{"id":1109,"date":"2023-03-12T23:39:58","date_gmt":"2023-03-12T22:39:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1109"},"modified":"2023-03-12T23:39:58","modified_gmt":"2023-03-12T22:39:58","slug":"mbledhja-e-rambujese-dhe-ceshtja-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2023\/03\/12\/mbledhja-e-rambujese-dhe-ceshtja-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Mbledhja e Rambujes\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n
Kur terrori serb n\u00eb Kosov\u00eb arriti kulmin dhe kur u desh\u00ebn t\u00eb merreshin disa masa nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb ndaluar shp\u00ebrthimin e nj\u00eb lufte ballkanike, fuqit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb grupit t\u00eb kontaktit me Jugosllavin\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb mbledhje n\u00eb Rambuje t\u00eb Franc\u00ebs, duke ftuar p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb serbe dhe kosovare me shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihej n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje midis tyre.
Kjo mbledhje, ku merrte pjes\u00eb edhe Rusia, mundi t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb 6 shkurt 1999, pas shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish nga ana serbe. Sepse Serbia problemin e Kosov\u00ebs e quante si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme serbe dhe nuk donte q\u00eb t\u00eb bisedohej jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj. Kurse shqiptar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs t\u00eb shikohet si nj\u00eb problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t’u zgjidhur, prandaj kjo mund t\u00eb bisedohej n\u00ebp\u00ebr qendra politike t\u00eb jashtme.
Nga ana tjet\u00ebr, qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb zbutur q\u00ebndres\u00ebn e Serbis\u00eb dhe sidomos t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb mban gjithmon\u00eb an\u00ebn e k\u00ebsaj, kishin parashikuar si zgjidhje t\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb autonomi t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb. Kjo nuk i k\u00ebnaqte Shqiptar\u00ebt, sepse e kishin provuar se \u00e7’mund t\u00eb ishte “autonomia” q\u00eb jepnin serb\u00ebt, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e kot\u00eb ku thundrat shtyp\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb vazhdonin m\u00eb keq se p\u00ebrpara. Prandaj shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb populli kosovar e kishte vendosur unanimisht n\u00eb votime t\u00eb fshehta disa vjet m\u00eb par\u00eb. Tani pun\u00ebt ishin acaruar m\u00eb keq akoma, sepse po krijohej Ushtria Clirimtare e Kosov\u00ebs, e cila e k\u00ebrkonte pavar\u00ebsin\u00eb me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb.
Nacionalizmi i v\u00ebrtet\u00eb shqiptar i kuptonte shkaqet e k\u00ebsaj gjendjeje, por edhe e shihte se kjo ishte e para her\u00eb q\u00eb bota nd\u00ebrkomb\u00ebtare po interesohej disi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Prandaj nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t’a humbisnin nj\u00eb rast t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye, rryma nacionaliste, sidomos Abas Ermenji, e shpalli hapur, me an\u00ebn e fjal\u00ebs dhe t\u00eb shtypit, se Kosovar\u00ebt duhej t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Rambujes\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkesat e tyre, dhe prishja nuk duhet t\u00eb vinte nga k\u00ebta. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs e kuptonin mir\u00eb edhe ata vet\u00eb gjendjen, dhe vendos\u00ebn t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Rambujes\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, e siguruar si duket prej Rusis\u00eb, Serbia e Milloshevi\u00e7it pranoi edhe ajo t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb.
