{"id":1444,"date":"2026-05-18T18:32:40","date_gmt":"2026-05-18T16:32:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1444"},"modified":"2026-05-18T18:36:51","modified_gmt":"2026-05-18T16:36:51","slug":"disa-deshmore-te-ballit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2026\/05\/18\/disa-deshmore-te-ballit-kombetar\/","title":{"rendered":"Disa D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb list\u00eb p\u00ebrfundimtare: k\u00ebtu p\u00ebrmenden vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl. Nacionalizmi shqiptar ka paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb me gjak p\u00ebr kauz\u00ebn e liris\u00eb m\u00eb se 5000 burra jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Nga ata 2500 u vran\u00eb duke luftuar italian\u00ebt dhe gjerman\u00ebt, dhe 3000 u vran\u00eb kur luftonin komunist\u00ebt. T\u00eb mos flasim pastaj p\u00ebr 5000 shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Bihor nga Drazhist\u00ebt n\u00eb janar 1942. Kemi p\u00ebrmendur k\u00ebtu disa nga masa e panjohur e atyre njer\u00ebzve q\u00eb vdiq\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Durr\u00ebsit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>1.Besnik \u00c7ano 2. Qeramudin Sulo &#8211; Student\u00eb universitar\u00eb me guxim t\u00eb rrall\u00eb. Punonin n\u00eb shtypin klandestin me aft\u00ebsi dhe d\u00ebshir\u00eb. I kryenin detyrat e tyre me vet\u00ebmohim dhe modesti. U vran\u00eb nga komunist\u00ebt n\u00eb tetor 1943, gjat\u00eb nj\u00eb misioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr forcat e Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb jug.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"3\"><li>Ali Peza, nx\u00ebn\u00ebs 16 vje\u00e7ar, punonj\u00ebs i guximsh\u00ebm dhe propagandist i zellsh\u00ebm. U vra nga gjerman\u00ebt gjat\u00eb nj\u00eb aksioni p\u00ebr marrjen e municioneve nga nj\u00eb depo gjermane, janar 1944.<\/li><li>Haki Menzelxhiu pun\u00ebtori i palodhur dhe gjithnj\u00eb buzagaz, q\u00eb dilte vullnetar p\u00ebr shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme. Ai i frym\u00ebzonte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb punonin dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk lodhej t\u00eb kryente porosi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shum\u00eb aktiv n\u00eb radh\u00ebt e rinis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. U vra n\u00eb rrethana misterioze n\u00eb n\u00ebntor 1943.<\/li><li>Hamit Troplini. Vullnetar n\u00eb batalionin &#8220;Besnik \u00c7ano&#8221;; luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm. Luftoi n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr sllav\u00ebve q\u00eb po sulmonin kufijt\u00eb tan\u00eb atje. Ai ra n\u00eb fush\u00ebn e nderit, duke sh\u00ebnuar me gjakun e tij kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etnike, n\u00eb Morin\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs n\u00eb korrik 1944.<\/li><li>Imran Banka <\/li><li>Vlash Mima. Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Liceut t\u00eb Tiran\u00ebs, vullnetar\u00eb t\u00eb batalionit &#8220;Besnik \u00c7ano&#8221; Ran\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e nderit duke luftuar kund\u00ebr komunist\u00ebve, q\u00eb e sulmuan pabesisht batalionin nd\u00ebrsa po luftonte me gjerman\u00ebt n\u00eb 1944 n\u00eb Prez\u00eb.<\/li><li>Ramazan Picalli. Komandonte nj\u00eb \u00e7et\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb zon\u00ebn e Tiran\u00ebs. Luftoi trim\u00ebrisht kund\u00ebr italian\u00ebve dhe milic\u00ebve dhe u vra n\u00eb prill 1943.