregtin\u00eb e shqiptar\u00ebve me organet e serb\u00ebve t\u00eb rr\u00ebmbyer\u201d, proserb\u00ebt nxituan t\u2019i materializojn\u00eb. K\u00ebshtu, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Televizioni Shtet\u00ebror Rus, n\u00eb terminin qendror t\u00eb lajmeve (m\u00eb 6 prill 2008), shpifjet e Del Pontes i ilustroi madje edhe me pamje televizive! Por, pamjet ishin nga kampi i p\u00ebrqendrimit n\u00eb Prijedor t\u00eb Bosnj\u00ebs, kurse boshnjak\u00ebt nga Bosnja e Hercegovina q\u00eb mbaheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, u prezantuan si serb\u00eb nga Kosova!<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, akuzat kurr\u00eb t\u00eb argumentuara t\u00eb ish-kryeprokurores s\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, Carla Del Ponte, se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb nxjerr\u00eb dhe trafikuar organet e serb\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ish-bashk\u00ebpun\u00ebtorja e saj e af\u00ebrt, Florence Hartmann i ka quajtur \u201ct\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe jodinjitoze\u201d. \u201cDel Ponte nuk ka as prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb trafik t\u00eb mundsh\u00ebm organesh q\u00eb u jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb burgosurve nga luft\u00ebtar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Ajo po na zhyt sot n\u00eb or\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb propagand\u00ebs\u201d, ka n\u00ebnvizuar Hartmann, p\u00ebr gazet\u00ebn zvicerane \u201cLe Temps\u201d, t\u00eb dat\u00ebs 16 prill 2008.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Haga zyrtare menj\u00ebher\u00eb nxitoi t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb \u00e7do q\u00ebndrim t\u00eb vetin nga deklaratat e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Del Pontes, duke n\u00ebnvizuar se edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion hamend\u00ebsimet e saj jan\u00eb krejt t\u00eb pabaza.<br \/>\nP\u00ebrderisa Del Ponte, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, merret me pohime absurde dhe me shpifje ekstremisht t\u00eb paq\u00ebndrueshme kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, derisa ishte n\u00eb postin e kryeprokurores, \u00e7udit\u00ebrisht, i m\u00ebnjanoi, i injoroi dhe i shkat\u00ebrroi d\u00ebshmit\u00eb akute t\u00eb krimeve t\u00eb tmerrshme q\u00eb b\u00ebn\u00eb forcat serbe mbi shqiptar\u00ebt, t\u00eb cilat dokumentonin krimet dhe gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Del\u00a0 Ponte i amnistoi kriminel\u00ebt serb\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebt r\u00ebndojn\u00eb qindra vrasje e masakra kolektive, djegie e dhunime, pla\u00e7kitje e shkat\u00ebrrime n\u00eb mas\u00eb, gjoja n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb deklaratave kund\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb!<\/p>\n<p>Ideologu serbomadh Dobrica Qosiq, vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb konstatonte: \u201cG\u00ebnjeshtra \u00ebsht\u00eb form\u00eb e patriotizmit ton\u00eb dhe d\u00ebshmi e inteligjenc\u00ebs son\u00eb natyrore. Ne g\u00ebnjejm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese, fantastike, inventive\u201d. Dhe k\u00ebt\u00eb konstatim, krahas krimeve e gjenocidit t\u00eb tmerrsh\u00ebm e d\u00ebshmuan kat\u00ebrcip\u00ebrisht edhe gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe luft\u00ebrave t\u00eb tjera n\u00eb ish-Jugosllavi.<br \/>\nDerisa ishin n\u00eb gjah p\u00ebr mbledhjen e d\u00ebshmive t\u00eb rrejshme, p\u00ebr t\u00eb materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar dhe t\u00eb Del Pontes, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2009, n\u00eb \u00c7agllavic\u00eb, Policia e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb rast, arrestoi n\u00eb flagranc\u00eb tre oficer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret serb BIA: Igor Ju\u00e7inac, ish-pjes\u00ebtar i SHPK-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2007, Millutin Radanoviq dhe Predrag Zhelkoviq. M\u00eb pas ishte arrestuar edhe v\u00ebllai i nj\u00ebrit nga tre t\u00eb arrestuarit (v\u00ebllai i Igor Ju\u00e7inacit), Gligor Ju\u00e7inac, zyrtar i lart\u00eb i stacionit policor t\u00eb Shtimes, p\u00ebr shkak se e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje nj\u00ebrin nga d\u00ebshmitar\u00ebt e k\u00ebtij rasti (t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb boshnjake).