{"id":1136,"date":"2023-05-10T00:05:37","date_gmt":"2023-05-09T22:05:37","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1136"},"modified":"2023-05-10T13:46:27","modified_gmt":"2023-05-10T11:46:27","slug":"perpjekjet-e-greqise-per-te-aneksuar-shqiperine-e-jugut-me-ane-te-vorio-epirit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2023\/05\/10\/perpjekjet-e-greqise-per-te-aneksuar-shqiperine-e-jugut-me-ane-te-vorio-epirit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekjet e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb aneksuar Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut me an\u00eb t\u00eb \u00ab\u00a0Vorio-Epirit\u00a0\u00bb"},"content":{"rendered":"\n
Prof. Abas Ermenji<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pas caktimit t\u00eb kufijvet me Protokollin e Firenc\u00ebs, m\u00eb 17 Dhjetor 1913, fuqit\u00eb e m\u00ebdha k\u00ebrkuan nga Greqia q\u00eb t’i l\u00ebshonte krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb politike brenda nj\u00eb muaji. Por Venizelloja, kryeministri dhelp\u00ebr i Greqis\u00eb, i kishte menduar k\u00ebto pun\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Nd\u00ebrsa Serbo-Malazezt\u00eb nuk gjenin asnj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut sepse Shqiptar\u00ebt, mysliman\u00eb e katolik\u00eb, ishin kund\u00ebr tyre, n\u00eb jug\u00eb paraqitej gjendja ndryshe: nj\u00eb pjes\u00eb e Shqiptar\u00ebvet orthodoks ishin grekoman\u00eb, t\u00eb punuar me koh\u00eb prej shkollave greqishte e prej klerit grek, dhe mund t’i sh\u00ebrbenin Greqis\u00eb si nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lodr\u00ebn e saj. Dhe lodra q\u00eb mendonte Venizelloja ishte kjo: dy krahinat jugore, Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr, t\u00eb shpall\u00ebshin si “shtet autonom” i Epirit t\u00eb Veriut (ose “Vorio-Epir”, si\u00e7 e quajt\u00ebn Grek\u00ebt) dhe t\u00eb ve\u00e7oh\u00ebshin nga Shqip\u00ebria. Pastaj do t’ishte fare i leht\u00eb bashkimi i tyre me Greqin\u00eb. Edhe pse n\u00eb k\u00ebto dy krahina Mysliman\u00ebt dhe pjesa e Orthodoksvet atdhetar\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shumic\u00ebn e madhe, pjesa grekomane e Orthodoksvet i mjaftonte Venizellos si nj\u00eb mbules\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur prapa tyre kriminel\u00ebt e prur\u00eb nga Gjiriti dhe prej viseve t\u00eb tjera t\u00eb Greqis\u00eb.
Por qeveris\u00eb greke i duhej t\u00eb fitonte koh\u00eb, gjer sa t\u00eb pregatiste v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij plani. Prandaj, m\u00eb 30 Dhjetor 1913, Venizelloja u p\u00ebrgjigj se do t’a t\u00ebrhiqte usht\u00ebrin\u00eb prej krahinavet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore pasi t’ishte zgidhur n\u00eb dobi t\u00eb Greqis\u00eb \u00e7\u00ebshtja e ishujvet t’Egjeut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, usht\u00ebria greke organizoi bandat fam\u00ebkeqe t\u00eb quajtura “kompani t\u00eb shenjta” (hierolohit\u00ebt) me hajdut\u00eb dhe kriminel\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar prej burgjeve t\u00eb Greqis\u00eb, dhe i v\u00ebrviti n\u00eb krahinat e Kor\u00e7\u00ebs e t\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr t’a shkretuar vendin n\u00eb zjarr e n\u00eb gjak. Shpalli gjithashtu mobilizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Shqiptar\u00ebt orthodoks t\u00eb cil\u00ebt i shikonte si Grek\u00eb. Natyrisht, pjesa e atdhetar\u00ebvet nuk pranoi t\u00eb hynte n’at\u00eb trath\u00ebti t\u00eb f\u00eblliqur dhe u mundua t’iu q\u00ebndronte Grek\u00ebvet bashk\u00eb me Mysliman\u00ebt. Por pati mjaft grekoman\u00eb q\u00eb u v\u00ebllaz\u00ebruan me kriminel\u00ebt e Gjiritit dhe b\u00ebn\u00eb lodr\u00ebn e Venizellos. Disa prej k\u00ebtyre, Simo Marjani me shok\u00eb n\u00eb qarkun e Kor\u00e7\u00ebs e t\u00eb tjer\u00eb nga an\u00ebt e P\u00ebrmetit, t\u00eb Delvin\u00ebs e t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Grek\u00ebvet dhe formuan banda t\u00eb rrezikshme kund\u00ebr popullsis\u00eb myslimane.