<\/li><li>Ismail Petrela. I pari q\u00eb mori malet n\u00eb prefektur\u00ebn e Tiran\u00ebs. Luftoi disa her\u00eb kund\u00ebr italian\u00ebve. Luft\u00ebtar i patrembur. I ndihmoi komunist\u00ebt n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. U vra prej tyre kur ata hyn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol><li>Inxhinier Mustafa Dervishi. Profesor n\u00eb Liceun e Shkodr\u00ebs. Kishte mbledhur rreth 50 njer\u00ebz nga universiteti rreth Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Shkod\u00ebr. Punoi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashkuar rinin\u00eb. Kreu detyra t\u00eb guximshme dhe i sh\u00ebrbeu organizat\u00ebs n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira. Kryetar i rinis\u00eb balliste t\u00eb Shkodr\u00ebs. U vra nga italian\u00ebt n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb 26 korrik 1943.<\/li><li>Seit Seknej. La studimet universitare p\u00ebr t\u00eb ardhur dhe p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vendit dhe organizat\u00ebs. Punoi me vet\u00ebmohim dhe guxim. U kap nga gjerman\u00ebt kur po transportonte me makin\u00ebn e tij arm\u00eb dhe municione p\u00ebr rinin\u00eb balliste t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe u vra nga xhandarm\u00ebria n\u00eb qershor 1944.<\/li><li>Shaban Re\u00e7i. Djali i bajraktarit t\u00eb Re\u00e7it (Shkod\u00ebr). Luftoi trim\u00ebrisht kund\u00ebr italian\u00ebve se bashku me Jup Kazazin kur italian\u00ebt sulmuan Re\u00e7in dhe u vra n\u00eb at\u00eb betej\u00eb m\u00eb 30 gusht 1943.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol><li>Hysni Lepenica. Kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs duke luftuar dhe n\u00eb burg. Luftoi italian\u00ebt m\u00eb 1920. Ishte i pari q\u00eb iu ngjit malit s\u00eb bashku me Sk\u00ebnder Mu\u00e7on kund\u00ebr italian\u00ebve n\u00eb vitin 1942. Drejtoi dhe luftoi n\u00eb betej\u00ebn e Gjormit, Greshic\u00ebs, Ruzhdijes, dhe shum\u00eb t\u00eb tjera dhe u dallua p\u00ebr trim\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb, guxim t\u00eb patundur dhe vet\u00ebmohim. Luftoi gjerman\u00ebt n\u00eb Gjirokast\u00ebr. U caktua komandant i forcave t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr jugun. U vra pabesisht nga italian\u00ebt n\u00eb Grihot (Gjirokast\u00ebr) s\u00eb bashku me 38 komandant\u00eb \u00e7etash n\u00eb 14 shtator 1943. Njer\u00ebzit e tij mor\u00ebn hak, por p\u00ebr Ballin Komb\u00ebtar kjo ishte nj\u00eb humbje e paz\u00ebvend\u00ebsueshme. Komunist\u00ebt gris\u00ebn edhe lajm\u00ebrimet e vdekjes q\u00eb kishte shp\u00ebrndar\u00eb Balli Komb\u00ebtar n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb!<\/li><li>Sk\u00ebnder Mu\u00e7o An\u00ebtar i komitetit qendror, shkrimtar dhe luft\u00ebtar. Luftoi n\u00eb Gjorm, Greshic\u00eb, Ruzhdije, kund\u00ebr italian\u00ebve dhe n\u00eb Bestov\u00eb dhe aeroportin e Gjirokastr\u00ebs kund\u00ebr gjerman\u00ebve. Ai predikonte me aft\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb besimin tek e ardhmja e kombit ton\u00eb dhe tek demokracia. Luftoi gjithashtu edhe kund\u00ebr komunist\u00ebve n\u00eb Pllo\u00e7\u00eb. U vra barbarisht nga gjerman\u00ebt n\u00eb Bubullim\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs m\u00eb 12 gusht 1944.<\/li><li>Aziz \u00c7ami. Ai jetoi n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb m\u00ebrgim, dhe n\u00eb burg. Luft\u00ebtar trim i luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs t\u00eb 1920-\u00ebs. U kthye nga m\u00ebrgimi p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vendit, dhe ai i sh\u00ebrbeu si burr\u00eb. Italian\u00ebt e burgos\u00ebn dhe internuan dhe kur e liruan, ai iu ngjit malit. Luftoi italian\u00ebt n\u00eb betejat e Gjormit, t\u00eb Qaf\u00ebs s\u00eb Dushkut, dhe n\u00eb Dukat. Ai urdh\u00ebroi mobilizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb forcave t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Vlor\u00eb kund\u00ebr gjerman\u00ebve, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve luftoi n\u00eb Bestrov\u00eb, Drashovic\u00eb, Mavrov\u00eb dhe Sevaster. Komunist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishte guxuar kushedi sa her\u00eb t&#8217;i lironte nga burgu, ia shp\u00ebrblyen duke e vrar\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 1943. Dhe ashtu i vdekur, e p\u00ebrbuz\u00ebn dhe qesh\u00ebn me t\u00eb n\u00eb spitalin e Tiran\u00ebs!