{"id":1237,"date":"2024-03-11T16:41:29","date_gmt":"2024-03-11T15:41:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1237"},"modified":"2024-03-11T16:42:16","modified_gmt":"2024-03-11T15:42:16","slug":"pengesat-e-shqiperise-ne-rrugen-drejt-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2024\/03\/11\/pengesat-e-shqiperise-ne-rrugen-drejt-demokracise\/","title":{"rendered":"Pengesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs demokratike. R\u00ebnia e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri u shoq\u00ebrua me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb popullore e cila e shprehte qart\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet: \u00ab&nbsp;E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa&nbsp;\u00bb, pra si i gjith\u00eb Per\u00ebndimi demokratik. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdha drejt demokracis\u00eb, por pa arritur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe t\u00eb stabilizuar. Por cilat jan\u00eb pengesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt demokracis\u00eb?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Trash\u00ebgimnia komuniste<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur komunizmi filloi t\u00eb binte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn e Lindjes n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, komunistet shqiptar\u00eb u trondit\u00ebn dhe nis\u00ebn t\u00eb mendojn\u00eb se si t\u00eb mos e lejojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kryetari i tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ramiz Alia, e kuptoi se r\u00ebnia e sistemit komunist ishte e pashmangshme dhe vendosi q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb pluralizmin politik por duke e kontrolluar at\u00eb me q\u00ebllimin q\u00eb kasta komuniste t\u00eb mos e humbiste pushtetin politik. K\u00ebshtu edhe&nbsp; n\u00eb Shqip\u00ebri u lejua krijimi i partive politike por ato ose kontrolloheshin n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga&nbsp; komunist\u00ebt dhe mund t\u00eb b\u00ebheshin parti pushteti, ose pengoheshin me mjete dhe metoda nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe nuk lejoheshin t\u00eb fitonin pushtet. Megjith\u00ebse pun\u00ebt nuk shkuan pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 i kishte parashikuar Ramiza Alia, kasta komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri arriti ta mbaj\u00eb pushtetin politik dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer sot m\u00eb e fuqishme se kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 vjet pas diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb kontrollin komunist, Shqip\u00ebria fillimisht arriti t\u00eb b\u00ebnte disa hapa t\u00eb m\u00ebdha drejt demokracis\u00eb, n\u00ebn presionin popullor dhe t\u00eb vendeve mike per\u00ebndimore. Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb drejta dhe ka patur deformime t\u00eb rezultatit t\u00eb tyre, por deri n\u00eb vitin 2013 u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme dhe me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb shpresohej se me koh\u00eb do t\u00eb arrihej n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb pranuesh\u00ebm. Shqip\u00ebria tashm\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb NATO, po b\u00ebnte p\u00ebrparime n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Europian, dhe me Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs roli i faktorit shqiptar n\u00eb rajon ishte rritur dhe fuqizuar. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb jepnin shpres\u00eb se Shqip\u00ebria dhe Shqiptar\u00ebt po shkonin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe se \u00ab&nbsp;dit\u00ebt e mira&nbsp;\u00bb, q\u00eb kishte parashikuar Naim Frash\u00ebri, m\u00eb n\u00eb fund po vinin.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ardhja n\u00eb pushtet e socialist\u00ebve me Edi Ram\u00ebn n\u00eb vitin 2013 i ndryshoi pun\u00ebt. Shum\u00eb shpejt \u00e7do gj\u00eb e nd\u00ebrtuar me aq v\u00ebshtir\u00ebsi filloi t\u00eb shkat\u00ebrrohej. Duke filluar me institucionin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe duke vazhduar me institucione t\u00eb tjera t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat partia socialiste kishte vet\u00ebm nj\u00eb synim: t\u2019i kontrollonte plot\u00ebsisht. Dhe duke p\u00ebrfunduar me marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn t\u00eb cilat Edi Rama i shkat\u00ebrroi duke u afruar me Serbin\u00eb dhe duke hyr\u00eb n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p>Partia socialiste nd\u00ebrtoi nj\u00eb mekaniz\u00ebm manipulimi t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb bazuar tek \u00ab&nbsp;patronazhist\u00ebt&nbsp;\u00bb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb organizim i ngjash\u00ebm me strukturat e Sigurimit&nbsp; komunist&nbsp; por q\u00eb p\u00ebrdor teknologjit\u00eb e reja. Ky mekaniz\u00ebm ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb rezultation e zgjedhjeve me an\u00eb t\u00eb shantazhit shtet\u00ebror, blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe manipulimit t\u00eb rezultateve n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjet n\u00eb fuqi, por pa u nd\u00ebshkuar sepse drejt\u00ebsia