Por tani filloi kund\u00ebrshtimi nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve n\u00eb lidhje me propozimet q\u00eb b\u00ebnte konferenca. Grupi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kontaktit fjal\u00ebn “pavar\u00ebsi” s’e kishte p\u00ebrdorur kurr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, por edhe nj\u00eb autonomi e gjer\u00eb me shkarkimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb fuqive t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00eb siguruar organizimin e vendit, nuk pranohej n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga Serbia. K\u00ebtij propozimi shqiptar\u00ebt mundoheshin t’i shtonin nj\u00eb plebishit pas tre-kat\u00ebr vjet\u00ebsh p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb vet\u00ebvendoste p\u00ebr statutin e vendit, n\u00ebn kontrollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Vet\u00ebvendosja e popujve \u00ebsht\u00eb n\u00eb themel t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Atlantikut dhe t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB-s\u00eb). Prandaj nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb ar\u00ebsye q\u00eb kjo e drejt\u00eb t’i mohohej vet\u00ebm kombit shqiptar. Sa p\u00ebr serb\u00ebt, ata s’kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb me seriozitet asnj\u00eb bisedim mbi Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e shikojn\u00eb si vendbanimin e hersh\u00ebm t\u00eb tyre, ose si “djepin e qytet\u00ebrimit” mesjetar t\u00eb Serbis\u00eb qysh prej koh\u00ebve kur kan\u00eb zbritur n\u00eb Ballkan. Sepse serb\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb histori folklori dhe legjendash t\u00eb krijuara rreth figurave t\u00eb Stefan Dushanit, i cili u shpall p\u00ebr pak koh\u00eb car i Ballkan\u00ebve, dhe t\u00eb mbretit Lazar, i ashtuquajturi hero i luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1389 kund\u00ebr turqve, q\u00eb serb\u00ebt e kan\u00eb idealizuar dhe p\u00ebrvet\u00ebsuar si t\u00eb tyren. Kurse ajo ka qen\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb e popujve ballkanik\u00eb, ku shqiptar\u00ebt merrnin pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb nisur prej legjendash, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejsh ndonj\u00eb serb me t\u00eb cilin mund t\u00eb bisedosh normalisht mbi Kosov\u00ebn. Dhe aq m\u00eb pak me nj\u00eb fanatik t\u00eb “Serbis\u00eb s\u00eb madhe”, si Milloshevi\u00e7in, i cili nuk mund t\u00eb pranonte kurr\u00eb as njohjen e nj\u00eb autonomie t\u00eb gjer\u00eb, as zbritjen e trupave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb.
P\u00ebr shkak se t\u00eb dy pal\u00ebt, p\u00ebr arsyet e ve\u00e7anta t\u00eb secil\u00ebs an\u00eb, ishin kund\u00ebr propozimeve t\u00eb grupit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kontaktit, mbledhja e Rambujes\u00eb u nd\u00ebrpre p\u00ebr pak koh\u00eb. Por pastaj rifilloi me nj\u00eb insistim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.
Nacionalizmi i v\u00ebrtet\u00eb shqiptar, sidomos Abas Ermenji, e parashihte se serb\u00ebt nuk do t’i pranonin propozimet e grupit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kontaktit, prandaj nuk donte q\u00eb ajo p\u00ebrgjegj\u00ebsi t’iu mbetej t\u00eb dy pal\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb edhe shqiptar\u00ebve. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e d\u00ebshtimit p\u00ebrpara opinionit bot\u00ebror duhej t’iu mbetej shkaktar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tij, dometh\u00ebn\u00eb serb\u00ebve. Prandaj Abas Ermenji iu b\u00ebri thirrje Kosovar\u00ebve dhe t\u00ebr\u00eb opinionit shqiptar q\u00eb propozimet e konferenc\u00ebs t\u00eb pranoheshin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e d\u00ebshtimit t\u00eb saj t’iu lihej vet\u00ebm serb\u00ebve. C\u00ebshtja e Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdonte sigurisht m\u00eb tutje, kur q\u00ebndresa e shqiptar\u00ebve t\u00eb ishte m\u00eb e organizuar dhe m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur q\u00ebllimet e saja. P\u00ebrfaq\u00ebsia kosovare e kuptonte vet\u00eb se kjo ishte rruga m\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr at\u00eb, dhe i n\u00ebnshkroi propozimet e konferenc\u00ebs, me nj\u00eb pjekuri t\u00eb rrall\u00eb politike, m\u00eb 15 mars 1999. N\u00ebnshkruesit e p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb kosovare kan\u00eb qen\u00eb: Ibrahim Rugova, Hashim Tha\u00e7i dhe Rexhep Qosja.
