{"id":260,"date":"2020-03-01T13:17:16","date_gmt":"2020-03-01T12:17:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=260"},"modified":"2020-03-01T13:17:16","modified_gmt":"2020-03-01T12:17:16","slug":"sazane-e-karaburune-i-kam-vatanet-e-mia","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2020\/03\/01\/sazane-e-karaburune-i-kam-vatanet-e-mia\/","title":{"rendered":"&#8220;Sazan\u00eb e Karaburun\u00eb i kam vatanet e mia&#8230;&#8221;"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><i> Monografi p\u00ebr Rrapo Meton nje nga figurat me te shquara te Laberise gjat\u00eb viteve 1912-1943<br \/>\n(nga Flora Dervishi) <\/i><\/p>\n<p align=\"center\"><b> <i> Rrapo Metoja ne Kuvend <\/i> <\/b><\/p>\n<p align=\"justify\">Viti 1943 kishte densitet ngjarjesh.<\/p>\n<p align=\"justify\">Qarkori i partis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs udh\u00ebzonte: &#8220;&#8230; T\u00eb izolohen Rrapo Meto e Xhemil Me\u00e7o si persona me influenc\u00eb n\u00eb popull&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p align=\"justify\">N\u00eb Vranisht vjen p\u00ebr nj\u00eb takim me popullin Mehmet Shehu e Dushan Mugosha. Bie briri dhe fshati mblidhet.<\/p>\n<p align=\"justify\">Kur vjen Rrapo Metua, Mehmet Shehu i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta takuar i pari del p\u00ebrpara, e p\u00ebrqafon dhe e ul pran\u00eb tij dhe Dushanit:<\/p>\n<p align=\"justify\">Rrapua: Si ta thon\u00eb emrin?<br \/>\nMehmeti: Vjosa.<br \/>\nRrapua: Palo paranom ke zgjedhur se Vjosa q\u00eb nga buron e nj\u00ebra sa derdhet s&#8217;ja ka par\u00eb njeri hajrin se p\u00ebrmbyt e vithis.<br \/>\nDhe s&#8217;i p\u00eblqen dredhia n\u00eb njohje dhe p\u00ebrs\u00ebri e pyet: I kujt je?<br \/>\nMehmeti: I Shehut t\u00eb \u00c7orrushit nga Mallakastra.<br \/>\nRrapua: Ashtu thuaj; t\u00ebt at e njoh.<br \/>\nPastaj kthehet nga Dushani.<br \/>\nRrapua: Po ty nga t\u00eb kemi? A i kujt je a?<br \/>\nMehmeti: (me ngutje) Esht\u00eb miku yn\u00eb komunist dhe jep ndihm\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore n\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr liri.<br \/>\nRrapua: Mor bir, e pyeta nga \u00ebsht\u00eb? E k\u00eb ka baba? (dhe pa Mehmetin me sy ngulmues).<br \/>\nMehmeti: Esht\u00eb nga Serbia.<br \/>\nRrapua: Qoft\u00eb i nderuar! Ashtu thuaj. Se kemi zakon ta vrasim mikun n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, po serb\u00ebt s&#8217;mund t\u00eb na ndreqin ve\u00e7 t\u00eb na prishin. Shqip\u00ebrin\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb t\u00eb lir\u00eb, ne shqiptar\u00ebt, po Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike ama&#8230;&#8221;<\/p>\n<p align=\"justify\">Njohja filloi me replika dhe p\u00ebrfundoi me p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p align=\"justify\">P\u00ebr fshatin fjala e plakut zinte vend dhe mbledhja s&#8217;ia arriti q\u00ebllimit. Rrapo Metua sikur t\u00eb mos i mjaftonte rezultati i mbledhjes i b\u00ebn konkluzionet me k\u00ebng\u00eb:<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>&#8220;&#8230;Pa d\u00ebgjo o Vjosa yn\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Mbaje mir\u00eb