{"id":1428,"date":"2026-05-10T19:45:39","date_gmt":"2026-05-10T17:45:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1428"},"modified":"2026-05-10T21:18:29","modified_gmt":"2026-05-10T19:18:29","slug":"8-maji-dita-e-fitores-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2026\/05\/10\/8-maji-dita-e-fitores-ne-europe\/","title":{"rendered":"8 maji Dita e Fitores n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Para dy dit\u00ebsh, n\u00eb 8 maj vendet per\u00ebndimore p\u00ebrkujtuan 81-vjetorin e fitores t\u00eb vendeve aleate mbi nazi-fashizmin. Kjo dat\u00eb, e cila sh\u00ebnon edhe p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrkon me n\u00ebnshkrimin e kapitullimit t\u00eb Gjermanis\u00eb naziste n\u00eb 8 maj 1945. Gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte Shqip\u00ebria u radhit n\u00eb radh\u00ebn e vendeve fitimtare, si rezultat i nj\u00eb rezistence t\u00eb fuqishme dhe kontributit t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e ende e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo dat\u00eb edhe 81 vjet m\u00eb pas p\u00ebr Shqiptar\u00ebt? P\u00ebrse duhet ende t\u00eb flasim dhe t\u00eb shkruajm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dat\u00eb t\u00eb larg\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr dy ar\u00ebsye.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari ngjarjet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri ndikuan shum\u00eb n\u00eb zhvillimet q\u00eb pasuan, si gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste p\u00ebr 55 vjet me radh\u00eb por edhe m\u00eb pas gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 35 vjet. Ky ndikim \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm edhe sot n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe e ka fragmentarizuar at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti sepse kemi detyrimin moral q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb 2500 (dy mij\u00eb e pes\u00eb qind) luft\u00ebtar\u00ebt e Ballit Komb\u00ebtar q\u00eb ran\u00eb duke luftuar kund\u00ebr pushtuesve nazi-fashist\u00eb. Nd\u00ebr ta duhen p\u00ebrmendur Hysni Lepenica me 38 komandant\u00eb \u00e7etash t\u00eb vrar\u00eb nga italian\u00ebt n\u00eb 14 shator 1943 n\u00eb Grihot (Gjirokast\u00ebr), Sk\u00ebnder Mu\u00e7o i ekzekutuar nga gjerman\u00ebt s\u00eb bashku me Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin n\u00eb 12 gusht 1944, Mustafa Dervishi i vrar\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr nga italian\u00ebt n\u00eb 26 korrik 1943, Seit Seknej i kapur nga gjerman\u00ebt dhe i var\u00eb po n\u00eb Shkod\u00ebr nga xhandarm\u00ebria n\u00eb qershor 1944, Shaban Re\u00e7i i vrar\u00eb nga italian\u00ebt n\u00eb betej\u00ebn e Re\u00e7it n\u00eb 30 gusht 1943, dhe qindra e qindra nacionalist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ran\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar. Sigurisht lufta e Ballit Komb\u00ebtar ishte thjesht komb\u00ebtare, p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, dhe nuk ishte nj\u00eb luft\u00eb ideologjike, si\u00e7 ishte ajo e fashizmit, nazizmit apo komunizmit. Por duke luftuar p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb, Balli Komb\u00ebtar pati p\u00ebrball\u00eb ushtrit\u00eb fashiste dhe naziste, luftoi kund\u00ebr tyre dhe flijoi n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs 2500 luft\u00ebtar\u00eb. Duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, at\u00eb kund\u00ebr regjimeve totalitare fashiste dhe naziste.<\/p>\n\n\n\n<p>Propaganda zyrtare komuniste ka mohuar \u00e7do kontribut t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe nazizmit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb pushtuesit t\u00eb huaj. N\u00eb historin\u00eb e tyre komunist\u00ebt p\u00ebrdorin rregullisht togfjal\u00ebshin &#8220;nazist\u00ebt\/fashist\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre ballist\u00eb&#8221;, apo &#8220;forcat gjermano-balliste&#8221;, sikur ky togfjal\u00ebsh t\u00eb ishte nj\u00eb prov\u00eb apo fakt historik. Por si shpjegohet at\u00ebher\u00eb q\u00eb Balli Komb\u00ebtar ka 2500 t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashist\u00ebve dhe nazist\u00ebve? Vet\u00ebm ky fakt mjafton p\u00ebr t&#8217;i hedhur posht\u00eb akuzat komuniste. Do t\u00eb shikojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb se ku e kan\u00eb origjin\u00ebn k\u00ebto akuza. Por, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, le t\u00eb shikojm\u00eb m\u00eb par\u00eb se si u zhvillua rezistenca kund\u00ebr fashizmit dhe nazizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se rezistenca shqiptare ndaj fashizmit dhe nazizmit ka qen\u00eb e dyfisht\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb rezistenca nacionaliste dhe nga ana tjet\u00ebr rezistenca komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezistenca shqiptare fillon me pushtimin nga Italia fashiste n\u00eb 7 prill 1939 dhe ka kaluar n\u00eb disa faza.