Serb\u00ebt, duke i quajtur gjithmon\u00eb t\u00eb papranueshme ato propozime, q\u00ebndruan kund\u00ebr gjer n\u00eb fund, megjith\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e NATO-s q\u00eb po b\u00ebheshin sa m\u00eb t\u00eb dukshme. Rusia u mundua me fjal\u00eb t\u00eb mbronte pik\u00ebpamjen serbe, por nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb vepronte kund\u00ebr fuqive t\u00eb NATO-s, ve\u00e7se i quante p\u00ebrpjekjet e k\u00ebsaj si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje agresive kund\u00ebr nj\u00eb shteti sovran. Milloshevi\u00e7i q\u00ebndroi i patundur edhe kur e pa se fuqit\u00eb e NATO-s po grumbulloheshin sa m\u00eb shum\u00eb rreth Serbis\u00eb. Rusia i paraqiste ultimatumet e NATO-s si nj\u00eb agresion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por nuk ishte n\u00eb gjendje t’i jepte frik\u00eb Per\u00ebndimit, e sidomos Amerik\u00ebs, sepse ishte n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e ndihm\u00ebs per\u00ebndimore.
Ultimatumet e NATO-s kundrejt Serbis\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb asgj\u00eb, sepse at\u00ebhere NATO-ja do t\u00eb mbaronte krejt dhe s’do t\u00eb mbetej m\u00eb asnj\u00eb autoritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebshtu NATO-ja vendosi sulmin ajror kund\u00ebr Serbis\u00eb m\u00eb 23 mars dhe e filloi m\u00eb 24 t\u00eb marsit. Mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb t\u00eb sofistikuara q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb veprim ishin t\u00eb Amerik\u00ebs, por edhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha europiane si Anglia, Gjermania dhe Franca u treguan t\u00eb patundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Kjo eksperienc\u00eb lufte ajrore b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, dhe kishte p\u00ebr objekt shkat\u00ebrrimin e t\u00ebr\u00eb sistemit mbrojt\u00ebs serb nga ana e ajrit, deri sa Serbia t’i t\u00ebrhiqte fuqit\u00eb e saja prej Kosove dhe t’ua l\u00ebshonte at\u00eb vend trupave t\u00eb NATO-s. Cdo luft\u00eb ka t\u00eb papriturat e saja, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se NATO-ja, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, u tregua e bashkuar, e paepur, dhe i kap\u00ebrceu me nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb pashembullt t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb lokale ose nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
C’ngjau n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe? P\u00ebrpara se t\u00eb fillonin veprimet e NATO-s, Serbia u vu t\u00eb zbatonte menj\u00ebher\u00eb planin e saj politik mbi Kosov\u00ebn, dometh\u00ebn\u00eb zhdukjen rr\u00ebnj\u00ebsisht t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare me zjarr e me hekur. Rrall\u00ebher\u00eb kishte par\u00eb bota nj\u00eb gjenocid t\u00eb atill\u00eb, me nj\u00eb eg\u00ebrsi vrasjesh, djegiesh, p\u00ebrdhunimesh e shkretimesh t\u00eb gjithanshme, si ajo q\u00eb ngjau n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb atyre dy muajve: rreth nj\u00eb milion\u00eb frym\u00eb prej popullsis\u00eb shqiptare u p\u00ebrzun\u00eb prej vatrave t\u00eb tyre dhe u ndoq\u00ebn k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs gjer n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni, Mal-t\u00eb-zi e gjetk\u00eb. Kurse n\u00eb Kosov\u00eb, fshatra e qytete digjeshin me radh\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit, me mij\u00ebra vajza e gra t\u00eb reja shnderoheshin p\u00ebrdhuni, pastaj vriteshin me gjith\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe hidheshin n\u00ebp\u00ebr gropa t\u00eb thella, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb zbuluar akoma t\u00eb t\u00ebra. Djemt\u00eb e rinj vriteshin pa p\u00ebrjashtim, ose p\u00ebrdoreshin si mburoj\u00eb njer\u00ebzore kundrejt bombardimeve t\u00eb NATO-s. Me mij\u00ebra t\u00eb arrestuar mbaheshin burgjeve t\u00eb Serbis\u00eb dhe jan\u00eb duke vdekur urie sepse nuk po lirohen akoma. T\u00eb gjitha k\u00ebto krime i ngarkohen ushtris\u00eb serbe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos trupave t\u00eb ve\u00e7anta paraushtarak\u00ebsh t\u00eb st\u00ebrvitura dhe t\u00eb d\u00ebrguara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto krime n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb d\u00ebnuar me zhdukje.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tragjike, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm milioni Kosovar\u00ebsh hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku gjet\u00ebn nj\u00eb pritje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore prej popullit shqiptar, i cili i mori n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi me aq sa mundi dhe ndau kafshat\u00ebn e buk\u00ebs me aq sa kishte.