terezin\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> Ti n\u00eb Pind e ke burimn\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> po s&#8217;ta ka par\u00eb njeri hair\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> vithis e merr arratin\u00eb. <\/em><br \/>\n<em> Po qe sa p\u00ebr mysafir\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Kujto mir\u00eb historin\u00eb! <\/em><br \/>\n<em> Kosov\u00ebn e \u00c7am\u00ebrin\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> Ded Gjo Lul Is Boletin\u00eb <\/em><br \/>\n<em> dhe at\u00eb shpend Dragobin\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Serb\u00ebt e pabes\u00eb i grin\u00eb. <\/em><br \/>\n<em> K\u00ebta do t&#8217;i njohish dhe tin\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> po do m\u00eb kujtosh t\u00eb zin\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Kur t\u00eb t\u00eb ken\u00eb z\u00ebn\u00eb fyn\u00eb&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p align=\"justify\">Dhe heshtja mortore pas filozofis\u00eb q\u00eb kumtonte k\u00ebnga ishte dometh\u00ebn\u00ebse. Brigada mb\u00ebrriti dhe n\u00eb Vranisht, e udh\u00ebhequr nga Mehmet Shehu, pas pak koh\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p align=\"justify\">Lajmi se brigada dor\u00ebzez\u00eb q\u00eb zhduk ferrat n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb (kupto nacionalist\u00ebt, qofshin k\u00ebta edhe si Rrapo Metua, kund\u00ebrshtar n\u00eb pik\u00ebpamje) mori gjith\u00eb lugin\u00ebn e Mesaplikut.<\/p>\n<p align=\"justify\">Dikush e k\u00ebshilloi Rrapo Meton t\u00eb fshihej n\u00eb male. Ai edhe mund t\u00eb arratisej. Po largimin nga fshati i tij nuk e pranoi n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ai as kishte vrar\u00eb pas shpine, as kishte tradh\u00ebtuar interesat e Atdheut. Pik\u00ebpamjet e tij lidheshin pik\u00ebrisht me t\u00eb mir\u00ebn e fshatit e t\u00eb Atdheut, ndaj dhe po kishte p\u00ebr t\u00eb vdekur, le t\u00eb vdiste. Burrat nj\u00ebher\u00eb vdesin.<\/p>\n<p align=\"justify\">Dhe ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb rapsodi dhe patrioti q\u00eb u kishte shp\u00ebtuar gjyleve n\u00eb luft\u00ebn e Janin\u00ebs q\u00eb vinin zinxhir, bresh\u00ebrive t\u00eb plumbave m\u00eb 1920-t\u00ebn, dy burgimeve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb vdiste nga plumbat e Mehmet Shehut e Dushan Mugosh\u00ebs. T\u00eb merrje urdh\u00ebr nga serbi e t\u00eb vrisje nj\u00eb patriot, vendi kishte humbur dy shqiptar\u00eb, normalisht zbatuesi e urdh\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb shqip\u00ebtarin s&#8217;mund t\u00eb ishte m\u00eb kurr\u00eb shqiptar!<\/p>\n<p align=\"justify\">At\u00eb m\u00ebngjes Rrapo Metua kishte shkuar p\u00ebr ngush\u00ebllim p\u00ebr plak\u00ebn e Bashue. Ishte e h\u00ebn\u00eb 22 n\u00ebntor 1943. Dita ishte si e mug\u00ebt.