{"id":1376,"date":"2025-05-04T13:55:23","date_gmt":"2025-05-04T11:55:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1376"},"modified":"2025-05-04T14:10:44","modified_gmt":"2025-05-04T12:10:44","slug":"te-votojme-per-opoziten-qe-te-shpetojme-shqiperine-nga-nje-diktature-e-re","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2025\/05\/04\/te-votojme-per-opoziten-qe-te-shpetojme-shqiperine-nga-nje-diktature-e-re\/","title":{"rendered":"T\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb diktatur\u00eb e re!"},"content":{"rendered":"\n
N\u00eb dat\u00ebn 11 maj, vet\u00ebm pas pak dit\u00ebsh, zhvillohen zgjedhjet e radh\u00ebs p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto zgjedhje zhvillohen n\u00eb nj\u00eb kontekst tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Partia socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama synojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb mandatin e kat\u00ebrt radhazi dhe t\u00eb konsolidojn\u00eb p\u00ebrfundimisht pushtetin e tyre p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb pas drejt nj\u00eb mandati t\u00eb pest\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb fakt Edi Rama nuk synon as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak se vendosjen e nj\u00eb diktature neo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs por me nj\u00eb fasad\u00eb gjoja demokratike.
T\u00eb gjith\u00eb e kemi par\u00eb korrupsionin e qeverive t\u00eb drejtuara nga Edi Rama, vjedhjet dhe abuzimet me buxhetin e shtetit, p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr interesa t\u00eb partis\u00eb socialiste. N\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratik nj\u00eb qeveri e till\u00eb nuk q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb as 24 or\u00eb dhe kryeministri do t\u00eb jepte menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqjen dhe nuk do t\u00eb lejohej t\u00eb ushtronte m\u00eb funksione politike. Por kjo nuk ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, madje Edi Rama e quan arrestimin e ministrave dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb socialiste si nj\u00eb sukses t\u00eb tij!? Sepse, si\u00e7 thot\u00eb ai, e ka lejuar drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj!? Me k\u00ebto arsyetime absurde ai k\u00ebrkon t\u00eb mashtroj\u00eb shqiptar\u00ebt deri n\u00eb vendosjen e plot\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb tij mbi shtetin shqiptar. Sepse deri tani Edi Rama dhe partia socialiste kan\u00eb ende dy elemente q\u00eb nuk i kontrollojn\u00eb plot\u00ebsisht: drejt\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb SPAK-un si dhe mediat shqiptare.
N\u00ebse Edi Rama dhe PS fitojn\u00eb zgjedhjet e 11 majit, ata do ta shkat\u00ebrrojn\u00eb SPAK-un, ashtu si\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnuan kur u arrestua kryetari i korruptuar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe mediat q\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb lira nuk do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb fat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sepse nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre dhe, ose do t\u00eb futen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit, ose do t\u00eb mbyllen. Shqip\u00ebria e pas 11 majit, n\u00ebse Edi Rama fiton zgjedhjet, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tabllo e sh\u00ebmtuar e nj\u00eb neo-diktature triumfuese q\u00eb do t\u00eb zhg\u00ebnj\u00ebj\u00eb shpresat e qindra mij\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb shpresuan n\u00eb vitet \u201990 se Shqip\u00ebria doli nga komunizmi dhe po shkonte drejt demokracis\u00eb. Tranzicioni i st\u00ebrgjatur drejt nj\u00eb sitemi demokratik, i penguar dhe i sabotuar q\u00ebllimisht nga ish-komunist\u00ebt, si dhe rikthimi n\u00eb pushtet i krahut radikal t\u00eb partis\u00eb socialiste ose\u00a0\u00ab\u00a0rilindjes socialiste\u00a0\u00bb n\u00eb vitin 2013 ishin k\u00ebmbana alarmi se pun\u00ebt nuk po shkonin n\u00eb drejtimin e duhur. Por t\u00eb pakt\u00eb ishin ata q\u00eb e kuptuan rrezikun e k\u00ebtij rikthimi dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht ky ndryshim politik u perceptua nga opinioni i gjer\u00eb si nj\u00eb proces normal i rotacionit politik n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik.