<\/p>\n\n\n\n<p>1\/ Faza e par\u00eb ishte rezistenca n\u00eb dit\u00ebt e pushtimit. Nj\u00ebsi t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare, megjith\u00ebse t\u00eb vogla p\u00ebrball\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb ushtris\u00eb italiane dhe t\u00eb armatosura keq, b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb zienin, rinia k\u00ebrkonte arm\u00eb dhe p\u00ebrgatitej p\u00ebr luft\u00eb. Por kjo nuk ndodhi p\u00ebr munges\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb mjaftueshme dhe organizimi qendror. Italia n\u00eb saj t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb madhe ushtarake arriti ta pushtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>2\/ Faza e dyt\u00eb ishte fillimi i reagimit ndaj pushtimit italian i cili shkaktoi nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe sidomos tek nacionalist\u00ebt dhe rinia shqiptare. N\u00eb 25 qershor 1939 Mid&#8217;hat Frash\u00ebri me nj\u00eb grup patriot\u00ebsh krijuan Partin\u00eb nacionaliste, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte &#8220;organizimi i q\u00ebndres\u00ebs pasive dhe aktive kund\u00ebr armikut&#8221;[1]. N\u00eb 28 N\u00ebntor 1939 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u zhvillua nj\u00eb demostrat\u00eb madh\u00ebshtore kund\u00ebr pushtimit fashist e organizuar nga nj\u00eb profesor i Liceut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Abas Ermenji, t\u00eb cilin italian\u00ebt e arrestojn\u00eb dhe e internojn\u00eb n\u00eb ishullin e Ventotenes s\u00eb bashku me shum\u00eb nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb. Kurse komunist\u00ebt ende nuk ishin futur n\u00eb rezistenc\u00eb, k\u00ebt\u00eb e tregon fakti se Italian\u00ebt nuk i trazuan ata pas demostrat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Komunist\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr italian\u00ebve vet\u00ebm &#8220;n\u00eb qershor 1941 kur u sulmua Rusia sovjetike pas prishjes s\u00eb paktit Ribbentrop-Molotov&#8221;.[2]<br>Faza e dyt\u00eb e rezistenc\u00ebs ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur rezistenc\u00ebn aktive, ku nga t\u00eb dy grupimet ka patur nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe organizim t\u00eb rinis\u00eb, aksione t\u00eb kufizuara, sabotime etj.<\/p>\n\n\n\n<p>3\/ Faza e tret\u00eb fillon n\u00eb fund t\u00eb vitit 1942 me fillimin e luft\u00ebs s\u00eb armatosur n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb nga betejat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ka qen\u00eb Lufta e Gjormit n\u00ebn drejtimin e komandantit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar Hysni Lepenica. Duhet sh\u00ebnuar se n\u00eb dat\u00ebn 10 dhjetor 1942 Aleat\u00ebt kishin njohur rezistenc\u00ebn anti-fashiste shqiptare. Balli Komb\u00ebtar ka dokumentuar luft\u00ebn q\u00eb ai ka zhvilluar kund\u00ebr italian\u00ebve dhe m\u00eb pas, duke filluar nga gushti 1943,  kund\u00ebr gjerman\u00ebve. N\u00eb dokumentin &#8220;Rreth aktivitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar kund\u00ebr okupatorit\u201d, botim i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb emigracion, n\u00eb shkurt 1945, gjejm\u00eb list\u00ebn e betejave t\u00eb forcave t\u00eb BK q\u00eb nga dhjetori 1942 kund\u00ebr italian\u00ebve (Beteja e Gjormit &#8221; n\u00ebn komand\u00ebn e Hysni Lepenic\u00ebs) deri n\u00eb tetor 1944 kund\u00ebr gjerman\u00ebve (sulmet mbi kolonat gjermane n\u00eb rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr n\u00ebn komand\u00ebn e Abas Ermenjit). Jan\u00eb mbi 30 beteja t\u00eb dokumentuara, me numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, humbjet n\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb materiale etj.