<\/p>\n<p align=\"justify\">E sheh fshatin e tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Sa hyri n\u00eb fshat hasi me brigad\u00ebn e par\u00eb. Nuk arriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. S&#8217;la as porosi as amanete. Erdhi nga vdekja, po shkonte drejt vdekjes&#8230;<\/p>\n<p align=\"justify\">Mehmet Shehu me Liri Geg\u00ebn e mor\u00ebn gjoja p\u00ebr bisedime n\u00eb komand\u00ebn partizane n\u00eb Brataj, por at\u00eb nat\u00eb fjet\u00ebn n\u00eb Vranisht. Rrapo Meton e izoluan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Malo Sinos dhe i b\u00ebnin roje disa partizan\u00eb. Kishte nd\u00ebrmjet tyre mustaqe padirsur&#8230;<\/p>\n<p align=\"justify\">Vrulli i tyre duhej, por barra p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr fatet e atdheut ishte e r\u00ebnde&#8230; Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju dhimbs mundi i atyre q\u00eb do t\u00eb arrinin dhe gjaku i atyre q\u00eb do t\u00eb flijoheshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p align=\"justify\">Jan\u00eb t\u00eb rinj! Shqiptar\u00eb &#8211; mendoi dhe m\u00eb t\u00eb riut q\u00eb kollitej i jep pallton e tij: &#8211; Merre, un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb dit\u00ebt e per\u00ebndis\u00eb! dhe t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb dridhnin nga nj\u00eb duhan t\u00eb fort\u00eb nga kutia e tij.<\/p>\n<p align=\"justify\">Ata pan\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe hesht\u00ebn.<\/p>\n<p align=\"justify\">T\u00eb nes\u00ebrmen kur do t\u00eb niseshin her\u00ebt p\u00ebr n\u00eb T\u00ebrba\u00e7, Malo Sinua, i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, e pyet:<br \/>\n&#8211; Rrapo ke nevoj\u00eb p\u00ebr gj\u00eb? T\u00eb t\u00eb jap para me vete?<br \/>\n&#8211; Jo, Malo jo, t\u00eb falemnderit, se atje ku do t\u00eb vete un\u00eb s&#8217;ka dyqane&#8230;<\/p>\n<p align=\"justify\">E shoqja i afron nj\u00eb moll\u00eb dhe ai e fut n\u00eb xhep i menduar duke n\u00ebnqeshur&#8230;Sheh fshatin e tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit dhe niset p\u00ebr n\u00eb T\u00ebrba\u00e7 me vargun e partizan\u00ebve. I vjen keq q\u00eb nuk puthi dot syt\u00eb e dy djemve t\u00eb vegj\u00ebl 8 dhe 5 vje\u00e7, Veliut dhe Aliut, dhe vajzave t\u00eb tij t\u00eb parritura. N\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb fshatit d\u00ebgjon nj\u00eb z\u00eb, aty ku p\u00ebrroi krijon hone t\u00eb thella:<br \/>\nBaba, baba!<br \/>\nIshte djali i madh 16 vje\u00e7ar, Dilaveri, q\u00eb i ishte qepur mbrapa bashk\u00eb me nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb tij. Jehon\u00ebn e p\u00ebrpin\u00eb honet, por n\u00eb vesh\u00ebt e babait oshtiu nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb dhe u fiksua si refren gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs e do t&#8217;i mbetej nj\u00eb peng i madh n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p align=\"center\"><b> <i> Ndarje e dhimbshme ! <\/i> <\/b><\/p>\n<p align=\"justify\">N\u00eb T\u00ebrba\u00e7, n\u00eb bregun e Brahgjine, brigada b\u00ebri pushim. Po pse? P\u00ebr n\u00eb Brataj ka edhe rrug\u00eb t\u00eb tjera madje m\u00eb t\u00eb shkurtra. Ishte nj\u00eb skenar? Po p\u00ebrdorej si shembull, apo si kavie eksperimentale? N\u00eb T\u00ebrba\u00e7 Rrapo Metua kishte krushqi me der\u00ebn e Mersin Selam Gjonded\u00ebs. Vajza e dyt\u00eb, Razia, q\u00eb ishte martuar fare e re, ishte vet\u00ebm 20 vje\u00e7 me nj\u00eb djal\u00eb