{"id":1349,"date":"2025-02-16T16:45:42","date_gmt":"2025-02-16T15:45:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1349"},"modified":"2025-02-16T16:45:42","modified_gmt":"2025-02-16T15:45:42","slug":"spak-u-shtylle-e-rezistences-se-shtetit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2025\/02\/16\/spak-u-shtylle-e-rezistences-se-shtetit-shqiptar\/","title":{"rendered":"SPAK-u &#8211; shtyll\u00eb e rezistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar"},"content":{"rendered":"\n<p>SPAK-u ose Struktura e Posa\u00e7me Anti Korrupsion arrestoi jav\u00ebn e kaluar kryetarin socialist t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj me akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb hap i madh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb akt i guximsh\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare e cila tradicionalisht \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00ebn presionin e politik\u00ebs dhe ka punuar me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs tregon se shteti shqiptar ende nuk ka r\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrpiqet t\u2019i rezistoj\u00eb tentativave t\u00eb partis\u00eb socialiste dhe kryeministrit Edi Rama p\u00ebr ta kontrolluar at\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb diktatur\u00eb neo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Partia socialiste ka 12 vjet n\u00eb pushtet dhe synon t\u00eb fitoj\u00eb edhe mandatin e saj t\u00eb 4-t radhazi n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 11 maj. Edi Rama dhe partia socialiste kontrollojn\u00eb sot pushtetin parlamentar dhe at\u00eb ekzekutiv, por me sa duket ende jo drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>SPAK-u \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e pavarur e drejt\u00ebsis\u00eb e krijuar n\u00eb vitin 2019 dhe e votuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2016. Q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, i cili n\u00eb Shqip\u00ebri ka arritur nivele shum\u00eb t\u00eb larta n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb qeverisje. SPAK-u ka hetuar dhe d\u00ebnuar shum\u00eb personazhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb organizuar, por edhe disa politikan\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve vijn\u00eb nga partia socialiste n\u00eb pushtet. Dhe jo rast\u00ebsisht, sepse shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie e kan\u00eb p\u00ebrdorur pushtetin jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u pasuruar individualisht, por edhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhe deformuar vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve me q\u00ebllimin q\u00eb partia socialiste t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet dhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Hetimet kan\u00eb treguar se partia socialiste ka bashk\u00ebpunuar gjithashtu rregullisht me bot\u00ebn e krimit n\u00eb periudh\u00ebn e zgjedhjeve. Nga ana tjet\u00ebr gjat\u00eb zgjedhjeve partia socialiste ka p\u00ebrdorur rregullisht administrat\u00ebn shtet\u00ebrore si dhe patronazhist\u00ebt p\u00ebr ta ndikuar dhe deformuar vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve, n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb legjislacionit ekzistues.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb partia socialiste ka votuar n\u00eb vitin 2016 pro krijimit t\u00eb SPAK-ut. Por me sa duket duke menduar se do t\u00eb mund t\u2019a p\u00ebrdorte kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj politik\u00eb dhe se kjo struktur\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb prekte zyrtar\u00ebt e saj. Por me sa duket SPAK-u punon profesionalisht dhe n\u00ebse zyrtar\u00ebt e nj\u00eb partie, qofshin k\u00ebta edhe t\u00eb partis\u00eb socialiste, shkelin ligjin, ata d\u00ebnohen. \u00cbsht\u00eb funksionimi normal i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku funksionon shteti ligjor. Por me sa duket k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranojn\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt refuzojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb rolin e viktim\u00ebs edhe kur v\u00ebrtetohet q\u00eb kan\u00eb vjedhur apo shkelur ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna e SPAK-ut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr ruajtjen e demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb zgjedhjet e 11 majit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb pa deformuara nga pushteti socialist i cili pas k\u00ebtyre zgjedhjeve synon t\u2019i kap\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb diktatur\u00eb neo-komuniste, p\u00ebr t\u2019a larguar at\u00eb nga rruga europiane dhe p\u00ebr t\u2019a futur n\u00eb tragjedi t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye t\u00eb gjith\u00eb duhet ta kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb absolute t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve dhe t\u00eb votojm\u00eb kund\u00ebr neo-diktatur\u00ebs dhe pro alternativave demokratike. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq dhe u takon shqiptar\u00ebve t\u00eb vendosin p\u00ebr drejtimin q\u00eb duan t\u00eb marrin. Dhe sigurisht ky drejtim nuk do t\u00eb jet\u00eb drejt nj\u00eb diktature t\u00eb re por do t\u00eb jet\u00eb drejt demoracis\u00eb dhe shtetit ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK-u ose Struktura e Posa\u00e7me Anti Korrupsion arrestoi jav\u00ebn e kaluar kryetarin socialist t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[306,305,304,280],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1349"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1349"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1349\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1350,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1349\/revisions\/1350"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}