Ky ishte nacionalizmi i v\u00ebrtet\u00eb, instinktif, q\u00eb s’e kan\u00eb zhdukur dot akoma politikan\u00ebt e mafjeve ose t\u00eb ideologjive t\u00eb tregut q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb sot gjer n\u00eb palc\u00eb popullin shqiptar.
Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bota e jashtme u interesua shum\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb dhe i ndihmoi aq sa mundi, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Maqedoni.
Pas nj\u00eb bombardimi t\u00eb gjithansh\u00ebm prej fuqive t\u00eb NATO-s, Serbia u shkreh dhe k\u00ebrkoi arm\u00ebpushimin me t\u00eb gjitha kushtet, i cili u n\u00ebnshkrua m\u00eb 10 qershor 1999. M\u00eb 12 t\u00eb qershorit, trupat e NATO-s, t\u00eb grumbulluara n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb prapa trupave serbe q\u00eb po l\u00ebshonin vendin.
Pas hyrjes s\u00eb fuqive t\u00eb NATO-s ku vepronte edhe Ushtria Clirimtare e Kosov\u00ebs, shumica e madhe e emigrant\u00ebve kosovar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi u kthyen menj\u00ebher\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre t\u00eb djegura dhe t\u00eb shkretuara duke treguar nj\u00eb atdhedashuri t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb paepur. Edhe u vun\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb vatrat e dashura t\u00eb tyre.
Kosova e komanduar prej fuqive t\u00eb NATO-s, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn protektoratin e Kombeve t\u00eb Bashkuara. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e rind\u00ebrtimit dhe t\u00eb normalizimit t\u00eb brendsh\u00ebm jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira, sepse shkat\u00ebrrimet dhe shp\u00ebrdorimet nga ana e serb\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha.
T\u00eb ngarkuarit me pun\u00eb nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre shkaqeve e prandaj po e marrin me durim zhvillimin e ngjarjeve. Dhe shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb durim t’a ken\u00eb gjer n\u00eb fund, sepse dy komb\u00ebsi armike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb vrar\u00eb e prer\u00eb vazhdimisht gjat\u00eb shekujve, nuk mund t\u00eb pajtohen brenda nj\u00eb dite me nj\u00eb “ferman” prej s’di se kujt. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyrshme e Serbis\u00eb, por nj\u00eb vend i huaj q\u00eb ka qen\u00eb pushtuar me forc\u00eb.
P\u00ebrpara \u00e7do veprimi, duhet pasur nj\u00eb kuptim real i gjendjes dhe i faktor\u00ebve. Se pa nj\u00eb kuptim real t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, asgj\u00eb s’mund t\u00eb b\u00ebhet mbi baza t\u00eb v\u00ebrteta, e prandaj asgj\u00eb s’mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.
Porsa shp\u00ebrtheu \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs, p\u00ebrjashta \u00ebsht\u00eb folur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb “autonomi” t\u00eb k\u00ebsaj krahine, n\u00ebn kontrollin e shtetit serb. Por \u00e7’lidhje ka shteti serb me Kosov\u00ebn? Sikur t\u00eb kishte nj\u00eb lidhje reale, t\u00eb natyrshme, do t’i kishte shikuar Kosovar\u00ebt t\u00eb barabart\u00eb me serb\u00ebt. Kurse Serbia i ka shikuar gjithmon\u00eb si armiq t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb rreziksh\u00ebm, q\u00eb duhen zhdukur n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb volitsh\u00ebm, megjith\u00ebse Kosovar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 95 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit.