M\u00eb 13 t\u00eb Shkurtit 1914, fuqit\u00eb e m\u00ebdha, me an\u00ebn e nj\u00eb note t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ia kujtuan edhe nj\u00ebher\u00eb qeveris\u00eb greke se duhej t’i zbraste tokat e Shqip\u00ebrise gjer n\u00eb mbarim t\u00eb Marsit, dhe se vet\u00ebm at\u00ebhere mund t\u00eb merr\u00ebshin parasysh k\u00ebrkesat e saja n\u00eb lidhje me ishujt e Egjeut. Por Venizelloja p\u00ebrgjigjej me m\u00ebnyra bizantine se “qeveria helenike zotohej t\u00eb mos shtynte kurrk\u00ebnd, drejtp\u00ebrdrejt as t\u00ebrthorazi, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimet e fuqivet t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs” etj. Me k\u00ebto fjal\u00eb donte t\u00eb thoshte se qeveria greke s’kishte t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebqoft\u00ebse vet\u00eb “Epirot\u00ebt e Veriut” s’donin t\u00eb bashkoh\u00ebshin me shtetin shqiptar. K\u00ebt\u00eb paturp\u00ebsi cinike, prej at\u00ebhere e gjer m\u00eb sot, diplomacia greke e ka b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb rregull t\u00eb pandryshuarsh\u00ebm kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb.
Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos ardhur n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hap\u00ebt me fuqit\u00eb e m\u00ebdha, Venizelloja i dha urdh\u00ebr usht\u00ebris\u00eb s\u00eb rregullt q\u00eb t’a l\u00ebshonte Kor\u00e7\u00ebn m\u00eb 1 Mars. T\u00eb nes\u00ebrmen, hyri n\u00eb qytet gjindarm\u00ebria shqiptare dhe u vu nj\u00eb administrat\u00eb e varur prej Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit.
Por kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb manev\u00ebr e qeveris\u00eb greke p\u00ebr t’iu treguar fuqivet t\u00eb m\u00ebdha se gjoja ajo po e t\u00ebrhiqte usht\u00ebrin\u00eb e rregullt. Kurse nga ana tjet\u00ebr kish pregatitur shpalljen e “autonomis\u00eb s’Epirit t\u00eb Veriut” dhe hedhjen n\u00eb vep\u00ebrim t\u00eb “kompanivet t\u00eb shenjta”, q\u00eb paraqit\u00ebshin si “forc\u00eb vorio-epirote”. Prej nj\u00eb t’ashtuquajturi “kongres” q\u00eb u mblodh n\u00eb Gjirokast\u00ebr m\u00eb 28 Shkurt 1914, n\u00ebn kryesin\u00eb e Jorgji Kristaq Zografit, grekoman nga fshati Qestorat i Gjirokastr\u00ebs dhe ish-minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t\u00eb Greqis\u00eb, u shpall “autonomia e Vorio-Epirit”. U formua edhe nj\u00eb “qeveri vorio-epirote” me Zografin si kryeminist\u00ebr, Karapanon (ish-deputet grek) si minist\u00ebr i jasht\u00ebm dhe kolonel Dulis (oficer grek) minist\u00ebr i luft\u00ebs. Ca dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Himarioti Spiro Spiromilo, major n’usht\u00ebrin\u00eb greke, shpalli “autonomin\u00eb” e shtat\u00eb fshatravet t\u00eb Himar\u00ebs.
Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj tragjikomedie, Zografi b\u00ebri t\u00eb njohur se “as Greqia as fuqit\u00eb e m\u00ebdha nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb pun\u00ebt e brend\u00ebshme t’Epirit t\u00eb Veriut” dhe k\u00ebrkoi nga Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit q\u00eb t\u00eb mos i lejonte forcat shqiptare t\u00eb shkelnin “kufijt\u00eb e k\u00ebtij shteti”.
\u2026<\/p>\n\n\n\n
Pasi shpall\u00ebn n\u00eb Gjirokast\u00ebr t’ashtuquajtur\u00ebn qeveri “t’Epirit t\u00eb Veriut”, Grek\u00ebt dhe grekoman\u00ebt i shtuan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t’u b\u00ebr\u00eb zot\u00ebr t\u00eb vendit. Koloneli holandez Thomson, i ngarkuar prej Komisionit t\u00eb Kontrollit si komisar p\u00ebr krahinat e jug\u00ebs, shkoi n\u00eb Korfuz ku pati nj\u00eb bisedim me Karapanon, p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsin e “qeveris\u00eb s\u00eb Vorio-Epirit”, p\u00ebr t’i gjetur nj\u00eb rregullim \u00e7\u00ebshtjes. Thomsoni, duke shprehur mendimet e Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit, i cili s’donte t\u00eb kishte shum\u00eb kok\u00eb\u00e7arje, iu premtoi Grek\u00ebvet disa “t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta” p\u00ebr popullsin\u00eb e “Epirit t\u00eb Veriut”. Por qeveria e Durr\u00ebsit nuk i pranoi k\u00ebto l\u00ebshime dhe u tregua kund\u00ebr \u00e7do forme autonomie p\u00ebr krahinat e jug\u00ebs.
Grek\u00ebt, duke par\u00eb q\u00ebndrimin e l\u00ebkundsh\u00ebm t\u00eb Komisionit t\u00eb Kontrollit dhe mos-interesimin e fuqivet t\u00eb m\u00ebdha, provuan t\u00eb pushtonin prap\u00eb Kor\u00e7\u00ebn me befasi, nat\u00ebn mb\u00eb 2 Prill 1914. Usht\u00ebria e rregullt e tyre ishte “t\u00ebrhequr” m\u00eb 1 Mars sa p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer fuqit\u00eb e m\u00ebdha, sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ata kishin l\u00ebn\u00eb forca t\u00eb fshehura brenda n\u00eb qytet dhe n\u00ebp\u00ebr fshatrat rreth Kor\u00e7\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e Orthodoksvet grekoman\u00eb. Kishin l\u00ebn\u00eb gjithashtu n\u00eb spitalin e Kor\u00e7\u00ebs nj\u00eb num\u00ebr ushtar\u00ebsh gjoja “t\u00eb s\u00ebmur\u00eb” dhe “mjek\u00ebt” e tyre, q\u00eb nuk ishin ve\u00e7se oficer\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar grushtin e befasis\u00eb n\u00eb \u00e7astin e duhur. Kishin depot e fshehta t’arm\u00ebvet, gjithmon\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e grekoman\u00ebvet ose n\u00ebp\u00ebr kishat orthodokse, si edhe nj\u00eb rrjet\u00eb spiun\u00ebsh q\u00eb i nd\u00ebrlidhte mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs me peshkopin grek n\u00eb krye.
T\u00eb pregatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Grek\u00ebt dhe grekoman\u00ebt i ran\u00eb Kor\u00e7\u00ebs nat\u00ebn mb\u00eb 2 Prill 1914. Por gjindarm\u00ebria shqiptare, n\u00ebn kumand\u00ebn e majorit holandez G. Snellen, i theu forcat armike dhe i vuri p\u00ebrpara. Ky guxim iu dha zem\u00ebr Shqiptar\u00ebvet t’atij qarku, t\u00eb cil\u00ebt u ngrit\u00ebn me shumic\u00eb, t’udh\u00ebhequr prej Themistokli G\u00ebrm\u00ebnjit e t\u00eb kumanduar prej Sali Butk\u00ebs me shok\u00eb, dhe u hodh\u00ebn kund\u00ebr bandavet greke e grekomane. Enthusiazmi qe i madh. Pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb rrept\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb Barmash me armiqt\u00eb “vorio-epirot\u00eb”, Shqiptar\u00ebt \u00e7liruan Kolonj\u00ebn dhe Leskovikun. T\u00eb tjera fuqi vullnetar\u00ebsh u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, \u00e7liruan P\u00ebrmetin, Tepelen\u00ebn dhe, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb Majit, arrit\u00ebn gjer af\u00ebr Gjirokastr\u00ebs, ku e kishte qendr\u00ebn e ashtuquajtura “qeveri e Vorio-Epirit”. Bandat e Grek\u00ebvet dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebvet grekoman\u00eb, duke u t\u00ebrhequr, dogj\u00ebn e vran\u00eb sa mund\u00ebn n\u00ebp\u00ebr fshatrat myslimane.
