{"id":1346,"date":"2025-02-02T17:45:24","date_gmt":"2025-02-02T16:45:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1346"},"modified":"2025-02-02T17:45:24","modified_gmt":"2025-02-02T16:45:24","slug":"shteti-bektashi-eshte-interes-anti-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2025\/02\/02\/shteti-bektashi-eshte-interes-anti-kombetar\/","title":{"rendered":"\u00ab\u00a0Shteti bektashi\u00a0\u00bb \u00ebsht\u00eb interes anti-komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetari i Partis\u00eb Socialiste Edi Rama papritmas dhe pakujtuar n\u00eb shtatorin e vitit t\u00eb kaluar deklaroi se do t\u00eb krijonte nj\u00eb \u00ab&nbsp;shtet sovran bektashi&nbsp;\u00bb n\u00eb Tiran\u00eb. Duke par\u00eb reagimin unanim t\u00eb opinionit shqiptar kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebzie, Edi Rama e la pak n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb ide p\u00ebr disa koh\u00eb. Por iu rikthye p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje jav\u00ebn e kaluar gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb 95-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Bektashinjve n\u00eb Shqip\u00ebri, duke deklaruar se Kryegjyshat\u00ebs do t\u2019i jepej \u00ab&nbsp;nj\u00eb status i ve\u00e7ant\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Vatikanit&nbsp;\u00bb n\u00eb Rom\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por para se t\u2019iu futej aventurave t\u00eb tilla, Edi Rama duhet ta lexonte pak m\u00eb shum\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs dhe do t\u00eb m\u00ebsonte se pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij statusi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si kryeqendra e katolicizmit, Roma \u00ebsht\u00eb djegur dhe bastisur disa her\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Edi Rama, \u00ab&nbsp;mall\u00ebngjehet&nbsp;\u00bb p\u00ebr rrezikun e humbjes s\u00eb kultur\u00ebs bektashiane dhe kontibutit q\u00eb&nbsp; Naim Frash\u00ebri ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Edhe k\u00ebtu z. Rama duhet t\u00eb lexoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Naim Frash\u00ebri, poeti yn\u00eb komb\u00ebtar, ka shkruar p\u00ebr bektashizmin, besim fetar t\u00eb cilit i p\u00ebrkiste. Por poema e tij \u00ab&nbsp;Qerbelaja&nbsp;\u00bb, m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb kontribut p\u00ebr kultur\u00ebn bektashiane, ishte nj\u00eb tentativ\u00eb q\u00eb t\u2019iu sillte besimtar\u00ebve shqiptar\u00eb shkrimet fetare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Nuk duhet harruar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb fundin e shekullit t\u00eb XIX, Turqia i quante shqiptar\u00ebt turq dhe nuk e lejonte shkrimin dhe p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe. Feja islame predikohej n\u00eb arabisht dhe vet\u00eb shqiptar\u00ebt nuk ishin t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr identetin e tyre komb\u00ebtar. U desh puna kolosale e veprimtar\u00ebve t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare (me t\u00eb cil\u00ebn nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Rilindja e sotme socialiste), e kolos\u00ebve si Naim Frash\u00ebri, q\u00eb Shqiptar\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheshin p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar dhe p\u00ebr historin\u00eb e tyre. Fal\u00eb k\u00ebtij nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, shqiptar\u00ebt bektashinj u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare e cila solli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se vepra m\u00eb e njohur e Naim Frash\u00ebrit, dhe q\u00eb zuri vend te Shqiptar\u00ebt, nuk ishte \u00ab&nbsp;Qerbelaja&nbsp;\u00bb, por \u00ab&nbsp;Historia e Sk\u00ebnderbeut&nbsp;\u00bb dhe poemat e tij madh\u00ebshtore si \u00ab&nbsp;Bag\u00ebti e Bujq\u00ebsia&nbsp;\u00bb, \u00ab&nbsp;Gjuha jon\u00eb&nbsp;\u00bb etj. t\u00eb cilat frym\u00ebzuan dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe i mbushin me krenari p\u00ebr identitetin dhe historin\u00eb e tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00ab&nbsp;Shteti bektashi&nbsp;\u00bb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb historike. