{"id":1331,"date":"2025-01-06T15:29:33","date_gmt":"2025-01-06T14:29:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1331"},"modified":"2025-01-06T18:11:49","modified_gmt":"2025-01-06T17:11:49","slug":"koha-per-nje-sistem-te-ri-politik","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2025\/01\/06\/koha-per-nje-sistem-te-ri-politik\/","title":{"rendered":"Koha p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri politik"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 27 dhjetor 2024 u shpall n\u00eb Tiran\u00eb krijimi i nj\u00eb koalicioni tjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs midis partive \u00ab&nbsp;Djathtas 1912&nbsp;\u00bb dhe LZHK. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sistemi politik ramizian i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e shikojn\u00eb me syt\u00eb e tyre se ku e ka zhytur vendin ky sistem politik. Korrupsioni, kriminaliteti dhe trafiqet lul\u00ebzojn\u00eb. Nuk kalon nj\u00eb dit\u00eb pa d\u00ebgjuar skandale p\u00ebr ministra, deputet\u00eb dhe drejtues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet. Aq sa nuk e dim\u00eb n\u00ebse ka ende njer\u00ebz t\u00eb pa implikuar n\u00eb korrupsion n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. Nj\u00eb anekdot\u00eb qarkullon k\u00ebto dit\u00eb se a do t\u00eb mundet partia socialiste t\u00eb gjej\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb ? Nga ana tjet\u00ebr edhe forca t\u00eb tjera politike, sot n\u00eb opozit\u00eb, duket se kan\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje korrupsioni dhe abuzime n\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet. Ndoshta jo n\u00eb nivelin e partis\u00eb socialiste q\u00eb i ka thyer t\u00eb gjitha rekordet. Pra i gjith\u00eb sistemi politik shqiptar \u00ebsht\u00eb i prekur nga kjo \u00ab&nbsp;s\u00ebmundje&nbsp;\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi politik aktual n\u00eb Shqip\u00ebri ka treguar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem anti-komb\u00ebtar. Partia Socialiste ka bashk\u00ebpunuar hapur me Serbin\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare. Marr\u00ebveshja e \u00ab&nbsp;Ballkanit t\u00eb hapur&nbsp;\u00bb \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kurse Partia Demokratike, e cila nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdor retorik\u00eb patriotike, ka d\u00ebshmuar se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare nuk i intereson. K\u00ebt\u00eb e tregoi m\u00eb s\u00eb miri me p\u00ebrkrahjen e kandidat\u00ebve vorio-epirot\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Partia Socialiste e ka \u00e7uar vendin n\u00eb pragun e nj\u00eb diktature neo-komuniste duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem manipulimi t\u00eb zgjedhjeve me an\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs, bandave kriminale dhe patronazhist\u00ebve, duke p\u00ebrdorur blerjen e vot\u00ebs dhe intimidimin e votuesve. Kjo situat\u00eb ka ardhur n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga projekti i k\u00ebsaj partie p\u00ebr t\u00eb rikthyer apo \u00ab&nbsp;rilindur&nbsp;\u00bb diktatur\u00ebn komuniste, projekt q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb madh, i cili u adoptua nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 kur e pan\u00eb se nuk mund t\u2019a mbanin m\u00eb pushtetin. Ky plan, i cili njihet edhe me emrin \u00ab&nbsp;Katovica\u00bb, p\u00ebrcaktonte strategjin\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndiqnin komunist\u00ebt n\u00eb vendet e Lindjes p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin n\u00eb kushtet e ndryshimeve demokratike q\u00eb po vinin. Duket se ky plan, i inciuar n\u00eb Shqip\u00ebri nga presidenti i fundit komunist Ramiz Alia, \u00ebsht\u00eb zbatuar aty me suksesin m\u00eb t\u00eb madh, sepse asnj\u00eb vend i Lindjes nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb kthimit n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb neo-komuniste se sa Shqip\u00ebria!<\/p>\n\n\n\n<p>\u00ab&nbsp;Katovica\u00bb parashikonte q\u00eb partit\u00eb komuniste t\u00eb l\u00ebshonin vet\u00ebm n\u00eb dukje pushtetin politik por ta kontrollonin at\u00eb duke krijuar me dhjetra parti q\u00eb do t\u2019i kontrollonin n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve q\u00eb do t\u00eb infiltronin n\u00eb to. Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb fitonin pushtetin ekonomik. Dhe brenda disa legjislaturave do t\u00eb rimerrnin t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebn kontroll pushtetin politik. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb po b\u00ebn sot Partia Socialiste, e cila pas 12 vjet\u00ebsht n\u00eb pushtet, dalngadal\u00eb po merr n\u00ebn kontroll t\u00eb gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe synon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet pafund\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nj\u00eb pasoj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi e &#8220;Katovic\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb edhe zbrazja e Shqip\u00ebris\u00eb nga rinia e saj, gj\u00eb e cila nxitet dhe p\u00ebrkrahet nga Partia Socialiste me t\u00eb gjitha metodat. Kjo b\u00ebhet sepse, ashtu sikurse Ramiz Alia n\u00eb vitin 1990 lejoi hapjen e ambasadave p\u00ebr t\u00eb ulur presionin popullor, edhe sot Partia Socialiste p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e saj t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb diktature neo-komuniste, ka nevoj\u00eb q\u00eb ta zvog\u00ebloj\u00eb presionin popullor faktori kryesor i t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb. Nj\u00eb pasoj\u00eb tjet\u00ebr e &#8220;Katovic\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb mos-rinovimi i klas\u00ebs politike shqiptare, sepse sistemi ramizian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb nuk e lejon k\u00ebt\u00eb duke e ricikluar pushtetin midis dy partive q\u00eb i kontrollon. Nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe i jep k\u00ebtu Kodi Zgjedhor i cili nuk lejon ose e v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb daljen e forcave t\u00eb reja politike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00ab&nbsp;Katovica&nbsp;\u00bb parashikon q\u00eb sistemi politik ramizian n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me rikthimin definitiv t\u00eb komunizmit n\u00eb pushtet. N\u00ebse kjo do t\u00eb ndodhte, dit\u00eb t\u00eb zeza dhe tragjedi t\u00eb reja i presin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Shqiptar\u00ebt, sepse komunist\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin dhe privilegjet e tyre, nuk do t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me armiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtrohet pyetja: A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb t\u00eb dilet nga sistemi ramizian? A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb dilet nga rrethi vicioz i dy partive t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb cilat mbizot\u00ebrojn\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare prej 35 vjet\u00ebsh?