{"id":1233,"date":"2024-03-10T00:07:22","date_gmt":"2024-03-09T23:07:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1233"},"modified":"2024-03-10T00:11:53","modified_gmt":"2024-03-09T23:11:53","slug":"rinia-e-abas-ermenjit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2024\/03\/10\/rinia-e-abas-ermenjit\/","title":{"rendered":"Rinia e Abas Ermenjit"},"content":{"rendered":"\n<p>Abas Ermenji lindi m\u00eb 12 dhjetor 1913 n\u00eb Ermenj t\u00eb Skraparit, fshat q\u00eb gjendet n\u00eb zemr\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut. Lumi i Tomorric\u00ebs e ndan me malin e Tomorrit n\u00eb per\u00ebndim kurse n\u00eb lindje nj\u00eb varg malesh e ndajn\u00eb me Kor\u00e7\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb t\u00eb bukur plot gjelb\u00ebrim, n\u00eb mes t\u00eb kodrave dhe maleve, Abas Ermenji kaloi vitet e para t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte koha kur shk\u00ebputja e Kosov\u00ebs dhe \u00c7am\u00ebris\u00eb nga trungu shqiptar ishin t\u00eb fresk\u00ebta dhe kishin shkaktuar nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe tek shqiptar\u00ebt. Bisedat e t\u00eb rriturve do t\u2019i p\u00ebrcillnin k\u00ebto ngjarje edhe tek Abas Ermenji i ri, t\u00eb cilit kjo padrejt\u00ebsi i b\u00ebn aq shum\u00eb p\u00ebrshtypje saq\u00eb me nj\u00eb zem\u00ebrim f\u00ebmij\u00ebnor thot\u00eb: \u201cnj\u00eb dit\u00eb un\u00eb do t\u2019i bashkoj Kosov\u00ebn dhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb!\u201d. K\u00ebt\u00eb pik\u00ebsynim tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nuk arriti dot ta realizonte, por q\u00eb nga ajo dit\u00eb e deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit, jeta e tij iu kushtua atij q\u00ebllimi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Familja e Abas Ermenjit ishte e njohur n\u00eb krahin\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe ushtronte funksionin jo-zyrtar t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb ndryshme. I ati, Fejziu, ishte i rrept\u00eb por gjithmon\u00eb e dinte se cila ishte e drejta. Dhe banor\u00ebt e krahin\u00ebs i b\u00ebnin besim dhe e pranonin gjykimin e tij pa m\u00ebdyshje. Nga i ati Abazi i ri trash\u00ebgoi ndjenj\u00ebn dhe pasionin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn. \u201cE drejta \u00ebsht\u00eb instinktive\u201d, \u2013 do t\u00eb thoshte vite m\u00eb von\u00eb, \u201cnjeriu instiktivisht e ndien se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb jo\u201d. Dhe do t\u00eb shtonte se \u201cnjeriu e adhuron t\u00eb drejt\u00ebn prandaj ndikimi i saj \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dy ide, Shqip\u00ebria dhe drejt\u00ebsia, do ta p\u00ebrcaktonin t\u00eb gjith\u00eb fillin e jet\u00ebs s\u00eb Abas Ermenjit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shkoll\u00ebn fillore e p\u00ebrfundon n\u00eb Berat, kurse studimet e mesme n\u00eb gjimnazin e Shkodr\u00ebs, qytet i cili me historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e tij, do t\u00eb linte mbresa t\u00eb pashlyera tek ai. F\u00ebmij\u00ebria dhe adoleshenca i japin rastin t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe ta njoh\u00eb mir\u00eb at\u00eb, duke e ndezur m\u00eb shum\u00eb \u201cpasionin e tij mistik\u201d, si\u00e7 do ta quante ai m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar. Rituali i udh\u00ebtimeve n\u00eb tok\u00ebn amtare do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe m\u00eb s\u00eb fundi pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurisht n\u00eb k\u00ebto udh\u00ebtime shikon dhe gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb. Shteti i ri shqiptar p\u00ebrpiqej me mundim t\u00eb ecte p\u00ebrpara n\u00eb mes t\u00eb fqinjve armiq\u00ebsor\u00eb, pas Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore e cila e kishte v\u00ebne n\u00eb dyshim edhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij, pas Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1912. Djaloshi nga Ermenji, si shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe, mendon t\u00eb punoj\u00eb dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb rregullohet dhe t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb Shqip\u00ebria. Por jo me revolucion si\u00e7 mendonin disa. Abas Ermenji nuk besonte tek revolucionet, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 do t\u00eb shkruante m\u00eb von\u00eb : \u00ab jan\u00eb si nj\u00eb val\u00eb e rr\u00ebmbyer q\u00eb, bashk\u00eb me vleftat m\u00eb t\u00eb larta, nxjerrin n\u00eb sip\u00ebrfaqe pasionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, fund\u00ebrrit\u00eb m\u00eb neverit\u00ebse t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore \u00bb. Por ai besonte tek evolucioni, i cili mund\u00ebson t\u00eb ecet p\u00ebrpara duke mos harruar t\u00eb shkuar\u00ebn, duke u bazuar n\u00eb t\u00eb tashmen dhe duke e rregulluar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar at\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1934, me nj\u00eb burs\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, shkon p\u00ebr studime n\u00eb Franc\u00eb. Regjistrohet n\u00eb Universitetin e njohur t\u00eb Sorbon\u00ebs n\u00eb deg\u00ebn e Letrave (let\u00ebrsi) me specializim Historin\u00eb. Aty, p\u00ebrve\u00e7 studimeve klasike, lexon dhe d\u00ebgjon edhe p\u00ebr revolucionin bolshevik n\u00eb Rusi, metodat e g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe terrorit q\u00eb p\u00ebrdor, tmerret dhe tragjedin\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb ai shkakton. Kjo i t\u00ebrheq v\u00ebmendjen sepse edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka disa grupe t\u00eb vogla komuniste q\u00eb adhurojn\u00eb bolshevik\u00ebt dhe propagandojn\u00eb revolucionin komunist.