{"id":1520,"date":"2026-10-19T10:30:49","date_gmt":"2026-10-19T08:30:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1520"},"modified":"2026-10-19T10:51:03","modified_gmt":"2026-10-19T08:51:03","slug":"rinia-shqiptare-nuk-e-pranon-diktaturen-neo-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2026\/10\/19\/rinia-shqiptare-nuk-e-pranon-diktaturen-neo-komuniste\/","title":{"rendered":"Rinia shqiptare nuk e pranon diktatur\u00ebn neo-komuniste"},"content":{"rendered":"\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 4 muajsh rinia shqiptare po proteston kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. K\u00ebrkesat e protestuesve jan\u00eb t\u00eb qarta: dor\u00ebheqje e Edi Ram\u00ebs dhe zgjedhje t\u00eb reja dhe t\u00eb lira brenda 6 muajsh t\u00eb organizuara nga nj\u00eb qeveri teknike. K\u00ebto k\u00ebrkesa kan\u00eb ardhur pasi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka m\u00eb zgjedhje t\u00eb lira sepse partia socialiste dhe kryeministri Rama i kan\u00eb kapur thuajse t\u00eb gjitha pushtetet, shteti identifikohet me partin\u00eb socialiste, dhe n\u00eb periudha zgjedhore partia-shtet p\u00ebrdor burimet shtet\u00ebrore, korrupsionin, organizat\u00ebn e jasht\u00ebligjshme t\u00eb patronazhist\u00ebve dhe krimin e organizuar p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, me an\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, manipulimit t\u00eb votimit dhe frik\u00ebsimit t\u00eb votuesve. Sistemi demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb, vota nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe rotacioni demokratik i pushtetit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur. N\u00eb vitin 2025 Edi Rama i fitoi zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb radhazi dhe premton t&#8217;i fitoj\u00eb ato edhe n\u00eb vitin 2029, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund ta b\u00ebj\u00eb pa asnj\u00eb dyshim n\u00eb k\u00ebto kushte.<br>Arsyeja kryesore e protest\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb mungesa e s\u00eb ardhmes n\u00eb vendin e saj. Politikat e qeveris\u00eb Rama q\u00eb prej ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet kan\u00eb detyruar gati 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ikin nga Shqip\u00ebria sepse ua kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur ta nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb vendin e tyre. Cdo familje shqiptare sot ka njer\u00ebz n\u00eb emigracion. T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb pas mbarimit t\u00eb studimeve ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria drejt nj\u00eb vendi tjet\u00ebr sepse n\u00eb vendin e tyre nuk gjejn\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, \u00e7mimeve t\u00eb larta dhe t\u00eb pap\u00ebrballueshme t\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb cilat jan\u00eb pasoj\u00eb direkte e politik\u00ebs s\u00eb ndjekur nga qeveria Rama, e cila \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb korrupsion, me ministra q\u00eb vjedhin fondet publike dhe me nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb shet pasurit\u00eb komb\u00ebtare \u00e7do dit\u00eb me vendime qeverie, p\u00ebr interesa personale. Dhe i paraqet k\u00ebto si arritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Por p\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhen Shqip\u00ebris\u00eb resortet luksoze kur rinia e saj nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb aty por merr rrug\u00ebt e emigracionit? P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhen Shqip\u00ebris\u00eb resortet luksoze kur fshatrat dhe qytetet e saj zbrazen dhe bashk\u00eb me to humbet edhe kujtesa historike ? P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb shpie n\u00eb shpopullimin dhe shkomb\u00ebtarizmin e saj?<br>Rinia e shqiptare e ka kuptuar qart\u00eb se Edi Rama dhe qeveria socialiste po e l\u00ebn\u00eb at\u00eb pa t\u00eb ardhme n\u00eb vendin e saj. Dhe rinia e sotme shqiptare d\u00ebshiron ta nd\u00ebrtoj\u00eb aty t\u00eb ardhmen e saj. Dhe nuk d\u00ebshiron q\u00eb ta provoj\u00eb fatin &#8220;n\u00eb vende t\u00eb tjera&#8221; si\u00e7 e nxit Rama. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rinia shqiptare prej m\u00eb shum\u00eb se 4 muajsh proteston n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por kryeministri Rama e ka injoruar k\u00ebt\u00eb protest\u00eb dhe nuk i ka p\u00ebrfillur k\u00ebrkesat e saj. Q\u00eb n\u00eb fillim ka b\u00ebr\u00eb sikur nuk shikon, sikur nuk kupton, sikur nuk d\u00ebgjon. Madje l\u00ebshon lloj-lloj akuzash ndaj protestuesve dhe tallet me ta, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;u jap\u00eb p\u00ebrgjigje. Si pasoj\u00eb, pas 4 muajsh protestash paq\u00ebsore, jav\u00ebn e kaluar protestat u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dhunshme. Dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi, si kur drejtohet kund\u00ebr policis\u00eb s\u00eb shtetit q\u00eb fundi i fundit b\u00ebn detyr\u00ebn e saj, por akoma m\u00eb shum\u00eb kur drejtohet kund\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsve, gjimnazist\u00ebve apo student\u00ebve, f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb cil\u00ebt luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte krijuar kurr\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq sot ndodhemi k\u00ebtu dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi i vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb quhet Edi Rama, i cili ka vet\u00ebm nj\u00eb arsye dhe nj\u00eb motiv: mbajtjen e pushtetit personal. K\u00ebt\u00eb pushtet personal ai mund ta mbaj\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb diktatur\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke e instaluar \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<br>Sot kryeministri Rama, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t&#8217;i jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje politike situat\u00ebs katastrofike t\u00eb vendit, k\u00ebmb\u00ebngul se nuk do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb veten si shp\u00ebtimtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb e krijoi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb! Edi Rama b\u00ebn sikur shqet\u00ebsohet se kjo protest\u00eb do t\u00eb prengoj\u00eb hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Por \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb duke shkat\u00ebrruar sistemin demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri e pengon hyrjen n\u00eb BE. Edi Rama b\u00ebn sikur shqet\u00ebsohet se po ndalet ecja p\u00ebrpara e Shqip\u00ebris\u00eb. Por n\u00eb cilin drejtim ? Drejt shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Apo drejt nj\u00eb neo-diktature komuniste t\u00eb bazuar tek korrupsioni dhe narko-trafiku?<br>Edi Rama nuk ka p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen sepse nuk ka as nd\u00ebrgjegje qytetare dhe as nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr diktator i cili n\u00ebse arrin t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet do t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb neo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri e cila do t\u00eb ket\u00eb pasoja tragjike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kombin Shqiptar. Prandaj e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr Shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta largojn\u00eb Edi Ram\u00ebn nga pushteti. Dhe sot Rinia Shqiptare, e cila \u00ebsht\u00eb ngritur e gjitha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ka p\u00ebr t&#8217;ia arritur pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim k\u00ebtij misioni komb\u00ebtar historik dhe ka p\u00ebr ta hedhur n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb diktatorucin antishqiptar Edi Rama. Sepse kur pun\u00ebt i merr n\u00eb dor\u00eb rinia, me energjit\u00eb e saj t\u00eb pashtershme, ajo i \u00e7on deri n\u00eb fund. Dhe nuk ka tiran apo diktator n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t&#8217;i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb forc\u00ebs dhe energjis\u00eb s\u00eb rinis\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Rroft\u00eb Rinia Shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria e Shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 4 muajsh rinia shqiptare po proteston kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[140,343,342],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1520"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1520"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1523,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1520\/revisions\/1523"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}