kontrollohet nga partia socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb sot t\u00eb lira dhe rezultati i tyre deformohet sistematikisht n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb socialiste e cila ka mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00ab&nbsp;fitoj\u00eb&nbsp;\u00bb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021 dhe zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit 2023. K\u00ebto t\u00eb fundit me nj\u00eb rezultat si ai i zgjedhjeve n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste: 88 p\u00ebrqind ! Nj\u00eb rezultat t\u00eb ngjash\u00ebm rrezikojm\u00eb t\u00eb kemi edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare t\u00eb vitit 2025 ku partia socialiste synon t\u00eb fitoj\u00eb mbi dy t\u00eb tretat e vendeve n\u00eb Kuvend duke i marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, edhe ato pak q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb mbetur, dhe duke realizuar p\u00ebrfundimisht planin e Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr kontrollin total t\u00eb pushtetit politik nga kasta komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se trash\u00ebgmnia komuniste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e madhe n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt demokracis\u00eb. Kasta komuniste q\u00eb mbart k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimni i ka penguar vazhdimisht proceset demokratike dhe sot po p\u00ebrgatitet q\u00eb t\u2019i jap\u00eb goditjen e fundit demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duke i hapur rrug\u00ebn nj\u00eb diktature neo-komuniste. Pasi ka kapur pushtetin ekonomik, dhe tani at\u00eb politik, kjo kast\u00eb po tenton t\u00eb fus\u00eb&nbsp; sot n\u00ebn kontroll edhe institucionet akademike, shkencore dhe kulturore me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb kontrolluar totalisht \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve &#8211; nj\u00eb domosdoshm\u00ebri kjo p\u00ebr nj\u00eb diktatur\u00eb e cila sigurisht do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb propagandoj\u00eb versionin e saj t\u00eb revizionuar t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb aktualitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtrohet pyejta se si mund t\u00eb largohet kjo penges\u00eb fatale p\u00ebr demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb? P\u00ebrgjigja e vetme jan\u00eb zgjedhjet parlamentare, largimi nga pushteti i kast\u00ebs komuniste me vot\u00ebn e lir\u00eb. P\u00ebr arsyet q\u00eb pam\u00eb m\u00eb lart kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por jo e pamundur! Sigurisht do t\u00eb duhej nj\u00eb mobilizim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i Shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer t\u00eb gjitha pengesat dhe marifetet e p\u00ebrdorura nga partia socialiste. Por \u00ebsht\u00eb ende e mundur q\u00eb nj\u00eb val\u00eb e gjer\u00eb populllore e gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve ta rr\u00ebzoj\u00eb sistemin e vjedhjes dhe manipulimit t\u00eb vot\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtuar nga partia socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mos-zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb penges\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pazgjidhur komb\u00ebtare. Shqiptar\u00ebt sot jetojn\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa shtete: Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni e Veriut dhe si minoritete n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Serbi dhe Greqi. Mungesa e nj\u00eb shteti unik komb\u00ebtar dhe ndarja n\u00eb shum\u00eb shtete shkaktojn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb renda dhe tentativa p\u00ebr destabilizim shum\u00eb her\u00eb t\u00eb suksesshme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse fqinj\u00ebt tan\u00eb Serbia dhe Greqia i shohin gjithmon\u00eb tokat shqiptare si territore q\u00eb duhet t\u2019i fusin n\u00ebn sundimin e tyre, duke menduar se jan\u00eb ende n\u00eb vitin 1913, kur Konferenca e Londr\u00ebs u fali gjysm\u00ebn e tokave shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 1941-1944 Serbia organizoi, p\u00ebrkrahu dhe ndihmoi partin\u00eb komuniste shqiptare q\u00eb kjo t\u00eb merrte pushtetin, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrronte nacionalizmin shqiptar. Si rrjedhoj\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri midis komunist\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve e cila ishte tragjike p\u00ebr Shqiptar\u00ebt sepse solli gjakderdhje, mjerim dhe nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste nga m\u00eb mizoret e cila zgjati rreth gjys\u00ebm shekulli. Kjo nd\u00ebrhyrje u b\u00eb me q\u00ebllimin e rikthimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn sundimin e Serbis\u00eb dhe e arriti objektivin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot Serbia p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7aj\u00eb Shqiptar\u00ebt me an\u00ebn e \u00ab&nbsp;Ballkanit t\u00eb hapur&nbsp;\u00bb t\u00eb cilin kan\u00eb vrapuar ta p\u00ebrqafojn\u00eb partia socialiste dhe Edi Rama, por q\u00eb e hedhin posht\u00eb me neveri shumica absolute e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Greqia