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundon studimet me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera dhe n\u00eb vitin 1938 kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri ku em\u00ebrohet profesor n\u00eb liceun e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb lice fiton respektin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe rinis\u00eb kor\u00e7are. Aty gjen edhe Enver Hoxh\u00ebn, udh\u00ebheq\u00ebsin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, i cili punonte n\u00eb lice si profesor z\u00ebvend\u00ebsues. Shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb do t\u00eb thoshte se e dinte se Enver Hoxha ishte komunist dhe q\u00ebndronin larg njeri-tjetrit. Dhe shton se nuk e mendonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se do t\u00eb vihej n\u00eb krye t\u00eb revolucionit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pushtimi fashist m\u00eb 7 prill 1939 e tronditi rinin\u00eb e at\u00ebher\u00ebshme e cila aspironte p\u00ebr ndryshime shoq\u00ebrore, por ishte edhe tejet nacionaliste. Profesori, si\u00e7 do ta th\u00ebrrisnin tashm\u00eb, nuk mund t\u00eb rrinte duarkryq p\u00ebrpara k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie dhe k\u00ebtij dhunimi q\u00eb i b\u00ebhej Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb prillit 1939 Profesor Ermenji nis p\u00ebrgatitjen ushtarake t\u00eb rinis\u00eb kor\u00e7are p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr pushtimit fashist.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, me ndihm\u00ebn e koleg\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb liceut, organizon manifestimin e par\u00eb kund\u00ebr pushtimit fashist n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1939. Manifestim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohej paturp\u00ebsisht m\u00eb von\u00eb prej komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt as q\u00eb l\u00ebviz\u00ebn fare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb dhjetorit 1939 Abas Ermenji arrestohet nga autoritetet fashiste dhe internohet s\u00eb bashku me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb ishullin e Ventotenes n\u00eb Itali.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKurse komunist\u00ebt nuk i trazoi njeri\u201d, do t\u00eb kujtonte ai m\u00eb von\u00eb \u201csepse fashizmi nuk e merrte seriozisht komunizmin.\u201d Enver Hoxha, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb l\u00ebvdohej p\u00ebr \u201cdemostrat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, pas saj shkoi n\u00eb Tiran\u00eb ku hapi nj\u00eb dyqan cigaresh dhe ushtroi qet\u00ebsisht aktivitetin e tij. \u201d Komunist\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb luft\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1941, at\u00ebher\u00eb kur u fut n\u00eb luft\u00eb atdheu i tyre i v\u00ebrtet\u00eb, Rusia sovjetike, me prishjen e paktit Molotof-Ribentorp\u201d, do t\u00eb kujtonte m\u00eb von\u00eb Ermenji.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u internuan n\u00eb Ventotene ishin nacionalist\u00eb dhe u angazhuan m\u00eb von\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e Ballit Komb\u00ebtar: Safet Butka, Abas Ermenji, Stavro Sk\u00ebndi, Selman Riza, Loni Kristo, Faslli Frash\u00ebri etj. N\u00eb Ventotene p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb u diskutua dhe u p\u00ebrgatit rezistenca e armatosur nacionaliste.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ja si i p\u00ebrshkruan k\u00ebto ngjarje historiani francez Gerard Le Mareck n\u00eb librin e tij mbi rezistenc\u00ebn anti-fashiste n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore: \u00ab Pushtuesi tregon gjakftoht\u00ebsi, por q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 30 n\u00ebntor fillojn\u00eb arrestimet. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, midis t\u00eb tjer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb profesor i ri i historis\u00eb dhe gjeografis\u00eb, ish-student Sorbon\u00ebs, Abas Ermenji, i cili nga Tirana transferohet n\u00eb burgun e Barit dhe pastaj n\u00eb kampin e ishullit t\u00eb Ventotenes, n\u00eb gjirin e Gaet\u00ebs. N\u00eb internim, n\u00eb mes t\u00eb anti-fashist\u00ebve italian\u00eb, takohen, njihen, bashkohen dhe vendosin krijimin e Ballit Komb\u00ebtar antar\u00ebt e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare. Ata do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb burgosur deri n\u00eb shtator 1941.\u00bb (Marec, 1980)<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Marr\u00eb nga libri \u00ab\u00a0Abas Ermenji &#8211; Nj\u00eb Jet\u00eb P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u00a0\u00bb &#8211; Botimet \u00ab\u00a0Balli i Kombit\u00a0\u00bb 2023<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Abas Ermenji lindi m\u00eb 12 dhjetor 1913 n\u00eb Ermenj t\u00eb Skraparit, fshat q\u00eb gjendet n\u00eb zemr\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,4,2,32],"tags":[31,36,277,276,273,243,237],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1233"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1233"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1233\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1235,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1233\/revisions\/1235"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1212"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}