<\/li><li>Prof. Yzeir Ismaili. Drejtor i liceut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe an\u00ebtar i komitetit rajonal t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Gjat\u00eb pushtimit italian vuajti n\u00eb burg dhe n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ishte kryetar i komitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr Vlor\u00ebn. Mori pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Betrov\u00ebs kund\u00ebr gjerman\u00ebve dhe n\u00eb ato t\u00eb Tragjasit dhe Gjormit kund\u00ebr komunist\u00ebve. U vra nga gjerman\u00ebt s\u00eb bashku me Sk\u00ebnder Mu\u00e7on dhe Zako Mezinin m\u00eb 12 gusht 1944.<\/li><li>Zako Mezini. Sekretar thesari p\u00ebr komitetin e Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs dhe misionar i nacionalizmit n\u00ebp\u00ebr male e fshatra. Luftoi me guxim kund\u00ebr italian\u00ebve dhe gjerman\u00ebve. Sht\u00ebpia e tij sh\u00ebrbeu si shtab i Ballit Komb\u00ebtar. U vra nga gjerman\u00ebt q\u00eb bashku me Sk\u00ebnder Mu\u00e7on dhe Yzeir Ismailin n\u00eb 12 gusht 1944.<\/li><li>Aziz Sharra. Nga familja e mir\u00ebnjohur patriote Sharra. Nd\u00ebr vullnetar\u00ebt e par\u00eb kund\u00ebr italian\u00ebve dhe i luftoi ata me trim\u00ebri n\u00eb Topallti t\u00eb Vlor\u00ebs. U vra nga t\u00eb kuqt\u00eb n\u00eb 8 tetor 1943, n\u00eb Vlor\u00eb.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Beratit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol><li>Jashar Cakrani. Nga nj\u00eb familje e njohur patriotike e Mallakastr\u00ebs, doli malit q\u00eb n\u00eb vitin 1942 p\u00ebr t\u00eb luftuar pushtuesin dhe iu dha komanda e nj\u00eb \u00e7ete t\u00eb zgjedhur q\u00eb luftoi heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Ruzhdijes. Jashar Cakrani u dallua n\u00eb at\u00eb betej\u00eb, q\u00eb mbajti lart nderin e arm\u00ebve t\u00eb nacionalizmit shqiptar, dhe atje u vra. Beteja e Ruzhdijes kund\u00ebr italian\u00ebve u zhvillua n\u00eb 13 mars 1943.<\/li><li>Selfo Hekali. Student universitar, iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb atdheut dhe mori malet p\u00ebr t\u00eb luftuar pushtuesin italian. Mori pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb sulme dhe ra n\u00eb 18 qershor 1943, duke luftuar kund\u00ebr italian\u00ebve dhe tradhtarit Isa Toska n\u00eb fshatin Luar t\u00eb Mallakastr\u00ebs.<\/li><li>Veli Rehova. Komandant i batalionit vullnetar &#8220;Abdyl Frash\u00ebri&#8221;, mori pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb luftime kund\u00ebr italian\u00ebve, sidomos n\u00eb betej\u00ebn e Shpirag\u00ebs, ku edhe u shqua. U vra n\u00eb dhjetor 1944, duke luftuar komunist\u00ebt.<\/li><li>Sherif Prishta. Patriot i vjet\u00ebr, mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen nacionaliste si i ri dhe tani ishte komandant i \u00e7et\u00ebs s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Prisht\u00eb. Mori pjes\u00eb n\u00eb sulmet kund\u00ebr italian\u00ebve. U vra pabesisht nga komunist\u00ebt n\u00eb dhjetor 1943.<\/li><li>Fetah Gurazezi. Luft\u00ebtar i vjet\u00ebr, qe nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb hyri n\u00eb Ballin Komb\u00ebtar dhe nj\u00eb nga shok\u00ebt e pandar\u00eb t\u00eb prof. Abaz Ermenjit. Mori pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Beratit (gusht 1943) dhe \u00e7eta e tij i shkaktoi shum\u00eb humbje armikut. Ra duke luftuar komunist\u00ebt, n\u00eb janar 1944, n\u00eb Qaf Dardh\u00eb t\u00eb Tomorric\u00ebs.<\/li><li>Hysen Jaho. Nj\u00eb nga burrat trima t\u00eb Nahijes (Berat). Ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb luftoi italian\u00ebt. Ra n\u00eb Kapinov\u00eb, mars 1944, duke luftuar kund\u00ebr komunist\u00ebve q\u00eb kishin sulmuar pa asnj\u00eb lloj provokimi.<\/li><li>Qamil Hysa. Nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb hyri n\u00eb organizat\u00eb dhe q\u00eb luftoi italian\u00ebt, q\u00eb i d\u00ebmtoi shum\u00eb. Ishte komandant i batalionit vullnetar &#8220;Tafil Buzi&#8221;. Ra n\u00eb mars 1944 duke sulmuar forcat e kuqe n\u00eb Ki\u00e7ok.