A nuk e pa bota, gjat\u00eb luft\u00ebs me NATO-n, q\u00ebndrimin e serb\u00ebve kundrejt shqiptar\u00ebve q\u00eb ishte ai i spastrimit etnik radikal t\u00eb Kosov\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb ai i zhdukjes s\u00eb krejt popullsis\u00eb s\u00eb saj? Dhe q\u00eb popullsia e saj p\u00ebrb\u00ebn 95 p\u00ebrqind t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb vendit? At\u00ebhere \u00e7’do t\u00eb thot\u00eb “autonomi” e Kosov\u00ebs n\u00ebn Serbin\u00eb? Q\u00eb t’i lihet rast Serbis\u00eb p\u00ebr t’a zhdukur her\u00ebt a von\u00eb nga faqja e dheut k\u00ebt\u00eb popullsi prej dy milion\u00eb frymesh? P\u00ebrse ky popull t\u00eb lihet si nj\u00eb holokaust n\u00eb dispozicion t\u00eb serb\u00ebve, p\u00ebr t’u zhdukur porsa q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb rastin e volitsh\u00ebm? Dhe p\u00ebrse k\u00ebto veprime t\u00eb lejohen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur flitet aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut? K\u00ebto lloje veprimesh mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb serb\u00ebve dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb morale, juridike apo politike p\u00ebrve\u00e7 ligjit t\u00eb m\u00eb t\u00eb fortit.
Prandaj ideja e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb paraqitej si nj\u00eb zgjidhje e problemit n\u00eb koh\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb, nuk ka asnj\u00eb kuptim tani q\u00eb e t\u00ebr\u00eb bota e pa se \u00e7’desh\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin serb\u00ebt mbi popullin e Kosov\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs me NATO-n. E p\u00ebrse shqiptar\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn serb\u00ebt si nj\u00eb popull i d\u00ebnuar me zhdukje? C’lidhje kan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb Ballkan \u00e7’prej dy mij\u00eb vjet\u00ebsh p\u00ebrpara Krishtit, me serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zbritur n\u00eb k\u00ebto vende n\u00eb shekullin e VII-t\u00eb pas Krishtit?
Pra pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs.
Kur t\u00eb huajt\u00eb flasin p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha etnive n\u00eb Kosov\u00eb, cilat jan\u00eb k\u00ebto etni? Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 95 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kurse t\u00eb gjitha etnit\u00eb e tjera s’p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dot as 5 p\u00ebrqind. A mund t\u00eb mendohet se 10.000 serb\u00ebt e Mitrovic\u00ebs peshojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb shqiptar\u00ebt? N\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, ka me qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt s’i z\u00eb n\u00eb goj\u00eb njeri dhe s’i p\u00ebrfill askush. N\u00ebqoft\u00ebse vlefta e serb\u00ebve \u00e7mohet aq shum\u00eb, kurse shqiptar\u00ebt s’p\u00ebrfilleshin fare deri dje, kjo vjen ngase Serbia dhe Rusia kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pesh\u00eb n\u00eb ballanc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pretendimet e tyre mbahen p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrteta, nd\u00ebrsa thirrjet e shqiptar\u00ebve s’i d\u00ebgjon askush. T\u00eb gjitha arsyetimet sofistike q\u00eb b\u00ebhen pastaj rreth pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb tendenca e natyrshme p\u00ebr t\u00eb anuar andej nga \u00ebsht\u00eb forca. Dihet se kjo tendenc\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me t\u00eb drejtat e njeriut.
N\u00eb tetor 1999, Abas Ermenji vajti n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me udh\u00ebheq\u00ebsit e sotsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs mbi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto probleme dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar metodat m\u00eb t\u00eb sakta q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek \u00e7lirimi i plot\u00eb i shqiptar\u00ebve. Kryetari i Ballit Komb\u00ebtar u prit shum\u00eb mir\u00eb prej t\u00eb gjith\u00ebve, dhe mbeti fort i k\u00ebnaqur kur shikoi se tek t\u00eb gjith\u00eb Kosovar\u00ebt nuk kishte tjet\u00ebr ide \u00e7lirimi p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 pavar\u00ebsis\u00eb. Nuk pranonte askush t\u00eb hynte p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn kontrollin e shtetit serb, n\u00ebn \u00e7far\u00ebdo forme autonomie. Sepse Kosovar\u00ebt e kan\u00eb provuar se \u00e7’do t\u00eb thot\u00eb “autonomi” e dh\u00ebn\u00eb prej Serbis\u00eb. Mbas kaq sakrificash t\u00eb hatashme dhe provash genocidi t\u00eb dh\u00ebna prej serb\u00ebve, ideja e autonomis\u00eb kishte mbaruar p\u00ebrgjithmon\u00eb.