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb numri i bektashinjve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb mjaft i vog\u00ebl n\u00eb krahasim m\u00eb numrin e tyre n\u00eb vende t\u00eb tjera si Turqia. Bektashizmi n\u00eb fakt ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Turqi n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Otomane. Fakti q\u00eb Kryegjyshata ndodhet sot n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksident historik, i shkaktuar nga reformat e presidentit t\u00eb Turqis\u00eb Mustafa Qemalit p\u00ebr modernizimin e Turqis\u00eb, si pasoj\u00eb e t\u00eb cilave u mbyll\u00ebn teqet\u00eb n\u00eb at\u00eb vend n\u00eb vitin 1923. Si pasoj\u00eb Kryegjyshata Bektashiane gjeti mund\u00ebsin\u00eb dhe u vendos n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb shikojm\u00eb historin\u00eb, ngjarjet e p\u00ebrshkruara n\u00eb poem\u00ebn epike \u00ab&nbsp;Qerbelaja&nbsp;\u00bb jan\u00eb zhvilluar diku n\u00eb Irak n\u00eb vitin 680 dhe nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb kuptim q\u00eb qendra bot\u00ebrore e bektashizmit t\u00eb ishte n\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse aty mund t\u00eb ket\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rryme.<\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi i nj\u00eb \u00ab&nbsp;shteti bektashi&nbsp;\u00bb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 baz\u00ebs historike, paraqet sot edhe disa probleme konkrete q\u00eb po i rendisim m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>1\/ Rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar dhe krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>2\/ Rrezikon prishjen e harmonis\u00eb nd\u00ebrfetare e cila mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb rrezikshme p\u00ebr kombin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>4\/ Rrezikon largimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga rruga drejt Bashkimit Europian dhe mund t\u00ea sjell\u00eb izolimin e saj n\u00eb rajon<\/p>\n\n\n\n<p>5\/ Mund t\u00eb shkaktoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen probleme me shtete t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb komunitete bektashi.<\/p>\n\n\n\n<p>6\/ D\u00ebmton \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare sepse e nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb nga rruga e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, nuk arrin t\u2019i shoh\u00eb k\u00ebto rreziqe.\u00a0Apo m\u00eb mir\u00eb nuk d\u00ebshiron t&#8217;i shikoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga vitet 1990 Shqiptar\u00ebt jan\u00eb futur n\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre komb\u00ebtare. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb e favorshme p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Rezultatet jan\u00eb t\u00eb dukshme edhe n\u00eb zhvilimin ekonomik dhe kulturor. Kemi sot n\u00eb rajon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku Shqiptar\u00ebt jan\u00eb duke z\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb iu takon n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekte si ky i \u00ab&nbsp;shtetit bektashi&nbsp;\u00bb, por edhe t\u00eb tjera si \u00abBallkani i hapur&nbsp;\u00bb ,&nbsp; jan\u00eb tentativa t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe shok\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb&nbsp; nga rruga e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe p\u00ebr ta futur n\u00eb aventura q\u00eb nuk iu dihet fundi por q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: d\u00ebmtojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe i mbajn\u00eb ata n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e vendeve fqinje.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb Shqiptar\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit p\u00ebr ta larguar me vot\u00ebn e tyre&nbsp; Edi Ram\u00ebn nga pushteti dhe p\u00ebr ta mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Dhe n\u00eb ve\u00e7anti emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, ndon\u00ebse jan\u00eb m\u00eb larg, e shohin ndoshta m\u00eb qart\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj Edi Rama me shok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetari i Partis\u00eb Socialiste Edi Rama papritmas dhe pakujtuar n\u00eb shtatorin e vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[290,253,303,302],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1346"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1346"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1347,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1346\/revisions\/1347"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}