Princ Vidi me qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit shpresuan se erdhi rasti p\u00ebr t’i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Grek\u00ebt nga Shqip\u00ebria jugore dhe menduan t\u00eb pregatitnin nj\u00eb fuqi prej 10.000 vullnetar\u00ebsh q\u00eb t’ua d\u00ebrgonin ndihm\u00eb luft\u00ebtar\u00ebvet t\u00eb jug\u00ebs. Por ai q\u00eb do t’a vinte n\u00eb zbatim k\u00ebt\u00eb plan ishte ministri i Luft\u00ebs, Esad Toptani, i cili nuk kishte asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar “Tosk\u00ebt”. Ai e dinte se at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t’a kishte kurr\u00eb pas vehtes, prandaj s’m\u00ebrzitej fort sepse t’a merrnin Grek\u00ebt, me t\u00eb cil\u00ebt ishte n\u00eb lidhje. K\u00ebshtu Esadi, jo vet\u00ebm q\u00eb s’tregoi vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur fuqi, por fshehu edhe nj\u00eb sasi arm\u00ebsh e municionesh q\u00eb u nis\u00ebn nga Durr\u00ebsi p\u00ebr n\u00eb jug\u00eb, dhe q\u00eb nuk arrit\u00ebn kurr\u00eb !
Kur pan\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e Shqiptar\u00ebvet dhe forcat e tyre q\u00eb arrit\u00ebn gjer p\u00ebrpara Gjirokastr\u00ebs, qeveria greke bashk\u00eb me Zografin iu paraqit\u00ebn fuqivet t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb zbutura, n\u00eb dukje, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s’e ndryshonin aspak q\u00ebllimin dhe planin e Greqis\u00eb. Ishte nj\u00eb manev\u00ebr p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb e p\u00ebr t’a pushtuar vendin ca nga ca. Grek\u00ebt k\u00ebrkonin tani, jo autonomin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb “Vorio-Epirit”, por nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr krahinat e Kor\u00e7\u00ebs e t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, t\u00eb cilat duhej t\u00eb kishin gjindarm\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej “vendasvet” dhe me oficer\u00eb grek\u00eb, nd\u00ebrsa gjuha shqipe mund t\u00eb p\u00ebrdorej bashk\u00eb me greqishten n\u00ebp\u00ebr zyrat dhe shkollat.
