{"id":1154,"date":"2023-05-20T00:50:00","date_gmt":"2023-05-19T22:50:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1154"},"modified":"2023-05-24T00:51:39","modified_gmt":"2023-05-23T22:51:39","slug":"revolta-anti-komuniste-ne-gulagun-shqiptar-te-spacit-50-vjet-me-pare","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2023\/05\/20\/revolta-anti-komuniste-ne-gulagun-shqiptar-te-spacit-50-vjet-me-pare\/","title":{"rendered":"Revolta anti-komuniste n\u00eb gulagun shqiptar t\u00eb Spa\u00e7it 50 vjet m\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d!? Ishte kjo thirrja p\u00ebr solidaritet, e cila ndezi revolt\u00ebn e Spa\u00e7it. 21 Maji, 2023 sh\u00ebnon 50-vjetorin e Revolt\u00ebs Anti-Komuniste, n\u00eb nj\u00ebrin<br>prej burgjeve m\u00eb t\u00eb tmershme t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb Spa\u00e7, nj\u00eb revolt\u00eb q\u00eb ka filluaar (me 21 Maj, 1973) dhe zgjatur 3 dit\u00eb rrjesht. N\u00eb librin e tij, \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, At Zef Pllumi &#8212; fran\u00e7eskani i madh shqiptar, i cili vuajti vet d\u00ebnimin n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebrfshir Spa\u00e7in, e ka kujtuar k\u00ebshtu burgun e Spa\u00e7it pas revolt\u00ebs anti-komuniste t\u00eb burgosurve kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit enverist: \u201cN\u00eb kamp gjeta shum\u00eb t\u00eb burgosun q\u00eb i kishin pru aty mbas revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it. Prej tyne mora vesht se ishin pushkatue Pal Zefi, Sk\u00ebnder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj. Revolta e Spa\u00e7it duhet t\u00eb renditet n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare si t\u00eb gjitha revoltat e skllev\u00ebrve q\u00eb k\u00ebrkuen lirin\u00eb, edhe pse nuk ia duel\u00ebn me fitue. K\u00ebta kat\u00ebr d\u00ebshmor\u00eb kjen\u00eb t\u00eb par\u00ebt heroj q\u00eb, mbas gadi dhet\u00eb vjet robnie, zgjuen e ndez\u00ebn idealin e liris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb shtypun q\u00eb kishte humb\u00eb \u00e7do shpres\u00eb nga kultivimi i servilizmit ndaj tiranit.\u201d<br>At Zef Pllumi vazhdon tregimin se si kishte filluar revolta n\u00eb Spa\u00e7, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt i kishte takuar n\u00eb burg: \u201cMe 21 Maj Pal Zefi, nji i d\u00ebnuem n\u00eb biruc\u00eb, p\u00ebrfitoi nga pakujdesi i polic\u00ebve q\u00eb e kishin lan\u00eb der\u00ebn pa \u00e7el\u00ebs e duel jasht\u00eb; mandej hini n\u00eb kamp, u ngjit mbi tarrac\u00ebn e mens\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrbente si oborr. Dy polic\u00eb u kujtuen p\u00ebr shkeljen e rregullores nga Pali, hin\u00eb n\u00eb kamp, u ngjit\u00ebn n\u00eb tarrac\u00eb, e kap\u00ebn Palin p\u00ebr krahi, por ai rezistoi. Nuk donte kurrsesi me u kthye n\u00eb biruc\u00eb. At\u00ebhere t\u00eb dy polic\u00ebt filluen me e rrah\u00eb tmerrsisht, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjithve. Pali l\u00ebshoi kushtrimin: \u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d Pas asaj thirrjeje d\u00ebshpruese nga Pal Zefi p\u00ebr liri, demokraci dhe p\u00ebr dinjitet e moral njer\u00ebzor, At Zef Pllumi, ka kujtuar k\u00ebshtu fillimin e revolt\u00ebs anti-komuniste, 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb:<br>\u201c\u00cbsht\u00eb \u00e7ue n\u00eb kamb\u00eb Paulin Vata dhe Paulo Popa, q\u00eb t\u00eb dy nga rrethinat e Shkodr\u00ebs. K\u00ebta i paralizuen polic\u00ebt dhe mor\u00ebn n\u00eb mbrojtje Pal Zefin. Me at\u00eb rast, t\u00eb burgosurit anti-komunist\u00eb shpalos\u00ebn, n\u00eb terrac\u00ebn e burgut, nj\u00eb flamur t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut &#8212; pa yllin komunist &#8212; duke k\u00ebnduar dhe duke hedhur parrulla kund\u00ebr diktatur\u00ebs enveriste. Si\u00e7 mund t\u00eb merret me mend, revolta u shtyp me dhun\u00eb e gjak\u201d, ka shkruar At Zef Pllumi.<br>P\u00ebrfundimi tragjik i shtypjes s\u00eb revolt\u00ebs ishte: 4 nga t\u00eb burgosurit jan\u00eb d\u00ebnuar me pushkatim, 8 t\u00eb burgosur jan\u00eb ri-d\u00ebnuar me 25 vjet shtes\u00eb, 70 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb arrestuar dhe rigjykuar. Kat\u00ebr prej tyre q\u00eb e paguan revolt\u00ebn me jet\u00eb: Sk\u00ebnder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai.<br>Prandaj, 21 Maji, 2023, dita e revolt\u00ebs anti-komuniste n\u00eb Spa\u00e7 \u2013 dita e vrasjeve dhe e terrorit &#8212; sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kujtese, por edhe nj\u00eb dit\u00eb reflektimi p\u00ebr secilin. Ata u vran\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre njer\u00ebzor, njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre baz\u00eb t\u00eb njeriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, shteti dhe qeveria, do duhej t\u00eb reflektonin seriozisht p\u00ebr krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr viktimat e revolt\u00ebs anti-komuniste n\u00eb Spa\u00e7 dhe p\u00ebr mij\u00ebra viktima t\u00eb tjera t\u00eb pafajshme t\u00eb regjimit komunist n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit. an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm. D\u00ebshironi t\u00eb bindeni p\u00ebr d\u00ebshtimet fatale dhe p\u00ebr krimet barbare t\u00eb komunizmit nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, shkoni n\u00eb Spa\u00e7 e shikoni p\u00ebr veten tuaj dhe reflektoni. Por jo vet\u00ebm n\u00eb Spa\u00e7.<br>Nostalgjik\u00ebve modest\u00eb t\u00eb komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs por edhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ende d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb na bindin se jeta e shqiptar\u00ebve nuk ishte aq e keqe n\u00ebn komuniz\u00ebm dhe se komunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb &#8212; un\u00eb u b\u00ebj\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb vizitojn\u00eb Spa\u00e7in n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor dhe para Kombit shqiptar dhe bot\u00ebs \u2013 t\u2019i p\u00ebrgjigjen kushtrimit t\u00eb Pal Zefit n\u00ebse \u2013 \u201cka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!?\u2014duke marr\u00eb vendime dhe masa konkrete zyrtare q\u00eb tregojn\u00eb se po ka ende shqiptar\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb nderin e shqiptarit, qoft\u00eb edhe 50-vjet m\u00eb von\u00eb!\u2028Ishte aty n\u00eb Spa\u00e7, n\u00eb vendin e krimeve, abuzimeve dhe vuajtjeve t\u00eb tmerrshme t\u00eb shkaktuara nga shqiptar\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u hoq ylli komunist nga flamuri komb\u00ebtar i Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk rezistuan kund\u00ebr regjimit kriminal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Un\u00eb nuk besoj se mund t\u00eb thuhet se shqiptar\u00ebt nuk e rezistuan komunizmin. D\u00ebshmojn\u00eb ndryshe, revolta e Spa\u00e7it dhe Qaf\u00eb Barit, por ka pasur edhe t\u00eb tjera. Me dhjet\u00ebra mij\u00ebra revolta shqiptar\u00ebsh individual\u00eb gjat\u00eb pothuaj gjysm\u00eb shekulli komuniz\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrballoheshin me nj\u00eb regjim kriminal, i cili p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje d\u00ebnonte \u2028shqiptar\u00ebt e pafajsh\u00ebm &#8212; gjyq e pa gjyq \u2013 duke i d\u00ebrguar n\u00eb dhjet\u00ebra burgje e kampe t\u00eb pun\u00ebs an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vet\u00ebm se kund\u00ebrshtonin regjimin komunist t\u00eb Hoxh\u00ebs dhe se aspironin nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, pro-per\u00ebndimore. Burgjet dhe kampet ishin plot e p\u00ebrplot me shqiptar\u00eb t\u00eb till\u00eb anti-komunist\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb atij regjimi. \u2028K\u00ebshtu q\u00eb nuk ka munguar rezistenca dhe si pasoj\u00eb as viktimat e komunizmit, heronjt\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 ishin ata t\u00eb Spa\u00e7it. Ajo q\u00eb ka munguar n\u00eb k\u00ebto tre dekada \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb, kujtimi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtyre viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste nga mbar\u00eb klasa politike shqiptare, pa dallim, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ish-vendet komuniste evropiane. Urojm\u00eb q\u00eb ky 50-vjetor i revolt\u00ebs anti-komuniste t\u00eb Spa\u00e7it t\u00eb kujtohet me nderime dhe respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb heronjt\u00eb e kombit q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e demokratike, pro-perendimore. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, t\u00eb pak\u00ebn deri tani \u00ebsht\u00eb njoftuar se do mbahen dy ceremoni p\u00ebr t\u00eb kujtuar revolt\u00ebn e Spa\u00e7it. T\u00eb Mbijetuarit e diktatur\u00ebs, pjesmarr\u00ebs t\u00eb Revolt\u00ebs Antikomuniste t\u00eb Spa\u00e7it dhe \u201cUnioni Mbar\u00ebkombetar i Integrimit t\u00eb Burgosurve e t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, me pjesmarrjen dhe kujdesin e Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb tij Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Zotit Bajram Begaj do zhvillojn\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrkujtimit n\u00eb kampin \u00e7faros\u00ebs t\u00eb Spa\u00e7it me 21 Maj, 2023, ora 11:00 para dite. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb njoftuar se me 19 Maj, 2023 n\u00eb or\u00ebn 10:30 para dite, n\u00eb Selin\u00eb qendrore te Partis\u00eb Demokratike, Tiran\u00eb do mbahet gjithashtu nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore kushtuar 50-vjetorit t\u00eb Revolt\u00ebs n\u00eb burgun e Spa\u00e7it. \u2028Shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn kujtohet ky p\u00ebrvjetor i hidh\u00ebt I historis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Por duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb lidhje me denoncimin e krimeve t\u00eb komunizmit, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendet ish-komuniste evropiane, sot aleate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Vazhdimisht kam shprehur dyshimet e mia serioze p\u00ebr angazhimin e autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste. Edhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sadopak n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, zakonisht, ka qen\u00eb rezultat i trysnis\u00eb dhe interesimit t\u00eb t\u00eb huajve, sidomos ambasad\u00ebs gjermane dhe asaj suedeze n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo rezultat i d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare, \u201cpost-komuniste\u201d p\u00ebr t\u00eb zbardhur krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u2019u distancuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga periudha v\u00ebllavras\u00ebse komuniste. Faji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mbetet t\u00eb dera autoriteteve shqiptare t\u00eb t\u00eb gjitha qeverive t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve. Thjesht\u00eb dhe qart\u00eb, autoritetet shqiptare t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb t\u00eb ashtuquajtur tranzicion nuk kan\u00eb treguar asnj\u00ebher\u00eb seriozitetin e duhur dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe me krimet e atij regjimi \u2013 pasojat e t\u00eb cilit shihen edhe sot kudo n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb vendit \u2013 krejt ndryshe nga ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs.<br>T\u00eb mbijetuarit e revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it, familjet e tyre dhe mbar\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, pret n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor q\u00eb shteti, qeveria dhe politika shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, t\u2019i p\u00ebrgjigjet vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe me vepra, pyetjes dhe kushtrimit t\u00eb Pal Zefit nga burgu i Spa\u00e7it 50-vite m\u00eb par\u00eb: \u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!?\u201d \u2013 Kjo p\u00ebr hir t\u00eb burgosurve q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb Spa\u00e7, por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb e demokratike, p\u00ebr t\u00eb vertet\u00ebn historike, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim. Ka ardhur koha q\u00eb ashtu si\u00e7 u hoq ylli komunist nga Flamuri i Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe n\u00eb revolt\u00ebn anti-komuniste t\u00eb Spa\u00e7it 50-vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb shembet edhe \u201cmuri ideologjik i berlinit\u201d midis shqiptar\u00ebve, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Dyert\u00eb e ferrit komunist si ato t\u00eb kampit t\u00eb Spa\u00e7it nuk guxojn\u00eb t\u00eb hapen m\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt! Pajtim e paq\u00eb midis shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cA ka mbet\u00eb ndonji shqiptar gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nderin e shqiptarit!\u201d!? Ishte kjo thirrja p\u00ebr solidaritet, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,102],"tags":[255,103,254],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1154"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1155,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1154\/revisions\/1155"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}