Abas Ermenji bisedoi me t\u00eb gjitha partit\u00eb, foli sidomos gjer\u00eb e gjat\u00eb me zot\u00ebrinjt\u00eb Ibrahim Rugova, Hashim Tha\u00e7i dhe Rexhep Qosja, dhe u k\u00ebnaq shum\u00eb kur u sigurua se mendimi i t\u00eb gjith\u00ebve ishte Pavar\u00ebsia.
Por Abas Ermenjit iu desh t’a sqaronte pak fjal\u00ebn pavar\u00ebsi. Se disa Kosovar\u00eb kishin menduar q\u00eb Kosova t\u00eb dilte shtet m\u00eb vete. Kurse Ermenji mendon se p\u00ebr rrethana t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijohen n\u00eb Ballkan dy shtete shqiptare nj\u00ebri p\u00ebrbri tjetrit. Kombi shqiptar s’mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ve\u00e7se n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb forcuar nga komb\u00ebsia e p\u00ebrbashk\u00ebt, dometh\u00ebn\u00eb nga gjuha, kultura, historia dhe tradita mij\u00ebvje\u00e7are. Fjala pavar\u00ebsi duhet kuptuar p\u00ebr Kosov\u00ebn bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb, qoft\u00eb menj\u00ebher\u00eb, qoft\u00eb pas pak koh\u00ebsh. P\u00ebrndryshe Serbia do t\u00eb mundohet t’a shfryt\u00ebzoj\u00eb \u00e7do p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb shqiptar\u00ebve duke e quajtur Kosov\u00ebn si nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb saj\u00ebn. Vendi i natyrsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb trup t\u00eb kombit shqiptar, sepse ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kombit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb bashkohet nj\u00eb komb i ndar\u00eb prej forc\u00ebs dhe prej diktatit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha.
N\u00ebn \u00e7far\u00ebdo forme raportesh me Serbin\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse Serbia do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb zhduk\u00eb \u00e7do m\u00ebveht\u00ebsi t\u00eb saj\u00ebn, porsa gjendja nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kthehet n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ata q\u00eb flasin p\u00ebr “Shqip\u00ebri t\u00eb madhe” i bjen\u00eb karadyzenit kot duke i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb propagand\u00ebs serbe. Sepse shqiptar\u00ebt, populli m\u00eb i vog\u00ebl dhe m\u00eb i vjet\u00ebr i Ballkanit, nuk e kan\u00eb pasur kurr\u00eb at\u00eb prirje q\u00eb t\u00eb shtrihen mbi komb\u00ebsi t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebt\u00eb prirje e kan\u00eb pasur serb\u00ebt vet\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt, dhe sot po e tregojn\u00eb m\u00eb fort se kurr\u00eb.
Kurse shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe, brenda caqeve t\u00eb tyre, dhe n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mira me fqinj\u00ebt. Por nuk mund t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb pushtojn\u00eb trojet e shqiptar\u00ebve me pretekste g\u00ebnjeshtrash. Kosova \u00ebsht\u00eb gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn duhet t’a mbrojm\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet, deri n\u00eb vdekje. P\u00ebrndryshe do t\u00eb mbetemi t\u00eb turp\u00ebruar p\u00ebrpara bot\u00ebs dhe fajtor\u00eb t\u00eb vet\u00ebvrasjes komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Abas Ermenji, N\u00ebntor 2001 Kur terrori serb n\u00eb Kosov\u00eb arriti kulmin dhe kur u desh\u00ebn t\u00eb merreshin […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67,16,32],"tags":[31,47,237],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1109"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1110,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1109\/revisions\/1110"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}