<br \/>\nSi\u00e7 dihet, k\u00ebta pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb BIA-s serbe u akuzuan t\u00eb ken\u00eb nxitur familjar\u00eb t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb zhdukur, por edhe qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb rrejshme me q\u00ebllim t\u00eb trillimit t\u00eb afer\u00ebs p\u00ebr gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njer\u00ebzore gjat\u00eb luft\u00ebs nga U\u00c7K-ja, duke u ofruar t\u00eb pakt\u00ebn prej 100 deri n\u00eb 300 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb. Agjent\u00ebt e sh\u00ebrbimit sekret serb &#8211; BIA, deklaruan se shumat e premtuara p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e till\u00eb (t\u00eb rrejsh\u00ebm) i paguan shteti. N\u00eb \u201cd\u00ebshmi\u201d t\u00eb tilla thirret Dick Marty.<br \/>\nMir\u00ebpo edhe p\u00ebrkund\u00ebr provave t\u00eb shumta kund\u00ebr k\u00ebtyre oficer\u00ebve t\u00eb BIA-s, t\u00eb mbledhura me kujdes gjat\u00eb disa muajve nga Policia e Kosov\u00ebs, m\u00eb 12 shkurt 2010, n\u00eb seanc\u00ebn kur aktakuza ndaj tyre duhej t\u00eb merrte form\u00ebn e prer\u00eb, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt u liruan pa zhurm\u00eb mediale nga nj\u00eb gjykat\u00ebs i EULEX-it.<br \/>\nNgjash\u00ebm ndodhi edhe n\u00eb rastin e serbit Goran Vu\u00e7koviq, nga fshati Gorosell\u00eb i komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit, i arrestuar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2009, sipas dyshimit t\u00eb bazuar n\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb shumta t\u00eb bashk\u00ebvend\u00ebsve t\u00eb tij (t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb boshnjake) se gjat\u00eb viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte dhe ka qen\u00eb pjes\u00ebtar i grupit terrorist serb \u201cDora e Zez\u00eb\u201d dhe nj\u00ebri nd\u00ebr personat kryesor\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar muzeun e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Por, Vu\u00e7koviq, vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi u d\u00ebrgua n\u00eb paraburgim, p\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshmive, u lirua nga EULEX-i. At\u00eb para hyrjes s\u00eb burgut t\u00eb Prizrenit, e priti t\u00eb dal\u00eb nga paraburgimi ish-ministri i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Sllavisha Petkoviq, i cili e shoq\u00ebroi deri n\u00eb Serbi.<br \/>\nParamendojeni, vet\u00ebm nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr masakr\u00ebn e Ra\u00e7akut, dhe at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vrasje dhe dy tentim-vrasje. Ai \u00ebsht\u00eb polici serb, Zoran Stanojeviq, nga fshati Grac\u00eb e Vjet\u00ebr i Lipjanit, i d\u00ebnuar me 15 vjet burgim. Stanojeviq, sapo u transferua nga Kosova n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb, u lirua nga burgu me dekret t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb presidentit serb Boris Tadiq. E t\u00eb mos flasim p\u00ebr dhjet\u00ebra raste t\u00eb ikjes s\u00eb kriminel\u00ebve serb\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nga burgu, apo mosd\u00ebnimin e dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00ebve edhe p\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshmive t\u00eb shumta.<br \/>\nDel Ponte, Marty e ndonj\u00eb tjet\u00ebr si ata, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e din\u00eb adres\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kriminel\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb e habitshme se si tentojn\u00eb t\u2019i ngat\u00ebrrojn\u00eb ato. E din\u00eb mir\u00eb adres\u00ebn e trafikant\u00ebve t\u00eb organeve njer\u00ebzore gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e din\u00eb se viktima t\u00eb k\u00ebtij krimi ishin ekskluzivisht shqiptar\u00ebt. Ka d\u00ebshmi t\u00eb bollshme, t\u00eb ofruara madje edhe nga ata q\u00eb ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebto krime t\u00eb tmerrshme se gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, vet\u00ebm n\u00eb Spitalin e Prishtin\u00ebs, dhjet\u00ebra pacient\u00eb shqiptar\u00eb (kryesisht f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj), pasi u jan\u00eb nxjerr\u00eb