{"id":231,"date":"2020-02-16T01:47:16","date_gmt":"2020-02-16T00:47:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=231"},"modified":"2020-02-16T11:30:11","modified_gmt":"2020-02-16T10:30:11","slug":"edi-rama-vazhdues-i-tradites-anti-kombetare-te-komunizmit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2020\/02\/16\/edi-rama-vazhdues-i-tradites-anti-kombetare-te-komunizmit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Edi Rama vazhdues i tradit\u00ebs anti-komb\u00ebtare t\u00eb komunizmit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb daten 21 dhjetor perfundoi n\u00eb Tiran\u00eb takimi i 3-t\u00eb i t\u00eb ashtuquajturit \u00ab\u00a0mini-Shengen\u00a0ballkanik\u00a0\u00bb midis presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb, presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dy takimet e meparshme ishin zhvilluar n\u00eb Novi-Sad dhe n\u00eb Oh\u00ebr\u00a0dhe takimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb mbahet n\u00eb Beograd pas nj\u00eb muaji. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre takimeve \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb hap\u00ebsire ballkanike midis vendeve t\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendura ku njer\u00ebzit dhe mallrat t\u00eb qarkullojn\u00eb lirisht.<br \/>\nKosova, pavar\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb njohur nga Serbia, refuzoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit ngjan shum\u00eb me krijimin e nj\u00eb Jugosllavie t\u00eb re. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do ta detyronte Kosov\u00ebn t\u00eb hiqte dor\u00eb nga nj\u00eb nga mund\u00ebsite e pakta q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb afirmuar sovranitetin e saj\u00a0: kontrollin e kufijve.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, mos-pjes\u00ebmarrja e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb rajonale e izolon at\u00eb dhe e ndihmon Serbin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb mohuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Jo se duhet refuzuar bashk\u00ebpunimi rajonal. Por sepse nuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku Serbia nuk pranon pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00eb marr\u00ebveshje direkte me Serbin\u00eb dhe duhet t\u00eb kishte gjithmon\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kosov\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye q\u00ebndrimi i kryeminstrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama duket i \u00e7uditsh\u00ebm dhe i ndrysh\u00ebm nga q\u00ebndrimi zyrtar i Shqip\u00ebrise q\u00eb prej Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Kosova ra pre e spastrimit t\u00eb eg\u00ebr etnik nga ana e Serbis\u00eb s\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it si pasoj\u00eb e t\u00eb cilit humb\u00ebn jet\u00ebn mbi 10 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe u detyruan t\u00eb l\u00ebn\u00eb vatrat e tyre 900 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nPor ky q\u00ebndrim i kryeministrit Edi Rama kuptohet m\u00eb leht\u00eb po t\u00eb shikosh nga vjen kryeministri shqiptar dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ai. Edi Rama vjen nga elita komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb qe tradicionalisht ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim anti-komb\u00ebtar.<br \/>\nN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e tij komunizmi shqiptar u ndihmua nga Serbia, dy t\u00eb d\u00ebrguarit e s\u00eb cil\u00ebs Dushan Mugosha dhe Miladin Popovi\u00e7 luajt\u00ebn nj\u00eb rol m\u00eb se aktiv n\u00eb krijimin e partis\u00eb komuniste shqiptare n\u00eb vitin 1941 dhe n\u00eb fitoren e revolucionit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1944.<br \/>\nM\u00eb pas komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00ebn presionin e t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb Serbis\u00eb, tradh\u00ebtuan marr\u00ebveshjen e Mukjes t\u00eb n\u00ebnshkruar me nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb gusht 1943 p\u00ebr ar\u00ebsyen e vetme sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrmendej lufta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike, pra p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb keq akoma, n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs nj\u00ebsi t\u00eb ushtris\u00eb komuniste shqiptare shkuan n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar gjoja kund\u00ebr \u00ab\u00a0elementeve reaksionar\u00eb\u00a0\u00bb, n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb rivendoste sundimin n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto akte anti-shqiptare kulmuan me masakr\u00ebn e Tivarit ku me mijra kosovar\u00eb t\u00eb \u00e7armatosur u shoq\u00ebruan n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb Tivar ku u masakruan nga ushtria jugosllave. E gjith\u00eb kjo me bashk\u00ebpunimin e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb nuk pat\u00ebn asnj\u00eb reagim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre t\u00eb nj\u00eb gjaku.