S’do mend t\u00eb kuptohet se kjo ishte tallja m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebse dhe m\u00eb trashamane q\u00eb i b\u00ebhej kombit shqiptar nga ana e Greqis\u00eb dhe e fuqivet t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat e pranuan k\u00ebt\u00eb propozim! Qeveria shqiptare e Durr\u00ebsit e kund\u00ebrshtoi sa mundi, po kush i pyeste Shqiptar\u00ebt? T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e Evrop\u00ebs e ndjenin t’af\u00ebrt shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs, dhe s’donin t’i prishnin qejfin Greqis\u00eb p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Shqiptar\u00ebvet. E para ishte Italia q\u00eb e ndau politik\u00ebn e vet prej asaj t’Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Greqin\u00eb. Duke menduar se Vidi ishte njeriu i Austris\u00eb dhe se Durr\u00ebsi u b\u00eb i k\u00ebsaj, Italia ia vuri syn\u00eb Vlor\u00ebs dhe filloi intrigat me Greqin\u00eb p\u00ebr t’i rregulluar ve\u00e7an \u00e7\u00ebshtjet midis tyre. Me politik\u00ebn e saj mistrece, qeveria e Rom\u00ebs pranoi t’i b\u00ebnte l\u00ebshime Athin\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs n\u00ebqoft\u00ebse Venizelloja i largonte trupat greke prej ishullit t\u00eb Sazanit, p\u00ebr t’i leht\u00ebsuar k\u00ebshtu Italis\u00eb pushtimin e Vlor\u00ebs n\u00eb rast nevoje. Nga ana tjet\u00ebr, Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit s’mendonte ve\u00e7 si e si t\u00eb gjente rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb pak andralla. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb raporteve t\u00eb k\u00ebtij, fuqit\u00eb e m\u00ebdha i kumtuan Venizellos, m\u00eb 24 Prill 1914, se ato ishin gati t’iu njihnin disa t\u00eb drejta “Vorio-Epirot\u00ebvet” dhe se mund t\u00eb pranonin edhe rishikimin e vij\u00ebs s\u00eb kufirit greko-shqiptar. Cinizmi i tyre kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb s’kish si t\u00eb shkonte m\u00eb tutje, kur e dim\u00eb se ato vet\u00eb i kishin njohur ata kufij si t\u00eb pac\u00ebnuarsh\u00ebm, n\u00eb vendimet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs dhe n\u00eb statutin organik q\u00eb Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit i dha shtetit shqiptar m\u00eb 10 Prill t’atij viti.
Qeveria e Durr\u00ebsit me Princ Vidin s’pat\u00ebn se \u00e7’t\u00eb b\u00ebnin ve\u00e7se t’ia linin n\u00eb dor\u00eb Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit rregullimin e \u00e7\u00ebshtjevet shqiptaro-greke. Komisioni shkoi n\u00eb Korfuz ku, pas nj\u00eb jav\u00eb bisedimesh me “p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsit e Vorio-Epirit”, n\u00ebnshkroi, m\u00eb 17 Maj 1914, Protokollin e Korfuzit, ose protokollin e turpit, i cili, sipas shprehjes s’antarit britanik t’atij Komisioni, Sir Harry Lamb, “nuk bazohej n’asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e prandaj, logjik\u00ebrisht, duhej hedhur n\u00eb shport\u00ebn e plehravet”. Harry Lamb e kuptoi se Komisioni i Kontrollit, n\u00eb Korfuz, e b\u00ebri marr\u00ebveshjen me p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebs t\u00eb qeveris\u00eb greke dhe jo t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jug\u00ebs, si\u00e7 paraqitej komedia.
Sipas Protokollit t\u00eb Korfuzit, dy prefekturat Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr, ndon\u00ebse formalisht b\u00ebnin pjes\u00eb me shtetin shqiptar, do t\u00eb kishin nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb vehte, pothuajse autonome, organizimi i s\u00eb cil\u00ebs i lihej n\u00eb dor\u00eb Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit. Gjindarm\u00ebria e k\u00ebtyre krahinave do t’ishte vendase, dhe usht\u00ebria e shtetit shqiptar, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb koh\u00eb lufte, s’do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkelte n\u00eb to. Edhe n\u00ebpun\u00ebsit e lart\u00eb do t’ishin vendas, t’em\u00ebruar sa p\u00ebr form\u00eb prej qeveris\u00eb shqiptare por me p\u00eblqimin e Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit. Komunitetet orthodokse do t\u00eb kishin nj\u00eb statut juridik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Shkollat do t’ishin greqishte p\u00ebr t\u00eb Krishter\u00ebt, shqipja hynte si gjuh\u00eb e dyt\u00eb vet\u00ebm n\u00eb tri klas\u00ebt e para t\u00eb shkoll\u00ebs fillore. Kurse n’administrat\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebshin t\u00eb dyja gjuh\u00ebt. Zbatimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb Protokollit do t’ishte n\u00ebn garantin\u00eb e fuqivet t\u00eb m\u00ebdha. Protokolli hynte n\u00eb fuqi pasi t\u00eb ratifikohej prej qeveris\u00eb shqiptare, prej “qeveris\u00eb vorio-epirote” dhe prej gjasht\u00eb fuqivet t\u00eb m\u00ebdha.
