{"id":1459,"date":"2026-06-07T13:52:43","date_gmt":"2026-06-07T11:52:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1459"},"modified":"2026-06-07T13:52:43","modified_gmt":"2026-06-07T11:52:43","slug":"koha-per-shqiperine-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2026\/06\/07\/koha-per-shqiperine-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Koha p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"\n<p>Prej nj\u00eb jave, me mij\u00ebra protestues \u00e7do mbr\u00ebmje mbushin rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs me flamuj komb\u00ebtar dhe me pankarta ku shprehin k\u00ebrkesat e tyre. Midis tyre shikon shum\u00eb t\u00eb rinj, prind\u00ebr me f\u00ebmij\u00eb por edhe mosha t\u00eb tjera. Shum\u00eb prej tyre mbajn\u00eb qeleshen apo plisin tradicional me shqiponj\u00ebn dykrenore. Nj\u00eb pamje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbres\u00ebl\u00ebnese q\u00eb flet shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto protesta. Fol\u00ebsit marrin fjalin me radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar arsyet dhe k\u00ebrkesat e protest\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb mir\u00eb mesazhin shqiptojn\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb kor nga protestuesit. Nj\u00eb nga parrullat q\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb &#8220;Shqip\u00ebria e Shqiptar\u00ebve&#8221;, parrull\u00eb e cila e shpreh m\u00eb s\u00eb miri burimin dhe arsyet e protest\u00ebs: sot rinia shqiptare e ka t\u00eb pamundur ta nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn n\u00eb vendin e saj, sepse qeveria Rama ia mbyll \u00e7do mund\u00ebsi duke e trajtuar Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb pron\u00eb private t\u00eb saj\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn mund t&#8217;a shes\u00eb copa-copa sipas interesit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Protesta nisi pas dhun\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec t\u00eb Vlor\u00ebs ndaj protestuesve q\u00eb ishin kund\u00ebr vendosjes s\u00eb nj\u00eb gardhi dhe telave me gjemba n\u00eb bregdetin e Zv\u00ebrnecit dhe Pish\u00eb-Poros. Qeveria Rama u ka dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi investitor\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr komplekse turistike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur, por edhe pa pyetur dhe konsultuar shqiptar\u00ebt. \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebr\u00eb pa transparenc\u00eb, pa respektuar ligjet dhe rregullat, vet\u00ebm me vullentin dhe &#8220;ekspertiz\u00ebn&#8221; e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Zv\u00ebrneci ishte vet\u00ebm pika e ujit q\u00eb derdhi got\u00ebn. Sistemi Rama ka vite q\u00eb i rr\u00ebmben Shqiptarit t\u00eb pambrojtur tok\u00ebn p\u00ebr t&#8217;ia dh\u00ebn\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb partis\u00eb socialiste ose t\u00eb huajve. Vet\u00ebm pak p\u00ebrpara protest\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit banor\u00ebt e Rrjollit n\u00eb Shkod\u00ebr kan\u00eb protestuar p\u00ebr tokat q\u00eb iu jan\u00eb marr\u00eb me marifete administrative nga sistemi Rama n\u00eb kuadrin e &#8220;Paket\u00ebs s\u00eb Maleve&#8221; p\u00ebr t&#8217;ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb investitori. Me pretekste t\u00eb ndryshme administrative kjo qeveri ka prishur edhe shum\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb b\u00ebra me mund nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr t&#8217;ua dh\u00ebn\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb &#8220;partis\u00eb&#8221;, si\u00e7 ka qen\u00eb para nj\u00eb viti rasti i Thethit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi Rama po e vendos ekonomin\u00eb shqiptare n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e tij personale dhe t\u00eb &#8220;partis\u00eb&#8221;. Ky sistem e detyron rinin\u00eb shqiptare t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e emigrimit sepse ajo nuk gjen mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebne saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr sistemi Rama garanton pushtetin e tij duke i siguruar &#8220;fitoren&#8221; partis\u00eb socialiste me an\u00eb t\u00eb &#8220;biznesmen\u00ebve&#8221; t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve dhe burimeve publike dhe si p\u00ebrfundim t\u00eb bandave kriminale t\u00eb lidhura me t\u00eb. Duke e shkat\u00ebrruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00ea demokracin\u00eb shqiptare dhe duke e \u00e7uar vendin drejt nj\u00eb regjimi diktatorial.<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi Rama \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ose duke ua shitur ato t\u00eb huajve p\u00ebr interesa t\u00eb tij ekonomike ose politike. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore e protestave n\u00eb Tiran\u00eb. Duket qart\u00eb se protestuesit nuk jan\u00eb nj\u00eb grup uniform, ata kan\u00eb pik\u00ebpamje dhe origjina t\u00eb ndryshme. Por t\u00eb gjith\u00eb i bashkon shqet\u00ebsimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e cila po shitet copa-copa. &#8220;Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje&#8221; &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr parrull\u00eb q\u00eb shikohet shpesh dhe i referohet faktit se Edi Rama e trajton Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb pron\u00eb private.<\/p>\n\n\n\n<p>Por k\u00ebrkesa kryesore e protestuesve \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e Edi Ram\u00ebs. Deri tani Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me arroganc\u00eb se nuk do t\u00eb dor\u00ebhiqet. Prandaj edhe protesta do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebhqjen e tij. K\u00ebsaj proteste i jan\u00eb bashkuar edhe qytete t\u00eb tjera, si Kor\u00e7a, Elbasani, Shkodra etj. por edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, n\u00eb Itali, Gjermani, Angli, Belgjik\u00eb, SHBA etj, t\u00eb cil\u00ebt sistemi Rama i ka detyruar t\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama mendon se protesta do t\u00eb kaloj\u00eb, se protestuesit do t\u00eb lodhen, se ai do t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t&#8217;i g\u00ebnjej\u00eb shqiptar\u00eb me batuta me aft\u00ebsit\u00eb e tij prej aktori komik. Por gabohet r\u00ebnd\u00eb. Sepse rinia shqiptare m\u00eb n\u00eb fund i ka marr\u00eb pun\u00ebt n\u00eb dor\u00eb. Dhe askush n\u00eb bot\u00eb, asnj\u00eb fuqi, asnj\u00eb tiran apo diktator nuk e p\u00ebrballon dot rinin\u00eb kur ajo vendos t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e saj. Shqiptar\u00ebt dhe rinia shqiptare e dijn\u00eb mir\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb momenti i fundit kur mund t&#8217;a shp\u00ebtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe do t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb fund protetstave deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs dhe hapjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e rinis\u00eb shqiptare, sepse aty ajo do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpara Rini Shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej nj\u00eb jave, me mij\u00ebra protestues \u00e7do mbr\u00ebmje mbushin rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs me flamuj komb\u00ebtar dhe me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[328,329,326],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1459"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1459"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1459\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1460,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1459\/revisions\/1460"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}