organet e brendshme jan\u00eb zhdukur pa gjurm\u00eb. Madje, Del Ponte ka d\u00ebshmi se me automjetet e Kryqit t\u00eb Kuq t\u00eb cilit shtet mik t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb transportuar organet e shqiptar\u00ebve nga Spitali i Prishtin\u00ebs. Ajo e di edhe destinacionin e tyre. Del Ponte dhe Prokuroria e Hag\u00ebs posedon d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr eksperimentet e b\u00ebra me civil\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vend t\u00eb minjve, n\u00eb bodrumet n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb VMA-s\u00eb n\u00eb Beograd, ku rob\u00ebrve shqiptar\u00eb u jan\u00eb marr\u00eb edhe organet e brendshme.<\/p>\n<p>Gani Shala nga Ruhoti i Pej\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri nga ata q\u00eb kaloi n\u00ebp\u00ebr rrath\u00ebt e ferrit serb. I plagosur r\u00ebnd\u00eb, u zu rob nga policia serbe, n\u00eb Bishtazhin t\u00eb Gjakov\u00ebs, m\u00eb 28 janar 1999. Sapo e zun\u00eb, polic\u00ebt serb\u00eb e q\u00eblluan edhe me tre plumba n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Maltretimet dhe torturat \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb ushtroi policia serbe mbi Gani Shal\u00ebn n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs, edhe n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-s\u00eb, at\u00ebbot\u00eb trondit\u00ebn mbar\u00eb opinionin vendor e nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ganiu u torturua s\u00ebrish n\u00eb Burgun e Pej\u00ebs, t\u00eb Pozharevcit, t\u00eb Dubrav\u00ebs, por torturat m\u00eb mizore iu b\u00ebn\u00eb n\u00eb Spitalin e Burgut Qendror (CZ) n\u00eb Beograd, ku, s\u00eb pari e konvertuan me dhun\u00eb n\u00eb fen\u00eb ortodokse dhe e pag\u00ebzuan me emrin \u201cLlazar\u201d. Dymb\u00ebdhjet\u00eb muaj e gjysm\u00eb e kan\u00eb detyruar me dhun\u00eb t\u00eb bart\u00eb kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar edhe n\u00eb gjoks. Nd\u00ebrkaq n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1999, tentojn\u00eb t\u2019ia marrin nj\u00ebr\u00ebn veshk\u00eb, nj\u00ebher\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb t\u2019ua jap\u00eb veshk\u00ebn n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrimit, por pasi nuk pranoi, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00eb e rrahin e maltretojn\u00eb derisa detyrohet me dhun\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, madje si\u00e7 thot\u00eb, t\u00eb jap\u00eb jo nj\u00ebr\u00ebn por t\u00eb dyja ve\u00e7 t\u2019u jap\u00eb fund torturave. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, Ganiu shp\u00ebton pa ia marr\u00eb veshk\u00ebn vet\u00ebm pse ishte pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb! Shp\u00ebton fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb gruas s\u00eb pacientit serb, e cila e kishte marr\u00eb vesh n\u00eb momentet e fundit nga Ganiu se kishte qen\u00eb pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb. Ajo nuk pranoi q\u00eb burri i saj, nj\u00eb gjeneral serb i plagosur gjat\u00eb luftimeve n\u00eb Mitrovic\u00eb, t\u00eb bartte veshk\u00ebn e nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamohueshme se gjenocidi serb dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosov\u00ebs ka p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa q\u00eb e tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe hulumtimet e deritanishme. Dihet bot\u00ebrisht se forcat pushtuese serbe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhdukur d\u00ebshmit\u00eb dhe gjurm\u00ebt e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, qindra sht\u00ebpi anek\u00ebnd Kosov\u00ebs i shnd\u00ebrruan n\u00eb krematoriume, ku i dogj\u00ebn trupat e shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, e disa edhe p\u00ebr s\u00eb gjalli. Ve\u00e7 tjerash, qindra trupa t\u00eb burrave, pleqve, grave e t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, pasi i th\u00ebrrmuan n\u00eb mullinjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebrrmuar mineralet i dogj\u00ebn n\u00eb shkritoret e Trep\u00e7\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt i dogj\u00ebn edhe n\u00eb termocentralet e Obiliqit. Djegie t\u00eb organizuar t\u00eb trupave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb pati edhe n\u00eb shkritoren e Borit, n\u00eb hekuran\u00ebn e Smederev\u00ebs e t\u00eb Ma\u00e7katic\u00ebs n\u00eb Serbi. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u b\u00eb pasi q\u00eb dy kamion\u00eb frigoriferik\u00eb p\u00ebrplot me kufoma t\u00eb shqiptar\u00ebve (prej f\u00ebmij\u00ebve 3-muajsh deri te pleqt\u00eb 90-vje\u00e7ar\u00eb) u zbuluan n\u00eb uj\u00ebrat e Danubit e t\u00eb Peru\u00e7acit n\u00eb Serbi. Mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb disa varreza masive n\u00eb Batajnic\u00eb e Petrovo Sello, u gjet\u00ebn qindra mbetje t\u00eb trupave t\u00eb cop\u00ebtuar t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00ebn poligonet e nj\u00ebsive speciale t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe.<br \/>\nVarreza t\u00eb tjera masive me trupa shqiptar\u00ebsh vazhdojn\u00eb t\u00eb gjenden n\u00eb Serbi, e Beogradi zyrtar vazhdon t\u00eb tallet. Do t\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebtu varrez\u00ebn masive n\u00eb Rudnic\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Rashk\u00ebs, ku ka d\u00ebshmi se gjenden trupat e mbi 250 shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Keni par\u00eb si tallet Serbia tash tri vjet me k\u00ebt\u00eb rast? Keni par\u00eb se si nuk lejojn\u00eb g\u00ebrmimin tamam n\u00eb vendin e sakt\u00eb t\u00eb varrez\u00ebs? Keni par\u00eb si tallen me varrez\u00ebn masive me trupa shqiptar\u00ebsh n\u00eb Medvegj\u00eb? Keni par\u00eb si e ndaloi presidenti serb Tadiq, procesin e hetimit t\u00eb dy varrezave masive n\u00eb Maqedoni, af\u00ebr lumit Lepenc n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bllac\u00ebs? Keni par\u00eb se si vitin e kaluar kaloi n\u00eb heshtje gjetja e varrez\u00ebs masive n\u00eb Dob\u00ebrqan, bri magjistrales Gjilan-Bujanoc, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku gjat\u00eb luft\u00ebs ishte postblloku i Ushtris\u00eb Jugosllave, e shumica ishin eshtra f\u00ebmij\u00ebsh?<\/p>\n<p><strong>Masakra n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krime e gjenocid, nuk mund t\u00eb lihet pa p\u00ebrmendur Masakra n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs, e kryer me urdh\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb vitin 2006, l\u00ebnda e masakr\u00ebs s\u00eb Dubrav\u00ebs, kinse p\u00ebr \u201cthjesht\u00ebsim procesi\u201d (edhe ashtu vet\u00ebm shkarazi ishte p\u00ebrmendur n\u00eb aktakuz\u00eb) u hoq fare nga aktakuza e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs kund\u00ebr ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Dragolub Ojdaniq, Vlladimir Llazareviq, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Llukiq, t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb . Ngjash\u00ebm ndodhi edhe me l\u00ebnd\u00ebn e masakr\u00ebs s\u00eb Ra\u00e7akut dhe at\u00eb t\u00eb Padalisht\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme t\u00eb gjenocidit shtet\u00ebror serb n\u00eb Kosov\u00eb. Heqja e k\u00ebtyre masakrave nga aktakuza e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb dhe mostrajtimi i nj\u00eb varg masakrave t\u00eb tjera, q\u00eb i kryen forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dyshim t\u00eb bazuar t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb kuteve t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u201cndarjen\u201d e drejt\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb shprehur duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb kriminale nga ky institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb identifikuar 184 t\u00eb burgosur shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs dhe rreth 200 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb mesin e mbi 1 000 t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Qeveria e Serbis\u00eb i solli n\u00eb Dubrav\u00eb nga t\u00eb gjitha burgjet e Serbis\u00eb. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg, me urdh\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb para masakr\u00ebs, u zhduk pa gjurm\u00eb mr. Ukshin Hoti, q\u00eb tashm\u00eb kishte p\u00ebrfunduar vuajtjen e d\u00ebnimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>\nPos k\u00ebsaj, familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb ekzekutuar n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs, kufomat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb gjetur n\u00eb varrez\u00ebn masive n\u00eb Rakosh, jo larg lokalitetit t\u00eb burgut, n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse q\u00eb u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga UNMIK-u bashk\u00eb me kufomat e t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb identifikuar, si vend i vrasjes figuron em\u00ebrvendi \u201cRakosh\u201d, e si dat\u00eb e vrasjes muaji \u201cgusht 1999\u201d. Si t\u00eb tilla k\u00ebto flet\u00ebd\u00ebshmi jan\u00eb t\u00eb pavlefshme p\u00ebr ngritjen e \u00e7far\u00ebdo akuze. Po ashtu u zhduk\u00ebn dhunsh\u00ebm edhe gjurm\u00ebt e masakr\u00ebs brenda lokalitetit t\u00eb burgut.<br \/>\n\u00c7udit\u00ebrisht, m\u00eb 15 tetor 2010, edhe Prokuroria serbe p\u00ebr krime lufte n\u00eb Beograd, pranoi se masakra mbi t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb n\u00eb burgun e Dubrav\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer me urdh\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Bazuar n\u00eb dokumentet zyrtare, Prokuroria serbe thot\u00eb se masakra \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm serb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Dragolub Jankoviq, dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Nikolla Shainoviq.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme se si nj\u00eb fakt i till\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb masak\u00ebr kaq t\u00eb tmerrshme si\u00e7 ishte masakra n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs, kaloi n\u00eb heshtje, duke mos e zgjuar as interesimin e Prishtin\u00ebs zyrtare as t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vet\u00ebm rasti Dubrava mjafton q\u00eb Serbia t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr gjenocidin e kryer n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e them se asnj\u00eb qeveri jona n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, nuk e ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e vet sa u p\u00ebrket zhvillimeve gjat\u00eb luft\u00ebs, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Asnj\u00eb prej tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u2019i mbroj\u00eb interesat e vendit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, qofshin ata t\u00eb gjall\u00eb apo t\u00eb vdekur, gj\u00eb q\u00eb e kan\u00eb obligim shtet\u00ebror e kushtetues.<br \/>\nPersonat e pagjetur nga Kosova padrejt\u00ebsisht u lan\u00eb t\u00eb trajtohen si \u201c\u00e7\u00ebshtje teknike\u201d e Beogradi edhe m\u00eb tutje vazhdon t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr presione politike, edhe pse mbi pes\u00eb mij\u00eb t\u00eb zhdukur jan\u00eb gjetur n\u00eb territorin e Serbis\u00eb. Serbia duhet ta dij\u00eb se nuk mundet ta mashtroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb opinionin serb me shpifje e fabrikime n\u00eb llogari t\u00eb shqiptar\u00ebve, qofshin ato fabrikime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura edhe nga Del Ponte apo Marty. Familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve serb\u00eb, Serbia duhet t\u2019ua thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr rrethanat, koh\u00ebn dhe numrin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb forcave serbe, t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb frontet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, pasi q\u00eb deri m\u00eb tani, asnj\u00ebher\u00eb para opinionit serb nuk e ka b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk i ka b\u00ebr\u00eb publike humbjet reale q\u00eb p\u00ebsoi gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka dh\u00ebn\u00eb numrin e sakt\u00eb t\u00eb d\u00ebmeve n\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ka p\u00ebsuar gjat\u00eb luftimeve. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb larg mendsh se nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl kriminel\u00ebsh serb\u00eb, q\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb listat e t\u00eb zhdukurve pas luft\u00ebs, duke qen\u00eb t\u00eb njoftuar sakt\u00eb me d\u00ebshmit\u00eb e dh\u00ebna n\u00eb UNMIK kund\u00ebr tyre dhe duke e ditur se nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb ndiqen penalisht si t\u00eb dyshuar p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sapo jan\u00eb vendosur diku n\u00eb Serbi, e kan\u00eb nd\u00ebrruar identitetin dhe jan\u00eb shpallur t\u00eb zhdukur