Por q\u00eb n\u00eb fillimet e saj Rilindja Socialiste abuzoi me demokracin\u00eb, ajo punoi fort q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00ebn kontrollin e saj administrat\u00ebn e shtetit shqiptar duke i p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat: korrupsionin dhe vjedhjen, joshjen dhe frik\u00ebsimin. E mbushi administrat\u00ebn me militant\u00eb socialist\u00eb, t\u00eb paguar nga shqiptar\u00ebt dhe me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kontrolloj\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, RIlindja socialiste punoi fort q\u00eb ta shkat\u00ebrronte opozit\u00ebn shqiptare dhe institucionet demokratike t\u00eb shtetit shqiptar me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb sunduar e vetme dhe e pashqet\u00ebsuar. Baza ideologjike e Rilindjes Socialiste \u00ebsht\u00eb diktatura komuniste e Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ajo e promovon me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Baza njer\u00ebzore e Rilindjes socialiste jan\u00eb familjet ish-komuniste t\u00eb diktatur\u00ebs me nj\u00eb garnitur\u00eb p\u00ebrfituesish dhe interseaxhinjsh t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve.
\u00cbsht\u00eb sot m\u00eb se e qart\u00eb se me k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb 4-t Edi Rama ka si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrjet\u00ebsimin e pushtetit t\u00eb tij dhe t\u00eb Rilindjes socialiste, th\u00ebn\u00eb ndryshe vendosjen e nj\u00eb diktature t\u00eb re. Shenjat e para t\u00eb k\u00ebsaj diktature ne tashm\u00eb i kemi par\u00eb: v\u00ebnia e administrat\u00ebs dhe e shtetit shqiptar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb socialiste, rotacioni i pamundur politik, glorifikimi i epok\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste me filmat e Kinostudios \u00ab Shqip\u00ebria e Re \u00bb, me p\u00ebrkujtimin e festave t\u00eb diktatur\u00ebs, me deklaratat e Edi Ram\u00ebs se komunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb, me versionin komunist t\u00eb historis\u00eb n\u00eb tekstet shkollore, me vendosjen n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb nj\u00eb ish ministri t\u00eb PPSH-s\u00eb etj.
Por n\u00eb dat\u00ebn 11 maj Shqiptar\u00ebt kan\u00eb ende mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ta ndalojn\u00eb vendosjen e k\u00ebsaj diktature. Me vot\u00ebn e tyre Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb ende forc\u00ebn q\u00eb t\u2019i thon\u00eb jo neo-diktatur\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. N\u00eb zgjedhjet e jav\u00ebs s\u00eb ardhshme opozita shqiptare, e cila ka mbijetuar dhe punon n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, paraqitet me disa forca politike. Le t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga forcat e opozit\u00ebs, sipas sensibilitetit politik t\u00eb secilit, por t\u00eb votojm\u00eb kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs! Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe votash p\u00ebr opozit\u00ebn, me nj\u00eb \u00abraz de mar\u00e9e\u00a0\u00bb votash kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe Rilindjes Socialiste, mund ta ndalojm\u00eb vendosjen e nj\u00eb diktature neo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri! T\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb brezat e rinj, f\u00ebmijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb rriten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb! T\u2019i shp\u00ebtojm\u00eb nga kjo fatkeq\u00ebsi, nga kjo tragjedi t\u00eb cil\u00ebn e vuajt\u00ebn n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste tre breza me radh\u00eb. Dhe kjo mund t\u00eb b\u00ebhet sot me vot\u00eb. T\u00eb votojm\u00eb pra p\u00ebr opozit\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb! T\u2019i japim edhe nj\u00eb mund\u00ebsi demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! T\u2019i japim edhe nj\u00eb mund\u00ebsi Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n
Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
N\u00eb dat\u00ebn 11 maj, vet\u00ebm pas pak dit\u00ebsh, zhvillohen zgjedhjet e radh\u00ebs p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[104,244,108,166,280],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1376"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1376"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1376\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1378,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1376\/revisions\/1378"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}