{"id":1142,"date":"2023-05-22T12:40:08","date_gmt":"2023-05-22T10:40:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1142"},"modified":"2023-05-22T12:50:08","modified_gmt":"2023-05-22T10:50:08","slug":"shqiperia-edhe-nje-hap-me-prane-nje-diktature-neo-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2023\/05\/22\/shqiperia-edhe-nje-hap-me-prane-nje-diktature-neo-komuniste\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria edhe nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb nj\u00eb diktature neo-komuniste"},"content":{"rendered":"\n
Zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit u \u00ab\u00a0fituan\u00a0\u00bb s\u00ebrish nga Partia Socialiste. Gati 90% p\u00ebrqind e bashkive u \u00ab\u00a0fituan\u00a0\u00bb nga partia n\u00eb pushtet. Natyrisht partia socialiste  p\u00ebrdori administrat\u00ebn, blerjen e vot\u00ebs me lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb apo me p\u00ebrfitime, bandat e armatosura, patronazhist\u00ebt, k\u00ebrc\u00ebnimet publike p\u00ebr bashkit\u00eb q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, frik\u00ebsimin e votuesve etj. Risi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ishte edhe ndryshimi i qendr\u00ebs s\u00eb votimit kryesisht p\u00ebr zgjedh\u00ebsit e opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ua pamund\u00ebsuar votimin. Vet\u00eb kryeministri Edi Rama u k\u00ebrkoi votuesve t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb mos dalin n\u00eb votime at\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb form\u00eb e hapur k\u00ebrc\u00ebnimi. Dit\u00ebn e votimit pajisjet e identifikimit t\u00eb votuesve \u00ab\u00a0u prish\u00ebn\u00a0\u00bb dhe nuk funksionuan, tjet\u00ebr tregues ky i manipulimit q\u00eb po ndodhte. Video t\u00eb shumta tregojn\u00eb vjedhjen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb votave si dhe shkeljen e rregullave t\u00eb vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara nga vet\u00eb qeveria socialiste. Sigurisht pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim serioz.
Nga ana tjet\u00ebr opozita u pengua haptas t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe qeveria nd\u00ebrhyri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u2019a bllokuar dhe p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7ar\u00eb duke mos i l\u00ebn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb veprimi.
Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021 ku partia socialiste tregoi se ishte n\u00eb gjendje t\u00eb fitonte zgjedhjet me an\u00eb t\u00eb deformimit t\u00eb vot\u00ebs, n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit 2023 ajo tregoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i kontrolloj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht zgjedhjet, t\u2019i fitoj\u00eb ato n\u00eb zon\u00ebn q\u00eb d\u00ebshiron dhe me rezultatin q\u00eb d\u00ebshiron, me an\u00eb t\u00eb metodave t\u00eb sip\u00ebr-p\u00ebrmendura. Pas k\u00ebtyre zgjedhjeve duket e pamundur p\u00ebr opozit\u00ebn, cilado qoft\u00eb ajo, q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb partis\u00eb socialiste, e cila ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb makineri elektorale q\u00eb duket e pasfidueshme. Sigurisht kjo makineri nuk pyet p\u00ebr ligjin dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria i jep asaj nj\u00eb fuqi t\u00eb pamas\u00eb.
P\u00ebr fat t\u00eb keq kjo makineri elektorale i dha nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse n\u00eb k\u00ebto zgjedhje demokracis\u00eb s\u00eb re dhe t\u00eb brisht\u00eb shqiptare 30 vje\u00e7are. N\u00eb fillimet e k\u00ebsaj demokracie shqiptar\u00ebt me naivitet besuan n\u00eb ligjin e pashkruar t\u00eb nj\u00eb rotacioni politik \u00e7do 8 vjet. Por nuk e mendonte pun\u00ebn k\u00ebshtu partia socialiste, trash\u00ebgimtarja e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, e cila humbjen e pushtetit e ka konsideruar gjithmon\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe q\u00eb duhej korrigjuar. Pasi e rifitoi pushtetin n\u00eb vitin 2013 partia socialiste e ka konsoliduar at\u00eb dhe tani nuk ka nd\u00ebrmend ta l\u00ebshoj\u00eb m\u00eb.