Qeveria shqiptare nuk desh t’a ratifikonte Protokollin e Korfuzit, i cili, si shum\u00eb vep\u00ebrime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, tregonte m\u00ebnyrat e neveritshme t\u00eb fuqivet t\u00eb m\u00ebdha kundrejt popujvet t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb pamprojtje. P\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur Italin\u00eb, q\u00eb lozi rolin m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n’ato bisedime, qeveria greke, pas ca dit\u00ebsh, e l\u00ebshoi ishullin e Sazanit.
\u2026<\/p>\n\n\n\n
Kur pan\u00eb se Rebel\u00ebt e hodh\u00ebn vendin n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, Grek\u00ebt e shkel\u00ebn menj\u00ebher\u00eb Protokollin e Korfuzit edhe u derdh\u00ebn mbi krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jug\u00ebs si eg\u00ebrsira t’etshme p\u00ebr gjak e mish njeriu. N\u00eb nj\u00eb t’ashtuquajtur “kongres panepirot” q\u00eb mbajt\u00ebn n\u00eb Delvin\u00eb, m\u00eb 6 Korrik, p\u00ebr t\u00eb ratifikuar Protokollin e Korfuzit, Grek\u00ebt e “qeveris\u00eb” s\u00eb Zografit vendos\u00ebn jo vet\u00ebm t’i k\u00ebrkonin t\u00eb tjera kushte Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit, po edhe t\u00eb hynin me usht\u00ebri n\u00eb tokat e shtetit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb mprojtur gjoja Orthodoksit e “persekutuar” prej Mysliman\u00ebvet. At\u00ebhere kriminel\u00ebt e “kompanivet t\u00eb shenjta”, bandat e Orthodoksvet grekoman\u00eb dhe nj\u00ebsi t\u00eb rregullta t’usht\u00ebris\u00eb greke ran\u00eb si stuhi e vdekjes mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs duke djegur e vrar\u00eb \u00e7’gjenin p\u00ebrpara, burra, gra, f\u00ebmij\u00eb e pleq. Shqiptar\u00ebt provuan t’iu b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb, Kolonj\u00eb, Skrapar e Tomorric\u00eb, por u thyen prej rrebeshit. K\u00ebshtu filloi shp\u00ebrngulja e popullsis\u00eb myslimane n\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shp\u00ebtim n\u00eb pjes\u00ebt e pashkelura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rrethet e Tepelen\u00ebs, Dang\u00ebllis\u00eb, Leskovikut, Kolonj\u00ebs, u zbraz\u00ebn pothuajse krejt; popullsia e tyre, me dhjetra mij\u00eb, zbriti n\u00eb drejtim t\u00eb Vlor\u00ebs. Grek\u00ebt ose “Vorio-Epirot\u00ebt” arrit\u00ebn gjer n\u00eb Berat. N\u00eb furin\u00eb e k\u00ebtij shp\u00ebrthimi barbar, dogj\u00ebn shkrumb e hi 314 fshatra mysliman\u00ebsh. T\u00eb vrar\u00ebt mizorisht nuk num\u00ebroh\u00ebshin. Kush u kap, u ther pa m\u00ebshir\u00eb. Nj\u00ebqind Shqiptar\u00eb mysliman\u00eb me gra e f\u00ebmij\u00eb ishin mbyllur n\u00eb kish\u00ebn e Hormov\u00ebs, duke kujtuar se atje do t\u00eb gjenin mprojtje; por bandat e Zografit i vran\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, pa kursyer as nj\u00eb grua, as nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb dram si ky ngjau n\u00eb Panarit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ku u ther\u00ebn si bag\u00ebti 24 burra, e n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb tjera. I t\u00ebr\u00eb ai vend u b\u00eb nj\u00eb ikni-kush-do-t\u00eb-shp\u00ebtoj\u00eb-gjall\u00eb !
