{"id":115,"date":"2016-12-10T14:17:40","date_gmt":"2016-12-10T13:17:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=115"},"modified":"2016-12-10T23:22:15","modified_gmt":"2016-12-10T22:22:15","slug":"xheme-hase-gostivari-simbol-i-rezistences-per-liri-dhe-bashkim-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2016\/12\/10\/xheme-hase-gostivari-simbol-i-rezistences-per-liri-dhe-bashkim-kombetar\/","title":{"rendered":"Xhem\u00eb Has\u00eb : Gostivari, simbol i rezistenc\u00ebs p\u00ebr liri dhe bashkim komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Xhem\u00eb Has\u00eb &#8211; Gostivari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, i cili pa rezerv\u00eb e p\u00ebrkrahu dhe i ndejti besnik platform\u00ebs s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, p\u00ebr \u00e7lirimin dhe bashkimin e trojeve t\u00eb natyrshme etnike shqiptare; p\u00ebr realizimin e saj, b\u00ebri rezistenc\u00eb t\u00eb vendosur me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb deri n\u00eb momentin e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. P\u00ebr realizimin e synimeve t\u00eb lartcekura tregoi aft\u00ebsi t\u00eb larta strategjike, politike dhe organizative si komandant, strateg dhe udh\u00ebheq\u00ebs i shk\u00eblqyer n\u00eb organizimin dhe udh\u00ebheqjen e nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, duke u treguar i pathyesh\u00ebm kund\u00ebr ideologjis\u00eb komuniste dhe i pamposhtur n\u00eb t\u00eb gjitha fush\u00ebbetejat kund\u00ebr hordhive \u00e7etniko-fashiste dhe nj\u00ebsive sllavo-komuniste gjat\u00eb viteve 1941 -1945.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Hasa lindi n\u00eb fshatin Simnic\u00eb t\u00eb Gostivarit n\u00eb vitin 1908. Rrjedh prej nj\u00eb familjeje me tradita komb\u00ebtare, e cila u d\u00ebshmua edhe gjat\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, duke i b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb ushtris\u00eb serbe gjat\u00eb ripushtimit t\u00eb territoreve shqiptare. Sikurse t\u00ebr\u00eb populli shqiptar q\u00eb ishte i pak\u00ebnaqur me rezultatet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs, edhe Gostivari me rrethin\u00eb e ka p\u00ebrjetuar r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje, por kurr\u00eb nuk jan\u00eb pajtuar se kjo ndarje do t\u00eb ishte e p\u00ebrjetshme. Xhema si f\u00ebmij\u00eb duke d\u00ebgjuar bisedat n\u00ebp\u00ebr odat e burrave dhe familje t\u00eb ndryshme p\u00ebr torturat dhe masakrat q\u00eb ka p\u00ebrjetuar populli shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb gjat\u00eb pushtimeve dhe regjimeve sllave, n\u00eb luft\u00ebrat ballkanike dhe Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, prej asaj kohe frym\u00ebzohet me ndjenjat e atdhedashuris\u00eb dhe urrejtjen ndaj regjimeve t\u00eb huaja diskriminuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Hasa, si i ri duke i p\u00ebrjetuar r\u00ebnd\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb dhe shtypjen nacionale ndaj popullit shqiptar nga regjimi i Beogradit, gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr frym\u00ebzohet p\u00ebr \u00e7lirimin e popullit shqiptar nga rob\u00ebria kolonizuese sllave.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1935, Xhem\u00eb Hasa i quajtur shpesh n\u00eb popull edhe Xhem\u00eb Simnica, shtypjen dhe varf\u00ebrin\u00eb sociale q\u00eb e p\u00ebrjetonte populli shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, e p\u00ebrjetonte edhe familja e tij, gjendjen e s\u00eb cil\u00ebs edhe m\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebndonte regjimi i koh\u00ebs p\u00ebrmes tagrambledh\u00ebsve. Nj\u00eb dit\u00eb, xhandari fam\u00ebkeq serb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt i njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb p\u00ebr terrorizimin e tyre gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb taksave, ia b\u00ebn me dije t\u00eb \u00ebm\u00ebs s\u00eb Xhem\u00ebs, se \u201cN\u00ebse nuk keni para t\u00eb shesi Xhema dukatin e bashk\u00ebshortes\u201d. Porosia e xhandarit shkon n\u00eb vesh t\u00eb Xhem\u00ebs, dhe brenda 24 or\u00ebve Xhema ia pagon tatimet policit nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb me plumb n\u00eb ball\u00eb. Pas k\u00ebtij rasti Xhema largohet p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vendoset n\u00eb Elbasan. