{"id":1262,"date":"2024-07-26T23:51:50","date_gmt":"2024-07-26T21:51:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1262"},"modified":"2024-07-26T23:51:50","modified_gmt":"2024-07-26T21:51:50","slug":"rinovimi-i-pamundur-e-klases-politike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2024\/07\/26\/rinovimi-i-pamundur-e-klases-politike-shqiptare\/","title":{"rendered":"Rinovimi i pamundur e klas\u00ebs politike shqiptare"},"content":{"rendered":"\n
Dy partit\u00eb e m\u00ebdha shqiptare PS dhe PD arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb kodin zgjedhor dhe e votuan sot n\u00eb Kuvend. K\u00ebto ndryshime, t\u00eb cilat po trumbetohen si arritje t\u00eb m\u00ebdha nga k\u00ebto dy forca politike, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vot\u00ebn preferenciale (ose vot\u00ebn p\u00ebr emrin e kandidatit p\u00ebr deputet) dhe vot\u00ebn e emigrant\u00ebve.
Ndryshimet e votuara lejojn\u00eb nj\u00eb vot\u00eb preferenciale shum\u00eb t\u00eb kufizuar me dy lista: nj\u00eb list\u00eb e mbyllur ku nuk ka vot\u00eb preferenciale dhe nj\u00eb list\u00eb e hapur ku mund t\u00eb votohet p\u00ebr emrin e deputetit p\u00ebrkrah emrit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb zgjedhur. Sigurisht ky rregull i jep shum\u00eb fuqi kryetarit t\u00eb partis\u00eb i cili thuajse em\u00ebron deputet\u00ebt fitues n\u00eb list\u00ebn e mbyllur. Por \u00ebsht\u00eb po ashtu kryetari i partis\u00eb q\u00eb cakton edhe kandidat\u00ebt e list\u00ebs s\u00eb hapur. Ky sistem pengon prurjet e reja n\u00eb partit\u00eb shqiptare ose i l\u00eb ato n\u00eb dor\u00ebn e kryetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt zakonisht u japin prioritet njer\u00ebzve t\u00eb tyre besnik\u00eb apo aparat\u00e7ik\u00ebve t\u00eb strukturave t\u00eb tyre partiake. Vota preferenciale \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partive e cila l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.
Nj\u00eb risi n\u00eb kodin zgjedhor \u00ebsht\u00eb vota e emigrant\u00ebve e cila teorikisht mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve sepse vler\u00ebsohet se gjysma e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb sot n\u00eb emigracion. Deri m\u00eb sot nuk ka qen\u00eb e mundur q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb. Ata duhet t\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb qendr\u00ebn e tyre t\u00eb votimit, gj\u00eb q\u00eb pak kush e ka b\u00ebr\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb pra p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i ruajn\u00eb lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb, kthehen rregullisht atje, d\u00ebrgojn\u00eb ndihma familjare, kan\u00eb prona dhe mund t\u00eb ushtrojn\u00eb edhe aktivitete ekonomike atje. Prandaj \u00ebsht\u00eb legjitime q\u00eb t\u00eb ken\u00eb iden\u00eb e tyre p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ta shprehin at\u00eb me vot\u00eb.
Ndryshimi n\u00eb kodin zgjedhor u jep emigrant\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb vot\u00ebs dhe ua leht\u00ebson at\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh. Por jo i mjaftuesh\u00ebm. Sepse, n\u00ebse emigrant\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, ata nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedhin. Kjo sepse kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb propozohen nga partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb listat e tyre t\u00eb mbyllura. Emigrant\u00ebt kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb kultur\u00eb demokratike t\u00eb fituar n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb dhe do t\u00eb duan t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr dhe jo nj\u00eb parti. Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb votuar nj\u00eb em\u00ebr mund t\u2019i shtyj\u00eb ata t\u00eb mos votojn\u00eb fare.
Nga ana tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb emigrant\u00ebt ta gjejn\u00eb veten n\u00eb programet apo aksionin e partive shqiptare. P\u00ebr shembull, emigrant\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare se zgjedh\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb kan\u00eb si prioritet mbijetes\u00ebn. P\u00ebr zgjedh\u00ebsin emigrant nuk kap\u00ebrdihen \u00e7\u00ebshtje si ajo e Himar\u00ebs ku partit\u00eb e m\u00ebdha politike PS dhe PS kan\u00eb vendosur kandidat\u00eb nga minoriteti grek apo nga organizatat panepirote greke dhe asnj\u00eb kandidat shqiptar. Edhe mungesa e alternativave mund t\u2019i shtyj\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb mos votojn\u00eb.