foshnje. Ndaj aty i mblodhi t\u00eb gjitha forcat. Ndjenja m\u00eb njer\u00ebzore e babait p\u00ebr t\u00eb bij\u00ebn t\u00eb mbushur me mall, do t&#8217;ja njomte syt\u00eb, po shpejt qerpik\u00ebt e tij rrah\u00ebn si krah\u00eb shpendi, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb faqeve lot\u00ebt. Me T\u00ebrba\u00e7in s&#8217;e lidhte vet\u00ebm krushqia. Ai kish aty shok\u00eb t\u00eb llogoreve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb &#8217;20-\u00ebs si Cano Aliu, Xhebro Gjika, Laze Malon dhe admirues p\u00ebr virtytet e tij, p\u00ebr mik\u00ebpritjen e bes\u00ebn, p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb prej atdhetari, si Nuro Ahmeti e Mu\u00e7o Delon, m\u00ebsues e burra t\u00eb men\u00e7ur patriot\u00eb.<\/p>\n<p align=\"justify\">-Babai im tregon: E kuptova si q\u00ebndronte puna. Ne n\u00eb fshatin ton\u00eb nuk dor\u00ebzuam njeri p\u00ebr pik\u00ebpamje. Por ai ishte i njohur, kishte veprimtari t\u00eb gjer\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra i thoshte me k\u00ebng\u00ebn e tij. N\u00eb fjal\u00eb nuk e kapje dot kurr\u00eb. Po Mehmet qeni s&#8217;e njihte toleranc\u00ebn, as Liri Gega.<\/p>\n<p align=\"justify\">Ju luta t\u00eb pinte nj\u00eb kafe brenda n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, im vjeh\u00ebrr, Rrapua, por Mehmeti e preu shkurt: jo!<\/p>\n<p align=\"justify\">At\u00ebher\u00eb n\u00ebna ime, q\u00eb e d\u00ebgjoi e zien shpejt kafen\u00eb q\u00eb t&#8217;ia sillte aty n\u00eb breg t\u00eb Brahgjine.<\/p>\n<p align=\"justify\">-Mamaja tregon: N\u00ebna ma dha kafen\u00eb af\u00ebr shkall\u00ebve. Ec shpjere ti, djalin mos e l\u00ebsho! &#8211; U afrova duke m&#8217;u dridhur duart. Babai e mori kafen\u00eb. M\u00eb puthi n\u00eb sy e n\u00eb ball\u00eb, m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi Hiqmetin q\u00eb s&#8217;kishte mbushur ende 2 vje\u00e7, po i tregonte me gisht papu\u00e7et me xhufka dhe beret\u00ebn e bukur q\u00eb e kishte dhurat\u00eb nga ai. Sa u takuam duhet t\u00eb ndaheshim. Vdekja e babait tim ndihej af\u00ebr. I drejtova syt\u00eb nga gruaja e vetme q\u00eb ishte aty, Liri Gega, por v\u00ebshtrimi i ftoht\u00eb i saj i hedhur ashtu kot nga malet m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos di ku t\u00eb shoh. N\u00eb net\u00ebt e vjesht\u00ebs s\u00eb lag\u00ebsht, ajo grua kishte gjetur nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe mbante akoma veshur nj\u00eb nga fustanet e mi m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb nus\u00ebris\u00eb q\u00eb s&#8217;ma dha m\u00eb kurr\u00eb. Eh! sa gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnjta humb\u00ebm n\u00eb at\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p align=\"justify\">Yt at gjen koh\u00eb t&#8217;i thot\u00eb: &#8220;Esht\u00eb babai i Razies&#8221;, me nj\u00eb v\u00ebshtrim ngulmues, por ajo i thot\u00eb shkurt:<\/p>\n<p align=\"justify\">&#8211; Nuk kam \u00e7&#8217;ti b\u00ebj!