<br \/>\nPas fitores s\u00eb komunizmit, Shqip\u00ebria p\u00ebr pak sa nuk u kthye n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb shtat\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Komunist\u00ebt shqiptar\u00eb pranuan n\u00eb vitin 1947 di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb pranon Edi Rama sot, heqjen e doganave midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb si nj\u00eb hap i par\u00eb drejt \u00ab\u00a0bashkimit n\u00eb t\u00eb gjitha fushat\u00a0: parti, ekonomi, ushtri\u00a0\u00bb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb kjo nuk u realizua, p\u00ebr shkak t\u00eb kontradiktave midis Stalinit dhe Titos q\u00eb lind\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nKur kosovar\u00ebt vuanin shtypjen dhe dhun\u00ebn e Serbis\u00eb n\u00eb vitet 1968 apo 1981, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ndiheshin fare, sikur k\u00ebto ngjarje t\u00eb ndodhnin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb globit.<br \/>\nNuk duhet harruar se gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, rinia ushqehej me frym\u00ebn anti-komb\u00ebtare t\u00eb \u00ab\u00a0internacionalizmit proletar\u00a0\u00bb. Nacionalizmi dhe nacionalist\u00ebt konsideroheshin \u00ab\u00a0reaksionar\u00eb\u00a0\u00bb dhe armiq. Zbehja e ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare ishte deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa q\u00eb n\u00eb organet e shtypit shqiptar, mund t\u00eb lexoje fjali t\u00eb tipit \u00ab\u00a0v\u00ebllez\u00ebrit kinez\u00eb dhe miqt\u00eb nga Kosova\u00a0\u00bb. N\u00eb periudh\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, situata ishte e till\u00eb q\u00eb rinia e Shqip\u00ebris\u00eb nuk arrinte ta kuptonte se si kosovar\u00ebt luftonin p\u00ebr flamur\u00a0!!<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb frym\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe Edi Rama. Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb aspak i papritur q\u00ebndrimi i tij ndaj n\u00eb raportet me Serbin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare dhe posa\u00e7\u00ebrisht Kosov\u00ebn.<br \/>\nElita komuniste shqiptare nga e cila vjen Edi Rama interesohet vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin t\u00eb cilin e konsideron si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar. Komunist\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, p\u00ebr ta ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mjet propagande n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit. Dikur e luftonin nacionalizmin me t\u00eb gjitha mjetet. I kan\u00eb vrar\u00eb dhe persekutuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nacionalizmit pa m\u00ebshir\u00eb. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999, kur ndjenja komb\u00ebtare pati nj\u00eb ngritje te shqiptar\u00ebt, e kan\u00eb p\u00ebrdorur nacionalizmin p\u00ebr t\u00eb fituar dhe konsoliduar pushtetin. Kurse sot kan\u00eb kurajon t\u00eb dalin p\u00ebrs\u00ebri hapur kund\u00ebr Kosov\u00ebs, sepse ndihen mjaft t\u00eb fuqish\u00ebm dhe fundi i fundit e kan\u00eb konsoliduar pushtetin e tyre.<br \/>\nNj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme shqiptare, duhet t\u00eb mbante gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Kosov\u00ebn, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin direkt Kosov\u00ebn. Dhe jo t\u00eb b\u00ebnt\u00eb loj\u00ebn e armiqve t\u00eb kombit shqiptar.<br \/>\nKosova e ka vuajtur n\u00eb kurrizin e saj dhun\u00ebn e Serbis\u00eb, dhe nes\u00ebr ajo do t\u00eb jet\u00eb ne vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit n\u00ebse Serbia do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb ushtrin\u00eb. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk e ka t\u00eb drejt\u00ebn morale t\u00eb diktoj\u00eb politik\u00ebn kosovare, sidomos kur ajo \u00ebsht\u00eb hapur kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare shqiptare.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb jepte menj\u00ebher\u00eb doreheqjen dhe t\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrpara organeve kompetente. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb denj\u00eb t\u00eb komunizmit shqiptar, i cili do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund politik\u00ebs s\u00eb tij anti-komb\u00ebtare.<br \/>\nPor koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. Nuk jemi m\u00eb n\u00eb vitin 1944. As diktatura komuniste nuk do t\u00eb rivendoset, dhe as Kosova nuk do t\u00eb rikthehet m\u00eb n\u00ebn sundimin e Serbis\u00eb.<br \/>\nKa ardhur koha e kombit shqiptar, i cili me vot\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb guximshme do t\u2019i heq nga rruga e tij reliket e diktatur\u00ebs komuniste dhe do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara drejt vendit q\u00eb i takon n\u00eb histori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb daten 21 dhjetor perfundoi n\u00eb Tiran\u00eb takimi i 3-t\u00eb i t\u00eb ashtuquajturit \u00ab\u00a0mini-Shengen\u00a0ballkanik\u00a0\u00bb midis presidentit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[48,47],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=231"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":233,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231\/revisions\/233"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}