K\u00ebtyre pengesave iu shtohen edhe disa t\u00eb tjera si ajo e \u00e7regjistrimit nga listat elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskriminim i emigrant\u00ebve, q\u00eb paragjykon mund\u00ebsin\u00eb e rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja m\u00eb von\u00eb p\u00ebr statusin e tyre n\u00eb vendlindje. Pa harruar k\u00ebtu edhe druajtjen p\u00ebr dh\u00ebnien e adres\u00ebs ku jetojn\u00eb n\u00eb emigracion institucioneve t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb nuk ka besueshm\u00ebri n\u00eb administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale.
Megjithat\u00eb vota e emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb ndoshta mund\u00ebsia e fundit p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb rotacion politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb larguar rrezikun e vendosjes s\u00eb nj\u00eb diktature neo-komuniste. Emigrant\u00ebt kan\u00eb ndoshta n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe demokracin\u00eb e saj.
\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohet se sistemi politik aktual n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitet \u201990 nga Ramiz Alia sipas parimeve t\u00eb Katovic\u00ebs, nj\u00eb strategji e partive komuniste t\u00eb asaj kohe p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin politik n\u00eb kushtet e nj\u00eb pluralizmi fasade. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky sistem \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb mos rinovohet por t\u00eb mbetet n\u00eb duart e partive t\u00eb pushtetit q\u00eb u krijuan n\u00eb vitet \u201990. T\u00eb gjitha ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb kodin zgjedhor q\u00eb nga ajo koh\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer vet\u00ebm atij q\u00ebllimi duke iu p\u00ebrshtatur situatave t\u00eb krijuara.
P\u00ebr shembull \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb sot p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb angazhohet n\u00eb politik\u00eb q\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb, sepse duhet ose t\u00eb futet n\u00eb list\u00ebn e nj\u00eb partie q\u00eb ekziston dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb varet nga kryetari i partis\u00eb i cili ka t\u00eb gjitha pushtetet, ose t\u00eb dal\u00eb si kandidat i pavarur ku do t\u00eb gjej\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira sepse i duhet t\u00eb gjej\u00eb mij\u00ebra p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb tij, ose t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb parti ku p\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb gjej\u00eb me mij\u00ebra mb\u00ebshtet\u00ebs ende pa filluar aktivitetin.
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nj\u00eb parti e re bllokohet nga sistemi zgjedhor sepse i imponohen kushte t\u00eb pabarabarta. Ndryshe nga partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb deputet\u00eb, nj\u00eb parti e re duhet t\u00eb mbledh\u00eb mij\u00ebra firma p\u00ebr t\u2019u regjistruar, ose t\u00eb \u00ab huazoj\u00eb \u00bb nj\u00eb deputet nga partit\u00eb e m\u00ebdha. Kjo krijon nj\u00eb var\u00ebsi q\u00eb n\u00eb lindje nga partit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb cilat nuk hezitojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe t\u2019i fusin n\u00ebn hyqmin e tyre partit\u00eb e reja apo t\u00eb vogla.
Pra k\u00ebto rregulla t\u00eb kodit zgjedhor pengojn\u00eb rinovimin e klas\u00ebs politike shqiptare duke penguar futjen n\u00eb politik\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj dhe t\u00eb partive t\u00eb reja. Natyrisht sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr ndryshime politike dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme q\u00eb klasa e sklerozuar politike e viteve \u201990, e dal\u00eb nga elita socialiste e asaj kohe, e zhytur n\u00eb korrupsion dhe me nj\u00eb mentalitet t\u00eb vjet\u00ebruar komunist, kjo klas\u00eb politike pra duhet t\u00eb largohet dhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me njer\u00ebz t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb demokraci dhe kan\u00eb nj\u00eb mentalitet ndryshe.
Duket e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ky ndryshim t\u00eb vij\u00eb nga brenda Shqip\u00ebris\u00eb sepse votuesi shqiptar lufton \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe qeveria e k\u00ebrc\u00ebnon me buk\u00ebn e goj\u00ebs. Por emigrant\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndryshoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb demokraci e v\u00ebrtet\u00eb, mund ta b\u00ebjn\u00eb ndryshimin. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke votuar, por edhe duke kandiduar n\u00eb partit\u00eb ku mund t\u00eb kandidojn\u00eb ose, megjith\u00eb pengesat e kodit zgjedhor, duke krijuar edhe parti t\u00eb reja, me nj\u00eb mentalitet t\u00eb ri, me nj\u00eb demokraci t\u00eb brendshme t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve demokratike.
\u00cbsht\u00eb koha e fundit q\u00eb sistemi politik ramizian t\u00eb p\u00ebrmbyset me vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb Shqiptar\u00ebve dhe emigrant\u00ebt kan\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin e madh dhe p\u00ebr t\u2019a mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Dy partit\u00eb e m\u00ebdha shqiptare PS dhe PD arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb kodin zgjedhor […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[124,282,281,280],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1262"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1262"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1263,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1262\/revisions\/1263"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}