{"id":1223,"date":"2023-12-02T15:27:24","date_gmt":"2023-12-02T14:27:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1223"},"modified":"2023-12-02T15:27:24","modified_gmt":"2023-12-02T14:27:24","slug":"ceshtja-kombetare-ne-pervjetorin-e-111-te-te-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2023\/12\/02\/ceshtja-kombetare-ne-pervjetorin-e-111-te-te-pavaresise\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 111-t\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>M\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 Ismail Qemali dhe 40 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare ngrit\u00ebn Flamurin n\u00eb Vlor\u00eb dhe shpall\u00ebn Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb pas shum\u00eb e shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh dhe sakrificash t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr dekada me radh\u00eb. Kur u shpall Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, fjala \u00ab&nbsp;Shqip\u00ebri&nbsp;\u00bb p\u00ebrmblidhte t\u00eb gjitha trevat shqiptare t\u00eb at\u00ebhershme, dometh\u00ebn\u00eb edhe Kosov\u00ebn, trevat shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb. Por Konferenca e Londr\u00ebs, n\u00eb vitin 1913, ia shk\u00ebputi Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tokave t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019ia falur Serbis\u00eb dhe Greqis\u00eb. Plaku i Vlor\u00ebs, Ismail Qemali, i d\u00ebshp\u00ebruar do t\u00eb thoshte se Shqip\u00ebris\u00eb iu mor\u00ebn tokat m\u00eb t\u00eb mira dhe iu la m\u00eb pak se gjysma e saj. Ai do t\u00eb p\u00ebrpiqej n\u00eb vitet q\u00eb pasuan p\u00ebr t\u2019ia rikthyer ato Shqip\u00ebris\u00eb, por nuk ia arriti.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo shk\u00ebputje e tokave shqiptare nga ato t\u00eb cilat iu njoh\u00ebn shtetit t\u00eb ri shqiptar kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb ne e quajm\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare t\u00eb mos mbyllej n\u00eb vitin 1913 por t\u00eb mbetej e hapur dhe t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona duke k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje. Pasojat e mos-zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare dhe zvarritjes s\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb dramatike: 1\/ gjenocidi i p\u00ebrs\u00ebritur i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe tentativat p\u00ebr ta spastruar etnikisht at\u00eb nga shqiptar\u00ebt 2\/ gjenocidi ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb nga Greqia n\u00eb vitin 1944 dhe zhvendosja e tyre me dhun\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb ashtu si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb drejt Turqis\u00eb 3\/ diskriminimi, aparteidi dhe asimilimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Serbi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse p\u00ebr shtetin gjysmak shqiptar apo Shqip\u00ebrin\u00eb londineze pasojat ishin disi m\u00eb ndryshe: nd\u00ebrhyrje t\u00eb vazhdueshme nga fqinj\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillohet me q\u00ebllimin final q\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb projektet e tyre shekullore p\u00ebr aneksimin e tokave shqiptare t\u00eb mbetura dhe si p\u00ebrfundim zhb\u00ebrjen e shtetit shqiptar. K\u00ebshtu nd\u00ebrhyrjet e Serbis\u00eb n\u00eb vitet 1941-1944 soll\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb Luft\u00eb Civile dhe m\u00eb pas vendosjen e nj\u00eb diktature mizore komuniste.&nbsp; Kurse Greqia pas viteve \u201990 ka ndjekur nj\u00eb politik\u00eb aktive t\u00eb helenizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut. Masakra e Peshk\u00ebpis\u00eb e vitit 1994, presioni mbi emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u2019u deklaruar si vorio-epirot\u00eb, vendosja e nj\u00eb shtetasi grek n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pretendimet p\u00ebr varreza greke n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta deklaruar Himar\u00ebn zon\u00eb minoritare, mohimi i gjenocidit ndaj popullsis\u00eb \u00e7ame, mbajtja n\u00eb fuqi e Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zgjerimin e hap\u00ebsir\u00ebs detare greke n\u00eb d\u00ebm t\u00eb asaj shqiptare &#8211; t\u00eb gjitha k\u00ebta dhe t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb tregues t\u00eb politik\u00ebs agresive t\u00eb Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb londineze dhe prova se Greqia ka plane aktive p\u00ebr aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7lirimi i Kosov\u00ebs nga Serbia n\u00eb vitin 1999 dhe shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 17 shkurt 2008 ngjall\u00ebn shpresat se \u00e7\u00ebshtja shqiptare po shkonte drejt zgjidhjes. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq q\u00eb at\u00ebhere shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa prapa. Shqip\u00ebria londineze q\u00eb nga viti 2013 qeveriset nga partia socialiste, trash\u00ebgimtarja e denj\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste. Sipas tradit\u00ebs s\u00eb saj anti-komb\u00ebtare partia socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar me Serbin\u00eb, ku shembulli m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs jan\u00eb marr\u00ebveshjet e \u00ab&nbsp;Ballkanit t\u00eb hapur&nbsp;\u00bb, dhe nga ana tjet\u00ebr nuk e ka p\u00ebrkrahur Kosov\u00ebn madje me q\u00ebndrimet dhe aktet e saj e ka d\u00ebmtuar at\u00eb. Kurse n\u00eb planin e brendsh\u00ebm, partia socialiste ka shkat\u00ebrruar demokracin\u00eb e brisht\u00eb shqiptare me vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e institucioneve dhe po e \u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb drejt nj\u00eb diktature t\u00eb re neo-komuniste. Glorifikimi i periudh\u00ebs komuniste dhe udh\u00ebheq\u00ebsve komunist\u00eb jan\u00eb disa nga treguesit m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij drejtimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr kan\u00eb filluar goditjet ndaj ides\u00eb s\u00eb bashkimit komb\u00ebtar si zgjidhje e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare si n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb as e habitshme dhe as hera e par\u00eb q\u00eb ndodh kjo. N\u00eb vitet \u201950 komunist\u00ebt dol\u00ebn me parrull\u00ebn: \u00ab&nbsp;Kush z\u00eb n\u00eb goj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, b\u00ebn pun\u00ebn e armikut&nbsp;\u00bb. Klasa politike e sotme shqiptare ka dal\u00eb pik\u00ebrisht nga diktatura komuniste dhe prandaj instiktet e saj jan\u00eb kund\u00ebr bashkimit komb\u00ebtar. Kurse n\u00eb Kosov\u00eb, e cila gjithmon\u00eb e ka patur si q\u00ebllim bashkimin komb\u00ebtar, puna q\u00ebndron ndryshe. Ka q\u00eb mendojn\u00eb, dhe gabohen r\u00ebnd\u00eb, se Kosova mund t\u2019ia dal\u00eb e vetme, pa Shqip\u00ebrin\u00eb. Natyrisht q\u00ebndrimet anti-komb\u00ebtare t\u00eb neo-komunist\u00ebve shqiptar\u00eb i kan\u00eb zhg\u00ebnjyer. Por t\u00eb gjith\u00eb e shohim sot se Kosov\u00ebs me an\u00eb t\u00eb asociacionit serb po i lidhin zinxhir\u00eb q\u00eb nes\u00ebr mund ta vendosin n\u00eb trajektoren drejt Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky 28 n\u00ebntor i gjen Shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, midis zhg\u00ebnjimit dhe shpres\u00ebs. Zhg\u00ebnjimi nga situata e keqe e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e shikon demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb t\u00eb shk\u00ebrrmoqet pak e nga pak \u00e7do dit\u00eb, q\u00eb e&nbsp; shikon rinin\u00eb e saj t\u00eb largohet drejt vendeve t\u00eb tjera, rini t\u00eb cil\u00ebn partia socialiste ka n\u00eb plan ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb&nbsp; me emigrant\u00ebt, apo \u00ab&nbsp;proletar\u00ebt \u00bb e rinj q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb nga fundi i bot\u00ebs. Zhg\u00ebnjimi nga situata n\u00eb Kosov\u00eb ku bisedimet e pafundme me Serbin\u00eb nuk duket t\u00eb sjellin asgj\u00eb pozitive, por vet\u00ebm tentativa t\u00eb armatosura si ajo e Banjsk\u00ebs apo edhe asociacionin serbomadh q\u00eb rrezikon t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb goditje fatale liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por Shqiptar\u00ebt kan\u00eb edhe shpres\u00eb se pun\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur, se demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb mbijetoj\u00eb, se Kosova do t\u00eb mbetet e lir\u00eb dhe sovrane, se \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare do t\u00eb zgjidhet. Por q\u00eb k\u00ebto shpresa t\u00eb b\u00ebhen realitet duhet q\u00eb shqiptar\u00ebt ta kuptojn\u00eb se bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb rruga e vetme e shp\u00ebtimit, se bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, se bashk\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe ve\u00e7 e ve\u00e7 jemi m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe nuk kemi pesh\u00eb dhe rrezikojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb atje ku t\u00eb na hedh\u00eb era e politik\u00ebs dhe interesave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb arsye t\u00eb shpresojn\u00eb sepse kombi shqiptar po i reziston sot neo-komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri kurse Kosova deri tani i ka rezistuar me sukses tentativave t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr destabilizim. Situata sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kombit shqiptar i cili nuk duhet ta humbas k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb i ofron historia p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. P\u00ebrndryshe tragjedi t\u00eb m\u00ebdha e presin n\u00eb t\u00eb ardhmen, me pasoja t\u00eb paparashikueshme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por le t\u00eb jemi optimist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb kombit shqiptar. Shqiptar\u00ebt arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1912 n\u00eb kushte edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se sot, n\u00eb mes t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb brendshme dhe p\u00ebrball\u00eb fqinj\u00ebve armiq\u00ebsor\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahur nga Rusia dhe t\u00eb toleruar nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. Sot Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk e p\u00ebrkrahin Serbin\u00eb. Por ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se sot kemi dy shtete shqiptare dhe nj\u00eb komb shqiptar plot\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe zgjidhjen e saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 Ismail Qemali dhe 40 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare ngrit\u00ebn Flamurin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2],"tags":[234,253,137,225,47,275],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1223"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1223"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1223\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1225,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1223\/revisions\/1225"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}