<\/p>\n<p align=\"justify\">Engj\u00eblli i vdekjes (Exheli thot\u00eb mamaja) ishin vet\u00eb syt\u00eb e saj. U ndava me babain. M\u00eb dha moll\u00ebn e vetme q\u00eb \u00e7okush ia kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb xhep e m\u00eb tha: Mos u lig\u00ebshto! I kam b\u00ebr\u00eb dit\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p align=\"justify\">Sa b\u00ebra k\u00ebmb\u00eb n\u00eb shkall\u00eb d\u00ebgjova z\u00ebrin e m\u00ebsuesit tim t\u00eb nderuar, kur ata u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rrug\u00eb:<br \/>\n&#8211; Mu\u00e7o! i dha dor\u00ebn Mehmet Shehu.<br \/>\nMu\u00e7ua: Xha Rrapon do t&#8217;ma lesh mua se e kam mik!<br \/>\nMehmeti: Kemi pak pun\u00eb deri n\u00eb Brataj, pastaj kur t\u00eb kthehet, Baxhuli t&#8217;i ther\u00eb kaun e ti dashin.<\/p>\n<p align=\"justify\">Babai: Burrat nuk luten shum\u00eb her\u00eb, por un\u00eb mora rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Brataj pa folur, bashk\u00eb me ta. Ishte koh\u00eb e trazuar. Sa u afrova te p\u00ebrroi i Brashecit, n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb Bratit, nj\u00eb partizan kthehet e m\u00eb thot\u00eb: Shok! Duhet t\u00eb kthehesh ndryshe kam urdh\u00ebr t\u00eb q\u00eblloj. Ika duke menduar fundin. Dita po thyhej dhe ajo nat\u00eb q\u00eb po vinte me shi kush e di \u00e7&#8217;do t\u00eb sillte&#8230;<\/p>\n<p align=\"center\"><b> <i> Ekzekutimi &#8211; Dhe nata ka sy&#8230; <\/i> <\/b><\/p>\n<p align=\"justify\">&#8220;&#8230;T\u00eb strehuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, filluan t\u00eb bisedonin. Sht\u00ebpit\u00eb ishin t\u00eb ulta dhe nga dritarja z\u00ebrat e ngritur merrnin dhen\u00eb. Se\u00e7 flisnin, dhe ai p\u00ebrgjigjej me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pastaj pushuan. Rrapon e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb katua t\u00eb lidhur. Aty nga mesnata nj\u00eb partizan i thot\u00eb: &#8211; Hajde pak. Rrapua p\u00ebrgjigjet: Kush m\u00eb do? Qeni? do t&#8217;m\u00eb vras\u00eb?&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p align=\"justify\">D\u00ebshmitar okular: Hakim Vallja &#8211; Brataj.<\/p>\n<p align=\"justify\">&#8220;&#8230;N\u00ebn spital\u00eb af\u00ebr nj\u00eb kamine g\u00eblqerje, n\u00ebn ato bok\u00ebrrimat q\u00eb zbret p\u00ebr n\u00eb lum\u00eb shoh nj\u00eb varr t\u00eb ri, jo t\u00eb thell\u00eb. Dheu ishte hedhur rr\u00ebmuj\u00eb e nj\u00ebra dor\u00eb i dukej dhe pak kanati i xhamadanit. O Allah! preka dor\u00ebn ishte akoma e ngroht\u00eb, sapo kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt ashtu m\u00eb t\u00eb mugulluar sabahu. N\u00eb gisht kishte nj\u00eb unaz\u00eb t\u00eb trash\u00eb me shkronjat e emrit t\u00eb tij. M\u00eb duhej ta ktheja nga Qabeja. U mora me t\u00eb&#8230;Po ta kujtoj edhe nj\u00ebher\u00eb para se t\u00eb vdes, kush e di si vjen koha. U mor vesh q\u00eb e kishin vrar\u00eb, por e kishin l\u00ebn\u00eb pa gur varri, dhe un\u00eb ashtu e lash\u00eb nga frika. P\u00ebr 48 vjet e kam mbajtur fshehur.<\/p>\n<p align=\"justify\">Tani para se t\u00eb vdes po ta tregoj. Ti o bir ke qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb 9 vje\u00e7. Kisha dal\u00eb t\u00eb mblidhja shkarpa me ty, nuk e di, t\u00eb kujtohet apo jo? Ai ishte varri i Rrapo Metos nga Vranishti, dhe varri s&#8217;ka m\u00eb shenj\u00eb. Por as ne s&#8217;na kan\u00eb pasur me sy t\u00eb mir\u00eb, si mund t\u00eb vija gur\u00eb?