Pasojat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb dramatike. Q\u00eb nga viti 2013 mbi 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi sepse nuk shohin m\u00eb shpres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim. Pas k\u00ebtyre zgjedhjeve hemoragjia e largimit do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb sot nuk ka m\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr ndryshim. Partia socialiste nuk shqet\u00ebsohet nga kjo, p\u00ebrkundrazi e ka nxitur dhe vazhdon ta nxit k\u00ebt\u00eb largim sepse \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb nga objektivat e saj: ta zvog\u00ebloj\u00eb popullsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta sundoj\u00eb at\u00eb m\u00eb kollaj. N\u00ebse do t\u2019i duhet fuqi pun\u00ebtore, sipas vet\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb kryetarit t\u00eb saj Edi Rama, po i merr dhe do t\u2019i marr\u00eb nga vende si Paksitani apo Bangladeshi, sepse partis\u00eb socialiste i duhen vet\u00ebm skllev\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb ankohen por vet\u00ebm t\u00eb shfryt\u00ebzohen pa m\u00ebshir\u00eb.
Socialo-komunist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nga viti 1944 e kan\u00eb sunduar dhe shfryt\u00ebzuar pa m\u00ebshir\u00eb popullin shqiptar dhe kan\u00eb nd\u00ebrmend edhe sot t\u00eb vazhdojn\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Pasi i kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe i shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha pasurit\u00eb komb\u00ebtare nuk u kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve asnj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se skllav\u00ebrin\u00eb dhe varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ose rrug\u00ebn e gjat\u00eb dhe pa kthim t\u00eb m\u00ebrgimit.
Pasoj\u00eb tjet\u00ebr e humbjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb izolimi nga Per\u00ebndimi. \u00cbsht\u00eb m\u00ebse e qart\u00eb se nj\u00eb vend jo-demokratik nuk mund t\u00eb hyj\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Por partia socialiste, e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb jashtme, e ka gjetur zgjidhjen e cila \u00ebsht\u00eb hyrja n\u00eb Ballkanin e Hapur t\u00eb krijuar dhe dominuar nga Serbia, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte edhe rivendosjen e lidhjeve dhe marrjen e ndihmave nga Rusia dhe Kina. Duke vazhduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim regjimi socialo-komunist shqiptar rrezikon ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb edhe nga NATO, t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb i detyruar ta pranoj\u00eb nga halli, por q\u00eb nuk e d\u00ebshiron p\u00ebr arsye ideologjike dhe historike. Rezultati surpriz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i nj\u00eb partie marksiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues q\u00eb e majta shqiptare po ristrukturohet dhe po shkon drejt pozicionimit t\u00eb saj tradicional n\u00eb raport me demokracit\u00eb per\u00ebndimore dhe vendet lindore.
Por a mund t\u00eb shp\u00ebtohet demokracia shqiptare ? Duket mision tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb por ndoshta ka mbetur edhe nj\u00eb mund\u00ebsi me zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb vitit 2025. Shp\u00ebtimi i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebnkupton fitoren e opozit\u00ebs. Por kjo ka disa parakushte. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb vetme dhe t\u00eb bashkuar. Deri tani pushteti socialist ka arritur ta p\u00ebr\u00e7aj\u00eb opozit\u00ebn, ta mbaj\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha gabimet e saj. Koha do t\u00eb na tregoj\u00eb n\u00ebse kjo opozit\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb bashkohet dhe t\u00eb pretendoj\u00eb seriozisht p\u00ebr fitoren. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: n\u00ebse opozita futet n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 me konfiguracionin e sot\u00ebm, ajo \u00ebsht\u00eb e destinuar p\u00ebrfundimisht t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.