n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrderisa kriminel\u00ebt serb\u00eb me \u00e7do kusht tentojn\u00eb t\u2019i shmangen nd\u00ebshkimit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, z\u00ebrat e mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00ebve e t\u00eb masakruarve shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00ebse krimet mbi popullin shqiptar p\u00ebr dhjet\u00eb vjet \u201ci ka harruar\u201d bota, ne si shqiptar\u00eb nuk kemi guxuar t\u2019i harrojm\u00eb. Sepse, nuk jan\u00eb thjesht\u00eb statistika t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar, t\u00eb djegur e t\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrumb, jan\u00eb njer\u00ebz me varre e pa varre&#8230;, jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb jeta padrejt\u00ebsisht, jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpagim e jo hakmarrje, q\u00eb historia e dhimbshme t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebritet. Jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk harrohen!<\/p>\n<p>Dihet bot\u00ebrisht se gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, administrata nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka imponuar \u201cnj\u00eb ligj t\u00eb pashkruar\u201d, p\u00ebr minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptar\u00ebt. Madje ajo ka shkuar edhe m\u00eb larg, me t\u00eb gjitha mjetet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb do t\u00eb argumentonin gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nUshtaraku norvegjez Josef Martinsen, autor i dy librave p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb (\u201cPuset e Vdekjes\u201d\u00a0 dhe \u201c\u00c7ka ngjau n\u00eb Kosov\u00eb, 1998-1999\u201d), q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb misionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar (UNMIK) ka asistuar n\u00eb projektin e nxjerrjes s\u00eb kufomave t\u00eb shqiptar\u00ebve nga puset (bunaret), \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga ata q\u00eb d\u00ebshmon me fakte se Serbia kreu gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb, por UNMIK-u, arriti t\u2019ia heq\u00eb k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb Serbis\u00eb, duke i fshehur gjurm\u00ebt e krimeve masive dhe individuale ndaj shqiptar\u00ebve. Shum\u00eb prova u fsheh\u00ebn dhe u pengua grumbullimi i t\u00eb tjerave nga UNMIK-u. Ai deklaron se shqiptar\u00ebt nga dikur viktima, propaganda serbe dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb filloj\u00eb t\u2019i shoh\u00eb shqiptar\u00ebt si viktimizues e serb\u00ebt si viktima. Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u n\u00ebp\u00ebrmjet fshehjes s\u00eb provave t\u00eb gjenocidit t\u00eb Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb askush nuk k\u00ebrkoi llogari deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Askush m\u00eb shum\u00eb se shpifjet e Del Pontes dhe Dick Martyt s\u2019e ka d\u00ebmtuar imazhin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>Askush m\u00eb shum\u00eb se shpifjet e Del Pontes (q\u00eb jan\u00eb kryek\u00ebput shpifje t\u00eb Beogradit) nuk e ka d\u00ebmtuar imazhin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto tri vitet e fundit. Institucionet zyrtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim t\u00eb pafalsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shpifje t\u00eb r\u00ebnda nuk e quan n\u00eb gjyq Del Ponten. Por, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim t\u00eb pafalsh\u00ebm edhe q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrpjekur fare p\u00ebr dokumentimin e krimeve t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb gjenocidit q\u00eb kryen forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht, gati tri vjet m\u00eb von\u00eb edhe an\u00ebtarit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, zviceranit Dick Marty, i njohur tradicionalisht p\u00ebr p\u00ebrcaktimet e tij antishqiptare, i njohur si kund\u00ebrshtar i hapt\u00eb ndaj fushat\u00ebs ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb e kund\u00ebrshtar i hapt\u00eb i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, iu dha hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve e t\u00eb d\u00ebshmive, por t\u00eb shpifjeve e fabrikimeve t\u00eb Beogradit, t\u00eb shokoj\u00eb opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar me riciklimin q\u00eb u b\u00ebn shpifjeve t\u00eb Beogradit e t\u00eb Del Pontes, duke na e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb imazhin si popull.