[1] [5] Shum\u00eb nga k\u00ebto beteja jan\u00eb konfirmuar n\u00eb kujtimet e tyre edhe nga oficer\u00ebt britanik\u00eb me mision\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si David Smiley, Julian Amery etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe komunist\u00ebt nga ana e tyre kishin filluar rezistenc\u00ebn e armatosur. N\u00eb disa raste lufta kund\u00ebr italian\u00ebve b\u00ebhej s\u00eb bashku, nacionalist\u00eb dhe komunist\u00eb, por n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve e ve\u00e7uar. Kishte pasur gjithashtu disa p\u00ebrplasje t\u00eb vogla midis nacionalist\u00ebve dhe komunist\u00ebve, por pa kaluar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur midis tyre. N\u00eb k\u00ebto kushte u arrit n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Mukjes midis Ballit Komb\u00ebtar dhe partis\u00eb komuniste n\u00eb 1 dhe 2 gusht 1943, ku u vendos q\u00eb t\u00eb dy organizatat t\u00eb luftonin bashkarisht p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike. Por Marr\u00ebveshja e Mukjes u prish nga komunist\u00ebt n\u00ebn presionin dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e emisar\u00ebve jugosllav\u00eb pran\u00eb tyre. N\u00eb 9 shtator 1943 Enver Hoxha urdh\u00ebron komitetet qarkore t\u00eb partis\u00eb komuniste t\u00eb fillojn\u00eb luft\u00ebn ndaj Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb fushat\u00eb propagandistike kund\u00ebr tij :<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Me an\u00ebn e nji demaskimi t\u00eb squet e t\u00eb nj\u00eb pune t\u00eb palodh\u00ebshme me Ballin n\u00eb popull, me ja shk\u00ebput\u00eb popullin dhe me e lidh\u00eb me neve, me shkaktue divergjenca n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit, me krijue situata t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb shkaktue dhe shpejtue diferencimin n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit dhe me i ra kres\u00eb me squet\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithmon\u00eb ma vendimtare kren\u00ebve reaksionar\u00eb t\u00eb tij ; me e paraqit\u00eb mir\u00eb n\u00eb popull Ballin si p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe shkaktar vllavrasjeje, me e ba qi populli t&#8217;a shofi se politika e Ballit do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje me arm\u00eb, me e ba qi populli i gjith\u00eb t\u00eb revoltohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gja dhe k\u00ebshtu p\u00ebrgjegj\u00ebsit historike t\u00eb mos bashkimit t\u00eb popullit Shqiptar dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjes, me arm\u00eb t\u00eb bien\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht e v\u00ebrteta, dhe kjo gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmbi Ballin Komb\u00ebtar; t\u00eb pregatisim, t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata t\u00eb Nacional-\u00c7lirimtares, t\u00eb pregatisim popullin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje me Ballin\u2026&#8221;<\/em> &#8211; shkruan qarkorja e 9 shtatorit 1943 e Komitetit Qendror t\u00eb partis\u00eb komuniste me firm\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs.[3]<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ky fillimi i Luft\u00ebs Civile. Komunist\u00ebt kaluan menj\u00ebher\u00eb n\u00eb veprim, me sulme kund\u00ebr nj\u00ebsive t\u00eb Ballit atje ku kishin mund\u00ebsi, me atentate n\u00ebp\u00ebr qytete, duke djegur fshatra balliste, duke kryer masakra kolektive si ajo e Lushnjes, ajo e Shipsk\u00ebs etj. pa njohur asnj\u00eb kufi njer\u00ebzor. Balli Komb\u00ebtar, i cili kishte filluar sulmet kund\u00ebr gjerman\u00ebve q\u00eb n\u00eb gusht, u gjend midis dy zjarresh: nd\u00ebrsa luftonte gjerman\u00ebt u godit papritur pas krah\u00ebve nga komunist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin mjaft mir\u00eb t\u00eb organizuar, ndon\u00ebse deri n\u00eb shtator 1943 m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr. Pasojat ishin mjaft t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Ballin Komb\u00ebtar i cili p\u00ebsoi humbje t\u00eb shumta dhe q\u00ebndroi me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Kjo situat\u00eb e detyroi q\u00eb ta nd\u00ebrpriste p\u00ebrkoh\u00ebsisht, p\u00ebr disa muaj luft\u00ebn kund\u00ebr gjerman\u00ebve. N\u00eb janar 1944 n\u00eb Kongresin e Beratit Balli Komb\u00ebtar u p\u00ebrpoq t\u00eb riorganizohej, por mundi t&#8217;a rifilloj\u00eb luft\u00ebn e armatosur