<\/li><li>Ibrahim \u00c7ela. Doli n\u00eb mal t\u00eb luftonte kund\u00ebr italian\u00ebve q\u00eb n\u00eb vitin 1942. Ishte komandanti i nj\u00eb batalioni t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar dhe u dallua n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armikut. U vra nga komunist\u00ebt, q\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb pusi kur po shkonte n\u00eb fshatin Cakran n\u00eb qershor 1944.<\/li><li>Sami Gjergova. La studimet universitare dhe doli n\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb luftuar pushtuesin. U vra n\u00eb vitin 1943 nga komunist\u00ebt sepse ishte n\u00eb kontakt me misionin ushtarak britanik, q\u00eb ishte n\u00eb Vithkuq.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol><li>Prof. Safet Butka. Ai i edukon nx\u00ebn\u00ebsit dhe i p\u00ebrgatit kund\u00ebr rrezikut q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnonte atdheun nga Italia, udh\u00ebheq demonstratat e prillit t\u00eb 1939-\u00ebs dhe me elokuenc\u00ebn e tij ushqen urrejtjen q\u00eb duhet t\u00eb ndjejn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr italian\u00ebt. Organizon demonstratat e nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1939 n\u00eb Tiran\u00eb, kund\u00ebr italian\u00ebve. E arrestojn\u00eb dhe e internojn\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr rreth 3 vjet, pas t\u00eb cil\u00ebve kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe merr malin n\u00eb vitin 1942, n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes nacionaliste n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. I duhet t\u00eb organizoj\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb luftoj\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillim i detyron italian\u00ebt t\u00eb t\u00ebrheqin xhandar\u00ebt, polic\u00ebt dhe milic\u00ebt e tyre nga fshatrat, dhe t\u00eb mblidhen n\u00eb fortifikime n\u00ebp\u00ebr qytete. K\u00ebshtu b\u00ebhet nj\u00eb penges\u00eb e madhe p\u00ebr komunist\u00ebt, q\u00eb d\u00ebshironin ta kishin p\u00ebr vete t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn. Drejtoi personalisht aksionin kund\u00ebr divizionit italian q\u00eb po largohej nga Kor\u00e7a. Kishte kontakte me misionin britanik dhe u p\u00ebrpoq t&#8217;i bindte p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb qeverie jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb njohur zyrtarisht, p\u00ebr shkak t\u00eb sakrificave t\u00eb popullit shqiptar. U vuri n\u00eb dukje pun\u00ebn djall\u00ebzore t\u00eb Partis\u00eb Komuniste dhe faktin q\u00eb ajo ishte rrezik jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr gjith\u00eb Evrop\u00ebn. I d\u00ebshp\u00ebruar nga v\u00ebllavrasja dhe lufta civile q\u00eb po shp\u00ebrthente n\u00eb Shqip\u00ebri, vrau veten n\u00eb 9 n\u00ebntor 1943.<\/li><li>Dhimit\u00ebr Falo. I rritur dhe edukuar jasht\u00eb vendit, kishte m\u00ebsuar ta donte at\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb dhe i kushtoi gjith\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e veta. Ishte nd\u00ebr vullnetar\u00ebt e par\u00eb kund\u00ebr pushtuesit dhe shkoi kudo p\u00ebr t\u00eb ngjallur dhe ruajtur frym\u00ebn revolucionare t\u00eb popullit shqiptar. Ishte tmerri i kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij. Kishte karakter t\u00eb fort\u00eb dhe guxim. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1944 u caktua me nj\u00eb mision politik delikat jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po e p\u00ebrfundonte at\u00eb me sukses, kur e vran\u00eb komunist\u00ebt n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 31 korrik 1944.