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb Xhem\u00ebs, regjimi serb si kund\u00ebrmas\u00eb ia shp\u00ebrngul familjen p\u00ebr n\u00eb Turqi, si t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr pushtetmbajt\u00ebsit. Rrug\u00ebs p\u00ebr Turqi, me intervenimin e disa shqiptar\u00ebve n\u00eb Selanik, familjen e Xhem\u00ebs e vendosin n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Xhem\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1936-38, situata politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut p\u00ebrkeq\u00ebsohet p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve greke p\u00ebr krijimin e Greqis\u00eb s\u00eb Madhe. P\u00ebr mbrojten e territoreve shqiptare formohen \u00e7etat vullnetare. N\u00eb mesin e vullnetar\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e atdheut paraqitet edhe Xhem\u00eb Hasa-Gostivari me dy v\u00ebllez\u00ebrit e vet. Nd\u00ebrkoh\u00eb Xhema themelon nj\u00ebsin\u00eb e vet vullnetare; gjat\u00eb luftimeve p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe artin luftarak q\u00eb tregon kund\u00ebr forcave greke p\u00ebr mbrojtjen e atdheut, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1937, Komanda e Lart\u00eb e Ushtris\u00eb Shqiptare, e shp\u00ebrblen Xhem\u00eb Has\u00ebn me grad\u00ebn e kapitenit t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivarin e gjen n\u00eb Shqip\u00ebri. Me shkat\u00ebrrimin e Jugosllavis\u00eb monarkiste n\u00eb prill t\u00eb vitit 1941, Xhem\u00eb Hasa n\u00eb maj po t\u00eb atij viti kthehet me familjen n\u00eb vendlindje. Me t\u2019u kthyer n\u00eb Gostivar, strukturat e qytetit t\u00eb asaj kohe, e em\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb burgun e Gostivarit. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb kjo detyr\u00eb, n\u00eb krahasim me aft\u00ebsit\u00eb dhe autoritetin q\u00eb kishte Xhema n\u00eb popull, ka qen\u00eb fyese, por Xhem\u00eb Hasa e pranoi me vet\u00ebdije, duke patur q\u00ebllime tjera, t\u00eb cilat i realizon n\u00eb mars t\u00eb vitit 1942, kur i liron t\u00eb burgosurit politik\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Shetki P\u00ebrshevc\u00ebn nga rrethi i Tetov\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast, Xhema me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb burgosurish arratiset n\u00eb mal, duke themeluar nj\u00ebsin\u00eb vullnetare, fillimisht prej 37 vetash. Me rastin e largimit nga burgu Xhem\u00eb Hasa l\u00eb nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb der\u00ebn e burgut, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb mes tjerash shkruante:<\/p>\n<p>&#8220;Dalja ime n\u00eb mal ka p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e interesave t\u00eb popullit shqiptar, pasi gjer m\u00eb tani kemi luftuar me vite t\u00eb t\u00ebra dhe tani ka ardhur koha me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb fashizmin p\u00ebr t\u00eb krijuar Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb Etnike&#8221;.<\/p>\n<p>Letra e Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivarit pati jehon\u00eb t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm n\u00eb popullat\u00ebn vendase, por edhe m\u00eb gjer\u00eb; ajo i shqet\u00ebsoi edhe pushtuesit italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ditur p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e Xhem\u00ebs. Fjal\u00ebt e shkruara Xhem\u00eb Hasa i b\u00ebri realitet n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1943, kur nj\u00ebsiti i tij nd\u00ebrmerr nj\u00eb aksion kund\u00ebr ushtris\u00eb italiane n\u00eb relacionin Gostivar- Tetov\u00eb, ku u shkaktojn\u00eb d\u00ebme serioze n\u00eb njer\u00ebz dhe armatim.<\/p>\n<p>Dalja n\u00eb sken\u00eb e Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivarit i shqet\u00ebson edhe komunistat maqedon dhe ata shqiptar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto arsye me iniciativ\u00ebn e Ahmet Per\u00ebs vendosen kontaktet me Xhem\u00eb Has\u00ebn, me q\u00ebllim t\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr regjimit fashist italian. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Ahmet Per\u00ebs, takimi me Xhem\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb territorin e Banjic\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me komunist\u00ebt kund\u00ebr regjimit fashist italian. Nga kjo marr\u00ebveshje, Xhem\u00eb Hasa nuk ka pritur ndonj\u00eb sukses spektakolar, pasi e ka ditur se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb nuk luftojn\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar dhe bashkimin e Shqip\u00ebrise Etnike. Takimin tjet\u00ebr Xhem\u00eb Hasa me Ahmet Per\u00ebn e pati n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet n\u00eb Lagjen e Re t\u00eb Gostivarit, ku n\u00eb at\u00eb rast deklaron:<\/p>\n<p>&#8220;Jam kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr komunistave maqedon t\u00eb cil\u00ebt nuk luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve, andaj nuk mundem t&#8217;i tradhtoj shok\u00ebt. Si \u00e7do popull, ashtu edhe maqedon\u00ebt q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit t\u00eb vet\u00eb, edhe ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit ton\u00eb, prandaj jemi p\u00ebr bashk\u00ebpunim por me q\u00ebllime t\u00eb qarta dhe pa prapavij\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari edhe pse ka qen\u00eb strateg dhe luft\u00ebtar i rrept\u00eb n\u00eb fush\u00ebbeteja, n\u00eb shpirt ka qen\u00eb parimor, tolerant dhe demokrat; ai nuk ka urrejt\u00eb popujt tjer\u00eb, por regjimet dhe politikat shtyp\u00ebse. Kur ka qen\u00eb n\u00eb pyetje lufta vllavras\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve, Xhem\u00eb Hasa ka qen\u00eb n\u00eb gjendje \u00e7do her\u00eb t\u00eb bisedoj\u00eb me komunist\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Me k\u00ebto q\u00ebllime Xhema pranon t\u00eb bisedoj\u00eb edhe me Tom\u00eb Gjelajn, komunist nga Shqip\u00ebria i cili luftonte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aradhave maqedone. Por pas t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, bisedimet perfundojn\u00eb pa sukses, pasi komunist\u00ebt shqiptar\u00eb nuk luftonin p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkimin komb\u00ebtar t\u00eb trojeve etnike, por p\u00ebr &#8220;vllaz\u00ebrim-bashkim me sllav\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha dilemat p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me komunistat i hoqi prishja e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1943, nga ana e komunist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb dirigjuar nga Beogradi, t\u00eb cilit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1943 dual\u00ebn haptazi p\u00ebrmes dekreteve dhe proklamatave kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar, duke e akuzuar, etiketuar dhe njollosur me t\u00eb gjitha epitetet antikomb\u00ebtare n\u00eb shtresat e gj\u00ebra t\u00eb popullit shqiptar, se gjoja Balli Komb\u00ebtar qe shkaktar i prishjes s\u00eb Marr\u00ebveshtjes s\u00eb Mukjes, dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Hasa Gostivari, pas prishjes t\u00eb marr\u00ebveshtjes s\u00eb Mukjes n\u00eb vitin 1943, shkon n\u00eb Tiran\u00eb dhe kontakton me kryetarin e Ballit Komb\u00ebtar Mid&#8217;hat Frash\u00ebrin, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sugjerime lidhur me veprimet e m\u00ebtejme n\u00eb rrethanat e krijuara. Gjat\u00eb bisedimeve, Mid&#8217;hat Frash\u00ebri e k\u00ebshillon q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendbanimet shqiptare t\u00eb forcohen dhe t\u00eb rriten formacionet e Ballit Komb\u00ebtar, t\u00eb luftojn\u00eb jo vet\u00ebm kund\u00ebr fashizmit, por edhe komunistave shqiptar\u00eb, maqedon, serb dhe ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e rrezikojn\u00eb popullin shqiptar, t\u00eb jepet maksimumi p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve duke propaganduar Dekalogun e Ballit Komb\u00ebtar, si dhe t\u00eb formohen grupe t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr faljen e gjaqeve.