<br \/>\nDik Marty para se t\u00eb shkonte n\u00eb Rusi p\u00ebr t\u00eb trajtuar hapat e m\u00ebtejm\u00eb rreth raportit t\u00eb tij tendencioz, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs zvicerane \u201cNZZ am Sonntag\u201d doli e tha se \u201cnuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet e ardhmja e Kosov\u00ebs pa u ballafaquar me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d.<br \/>\nN\u00eb praktik\u00ebn m\u00eb se dhjet\u00ebvje\u00e7are institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet tipave t\u00eb Martyt, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb la e shlyejn\u00eb kujtes\u00ebn, t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb krimet e gjenocidin serb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kan\u00eb tentuar t\u00eb na damkosin si popull pa t\u00eb drejt\u00eb, dhunsh\u00ebm kan\u00eb tentuar t\u00eb barazojn\u00eb xhelat\u00ebt e viktimat. Ta sqarojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e luft\u00ebs \u00e7lirimtare (1998-1999). Nuk guxojm\u00eb ta l\u00ebm\u00eb edhe m\u00eb tej t\u00eb na p\u00ebrcjell\u00eb si damk\u00eb njolla q\u00eb na e vun\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb Del Ponte e Marty. Nuk guxojm\u00eb t\u2019i l\u00ebm\u00eb n\u00eb harres\u00eb krimet dhe gjenocidin serb.<br \/>\nBashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe institucionet e vendit duhet t\u00eb rishqyrtoj\u00eb q\u00ebndrimin e deritash\u00ebm kundrejt Serbis\u00eb, duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jo gjithmon\u00eb krimet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb mbi popujt tjer\u00eb shp\u00ebrblehen me territore t\u00eb reja. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u2019u thot\u00eb jo bisedimeve me Beogradin, derisa Serbia t\u00eb mos i pranoj\u00eb krimet dhe gjenocidin q\u00eb e b\u00ebri mbi shqiptar\u00ebt, derisa Serbia t\u00eb mos pranoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr krimet dhe d\u00ebmet e luft\u00ebs, derisa Serbia vazhdon t\u00eb mos na njoh\u00eb si shtet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket njer\u00ebzis\u00eb dhe humanitetit nuk ka asnj\u00eb popull n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krahasohet me ne shqiptar\u00ebt. Historikisht nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar asnj\u00eb rast kur shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb krime t\u00eb organizuara ndaj popujve t\u00eb tjer\u00eb, kushdo qofshin ata. Si popull vet\u00ebm jemi tkurrur, jo n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, por gjithmon\u00eb n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Po t\u00eb p\u00ebrmendim nj\u00eb fakt: gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shqiptar\u00ebt ishin i vetmi popull q\u00eb i mbrojt\u00ebn e ndihmuan hebrenjt\u00eb. Kosova dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb shembull unikat, ku jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u vra asnj\u00eb hebre, por numri i tyre u dyfishua. E sa i p\u00ebrket nxjerrjes apo trafikimit t\u00eb organeve njer\u00ebzore gjat\u00eb luft\u00ebs nga U\u00c7K-ja, edhe miop\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e din\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk kan\u00eb ekzistuar gjasat minimale, as teorike, as praktike.<\/p>\n<p><strong>Dhjetor 2010<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n(Autorja \u00ebsht\u00eb autore e dy v\u00ebllimeve t\u00eb librave \u201cKrimet serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 PA APOLOGJI \u2013 Me fakte kund\u00ebr shpifjeve (shqip\/anglisht), botuar m\u00eb 2005 e 2008).<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fetnete Ramosaj Gjenocidi serb dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosov\u00ebs ka p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,5,2,67],"tags":[47,69,68,70],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=274"}],"version-history":[{"count":7,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":281,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/274\/revisions\/281"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}