{"id":1464,"date":"2026-06-13T14:06:52","date_gmt":"2026-06-13T12:06:52","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1464"},"modified":"2026-06-13T14:13:24","modified_gmt":"2026-06-13T12:13:24","slug":"sistemi-rama-shkaterruesi-i-endrres-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2026\/06\/13\/sistemi-rama-shkaterruesi-i-endrres-shqiptare\/","title":{"rendered":"Sistemi Rama, shkat\u00ebrruesi i \u00ebndrr\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<p>Me r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90, Shqiptar\u00ebt shpresuan se tashm\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte nj\u00eb vend i lir\u00eb dhe demokratik. &#8220;E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa&#8221;, ishte aspirata e par\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. P\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi nga Serbia gjat\u00eb viteve &#8217;90, t\u00eb cilat u kuror\u00ebzuan me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999, ngjall\u00ebn tek shqiptar\u00ebt aspirat\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb madhe: at\u00eb t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Gjat\u00eb viteve &#8216;2000 Shqip\u00ebria b\u00ebri hapa t\u00eb vendosur drejt k\u00ebtyre dy aspiratave, ndoshta jo me shpejt\u00ebsin\u00eb e duhur, por n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ardhjen e Edi Ram\u00ebs n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013 \u00e7do gj\u00eb ndryshoi. Shqiptar\u00ebt nuk e pan\u00eb me shum\u00eb dyshim ardhjen e tij n\u00eb pushtet. Menduan se ndoshta pak ndryshim nuk do t\u00eb ishte keq. Dhe se pas nj\u00eb apo dy mandatesh, do t\u00eb fitonte nj\u00eb forc\u00eb e re politike dhe do t\u00eb kishim nj\u00eb rotacion t\u00eb pushtetit. Por zgjedhjet e vitit 2021, ku Edi Rama &#8220;fitoi&#8221; mandatin e tret\u00eb, e p\u00ebrg\u00ebnjeshtruan k\u00ebt\u00eb dhe i shqet\u00ebsuan shqiptar\u00ebt. T\u00eb cil\u00ebt kuptuan se tashm\u00eb Edi Rama kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem i cili nuk lejonte m\u00eb rotacionin e pushtetit. Sistem i bazuar tek patronazhist\u00ebt, vjedhja dhe abuzimi i burimeve shtet\u00ebrore nga militant\u00eb partiak\u00eb si dhe tek grupet kriminale. Sistem i cili i lejonte Edi Ram\u00ebs t\u00eb nxirrte rezultatin zgjedhor q\u00eb d\u00ebshironte ai. Madje, n\u00eb zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025, Edi Rama u tregonte shqiptar\u00ebve rezultatin e sakt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve disa dit\u00eb para zgjedhjeve!<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e vitit 2025 treguan se sistemi Rama ishte konsoliduar dhe demokracia kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pun\u00ebt kishin vajtur deri atje, sa ky sistem deformoi edhe vot\u00ebn e diaspor\u00ebs, e cila tradicionalisht \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tij. \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt se Edi Rama nuk largohet me vot\u00eb sepse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Ardhja n\u00eb pushtet e Edi Ram\u00ebs goditi edhe endrr\u00ebn tjet\u00ebr shqiptare, at\u00eb t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Si fillim Edi Rama b\u00ebri rolin e patriotit. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Beograd tha para gazetar\u00ebve se Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur. Por \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrfundoi k\u00ebtu. Koha tregoi se kjo nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb retorik\u00eb boshe, sa p\u00ebr t\u00eb veshur nj\u00ebher\u00eb kostumin e &#8220;patriotit&#8221;. Nuk pati asnj\u00eb veprim konkret, asnj\u00eb mas\u00eb n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Madje ndodhi e kund\u00ebrta. Edi Rama filloi t\u00eb sulmonte drejtuesit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Arriti deri aty sa t\u00eb hidhte n\u00eb gjyq kryeministrin e Kosov\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr u afrua shum\u00eb me presidentin e Serbis\u00eb dhe bashk\u00ebpunoi me t\u00eb. N\u00eb vitin 2021 u fut n\u00eb nism\u00ebn e &#8220;Ballkanit t\u00eb hapur&#8221; t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2019. Jo vet\u00ebm kaq, por i b\u00ebri presion Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Serbia nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb dhe kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs! Sigurisht q\u00eb Kosova, e cila e ka lar\u00eb me gjak tok\u00ebn e saj n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb, nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb \u00e7menduri, por kjo ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr saj. Dhe jo vet\u00ebm, sepse &#8220;Ballkani i hapur&#8221; rr\u00ebnoi edhe prodhuesit shqiptar\u00eb p\u00ebrball\u00eb prodhimeve q\u00eb futen pa dogan\u00eb nga Serbia.<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi Rama, n\u00ebn mask\u00ebn e zhvillimit, prej vitesh po grabit pasurit\u00eb shqiptare, ose p\u00ebr t&#8217;ua dh\u00ebn\u00eb biznesmen\u00ebve t\u00eb partis\u00eb, ose p\u00ebr t&#8217;ua shitur t\u00eb huajve. Ky sistem nuk lejon zhvillimin normal t\u00eb vendit, nuk lejon zhvillimin e shtres\u00ebs s\u00eb mesme, por i detyron t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin rrug\u00ebt e emigrimit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Dhe shifrat jan\u00eb trondit\u00ebse. Gati 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria q\u00eb nga viti 2013 kur Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet. Sepse sistemi Rama nuk i l\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi rinis\u00eb shqiptare n\u00eb vendin e vet. Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb vend ku shqiptari nuk ka m\u00eb vend. Ose duhet t\u00eb jesh militant i sistemit Rama, ose i huaj. Sistemi Rama po vret dita-dit\u00ebs t\u00eb ardhmen e rinis\u00eb shqiptare, po vret endrr\u00ebn shqiptare p\u00ebr liri, p\u00ebr demokraci, p\u00ebr drejt\u00ebsi, p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar dhe p\u00ebr begati.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkat\u00ebrrimi i \u00ebndrr\u00ebs shqiptare, i t\u00eb ardhmes shqiptare, \u00ebsht\u00eb shkaku i v\u00ebrtet\u00eb i protestave t\u00eb cilat zhvillohen \u00e7do dit\u00eb, q\u00eb prej dy jav\u00ebsh, n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo duket mjaft qart\u00eb nga parrullat dhe pankartat e protest\u00ebs. E gjith\u00eb rinia shqiptare, pa dallim feje krahine apo ideje, merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb popullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama b\u00ebn sikur nuk e kupton shkakun e protest\u00ebs dhe mundohet ta paraqes\u00eb at\u00eb si nj\u00eb keqkuptim apo si nj\u00eb keq-informim. Ai mendon dhe shpreson se protestuesit do t\u00eb lodhen, se protesta do t\u00eb shuhet. Por Edi Rama gabon r\u00ebnd\u00eb. Se kjo protest\u00eb nuk do t\u00eb ndalet pa e detyruar Edi Ram\u00ebn t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen! Kjo protest\u00eb nuk do t\u00eb ndalet pa e rr\u00ebzuar sistemin e korruptuar dhe anti-shqiptar Rama! Kjo protest\u00eb nuk do t\u00eb ndalet pa risjell\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpara rini shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90, Shqiptar\u00ebt shpresuan se tashm\u00eb Shqip\u00ebria do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[315,252,328,329,333],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1464"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1464"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1468,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1464\/revisions\/1468"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}