<\/li><li> Ing. Ksenofin Xhori Ai nxiti popullin e Sarand\u00ebs kund\u00ebr italian\u00ebve. E internuan p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Itali. N\u00eb vitin 1942 ishte an\u00ebtar i komitetit rajonal t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Merrej me furnizimin e \u00e7etave, duke rrezikuar \u00e7do dit\u00eb jet\u00ebn e vet. N\u00eb qershor 1943 vdiq n\u00eb male nga lodhja dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/li><li>Kalo Rusi Nd\u00ebr vullnetar\u00ebt e par\u00eb nacionalist\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Leskovikut. U dallua n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsie gjermane dhe u vra n\u00eb korrik 1943.<\/li><li>Shefqet Pojani. Luft\u00ebtar i bindur, e kishte kthyer fshatin e tij t\u00eb Pojanit n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe heronjsh q\u00eb ishin nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr ushtrin\u00eb italiane. U vra nga t\u00eb kuqt\u00eb m\u00eb 20 gusht 1943.<\/li><li>Toger Zija Gashi <\/li><li> Dr. Hadi Kasimati <\/li><li>Hytbi Velisha <\/li><li>Dilo Graca <\/li><li>Feti Verlemi <\/li><li>Hilmi Suli <\/li><li>Josif Frash\u00ebri. Djem t\u00eb rinj plot me entuziaz\u00ebm, ishin ngjitur n\u00eb male p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer m\u00ebm\u00ebdheut me fjal\u00eb e vepra. N\u00eb zon\u00ebn e Devollit, ku punuan shum\u00eb p\u00ebr dy vjet, fituan respektin dhe dashurin\u00eb e njer\u00ebzve dhe t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. U vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga komunist\u00ebt teksa kryenin nj\u00eb mision n\u00eb shtator 1944.<\/li><li>Baba Zylfo <\/li><li>Sabri Panariti <\/li><li>Refat Goskova <\/li><li>Sotir Prifti <\/li><li>Xhevdet Bulgareci <\/li><li>Bexhet Bulgareci <\/li><li>Lefter Luarasi <\/li><li>Sade D\u00ebshniku <\/li><li>Vangjel Joti <\/li><li>Demir Staravecka <\/li><li>File Backa <\/li><li>Xhelal Kurtesi <\/li><li>Hajredin Orgocka <\/li><li>Shefqet Butka <\/li><li>Hysen Caco. T\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb palodhur t\u00eb nacionalizmit me t\u00eb kaluar patriotike dhe ishin shok\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Safet Butk\u00ebs. U sakrifikuan p\u00ebr idealin komb\u00ebtar ose duke luftuar armikun, ose t\u00eb vrar\u00eb pabesisht nga t\u00eb kuqt\u00eb.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmor\u00ebt e Gjirokastr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol><li>Nano Gjoni N\u00ebntoger, u b\u00eb an\u00ebtar i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb qershor 1942. Ishte komandant i nj\u00ebsitit gueril t\u00eb quajtur &#8220;\u00c7elo Picari&#8221; q\u00eb b\u00ebri shum\u00eb sulme kund\u00ebr ushtris\u00eb italiane. Kishte dal\u00eb malit m\u00eb 1940. Ra n\u00eb betej\u00ebn e Grihotit, af\u00ebr Gjirokastr\u00ebs, me 13 shtator 1943, s\u00eb bashku me t\u00eb birin dhe 11 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij, duke luftuar italian\u00ebt q\u00eb nuk donin t\u00eb dor\u00ebzoheshin.<\/li><li>Agim Selfo. Nx\u00ebn\u00ebs 17-vje\u00e7ar, nga familja e njohur patriotike e Xhevdet Selfos, ra n\u00eb betej\u00ebn e Grihotit m\u00eb 13 shtator 1943. Ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs i nj\u00ebsitit rinor t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/li><li>Avokat Emin Kokalari. Nj\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare dhe u b\u00eb an\u00ebtar i Ballit Komb\u00ebtar. U zgjodh an\u00ebtar i komitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn. U arrestua dhe ekzekutua pa gjyq nga komunist\u00ebt n\u00eb Gjirokast\u00ebr, m\u00eb 25 n\u00ebntor 1943.<\/li><li><\/li><li>Safedin Had\u00ebri. An\u00ebtar i komitetit t\u00eb Ballit p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn. U burgos nga italian\u00ebt n\u00eb gusht 1943 p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tij anti-italiane dhe u lirua pak p\u00ebrpara kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb, koh\u00eb kur iu ngjit malit dhe vazhdoi veprimtarit\u00eb e tij anti-italiane. U vra n\u00eb 18 n\u00ebntor 1943 nga komunist\u00ebt n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/li><li>Muzafer Shehu. Ishte dervish i sektit t\u00eb kadrit dhe merrej me \u00e7\u00ebshtje fetare. U zgjodh an\u00ebtar i komitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn. U burgos nga italian\u00ebt dhe u lirua pak p\u00ebrpara kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb. M\u00eb 18 n\u00ebntor 1943 u vra s\u00eb bashku me t\u00eb birin 15 vje\u00e7ar, an\u00ebtar i rinis\u00eb s\u00eb Ballit nga komunist\u00ebt n\u00eb Gjirokast\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt ia dogj\u00ebn edhe sht\u00ebpin\u00eb.