{"id":1290,"date":"2024-07-28T17:41:33","date_gmt":"2024-07-28T15:41:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1290"},"modified":"2024-07-28T17:41:33","modified_gmt":"2024-07-28T15:41:33","slug":"fjalimi-i-nje-diktatori-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2024\/07\/28\/fjalimi-i-nje-diktatori-te-ri\/","title":{"rendered":"Fjalimi i nj\u00eb diktatori t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"\n<p>Sot u mbajt Kongresi i radh\u00ebs i Partis\u00eb Socialiste. Kryetari i saj dhe kryeministri Edi Rama mbajti nj\u00eb fjalim q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e familjes s\u00eb tij politike mund t\u00eb quhet \u00ab&nbsp;historik&nbsp;\u00bb, sepse me k\u00ebt\u00eb fjalim hyn n\u00eb radh\u00ebn e diktator\u00ebve m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb bot\u00ebs. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb diktatur\u00eb por nj\u00eb \u00ab&nbsp;demokratur\u00eb&nbsp;\u00bb d.m.th nj\u00eb diktatur\u00eb ku ende votohet dhe opozita shpreson t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet. Megjith\u00ebse qeveria ia ka gjetur an\u00ebn t\u00eb \u00ab&nbsp;fitoj\u00eb&nbsp;\u00bb gjithmon\u00eb zgjedhjet. N\u00eb kuvendin e sot\u00ebm ka ende nj\u00eb grup t\u00eb konsideruesh\u00ebm deputet\u00ebsh t\u00eb opozit\u00ebs dhe ishte e pak e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kalohej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb faz\u00ebn \u00ab&nbsp;diktatur\u00eb&nbsp;\u00bb. Por n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, ku Edi Rama parashikon nj\u00eb fitore t\u00eb madhe, dhe si\u00e7 e tha edhe vet\u00eb \u00ab&nbsp;parashikimet i dalin&nbsp;\u00bb, ndoshta opozita do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grusht deputet\u00ebsh. Do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb at\u00ebher\u00eb q\u00eb Partia (d.m.th PS) ta rivendos\u00eb diktatur\u00ebn e saj. Ndoshta do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, por do t\u00eb fitoj\u00eb gjithmon\u00eb Partia, ashtu si gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama sot foli si diktator para kohe.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt denigrojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb jo vet\u00ebm se ven\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gabuar, por edhe se nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt lavd\u00ebrojn\u00eb veten e tyre dhe besojn\u00eb dhe trumbetojn\u00eb se jan\u00eb ata t\u00eb vetmit q\u00eb mund ta shp\u00ebtojn\u00eb popullin, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb vendin apo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt denigrojn\u00eb gazetar\u00ebt dhe shtypin e lir\u00eb, t\u00eb cilin Edi Rama e quan \u00ab&nbsp;kazan mediatik&nbsp;\u00bb. Edi Rama sot u k\u00ebrkon shqiptar\u00ebve t\u00eb mos e lexojn\u00eb median, por t\u2019i besojn\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ose mediave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Edi Rama tha se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet edhe 100 vjet! Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb batut\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program diktatorial. K\u00ebshtu thuhej edhe n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste. K\u00ebshtu thot\u00eb q\u00eb nga Koreja e Veriut e deri n\u00eb Afrik\u00eb \u00e7do diktator i cili q\u00ebndron n\u00eb pushtet deri sa ia ka shkruar Per\u00ebndia dhe p\u00ebrpiqet t\u2019ua kaloj\u00eb at\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt luftojn\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb. Shqip\u00ebria sot nuk ka demokraci sepse baza e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb vota e lir\u00eb dhe ajo sot nuk ekziston n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse vota blihet, vidhet, tjet\u00ebrsohet dhe rezultati deformohet nga PS. Ka me dhjetra prova, fakte e d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb mediat nuk reshtin s\u00eb transmetuari. Por as k\u00ebto nuk e prekin \u00ab&nbsp;kalan\u00eb&nbsp;\u00bb e Partis\u00eb&nbsp; sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i implikuar q\u00eb her\u00eb pas here sakrifikon ndonj\u00eb element t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb i palagur.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt nuk pranojn\u00eb t\u00eb ikin. Shqip\u00ebria sot nuk ka demokraci sepse rotacioni i pushtetit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur nga Partia shtet. Vet\u00ebm PS mund ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb thot\u00eb Edi Rama. Po p\u00ebrse ka rotacion n\u00eb vendet demokratike? P\u00ebrse mandati i president\u00ebve \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb koh\u00eb n\u00eb SHBA apo n\u00eb Franc\u00eb? A nuk mendoni se ka politikan\u00eb po aq t\u00eb zot\u00eb sa Edi Rama q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb pushtet p\u00ebr 20 apo 30 vjet n\u00eb k\u00ebto vende ? Patjet\u00ebr, por ata i binden rregullave t\u00eb demokracis\u00eb, kontribojn\u00eb n\u00eb dy mandate dhe largohen.