vet\u00ebm pas disa muajsh duke realizuar me sukses nj\u00eb seri sulmesh ndaj kolonave gjermane. Por si p\u00ebrfundim Balli Komb\u00ebtar u detyrua t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb forcat e tij ushtarake n\u00eb dat\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 1944, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;iu q\u00ebndruar brigadave komuniste n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta Civile n\u00eb Shqip\u00ebri e d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb rezistenc\u00ebn shqiptare. P\u00ebrkrah 2500 luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar q\u00eb ran\u00eb kund\u00ebr pushtuesit t\u00eb huaj, 3000 t\u00eb tjer\u00eb u vran\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje me forcat komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fakt, 2500 t\u00eb r\u00ebn\u00ebt nacionalist\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbajtur i fshehur p\u00ebr shqiptar\u00ebt nga historia zyrtare gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste por edhe m\u00eb pas. Kjo me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb fshehur p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrpara bot\u00ebs rezistenc\u00ebn nacionaliste dhe kontributin e saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj nazi-fashist\u00eb. Ky fakt tregon qart\u00eb kontributin e rezistenc\u00ebs nacionaliste q\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i madh se ai i rezistenc\u00ebs komuniste duke patur parasysh se numri zyrtar i personave q\u00eb regjimi komunist konsideronte si &#8220;d\u00ebshmor\u00eb&#8221; ishte rreth 4000 (kat\u00ebr mij\u00eb) [4] (shifra 28 mij\u00eb ishte propagandistike dhe p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb ata persona q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs).<\/p>\n\n\n\n<p>Po p\u00ebrse komunist\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta mbajn\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt? Ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dy arsye: n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar prishjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, q\u00eb ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb tradh\u00ebtie komb\u00ebtare. Vet\u00ebm duke i hequr \u00e7do kontribut n\u00eb rezistenc\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, partia komuniste mund ta akuzonte at\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me pushtuesin, dhe duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb ajo p\u00ebrpiqej t\u00eb justifikonte prishjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes. Dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr fshehur faktin se arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e sulmit ndaj Ballit Komb\u00ebtar dhe hapjes s\u00eb Luft\u00ebs Civile ishte marrja e pushtetit nga komunist\u00ebt, pa e ndar\u00eb me asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr. Kjo tregohet qart\u00eb n\u00eb qarkoren e partis\u00eb komuniste e dat\u00ebs 9 shtator 1943 si\u00e7 e pam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb Shqip\u00ebri rezistenca nacionaliste, sepse historia zyrtare komuniste \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur me fanatiz\u00ebm ta fshij\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Jo vet\u00ebm gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, ku makineria propagandistike komuniste punonte pa nd\u00ebrprerje p\u00ebr t&#8217;iu treguar shqiptar\u00ebve nj\u00eb histori sipas interesit komunist, por edhe gjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit, kur me hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb zbulonin nj\u00eb version tjet\u00ebr t\u00eb historis\u00eb, me prova dhe fakte, nostalgjik\u00ebt e komunizmit p\u00ebrpiqeshin t&#8217;i relativizonin ato dhe t\u00eb vazhdonin t\u00eb propagandonin historin\u00eb zyrtare komuniste. Edhe m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb situata sot, kur shum\u00eb media dhe televizone nuk reshtin s\u00eb transmetuari materiale propagandistike t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste si filma, dokumentar\u00eb etj. duke shp\u00ebrndar\u00eb gjer\u00ebsisht propagand\u00ebn komuniste, gj\u00eb e cila ka nj\u00eb ndikim negativ sidomos tek t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur periudh\u00ebn e komunizmit, sepse i ushqen ata me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe g\u00ebnjeshtra. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb Shqip\u00ebria e ka kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, dhe rrezikon t\u00eb rikthehet edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb neo-komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb sot e nevojshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Duhet qart\u00ebsuar kjo histori larg propagandave apo q\u00ebllimeve politike t\u00eb cilat sot jan\u00eb t\u00eb tejkaluara dhe t\u00eb pakuptimta. P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye vazhdojn\u00eb ende nostalgjik\u00ebt e komunizmit shqiptar t\u00eb akuzojn\u00eb Ballin Komb\u00ebtar p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb paq\u00ebna? Me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi? P\u00ebr t\u00eb mos pranuar gabimet e partis\u00eb komuniste? Apo p\u00ebr t\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri komunizmin? Nuk ka sot asnj\u00eb kuptim dhe nuk mund t\u00eb shkaktoj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ndarje n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb pengoj\u00eb ecjen p\u00ebrpara drejt bashkimit komb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb sot ta njohin historin\u00eb e tyre ashtu si\u00e7 ajo ka qen\u00eb, ta pranojn\u00eb at\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i kap\u00ebrcejn\u00eb problemet q\u00eb ajo ka shkaktuar dhe t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara dhe t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb me historin\u00eb zyrtare shqiptare, 2500 t\u00eb r\u00ebn\u00ebt e Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesit dhe 3000 t\u00eb r\u00ebn\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr komunizmit e sakrifikuan jet\u00ebn e tyre p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund t&#8217;ua mohoj\u00eb askush. Kombi shqiptar nuk do t&#8217;i harroj\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lavdi t\u00eb r\u00ebn\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>[1] &#8220;Rreth aktivitetit t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar kund\u00ebr okupatorit&#8221;, botim i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Emigracion, Shkurt 1945<br>[2] &#8220;Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, Abas Ermenji, 1968<br>[3] &#8220;Historia ndryshe&#8221;, http:\/\/historia.ballikombetar.org\/?id=trakte-bk.html&amp;what=artikull&amp;where=#dokument, Balli Komb\u00ebtar, 2005<br>[4] &#8220;28 mij\u00eb d\u00ebshmor\u00eb, nj\u00eb shif\u00ebr e falsifikuar.Diktatori: 28 mij\u00eb dhe 6 mij\u00eb jan\u00eb af\u00ebr&#8221;, https:\/\/opinion.al\/28-mije-deshmore-nje-shifer-e-falsifikuar-diktatori-28-mije-dhe-6-mije-jane-afer\/, 06\/05\/2018<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p><em>[5] http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2019\/06\/16\/balli-kombetar-ne-lufte-kunder-pushtuesit\/<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" width=\"600\" height=\"764\" src=\"http:\/\/www.ballikombetar.org\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Liste-BK-humbje-ne-njerez.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-223\" srcset=\"http:\/\/www.ballikombetar.org\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Liste-BK-humbje-ne-njerez.png 600w, http:\/\/www.ballikombetar.org\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Liste-BK-humbje-ne-njerez-236x300.png 236w\" sizes=\"(max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><figcaption>List\u00eb e humbjeve t\u00eb shkaktuara armikut (italian\u00ebve dhe gjerman\u00ebve) n\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, plagosur, t\u00eb z\u00ebn\u00eb rob dhe materiale<\/figcaption><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para dy dit\u00ebsh, n\u00eb 8 maj vendet per\u00ebndimore p\u00ebrkujtuan 81-vjetorin e fitores t\u00eb vendeve aleate mbi nazi-fashizmin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7],"tags":[36,319,33,298,317,53,318],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1428"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1428"}],"version-history":[{"count":14,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1442,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1428\/revisions\/1442"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}