<\/li><li>Tare Kalo. Profesor i gjimnazit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtarive t\u00eb tij anti-italiane, iu desh t\u00eb merrte malet n\u00eb korrik 1943. Ishte komisar politik i forcave t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb zon\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs. Me 18 n\u00ebntor 1943 komunist\u00ebt arrestuan dhe ekzekutuan baban\u00eb e tij 70 vje\u00e7ar, Bo\u00e7o Kalo, dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn ta arrestonin dhe at\u00eb; ai rezistoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet dhe n\u00eb luftim e sip\u00ebr u vra nga komunist\u00ebt. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kemi p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, komunist\u00ebt arrestuan dhe ekzekutuan edhe 14 nacionalist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga banor\u00ebt e Gjirokastr\u00ebs, ndon\u00ebse asnj\u00eb prej tyre nuk b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb Ballin Komb\u00ebtar.<\/li><li>Ahmet Lesko. Nacionalist i vjet\u00ebr nga nj\u00eb familje me tradita n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Mori pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Vlor\u00ebs kund\u00ebr italian\u00ebve m\u00eb 1920. U b\u00eb an\u00ebtar i Ballit Komb\u00ebtar q\u00eb nga fillimet e themelimit t\u00eb tij dhe ishte an\u00ebtar i komitetit krahinor t\u00eb Delvin\u00ebs. Ishte gjithashtu komandant i batalionit vullnetar Nimet Abazi t\u00eb Rezomaves, q\u00eb b\u00ebri shum\u00eb aksione kund\u00ebr italian\u00ebve. N\u00eb n\u00ebntor 1943 u plagos p\u00ebr vdekje gjat\u00eb nj\u00eb beteje n\u00eb Qaf\u00ebn e Ki\u00e7okut, ku \u00e7eta e tij u sulmua nga komunist\u00ebt.<\/li><li>Rukmedin Dino. Student universiteti, doli n\u00eb mal n\u00eb gusht 1943. Ishte an\u00ebtar i or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. M\u00eb 3 n\u00ebntor 1943 merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb sulm kund\u00ebr garnizonit italian t\u00eb Liboh\u00ebv\u00ebs, kur u sulmua papritur nga komunist\u00ebt, q\u00eb e kap\u00ebn dhe e vran\u00eb me disa prej shok\u00ebve t\u00eb tij vet\u00ebm sepse ishin nacionalist\u00eb!<\/li><li>Selahedin \u00c7abej. Prefekt i Tropoj\u00ebs. Ishte nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb dhe t\u00eb vendosur t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Pranoi postin e n\u00ebn-prefektit t\u00eb zon\u00ebs malore t\u00eb Tropoj\u00ebs q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbente nacionalizmit duke mbajtur n\u00ebn mbik\u00ebqyrje kufirin etnik t\u00eb asaj ane. Ai p\u00ebrbuzte rrezikun dhe k\u00ebrc\u00ebnimet. Komunist\u00ebt vendos\u00ebn se ishte armiku num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr ta dhe e vran\u00eb n\u00eb janar 1944 thjesht p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb qejfin sllav\u00ebve p\u00ebrtej kufirit.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><em>Burimi: \u201cRreth aktivitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar kund\u00ebr okupatorit\u201d, botim i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Emigracion, Shkurt 1945<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb luft\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7],"tags":[320,33,298,317,53,318],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1444"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1449,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444\/revisions\/1449"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}