&#8221;.<\/p>\n<p align=\"justify\">N\u00eb janarin e vitit 1991 ky 9-vje\u00e7ar i vitit 1943 tashm\u00eb burr\u00eb 57-vje\u00e7ar ndjen se k\u00ebt\u00eb amanet t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij duhet ta transmetoj\u00eb gojarisht. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar ende nga stresi i gjat\u00eb dhe don t\u00eb mbetet anonim. Troket n\u00eb port\u00eb si tek miqt\u00eb. E mahnit t\u00eb bij\u00ebn e Rrapos dhe nipi mban sh\u00ebnime. Ai thot\u00eb: Erdha thjesht p\u00ebr amanetin e n\u00ebn\u00ebs, por edhe p\u00ebr ju. Nj\u00eb varr t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb njeri si ai, me sa kam d\u00ebgjuar un\u00eb, por asnj\u00eb njeri n\u00eb bot\u00eb&#8230;<\/p>\n<p align=\"justify\">Dhe e motra e Rrapos ligj\u00ebron me vargje q\u00eb rezonojn\u00eb dhembje e mister:<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>&#8220;&#8230;Ran\u00eb yjet n\u00eb p\u00ebrrua <\/em><br \/>\n<em> Bilbili pse s&#8217;u d\u00ebgjua? <\/em><br \/>\n<em> Pse nuk pyeti p\u00ebr mua? <\/em><br \/>\n<em> E zeza t\u00eb kane larguar <\/em><br \/>\n<em> qysh do t\u00eb qaj kundruall? <\/em><br \/>\n<em> Bilbil t\u00eb vrau partia <\/em><br \/>\n<em> ndaj u friksua rinia. <\/em><br \/>\n<em> T\u00eb keqen v\u00eblla o ftua! <\/em><br \/>\n<em> Do t\u00eb qaj n\u00eb katua <\/em><br \/>\n<em> se mos m\u00eb vras\u00ebn dhe mua.<\/em><br \/>\n<i> (N\u00ebntor 1943) <\/i><\/p>\n<p align=\"justify\">Nd\u00ebrsa populli k\u00ebndon:<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>N\u00eb fshat ka ardhur nj\u00eb kart\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Rrapo Meton mos e pat\u00eb? <\/em><br \/>\n<em> Esht\u00eb nisur p\u00ebr T\u00ebrba\u00e7, <\/em><br \/>\n<em> me drejtimin p\u00ebr n\u00eb Brat. <\/em><br \/>\n<em> T\u00ebr\u00eb nat\u00ebn me dava, <\/em><br \/>\n<em> nuk u gdhi dot m\u00eb saba <\/em><br \/>\n<em> se\u00e7 u flit me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> ashtu si e kish zanat. <\/em><br \/>\n<em> Vall\u00eb kush ia b\u00ebnte gjyqn\u00eb <\/em><br \/>\n<em> Mehmeti me gjith\u00eb Lirin\u00eb, (Mehmet Shehu dhe Liri Gega) <\/em><br \/>\n<em> prokurori Miladin\u00eb. (Miladin Popovic) <\/em><br \/>\n<em> Tek kamina n\u00eb spital <\/em><br \/>\n<em> atje ja b\u00ebn\u00eb meqan\u00eb <\/em><br \/>\n<em> e lan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, <\/em><br \/>\n<em> \u00e7pan\u00eb a pa\u00e7in belan\u00eb?<\/em><\/p>\n<p align=\"justify\">Dhe shtypi i shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb, n\u00eb SHBA, shkruan te gazeta &#8220;Kombi&#8221;:<br \/>\n&#8220;&#8230;Komunist\u00ebt vran\u00eb barbarisht Rrapo Meton&#8221; .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Monografi p\u00ebr Rrapo Meton nje nga figurat me te shquara te Laberise gjat\u00eb viteve 1912-1943 (nga Flora [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[4,5,2,49,7,22],"tags":[36,63,64],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":261,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260\/revisions\/261"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}