ka pretendimet e saj. Ajo arriti t\u00eb aneksonte \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe troje t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb vitin 1913 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb,&nbsp; ka ndjekur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb spastrimit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am, n\u00eb fillim duke i d\u00ebrguar Turqi si \u00ab&nbsp;mysliman\u00eb&nbsp;\u00bb n\u00eb vitet 1920 dhe n\u00eb fund duke i vrar\u00eb dhe \u00e7farosur fare n\u00eb vitet 1944-1945 me an\u00ebn e trupave greke t\u00eb Zervasit, gjithmon\u00eb me iniciativ\u00ebn dhe bekimin e Kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut, t\u00eb cil\u00ebn e quan \u00ab&nbsp;Vorio-Epir&nbsp;\u00bb, Greqia e shikon gjithmon\u00eb si nj\u00eb territor t\u00eb cilin duhet ta pushtoj\u00eb dhe ndoshta t\u2019i rezervoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat si \u00c7am\u00ebris\u00eb martire. Q\u00eb n\u00eb vitin 1913 bandat greke,&nbsp; kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ekspedita tmerri dhe terrori mbi popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut, kan\u00eb tentuar edhe ta aneksojn\u00eb politikisht duke shpallur \u00ab&nbsp;autonomin\u00eb&nbsp;\u00bb e Vorio-Epirit n\u00eb vitin 1914, por pa ia arritur dot.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot, n\u00eb vitin 2024, Greqia p\u00ebrkrah organizatat ekstremiste vorio-epirote t\u00eb cilat synojn\u00eb greqizimin dhe aneksimin e jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Rasti i zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb tregon qart\u00eb p\u00ebrkrahjen e shtetit grek p\u00ebr vorio-epirot\u00ebt edhe n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb tij, deri n\u00eb nivelin europian.&nbsp; Kjo tregon se Greqia ka ende n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ta destabilizoj\u00eb shtetin shqiptar sapo t\u2019i krijohet mund\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme vijn\u00eb sepse Shqiptar\u00ebt jan\u00eb ende t\u00eb ndar\u00eb dhe fqinj\u00ebt tan\u00eb e mendojn\u00eb t\u00eb mundur aneksimin e tokave shqiptare: Serbia t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Greqia t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut. Dhe sigurisht demokracia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u konsoliduar n\u00eb kushtet e nj\u00eb destabilizimi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Bajraktar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb iu intereson sundimi pa kufi n\u00eb bajrakun e tyre, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me fqinj\u00ebt tan\u00eb ekspansionist\u00eb, mjafton t\u2019i l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb bajrakun e tyre. Tek k\u00ebta fqinj ata mund t\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrkrahjen q\u00eb iu mungon n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb diktature neo-komuniste. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit hyrja n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb dhe mbajtja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me Serbin\u00eb, kund\u00ebr \u00e7do llogjike komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj pa zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb shteti komb\u00ebtar shqiptar i cili duhet t\u00eb bashkonte t\u00eb pakt\u00ebn Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, vendosja e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb Histori, Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet komb\u00ebtar shqiptar demokratik dhe modern, i cili do t\u2019i ngrej\u00eb n\u00eb nivelin e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb qytet\u00ebruara dhe do t\u2019iu hap rrug\u00ebn drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb begat\u00eb. Q\u00eb nga viti 2013 kjo mund\u00ebsi po shp\u00ebrdorohet nga ish-kasta komuniste e cila rrezikon ta kthej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb diktature neo-komuniste dhe t\u2019i kthej\u00eb tokat shqiptare n\u00eb pr\u00e9 t\u00eb fqinjve tan\u00eb agresor\u00eb. Dy pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb kombit shqiptar drejt s\u00eb ardhmes s\u00eb tij, trash\u00ebgminia komuniste dhe \u00e7\u00ebshtja e pazgjidhur komb\u00ebtare duhen m\u00ebnjanuar duke larguar me vot\u00eb nga pushteti kast\u00ebn komuniste dhe duke i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare me an\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t\u00eb realizohet urimi dhe parashikimi i poetit ton\u00eb komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebrit i cili thoshte: \u00ab\u00a0<em>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \/ Dit\u00ebt e mira \/ Pask\u00ebtaj vijn\u00eb \/ Shkoj err\u00ebsira, \/ Lum kush t\u00eb rronj\u00eb, T\u2019a shoh\u00eb zonj\u00eb!<\/em>\u00a0\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs demokratike. R\u00ebnia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,67],"tags":[252,48,278,237],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1237"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1239,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237\/revisions\/1239"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}