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama, ndyshe nga ajo q\u00eb thot\u00eb, nuk d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj shtet, por diktatur\u00eb. Nuk duhet t\u00eb g\u00ebnjehemi nga dekoret madh\u00ebshtore t\u00eb kongreseve t\u00eb Partis\u00eb, as nga pamjet me dron q\u00eb Edi Rama publikon. Nuk duhet t\u00eb&nbsp; g\u00ebnjehemi as nga moria e mediave sot, as nga fasada gjoja demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb sot. Ato nes\u00ebr nuk do t\u00eb ekzistojn\u00eb. Realiteti me dron \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion sikurse ngjyrat e shumta t\u00eb pallateve t\u00eb komunizmit q\u00eb nga brenda mbeten ato q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb. Shqip\u00ebria mund t\u00eb duket e bukur p\u00ebr nj\u00eb turist apo p\u00ebr nj\u00eb emigrant q\u00eb rri dy jav\u00eb dhe ik\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e pajetueshme p\u00ebr nj\u00eb shqiptar q\u00eb duhet t\u00eb jetoj\u00eb aty gjith\u00eb vitin dhe t\u00eb fitoj\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs. Pamjet me dron nuk e ndihmojn\u00eb, sepse nuk ka pun\u00eb, nuk ka siguri, nuk ka liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sepse patronazhisti nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg. Bukurit\u00eb e natyr\u00ebs shqiptare nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb sepse nuk ka as koh\u00ebn dhe as mund\u00ebsin\u00eb financiare. Shqiptari i thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb sot i diskriminuar n\u00eb vendin e vet. Prandaj ai ik\u00ebn n\u00eb vende t\u00eb tjera, ku ndoshta do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, do t\u2019i duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me nj\u00eb vend t\u00eb ri, me nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsira, do t\u00eb ket\u00eb projekte dhe sidomos do t\u00eb ket\u00eb lirin\u00eb dhe sigurin\u00eb q\u00eb nuk ia ofron vendi i tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbshte jasht\u00ebzakonisht zhg\u00ebnjyese q\u00eb Shqiptar\u00ebt q\u00eb vuajt\u00ebn 50 vjet n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste, q\u00eb e rr\u00ebzuan at\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 dhe q\u00eb shpresuan se tani kaluan n\u00eb demokraci, sikurse t\u00eb gjitha vendet e tjera europiane, tani t\u00eb rikthehen edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb neo-diktatur\u00eb komuniste. Sepse Rilindja e trumbetuar nga PS nuk ishte Rilindja Komb\u00ebtare por Rilindja Socialiste. Dhe ja e kemi sot para syve projektin e Rilindjes Socialiste n\u00eb faz\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por mbetet edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e fundit: zgjedhjet e vitit 2025 ! Shqiptar\u00ebt ende e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb me vot\u00ebn e tyre ta mbajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb planet e Rilindjes Socialiste t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb sepse PS ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm efikas t\u00eb deformimit t\u00eb vot\u00ebs t\u00eb cilin do ta p\u00ebrdor\u00eb pa dyshim n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 PS fitoi n\u00eb 90% t\u00eb bashkive.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb re q\u00eb mund ta bllokoj\u00eb makin\u00ebn elektorale t\u00eb PS: vota e emigrant\u00ebve. Nuk ka asnj\u00eb garanci q\u00eb kjo do t\u00eb funksionoj\u00eb, sepse do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pengesa. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale. Edi Rama e ka pranuar k\u00ebt\u00eb ndoshta p\u00ebr t\u00eb treguar se edhe emigrant\u00ebt jan\u00eb me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb legjitimuar diktatur\u00ebn e tij t\u00eb re tek t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, edhe tek emigrant\u00ebt. U takon emigrant\u00ebve, ashtu si gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre dhe t\u2019i b\u00ebjn\u00eb pyetjen vetes: a duam q\u00eb Shqip\u00ebria nes\u00ebr t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb? A duam q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb at\u00eb q\u00eb jetuam n\u00eb komuniz\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot u mbajt Kongresi i radh\u00ebs i Partis\u00eb Socialiste. Kryetari i saj dhe kryeministri Edi Rama mbajti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[103,282,288,280],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1291,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290\/revisions\/1291"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}