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb po, \u00ebsht\u00eb e mundur, por kjo k\u00ebrkon vullnetin e mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb shumice shqiptar\u00ebsh. T\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt e shikojn\u00eb sot se ku po i shpie sistemi ramizian. N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me at\u00eb q\u00eb deklarojn\u00eb bijt\u00eb e tij, ky sistem po e largon Shqip\u00ebrin\u00eb nga Europa, nga Amerika dhe nga demokracia. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb Shqiptar\u00ebt sot e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky makth korrupsioni, kriminaliteti dhe pasigurie p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ky mjet \u00ebsht\u00eb vota e tyre n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 11 Majit !<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sistemi ramizian duhet votuar kund\u00ebr partis\u00eb socialiste n\u00eb pushtet. Por kjo nuk mjafton. Llogjika e votimit \u00ab&nbsp;zgjedhim m\u00eb pak t\u00eb keqen&nbsp;\u00bb nuk t\u00eb shpie larg, por vet\u00ebm do i b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb xhiro tjet\u00ebr n\u00eb sistemin ramizian. Deri n\u00eb \u00ab&nbsp;betej\u00ebn&nbsp;\u00bb e radh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky rreth vicioz, nga kjo \u00ab&nbsp;dit\u00eb pa fund&nbsp;\u00bb dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara me forca t\u00eb reja politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb tragjike p\u00ebr Shqiptar\u00ebt sikur edhe k\u00ebsaj here do t\u2019iu duhej t\u00eb zgjidhnin vet\u00ebm midis dy partive t\u00eb sistemit ramizian. Por fatmir\u00ebsisht k\u00ebsaj radhe ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re sepse kan\u00eb dal\u00eb disa parti t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtij sistemi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto parti duhet t\u00eb votojn\u00eb Shqiptar\u00ebt n\u00ebse duan t\u00eb ecin p\u00ebrpara dhe t\u00eb mos mbeten ende n\u00eb rrethin vicioz t\u00eb Katovic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni i ri \u00ab\u00a0E djathta\u00a0 1912\u00a0\u00bb &#8211; LZHK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politike n\u00eb drejtimin e duhur. Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb ky koalicion t\u00eb zgjerohet, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb alternativ\u00eb serioze ndaj sistemit ramizian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion e kan\u00eb vendin edhe partit\u00eb nacionaliste t\u00eb dala nga Balli Komb\u00ebtar dhe Legaliteti, prandaj nuk duhet t\u00eb hezitojn\u00eb t\u2019i bashkohen sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri paraqiten forca politike apo koalicione q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb dalin nga sistemi ramizian. Koalicioni i par\u00eb q\u00eb ka provuar t\u2019a b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb ka qen\u00eb E Djathta e Bashkuar Shqiptare (DBSH) e cila u krijua n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1996 gjat\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb Shkod\u00ebr. DBSH zgjodhi n\u00eb krye t\u00eb saj Profesor Abas Ermenjin i cili e drejtoi at\u00eb disa vite me radh\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ky koalicion nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 7% t\u00eb votave, sepse u luftua me eg\u00ebrsi nga t\u00eb dyja an\u00ebt. Por DBSH tregoi se nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj sistemit ramizian \u00ebsht\u00eb e mundur dhe se ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe  p\u00ebrmbysja e atij sistemi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, pas 30 vjet\u00ebsh, Shqiptar\u00ebt kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb prandaj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kthetrat e sistemit ramizian. Nj\u00eb shumic\u00eb e madhe Shqiptar\u00ebsh sot e kuptojn\u00eb fare mir\u00eb se ky sistem ka d\u00ebshtuar n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet dhe nuk ka t\u00eb ardhme. Reagimi i tyre \u00ebsht\u00eb mos pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime sepse nuk kan\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb tek ky sistem. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Sot \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb votojm\u00eb dhe t\u2019i japim fitoren nj\u00eb alternative t\u00eb re demokratike dhe komb\u00ebtare, jasht\u00eb sistemit ramizian. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta shp\u00ebtojm\u00eb dhe ta konsolidojm\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm k\u00ebshtu Shqip\u00ebria dhe Shqiptar\u00ebt mund t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrpara, drejt zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 27 dhjetor 2024 u shpall n\u00eb Tiran\u00eb krijimi i nj\u00eb koalicioni tjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs midis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1331"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1331"}],"version-history":[{"count":12,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1331\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1344,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1331\/revisions\/1344"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}