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimet e Mid&#8217;hat Frash\u00ebrit, Xhem\u00eb Hasa Gostivari i zbaton me p\u00ebrpik\u00ebri, p\u00ebrmes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb qendrave t\u00eb rezistenc\u00ebs t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Maqedoni. N\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb udh\u00ebzimet e Mid&#8217;hatit, Xhema i realizon p\u00ebrmes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar: Mefail Shehut, Mefail Mehmetit t\u00eb quajtur Zajazi, Begzat Vulit, Medin Letnikut, Ramazan Dalipit, Sul\u00e7e Sadikut-Aranjellit, Halim Sali Razh\u00ebs, Abib Kaleshit etj., n\u00eb Strug\u00eb p\u00ebrmes: Nazim Tateshit, Faik Dobovjanit, Murat Labunisht\u00ebs, Lek\u00eb Margjinit, Mentor \u00c7ukut, Beqir Ag\u00ebs, Hysni Dem\u00ebs etj., n\u00eb Dib\u00ebr p\u00ebrmes: Uk\u00eb Camit, Riza Drinit, Osman Piperkut, Miftar Kaloshit, Ali Maliqit, Sabri Maqellar\u00ebs Azis Kaloshit, Zejnulla Ballanc\u00ebs etj., n\u00eb Gostivar p\u00ebrmes: Aqif Re\u00e7anit, Kadri Saliut, Xhevat Kallajxhiut, Mustaf\u00eb T\u00ebrnic\u00ebs, Loke Lakovic\u00ebs, Imer Sermnov\u00ebs, Selim Nezirit etj., n\u00eb Tetov\u00eb p\u00ebrmes: Shaip Kamberit, Xhafer Sulejmanit, Arif Kapetanit, Gajur Derrall\u00ebs, Zyrap Hasanit, Hysen Derall\u00ebs, Hafez Xhemail Efendiut, Shefket Pershevcit, Idriz Idrizit etj., n\u00eb Shkup p\u00ebrmes: Shaip Mustaf\u00ebs, Qemal Rustemit, Jahja Osmanit, Abdulla Musliut, etj., n\u00eb Kumanov\u00eb dhe Karadak p\u00ebrmes: Sul\u00eb Hotit, Sadik Llojanit, Selman Idrizit, Refik Shaqirit, Ali Stanecit, Ajet Rainces, Abdul Dur\u00ebs etj. Po ashtu duhet theksuar se Xhem\u00eb Hasa Gostivari p\u00ebrve\u00e7 me personalitetet e lartp\u00ebrmendura, p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkim komb\u00ebtar ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb edhe me Molla Idriz Gjilanin.<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00ebn e krijuar, Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari jo vet\u00ebm q\u00eb e intensifikon bashk\u00ebpunimin me personalitetet e d\u00ebshmuara t\u00eb rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare p\u00ebrsa i takon masovizimit dhe p\u00ebrforcimit t\u00eb njisive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, por nd\u00ebrmerr iniciativa edhe n\u00eb p\u00ebrforcimin dhe krijimin e strukturave ushtarake udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. P\u00ebr realizimin e synimeve t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendura, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Malin Sharr mbi Tetov\u00eb mbahet Kuvendi Qendror i nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb cilin marrin pjes\u00eb k\u00ebto personalitete t\u00eb shquara komb\u00ebtare: Xhem\u00eb Hasa Gostivari, Mefail Shehu, Mefail Mehmeti-Zajazi, Arif Dragomanci, Syl\u00eb Hotla, Mulla Idriz Gjilani, Hajez Xhemail Efendiu, Shaip Kamberi, Abaz Abazi, Gajur Deralla, Vehap Lushi, Kadri Saliu, Jusuf Kuliku dhe Xhevat Kallajxhiu.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend themelohet Komiteti Ushtarak dhe merren k\u00ebto vendime:<\/p>\n<p>l. Komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm em\u00ebrohet Xhem\u00eb Gostivari, z\u00ebvend\u00ebs Arif Kapetan Tetova.<\/p>\n<p>2. T\u00eb mbrohet me luft\u00eb \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb toke nga t\u00eb gjitha forcat antishqiptare.<\/p>\n<p>3. T\u00eb \u00e7lirohet Shkupi, t\u00eb ngrihet flamuri komb\u00ebtar dhe t\u00eb shpallet kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb luftuar p\u00ebr \u00e7lirirn dhe bashkim komb\u00ebtar, nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm organizator, udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebnor, strateg dhe ushtarak, por edhe pjes\u00ebmarr\u00ebs i drejtp\u00ebrs\u00ebdrejt n\u00eb fush\u00ebbetejat m\u00eb vendimtare n\u00eb momentin dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur, t\u00eb cilat jan\u00eb zhvilluar prej Struge e deri n\u00eb Karadak, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar dhe atyre sllavo-komuniste, dhe gjithmon\u00eb duke iu fal\u00ebnderuar vendosm\u00ebris\u00eb dhe strategjis\u00eb luftarake t\u00eb udh\u00ebhequr nga Xhem\u00eb Gostivari me komandant\u00ebt e vet, ka triumfuar ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh forcat, numrin dhe pozicionet e tyre.