{"id":1408,"date":"2025-11-28T18:48:06","date_gmt":"2025-11-28T17:48:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1408"},"modified":"2025-11-28T23:36:45","modified_gmt":"2025-11-28T22:36:45","slug":"dita-e-flamurit-dhe-bashkimi-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2025\/11\/28\/dita-e-flamurit-dhe-bashkimi-kombetar\/","title":{"rendered":"Dita e Flamurit dhe Bashkimi Komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"\n<p>28 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb Dita e Flamurit. 113 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912, Ismail Qemali, i shoq\u00ebruar nga delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, ngriti n\u00eb Vlor\u00eb Flamurin Kuq e Zi me shqiponj\u00ebn dykrenore dhe shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo dit\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar festohet sot jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare, n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, \u00c7am\u00ebri dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Dhe jo rast\u00ebsisht. Sepse shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha trojet shqiptare t\u00eb cilat n\u00eb vitin 1912 ndodheshin n\u00ebn sundimin e perandoris\u00eb otomane dhe ishin ndar\u00eb n\u00eb 4 vilajete.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe historike p\u00ebr kombin shqiptar, sepse ajo siguroi mbijetes\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku vendet fqinje u p\u00ebrpoq\u00ebn me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe forc\u00ebn e arm\u00ebve, q\u00eb ta zhduknin komb\u00ebsin\u00eb shqiptare, t&#8217;i pushtonin tokat shqiptare dhe ta asimilonin popullsin\u00eb shqiptare. <\/p>\n\n\n\n<p>Por Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb nuk rregulloi gjith\u00e7ka. Vet\u00ebm disa muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1913 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha njoh\u00ebn si shtet shqiptar vet\u00ebm gjysm\u00ebn e trojeve shqiptare dhe lan\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtij shteti m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tyre. Kosova dhe Maqedonia iu dhan\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb i kishte pushtuar ushtarakisht, \u00c7am\u00ebria Greqis\u00eb dhe troje t\u00eb toka t\u00eb tjera shqiptare Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Q\u00eb nga ai moment bashkimi komb\u00ebtar, pra bashkimi i trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, u shtrua si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje. Sepse shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb londineze ishin tashm\u00eb n\u00eb rrezik. Dhe koha e ka v\u00ebrtetuar disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Shqiptar\u00ebt e l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 1913 jan\u00eb p\u00ebballur rregullisht me diskriminim, me mohim t\u00eb t\u00eb drejtave komb\u00ebtare e deri me spastrime etnike. Rasti m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb ai i luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ku Serbia e Milloshevi\u00e7it largoi nga vatrat e tyre shekullore gati 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm 3 muaj m\u00eb pas mund\u00ebn t\u00eb kthehen fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes ushtarake ajrore t\u00eb NATO-s. Por rasti me pasoja m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ishte ai i \u00c7am\u00ebris\u00eb ku Greqia me an\u00eb t\u00eb forc\u00ebs largoi gati t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb shqiptare drejt Shqip\u00ebris\u00eb londineze. Kurse ata \u00c7am\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn u detyruan t\u00eb asimilohen pa asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ideja e bashkimit komb\u00ebtar vjen q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit, e cila e p\u00ebrpoq t&#8217;i bashkonte t\u00eb kat\u00ebr vilajetet e at\u00eb\u1e27ershme shqiptare n\u00eb nj\u00eb entitet t\u00eb vet\u00ebm politik brenda perandoris\u00eb otomane. Edhe Ismail Qemali u p\u00ebrpoq me mjete diplomatike q\u00eb t&#8217;i bashkoj\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare n\u00eb shtetin shqiptar t\u00eb 1912-\u00ebs, por pa sukses. Por p\u00ebrpjekja m\u00eb e fuqishme p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar erdhi n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb kaluar nga Balli Komb\u00ebtar, nj\u00eb organizat\u00eb politiko-ushtarake e krijuar n\u00eb vitin 1939 dhe e drejtuar nga Mid&#8217;hat Frash\u00ebri. Balli Komb\u00ebtar p\u00ebrcaktoi qart\u00eb n\u00eb programin e tij dy q\u00ebllime kryesore: luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga pushtuesi i huaj dhe bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm komb\u00ebtar q\u00eb ishte Shqip\u00ebria Etnike. Balli Komb\u00ebtar mobilizoi nacionalizmin shqiptar dhe e ushtroi aktivitetin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1943 arriti t\u00eb b\u00ebnte edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje me partin\u00eb komuniste p\u00ebr t\u00eb realizuar bashkimin komb\u00ebtar. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq kjo marr\u00ebveshje nuk u respektua nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn shtytjen e komunist\u00ebve jugosllav\u00eb e prish\u00ebn marr\u00ebveshjen dhe i hap\u00ebn luft\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Vazhdimin e njohim t\u00eb gjith\u00eb : nj\u00eb luft\u00eb civile e p\u00ebrgjakshme e fituar nga partia komuniste dhe e pasuar nga nj\u00eb diktatur\u00eb e eg\u00ebr komuniste e tipit stalinist q\u00eb zgjati rreth 50 vjet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ideja e bashkimit komb\u00ebtar u godit r\u00ebnd\u00eb por nuk u zhduk. Balli Komb\u00ebtar i vazhdoi p\u00ebrpjeket e tij n\u00eb emigracion. Po ashtu shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk i resht\u00ebn p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb drejta komb\u00ebtare. L\u00ebvizjet e viteve 1968 dhe 1980 e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb vitin 1990 regjimi serb i Milloshevi\u00e7it u p\u00ebrpoq t&#8217;ua hiqte t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat komb\u00ebtare shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt reaguan me rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore dhe me shpalljen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Represoni serb u b\u00eb edhe m\u00eb i madh duke i detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb merrnin arm\u00ebt dhe t\u00eb mobilizoheshin masivisht n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs U\u00c7K. Sigurisht q\u00eb q\u00ebllimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt luftonin n\u00ebn flamurin komb\u00ebtar, ishte \u00e7lirimi nga Serbia dhe bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Por shteti shqiptar, i sapodal\u00eb nga sistemi komunist i cili kishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;ua zbehur shqiptar\u00ebve ndjenjat komb\u00ebtare dhe i kishte l\u00ebn\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjeruar ekonomike, nuk ishte gati. Duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb fakt dhe gjendjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb asaj kohe, drejtuesit politik\u00eb kosovar\u00eb zgjodh\u00ebn taktik\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur kosovar, i cili do t\u00eb realizonte t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7lirimin nga Serbia. Objektiv i cili u arrit n\u00eb qershor 1999 me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s kur Serbia provoi t\u00eb b\u00ebnte spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs. Disa vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb dhe njihet sot nga mbi 100 vende t\u00eb bot\u00ebs, por jo nga OKB e cila pengohet nga Rusia dhe Kina p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 28 n\u00ebntor, kemi pra sot dy shtete shqiptare, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, n\u00eb vazhdim t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Por shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb edhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera: Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Greqi. Dhe bashkimi komb\u00ebtar ende nuk \u00ebsht\u00eb realizuar. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb : a na duhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb bashkimi komb\u00ebtar? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb pam\u00ebdyshje PO! Bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Sepse p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai nuk realizohet, fqinj\u00ebt tan\u00eb agresiv\u00eb do t\u00eb shpresojn\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb t&#8217;i fusin tokat shqiptare n\u00eb sundimin e tyre. Serbia nuk pranon ta njoh\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, e quan gjithmon\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, e mban ende n\u00eb kushtetut\u00ebn e saj dhe nuk fsheh q\u00ebllimin e saj se do ta sulmoj\u00eb sapo t&#8217;i krijohet mund\u00ebsia. Dometh\u00ebn\u00eb sapo bota t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen nga Kosova dhe rajoni. Kurse Greqia, pasi e zbrazi \u00c7am\u00ebrin\u00eb nga shqiptar\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut me iden\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt t\u00eb Vorio-Epirit. Nga ana tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebt me shum\u00eb p\u00ebrpjekje arrit\u00ebn disa t\u00eb drejta komb\u00ebtare n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli, e shikojn\u00eb se si maqedon\u00ebt dhe malazezt\u00eb p\u00ebrpiqen t&#8217;ua heqin ato sapo iu vjen rasti.<\/p>\n\n\n\n<p>Po vjen koha p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar i cili duhet t\u00eb sillte krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb vet\u00ebm demokratik, modern dhe komb\u00ebtar shqiptar. Bashkimi komb\u00ebtar nuk do t\u00eb vij\u00eb vet\u00eb. Do t\u00eb duhet q\u00eb shqiptar\u00ebt vullnetmir\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb kushtet e nevojshme q\u00eb ai t\u00eb realizohet. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb kombit shqiptar historia po i ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb bashkim, por iu takon shqiptar\u00ebve q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb punuar dhe sakrifikuar nj\u00eb num\u00ebr i madh patriot\u00ebsh dhe d\u00ebshmor\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Flamurit!<\/p>\n\n\n\n<p><em>Xhemil Me\u00e7o<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb Dita e Flamurit. 113 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912, Ismail Qemali, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2],"tags":[36,315,137,225,139,316,237],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1408"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1408"}],"version-history":[{"count":11,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1420,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1408\/revisions\/1420"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}