Nj\u00eb parakusht tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb organizmi i mbrojtjes s\u00eb vot\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb procesit zgjedhor. Votimi ose num\u00ebrimi duhen bllokuar n\u00eb parregullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Problematika si ajo e listave zgjedhore nuk duhen l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje, por duhen v\u00ebn\u00eb edhe si kusht p\u00ebr futjen n\u00eb zgjedhje.
Nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb mund ta shp\u00ebtonte demokracin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb edhe vota e emigrant\u00ebve. P\u00ebr shkak se nuk e kontrollon dot vot\u00ebn e emigrant\u00ebve, ka pak mund\u00ebsi q\u00eb partia socialiste t\u00eb lejoj\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb. Por kjo vot\u00eb mund t\u00eb sillte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndryshimin dhe opozita duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb.
N\u00eb zgjedhjet e 14 majit u pa gjithashtu se partia socialiste p\u00ebrdor nj\u00eb inxhineri elektorale t\u00eb avancuar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku i duhet ta ndryshoj\u00eb rezultatin. Sigurisht ka akses t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb baza t\u00eb dh\u00ebnash shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor. Sfida e opozit\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb inxhineri elektorale po aq t\u00eb avancuar me baza t\u00eb dh\u00ebnash publike.
Problemi kryesor n\u00eb zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria e krimit ndaj vot\u00ebs. Ose, edhe kur ka nd\u00ebshkime, ato nuk jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur dhe shkel\u00ebsit nuk e kan\u00eb problem t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb. Raste flagrante n\u00eb zgjedhjet e 14 majit ishin \u00ab\u00a0k\u00ebshilla\u00a0\u00bb e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ab\u00a0t\u00eb mos dalin t\u00eb votojn\u00eb\u00a0\u00bb, e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i koduar p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve u rrezikohet buka e goj\u00ebs n\u00ebse dalin n\u00eb votime. Dhe rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj i cili n\u00eb dat\u00ebn 13 maj n\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb periudh\u00ebn e heshtjes zgjedhore dhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb kodit zgjedhor, kuror\u00ebzoi nj\u00eb martes\u00eb n\u00eb nj\u00eb transmetim direkt t\u00eb nj\u00eb emisioni shum\u00eb t\u00eb ndjekur n\u00eb Shqip\u00ebri. Sigurisht k\u00ebto raste do t\u00eb kalojn\u00eb pa asnj\u00eb problem n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik do t\u00eb ishin t\u00eb patolerueshme dhe do t\u00eb kishin sjell\u00eb dor\u00ebheqjen e autor\u00ebve t\u00eb tyre.
N\u00ebse analizojm\u00eb rezultatet e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 14 majit ato jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb inkurajuese. Sepse t\u00eb pakt\u00ebn 550 mij\u00eb shqiptar\u00eb votuan p\u00ebr ndryshimin dhe kund\u00ebr pushtetit aktual. Po t\u00eb marrim parasysh vjedhjen dhe deformimin e vot\u00ebs, pamund\u00ebsimin e votimit me an\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb vendvotimit etj. kuptohet qart\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk duan m\u00eb t\u00eb qeverisen nga partia socialiste. Harta mavi \u00ebsht\u00eb rezultat i manipulimit t\u00eb zgjedhjeve por edhe i reform\u00ebs territoriale dhe i inxhineris\u00eb elektorale t\u00eb partis\u00eb socialiste. N\u00ebse opozita arrin t\u00eb organizohet, t\u00eb dal\u00eb e bashkuar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 dhe t\u00eb mbroj\u00eb vot\u00ebn, do ta ket\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb fitimtare duke mbrojtur demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe kombin shqiptar nga cop\u00ebtimi dhe kthimi mbrapa q\u00eb po i p\u00ebrgatit partia socialiste.<\/p>\n\n\n\n
Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit u \u00ab\u00a0fituan\u00a0\u00bb s\u00ebrish nga Partia Socialiste. Gati 90% p\u00ebrqind e bashkive u […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3],"tags":[251,253,252,94,250,108,249],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1142"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1142"}],"version-history":[{"count":11,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1153,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1142\/revisions\/1153"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}