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Hasa Gostivari, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha aksionet dhe luftimet n\u00eb Gostivar me rrethin\u00eb, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1943, me Aqif Re\u00e7anin dhe Mefailat e Zajazit merr pjes\u00eb n\u00eb luftimet e ashpra t\u00eb cilat zhvillohen n\u00eb mes t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar dhe forcave partizane n\u00eb Dib\u00ebr, ku nj\u00ebsit\u00eb partizane shpartallohen nga forcat e Ballit Komb\u00ebtar. Po ashtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore t\u00eb vitit 1943, derisa Mefailat e Zajazit dhe Xhem\u00eb Gostivari me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb tyre kan\u00eb luftuar n\u00eb Dib\u00ebr, nj\u00ebsit\u00eb partizane e sulmojn\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebn nga dy an\u00eb, prej Brodit dhe Malit Buko\u00e7, duke i futur forcat e Ballit n\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb. Me t\u00eb marr\u00eb lajmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm, forcat e Xhem\u00ebs dhe Mefailave me shpejt\u00ebsi kthehen nga Dibra duke i sulmuar n\u00eb befasi forcat sllavo-komuniste n\u00eb Malin e Buko\u00e7it, ku n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb u mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i madhe ushtar\u00ebsh, por edhe nj\u00eb num\u00ebr i udh\u00ebheq\u00ebsve, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Tom\u00eb Gjelaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 1943, sidomos gjat\u00eb vitit 1944 kur lufta n\u00eb mes nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar dhe nj\u00ebsive partizane arriti kulmin, Xhem\u00eb Hasa Gostivari, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs me udh\u00ebheq\u00ebsit e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare gjendej n\u00eb ball\u00eb t\u00eb fush\u00ebbetejave n\u00eb \u00e7do territor t\u00eb rrezikuar nga forcat komuniste. Xhema, p\u00ebrve\u00e7 luftimeve q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr, K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, Malin Buko\u00e7, Mavrov\u00eb, Gostivar me rrethin\u00eb, gjat\u00eb viteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura mori pjes\u00eb n\u00eb luftimet e ashpra q\u00eb u zhvilluan n\u00eb Tetov\u00eb me rrethin\u00eb, si n\u00eb Malin e That\u00eb, Malin Sharr\u00eb, Bogovin\u00eb, Grup\u00e7in, Zhelin\u00eb, lumin Treska, Sllarev\u00eb, Dervent\u00eb e tjera fush\u00ebbeteja. Kurse n\u00eb rrethin e Shkupit, Xhem\u00eb Hasa mori pjes\u00eb edhe n\u00eb luftimet e rrepta q\u00eb u zhvilluan n\u00eb Saraje, Matke, Tasion, (t\u00eb cilin vend m\u00eb von\u00eb regjimi komunist e em\u00ebrton Gjor\u00e7\u00eb Petrov), Nikushtak, Brez\u00eb e tjera beteja. Sipas shkrimeve t\u00eb dr. Vebi Xhemailit, Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari me Mefailat e Zajazit, Sul\u00eb Hotlen, Arif Kapetanin, si dhe me ndihm\u00ebn e Abdul Dur\u00ebs dhe Hamit Kruj\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1944, pas luftimeve t\u00eb ashpra q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb rrethin e Shkupit kund\u00ebr forcave sllavo-komuniste e marrin Shkupin dhe te Ura e Gurit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit ngrejn\u00eb flamurin komb\u00ebtar. Gjat\u00eb luftimeve p\u00ebr marrjen e Shkupit n\u00eb mes t\u00eb tjer\u00ebve d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb kombit bien edhe disa udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar si Kadri Azemi, Ferit Aliu nga fshati Dobrosht dhe Sul\u00e7e Eminin nga fshati Nerasht t\u00eb Tetov\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari, gjat\u00eb vitit 1944, s\u00eb bashku me Syl\u00eb Hotlin dhe Molla Idriz Gjilanin kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luftime t\u00eb ashpra, jo vet\u00ebm kundra forcave komuniste partizane, por edhe kund\u00ebr nj\u00ebsive \u00e7etnike serbe dhe profashiste bullgare n\u00eb rrethin e Kumanov\u00ebs dhe