Mizorit\u00eb q\u00eb punuan Grek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs u d\u00ebgjuan gjer n’Evrop\u00eb. N\u00eb Lond\u00ebr, Markezi Lansdowne ngriti z\u00ebrin kund\u00ebr Greqis\u00eb n\u00eb Dhom\u00ebn e Lordavet, duke e paditur at\u00eb p\u00ebr krimet, djegiet dhe mizorit\u00eb m\u00eb t\u00eb neveritshme kundrejt Shqiptar\u00ebvet. Nd\u00ebrsa miku i vlefsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Aubrey Herbert, protestoi me t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt n\u00eb Dhom\u00ebn e Komunevet. Ky k\u00ebndoi p\u00ebrpara deputet\u00ebvet edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kishte marr\u00eb nga nj\u00eb miku i tij filogrek, d\u00ebshmonj\u00ebs me sy i ngjarjevet t\u00eb tmerrshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili shkruante: “Vajtimi i gravet, ul\u00ebrimat e f\u00ebmij\u00ebvet dhe t\u00eb foshnjavet t\u00eb njoma n\u00eb gji t\u00eb m\u00ebmavet \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse q\u00eb kam par\u00eb, ndon\u00ebse kam par\u00eb shum\u00eb llahtari t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00ebn time”. Por ministri britanik i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme, Edward Grey, s’kishte nge t\u00eb merrej me k\u00ebsi gj\u00ebrash t\u00eb vogla! Ai i gjente t\u00eb k\u00ebnaqshme deklaratat zyrtare t’Elefteri Venizellos, t\u00eb cilat kishin aq vleft\u00eb sa t\u00eb lehurat e nj\u00eb qeni.
Refugjat\u00ebt e shp\u00ebrngulur prej krahinavet t\u00eb jug\u00ebs arrit\u00ebn numrin nj\u00ebqind mij\u00eb. Populli i rrethevet t\u00eb Beratit e t\u00eb Vlor\u00ebs ndau kafshat\u00ebn e buk\u00ebs me k\u00ebta t\u00eb mjer\u00eb, por s’kishte se \u00e7’t’iu jepte. M\u00eb n\u00eb fund, kjo turm\u00eb njer\u00ebzore, e ur\u00ebt, e xhveshur e n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pap\u00ebrshkruarshme, zuri vend n’ullishtat e Vlor\u00ebs, ku u tha e u tret nga uria, nga s\u00ebmundjet. Qeveria e Durr\u00ebsit b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihma n’Evrop\u00eb pran\u00eb organizatavet t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, por askush s’u shqet\u00ebsua p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqiptar\u00ebt. P\u00ebrpara k\u00ebsaj tragjedie, qeveria e Durr\u00ebsit i k\u00ebrkoi Zografit q\u00eb t\u00eb lejonte k\u00ebthimin e k\u00ebtyre refugjat\u00ebve n\u00ebp\u00ebr vatrat e tyre, ndon\u00ebse t\u00eb djegura, duke i siguruar se nuk do t\u00eb p\u00ebrndiq\u00ebshin. Por ai s’ishte ngopur akoma me kufoma Shqiptar\u00ebsh, prandaj nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn. Vendi ishte rr\u00ebnuar prej tre-kat\u00ebr vjet lufte t\u00eb paprer\u00eb. Tokat kishin mbetur t\u00eb papunuara. Viti 1915 qe nj\u00eb vit zie i tmerrsh\u00ebm. Drithi qe fare i pak\u00ebt, dhe importimi u b\u00eb i pamundur me plasjen e Luft\u00ebs bot\u00ebrore. Popullsia, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jug\u00ebs, zu t\u00eb vdiste urie. Tek t\u00eb mjeruar\u00ebt e Ullishtavet t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 uris\u00eb dhe t\u00eb ftohtit, u p\u00ebrhap\u00ebn epidemit\u00eb, q\u00eb korr\u00ebn si me drap\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, me mij\u00ebra e mij\u00ebra burra, gra e f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb shp\u00ebtuan, emigroi n\u00eb Turqi e gjetk\u00eb. Drami i popullit shqiptar ka fort pak shembuj n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n

Marr\u00eb nga libri \u00ab\u00a0Vendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb t\u00eb Prof. Abas Ermenjit<\/em><\/p>\n\n\n\n
Sh\u00ebnim: <\/strong>Protokolli i Korfuzit u anullua nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1921.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Prof. Abas Ermenji Pas caktimit t\u00eb kufijvet me Protokollin e Firenc\u00ebs, m\u00eb 17 Dhjetor 1913, fuqit\u00eb e […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2],"tags":[247,199,248,246],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1136"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1136"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1136\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1140,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1136\/revisions\/1140"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}