Karadakut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ofensivave t\u00eb nj\u00ebsive sllavo-komuniste t\u00eb nd\u00ebrmarra gjat\u00eb vitit 1944 kund\u00ebr nj\u00ebsive t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, Xhem\u00eb Hasa Gostivari me udh\u00ebheq\u00ebsit e vet u b\u00ebn\u00eb ball\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, duke korrur fitore ndaj tyre n\u00eb t\u00eb gjitha fush\u00ebbetejat, por me hyrjen e brigadave partizane komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me dinak\u00ebrin\u00eb q\u00ebllimkeqe t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, n\u00eb territoret e Maqedonis\u00eb per\u00ebndimore, p\u00ebr mos me ardh\u00eb deri te lufta v\u00ebllavras\u00ebse me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb mes t\u00eb popullit shqiptar, qendrat e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare fillojn\u00eb gradualisht t\u00eb shuhen me dor\u00ebzimin n\u00eb besim brigadave shqiptare t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar; nj\u00eb pjes\u00eb e l\u00ebshojn\u00eb vendlindjen dhe emigrojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, kurse nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb besnik i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar iu bashkangjit\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre dhe dol\u00ebn n\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb vazhduar rezistenc\u00ebn kund\u00ebr regjimit komunist n\u00eb vitin 1945. N\u00eb mesin e atyre q\u00eb vazhduan rezistenc\u00ebn p\u00ebr idealet komb\u00ebtare ishte edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Maqedonin\u00eb per\u00ebndimore, Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari, i cili me nj\u00eb grup t\u00eb vendosur ballistash luftoi kund\u00ebr regjimit komunist deri m\u00eb 15 maj 1945, kur e vrau me tradhti OZNA maqedone nga dora e shqiptarit n\u00eb malet e Sharrit.<\/p>\n<p>Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari, udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebnor i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore, luftoi kund\u00ebr t\u00eb gjitha regjimeve, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkim komb\u00ebtar, duke flijuar edhe jet\u00ebn n\u00eb altarin e liris\u00eb p\u00ebr realizimin e idealeve komb\u00ebtare dhe jet\u00ebsimin e platform\u00ebs t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Si i till\u00eb, p\u00ebr popullin shqiptar n\u00eb Maqedoni u b\u00eb shembull dhe frym\u00ebzues i atdhedashuris\u00eb dhe sinonim i rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare, kurse p\u00ebr mbar\u00eb popullin shqiptar, identifikues i shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb jasht\u00eb trojeve etnike.<\/p>\n<p>Historiografia komuniste, veprimtarin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivarit jo vet\u00ebm q\u00eb e ka margjinalizuar, por e ka etiketuar me t\u00eb gjitha epitetet antikomb\u00ebtare, ashtu si e ka patur tradit\u00eb t&#8217;i etiketoj\u00eb t\u00eb gjitha fytyrat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kombit shqiptar. Me r\u00ebnien e sistemit komunist, p\u00ebrmes fejtoneve dhe disa botimeve t\u00eb ve\u00e7anta opinioni i gjer\u00eb shqiptar ka filluar t\u00eb njihet me personalitetet e mir\u00ebfillta komb\u00ebtare, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe me veprimtarin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivarit.<\/p>\n<p>Andaj, studiuesve shkencor\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen u mbetet obligim moral dhe komb\u00ebtar, q\u00eb personalitetet e mir\u00ebfillta komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb baza shkencore dhe faktografike, t&#8217;i nxjerrin n\u00eb drit\u00eb dhe, sipas meritave t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Xhem\u00eb Has\u00eb Gostivari.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhem\u00eb Has\u00eb &#8211; Gostivari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2,7,32],"tags":[42,40],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":200,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115\/revisions\/200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}